Behgjet Pacolli ka bërë me dije sërish do të bëhet pjesë e garës për president të vendit. Ai ka deklaruar se këtë gjë do ta bëjë me shumë vullnet, pasi sipas tij, kandidimin për president po ia kërkojnë edhe qytetarët e Kosovës. Por, sipas tij, ka tendenca t`i pamundësohet kandidimi për president, pasi ai zotëron dy nënshtetësi. Në muajin shkurt të këtij viti, pacolli u zgjodh për pak kohë president I republikës së kosovës. Në raundin e tretë të votimit deputetët e koalicionit votuan Behgjet Pacollin si president dhe nga 67 deputetë të pranishëm në sallë për kandidaturën e Pacollit, pro tij votuan 62 deputetë, kundër 4 dhe një votë ka qenë e pavlefshme. Megjithatë, posti i presidentit të vendit nuk zgjati shumë për pacollin , pasi vendimi i Gjykatës Kushtetuese, me të cilin u konstatuan procedura jokushtetuese ato që sollën deri te zgjedhja e presidentit të Kosovës, sipas deputetëve, i lanë dy mundësi Behxhet Pacollit; të jepte dorëheqjen, ose do të shkarkohej nga Kuvendi. Shkeljet proceduriale, e detyruan behxhet pacollin te largohej nga posti i presidentit dhe më pas do të emërohej si zv kryeminsitër i parë në kabintin Thaçi.
Deri ne momentin qe nuk ishte President ,nuk kam pasur ndonje respekt per te,por sjellja si President ja rriti piket dhe tani mendoj qe e meriton me shume se gjithkush te jete president i Kosoves…Po ne te shkretet me Sali hajvanin do plakemi???
jam krejt dakort me ju