Aksident i rëndë në Shijak, shuhet familja me katër persona

14 Tetor 2011, 09:50Politika TEMA

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shijak të Durrësit. Një makinë me të cilën udhëtonin 4 persona nga e njëjta familje ka rënë nga ura dhe ka përfunduar në lumë. Mësohet se viktimat janë Baki Keçi 43 vjeç, bashkëshortja e tij Mimoza Keçi 34 vjeç dhe dy fëmiljët e tyre Ronaldo Keçi 10 vjeç dhe Arbër Keçi 15 vjeç. Sipas informacioneve më të fundit mësohet se janë gjetur trupat e tre pjesëtarëve të familjes ndërsa po kërkohet trupi i pjesëtarit të katërt të familjes. Ndërkohë policia dhe polumbarët të cilët kanë shkuar menjëherë në vendngjarje po vijojnë kërkimet për gjetjen e pjesëtarit të zhdukur të familjes Keçi. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë moti i keq dhe lagështira në rrugë ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ora News

2 komente në “Aksident i rëndë në Shijak, shuhet familja me katër persona”

  1. Eri says:

    Ngushellime te afermve, eshte nje humbje e madhe.

  2. Edmond Seferaj says:

    Oh perendi sa mizore qe tregohesh…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje