Topi, mesazh shqiptarëve pas progres-raportit: Vendi ynë meriton më shumë

13 Tetor 2011, 11:51Politika TEMA
Topi, mesazh shqiptarëve pas progres-raportit: Vendi ynë meriton

Presidenti Topi duke marre progres- raportin nga ambasadori Sekui

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka përcjellë mesazhin e mëposhtëm për qytetarët pas publikimit të raportit të progresit nga Komisioni Europian.

 

Të dashur qytetarë!

Dje, Komisioni Evropian bëri publik Raportin e Përparimit 2011 mbi Shqipërinë. Me cilësinë e Kryetarit të Shtetit dëshiroj të falenderoj Bashkimin Evropian për Raportin, duke e konsideruar atë një dokument realist, të paanshëm dhe profesional, që pasqyron ecurinë dhe problematikën e procesit të përafrimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian! Në kontrast të thellë me nevojat dhe aspiratat e qytetarëve dhe shoqërisë shqiptare, Raporti arrin në përfundimin realist se Shqipëria nuk ka përmbushur kriteret e përcaktuara nga Bashkimin Evropian për të rekomanduar hapjen e bisedimeve për anëtarësim. Kjo është përgjigjja e dytë negative për Shqipërinë; në dy rastet për të njëjtat problematika që lidhen kryesisht me përgjegjësinë e pambajtur të institucioneve politike në Tiranë.

Vitin e kaluar Bashkimi Evropian i prezantoi Shqipërisë 12 rekomandime për një sjellje të re politike dhe reforma konkrete. Pas një viti, fatkeqësisht, shumica e këtyre kërkesave nuk janë plotësuar. Shqipëria vijon të ketë vështirësi në aplikimin e demokracisë funksionale, axhendat partiake vijojnë të jenë dominuese mbi axhendat e reformave integruese dhe shteti i së drejtës ndeshet ende me problematika komplekse e të patrajtuara si duhet. Për të gjitha këto arsye, Shqipëria humbi edhe njëherë shansin historik për të hedhur hapa serioze në përafrimin e vet me Bashkimin Evropian.

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një aspiratë me interes kombëtar për Shqipërinë, ndaj edhe në momente të tilla, qytetarët dhe publiku kanë të drejtë të ndihen të braktisur nga klasa e tyre politike. Për çdo qytetar ka qenë dhe mbetet e qartë kërkesa për demokraci funksionale, për dialog e bashkëpunim intensiv e institucional midis mazhorancës dhe opozitës për reformat integruese, për forcimin e shtetit të së drejtës përmes rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe konsolidimit të institucioneve të pavarura e kushtetuese. Në radhë të parë 12 rekomandimet e BE-së iu adresuan qeverisë dhe opozitës, dhe sot kur bilanci tërësor mbetet negativ, përgjegjësia direkte bie pikërisht mbi këto palë politike.

Unë dëgjova dje deklaratat politike të palëve se pranojnë Raportin dhe janë të gatshëm të reflektojnë mbi problematikën e tij. Dëgjova gjithashtu se palët politike nuk pranuan asnjë përgjegjësi konkrete, por zakonisht fajësuan palën kundërshtare për shansin e humbur të integrimit. Si President dhe qytetar e refuzoj këtë praktikë dhe këtë qëndrim. Kjo është ajo çfarë nuk i duhet Shqipërisë, demokracisë dhe integrimit. Kjo është ajo, për të cilën qytetarët shqiptarë ndihen padrejtësisht të penalizuar. Shqipëria ka nevojë për një vizion të ri politik, për qëndrime e politika të përgjegjshme, jashtë retorikave personale e propagandistike që nuk zgjidhin, por zgjasin pa fund tranzicionin dhe shanset tona integruese.

Gjej rastin që publikisht të apeloj partitë e mëdha politike dhe lidershipin e tyre, që me përgjegjësi përpara qytetarëve dhe vendit, të gjejnë forcë dhe aftësi për të dalë mbi interesat personale e politike të momentit dhe të bashkojnë energjitë përfaqësuese në dobi të reformave reale të integrimit. Axhenda është mëse e qartë, 12 rekomandimet e BE-së. Dyert e BE-së janë të hapura, vendet dhe shtetet mike në BE duan ta ndihmojnë Shqipërinë e popullin shqiptar, – tashmë është në dorën tonë, nëse ata që flasin e drejtojnë në emër të sovranitetit qytetar, janë po ashtu të gatshëm t‘u shërbejnë si duhet qytetarëve dhe vendit. Politika nuk ka vlerë nëse ajo kufizohet vetëm në fushata elektorale dhe rivalitet personal; para së gjithash ajo matet me rezultatet konkrete në interes qytetar e publik. Kur politikanët nuk e përmbushin këtë mision, atëherë ata humbasin bazën morale për të përfaqësuar qytetarët. Sot politika shqiptare ka nevojë për një reflektim të thellë moral e përfaqësues, për të fituar sa më shpejt kohën e humbur ose të paktën, për të mos u bërë më pengesë e procesit të evropianizimit të Shqipërisë.

Apeli im publik është se forcat kryesore politike, në vend të alibive dhe argumenteve partiake kundër palëve respektive, duhet të përqendrohen në një klimë të re dialogu e bashkëpunimi serioz, për të mbajtur realisht premtimin e dhënë dje për shndërrimin e Raportit të BE-së në axhendë të aktivitetit të tyre politik. Është e qartë se në këto rrethana kërkohet një Parlament funksional dhe produktiv; një bashkëpunim intensiv në çështjet që përbëjnë interes të gjerë publik; një qeverisje më transparente dhe në shërbim të qytetarëve, veprime konkrete kundër korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin, stabilitet ekonomik e klimë reale besimi për garantimin e konkurrencës së lirë ekonomike dhe sigurimin e sa më shumë investimeve të huaja në Shqipëri.

Me vullnetin politik të palëve dhe mirëfunksionimin parlamentar janë të lidhura edhe nevojat e mëdha për reforma ligjore në sistemin e drejtësisë, sistemin gjyqësor, sektorin e administratës publike, luftën ndaj korrupsionit dhe garantimin real të parimit kushtetues të ndarjes e balancës së pushteteve. Njëherësh apeloj drejtuesit e institucioneve kushtetuese dhe të pushtetit legjislativ e ekzekutiv që me kurajo e qetësi të reflektojnë nga konstatimet nominale e institucionale të raportit, për të krijuar të gjithë klimën e besimin e duhur në evitimin e problematikave të tilla në javët dhe muajt e ardhshëm.

 

Qytetarë të nderuar!

Ju dhe e ardhmja juaj meritojnë më shumë siguri, hapësirë demokratike dhe mirëqenie. Pas dy dekadash tranzicion Shqipëria meriton më shumë respekt, shërbim dhe dinjitet. Unë kam besim dhe dëshiroj të jem optimist, duke besuar gjithnjë në fuqitë e përgjegjshme dhe qytetarë të këtij vendi, në vlerat e moralit, kulturës dhe integritetit politik, si dhe në potencialin demokratik të shoqërisë për të imponuar standarde më të larta demokracie. Shqipëria e meriton BE-në, interesi ynë madhor kombëtar është anëtarësimi në BE. Ne, institucionet vendimmarrëse e përfaqësuese, duhet të bëjmë gjithçka kemi në dorë për ta përmbushur këtë mision historik por edhe detyrim moral, ligjor e institucional përpara qytetarëve e vendit.

 

18 komente në “Topi, mesazh shqiptarëve pas progres-raportit: Vendi ynë meriton më shumë”

  1. stalinsali says:

    Po o Tope me barseta ballaboks, po e thena me te bere i ndan nje det i tere ! Per llogje e mesazhe te kemi te parin.

    1. aleko says:

      ca prisni ju prej atij ai eshte nje president me copa te vjedhura . kot Qemali roje …….

  2. niku says:

    O SKUTH I QELBUR KOKE E KEMBE.

  3. eli-Tiv says:

    ..hajde degjo edhe kete..

  4. tg usa says:

    ku luan tirana kete jave bamiro?

    1. Aqifi says:

      Mos i beni Bamkes pyetje dilentantesh. Bamka te thote permendesh kalendarin e kategorive te treta ne Indonezi, Kore te Jugut, Mozambik dhe gjithe koeficientet per 1, X, 2.

      Ec aty plako! President bastexhi, bilardoxhi, pijanec, femraxhi. Shkurt “tironc” islam dhe injorant, pa pike pergjegjesie. Pasi kaloi kater vjet qejf-o-qejf, tani dergon letra te hapura ne stilin Enver dhe Mao Ce Dun dhe nxjerr ne bulevard dylberin e vet, Kreshnik Spahiun. Kur “tironci” me i mire, Dash Shehu, eshte katandisur nje pijanec ordiner, mendoni si do te katandiset per pese vjet Bamka…

      1. DJ Achmed I kil you says:

        Bamka nuk pi Qife———-ha fara t’pjekme
        hahahahahhahaahh kategoria e 3 ne Indonezi

  5. loni says:

    Mos morte meritoka me shume…me cfare me sali kriminel berishen apo me hajdut meten, apo me ty o president idiot

  6. tomorri says:

    tope, tope o papagalos… po shyqyr qe fole
    apo e ke zakon pak e sakte

  7. Frara says:

    O shoku Topi, po ti sje ambasador i nje shteti te huaj ne kete vend. Ti ore shok duhet te flasesh me qarte e te thuash : Qeveria ka kete pergjegjesi, Parlamenti kete pergjegjesi dhe opozita kete pergjegjesi. Behu edhe njehere burre si ne emisionin tend te fundit, sepse edhe Raporti dhe zoti Fyle flet me qaete se ti, edhe Withers kur ishte ketu (megjithse i huaj) fliste me qarte se flet Ti (sepse “Ju” do ta shkruajme kur te flasish qarte). A je President a po cfare je Ti. Thirre te pakten njehere Kryeministrin, dhe po ste erdhi o shkarkoje ose jep doreheqjen……..Del nje grua atje Josi e flet per ty mbare e mrapsht. a ke pa ndonje vend te botes qe kryeministri apo spikerja e parlamentit te flase keshtu per Presidentin… Vetem media mund te shkruaje e flase por jo Istituticinet. A ka hierarki, respekt, kulture dhe pamvrsi ..etjj etjj

  8. Lex Rex says:

    Ne deklarate bie ne sy gafa e meposhtme: ”..raporti arrin në përfundimin realist se Shqipëria nuk ka përmbushur kriteret e përcaktuara nga Bashkimin Evropian për të rekomanduar hapjen e bisedimeve për anëtarësim”.
    Pas gjithe ketyre viteve ne politike, Bamir Topi duhet te kishte mesuar se hapi i radhes eshte marrja e statusit kandidat, ndersa hapja e bisedimeve per anetaresim vjen me vone. Per shembull, Mali i Zi mori statusin e kandidatit ne dhjetor 2010, ndersa dje (12 tetor 2011) Komisioni rekomandoi hapjen e bisedimeve per anetaresim.
    Kjo nuk eshte gafa e pare e Bamir Topit lidhur me marredheniet Shqiperi-Bashkim Evropian. Tre vite me pare ai leshoi nje ”perle” tjeter kur deklaroi se Shqiperia mund te behet anetare e Bashkimit Evropian ne vitin 2012.
    Eshte e turpshme qe presidenti i Shqiperise ka kete nivel njohjeje per marredheniet me Bashkimin Evropian.

  9. Teta says:

    Z Topi!
    Mbas dy vite deshtimesh ne pritje per te marre nje progres raport pozitiv eshte detyra juaj si Kryetar i shtetit ti kerkoni doreheqjen Sali Berishes dhe kabinetit te tij duke krijuar nje qeveri stabiliteti.Do te thuash se Saliu eshte zgjedhur me vote te lire, dakord por nuk po kryen detyren per te cilen e ka votuar dhe zgjedhur populli.Dhe fare thjeshte kjo detyre eshte cuarja perpara e vendit ne endrren e te qenit sa me prane familjes europiane,ender e viteve 90′ dhe qe pas 21 vjetesh nuk eshte bere realitet.
    Eshte detyra juaj te kerkoni nje seance ne parlament dhe qe nga aty tu thoni te verteten shqipetareve se perse ngelen ne klase edhe sivjet.
    Jeni institucioni mbi te gjithe ne shqiperi dhe kjo ngelje ne klase eshte edhe nje nga opergjegjesite tuaja.

  10. Leone-53 says:

    Z. President! Dilni hapur ne krye te qytetareve, jo me “furca”. E thoni hapur te verteten. Ky vend ka nje “qeveri” qe e drejton dhe si e till ajo dhe vetem ajo duhet te pergjigjet per sukseset apo deshtimet e ketij vendi. Opozita eshte opozite e vetem kaq.

  11. Astriti says:

    Mos i bini ne qafe kot ketij Bamirkes,,,se telekomanden me kurdisje ja ka ne dore Kryeministrja Argita ,,, Dhe kaq sa foi i ziu rrezik se dhe ne gjume mund te trembet,,,Turp qe e mbani veten per qytetar Tane ..Jeni bere per meshire o BAMIR,,,

  12. Albana says:

    Mendoj qe mesazhi i Presidentit eshte shume i qarte dhe i sakte.

  13. Toni says:

    O Topce e fillove punen per krijimin e partise tende….Bravo,Respekt e kape momentin me te mire

  14. skenderbeu says:

    Pse kemi president Ne ???!!!!!
    Tani u kujtua te thote dicka per politiken, ku ka qene deri tani Ai,mjere ne per president e politikane qe kemi…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje