Prokuroria e implikon Thaçin në tregtinë e armëve

8 Tetor 2011, 10:48Rajoni TEMA

Interesimin për blerje armësh ish-udhëheqësi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, nuk po e fsheh as nga pozita e kryeministrit. Me autoritetin që ka ai, ka bërë që gjatë blerjes së armëve të mos respektohet fare Ligji për prokurim publik i Kosovës.

Me këso fajesh atë e ngarkon një prokuror i EULEX-it, i cili po e heton blerjen e armëve për nevoja të Policisë së Kosovës, që besohet të jetë bërë në kundërshtim me ligjin. Në shkresat e lëndës dhe në kërkesat e prokurorit për caktimin e paraburgimit për gjashtë të arrestuarit, përmendet ndërhyrja e kryeministrit Hashim Thaçi.

“Kryeministri kishte aprovuar kërkesën e Ministrisë së Punëve Brendshme për blerje të jashtëzakonshme, ndërsa ky autorizim nuk ishte në përputhje me Ligjin e prokurimit, i cili ishte i vetmi ligj në fuqi lidhur me procedurën për blerjen e armëve.  Neni 3, paragrafi 1, i LPP-së thotë se megjithatë mund të përdoren masa të veçanta të sigurisë, por duhet të merren vesh PSSP-ja dhe kryeministri”… thuhet në dosje. Por shefi i Qeverisë nuk ishte konsultuar me PSSP-në, ani se blerja e armëve në atë kohë bëhej me rregullore të UNMIK-ut.

“Zyra e UNMIK-ut për çështje ligjore ka konfirmuar se nuk ishte dhënë asnjë aprovim nga ana e PSSP-së për cilëndo nga blerjet e kërkuara. Kështu, ishte shkelur ligji i aplikueshëm për prokurimin e armëve”, thuhet në këtë dosje.

Kërkesa për blerjen e një sasie armësh, që besohet të jetë implikuar kryeministri, ishte bërë më 23 janar 2009, kur ministër ishte Zenun Pajaziti. Kërkesa e këtij ish-ministri, e cila për prokurorinë konsiderohet e paligjshme, ishte aprovuar nga kryeministri më 25 mars 2009.

“Informatat e mbledhura nga dëshmitarët gjatë hetimit tregojnë se atij nuk i ishte siguruar dokumentacioni komplet, por vetëm kërkesat që tregonin shumat e caktuara të shpenzimeve dhe jo shumat e plota të paguara te kompania ndërmjetësuese e “NTP Friends”, si përfaqësuese e ‘Heckler & Koch’ në Kosovë”, thuhet në dosje.

Implikimet e zyrtarëve të lartë të Kosovës në këtë shitblerje përforcohen edhe nga dëshmitarë në këtë proces.

KOHA DITORE

9 komente në “Prokuroria e implikon Thaçin në tregtinë e armëve”

  1. Ylli says:

    Suer agjenti sekret Serbe njeriu i cili do te shkatrroj Kosoven,lamtumir Kosova e veriut

  2. inf says:

    Futeni ne Burg hajnin e Kosoves Futeni sa ma shpejt qe te shpetoje Kosova nga ky Vampir nga ky drogaxhi nga ky imoral .
    Turpi i madh e beri shtetin ky pis llapjan paçavure e marrosi Kosoven ky bastard me rrena dhe me trafiqe ik o bandit o kafshe o njeri i mjere ik se Kosovaret do te Fusin Plumin ne Kaptine ty o derr lapi .

    1. tony bruxel says:

      Inf ike or trap

    2. O zotni, H.Thaqi, nuk eshte llapjan, por drenicak.

  3. Ylli says:

    Jo jo ky Tradhetare i ndyte eshte nga Drenica jo nga Llapi

  4. suzana says:

    I rrofshit b… ju Thaqit…
    nuk keni idene se per qfare eshte fjala, jeni mesuar me sharje njeri pas tjetrit si papagajt, rrace e keqe,

  5. Gashi/Kosove says:

    suzana ke plotsisht te drejt.Keta tipa jan mesuar vetem te shajne pa e ditur se per qfare shajne!
    Titulli i ketij artikulli eshte tendecioz dhe jo i sakt.Nuk behet fjal per kurrfare tregti armesh,por vetem per blerje armesh per policin e Kosoves pa i rrespektuar rregullat e unmikut, dhe mire kane vepruar.

  6. Luan Morina says:

    Nëse si komb nuk kemi besim në gjykatësit tanë, të cilët i paguajmë me rrogën tonë, si mund të kemi të drejtë të gjykojmë shkelësit e ligjit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje