Mbledhja e Këshillit bashkiak antiligjore, votojnë dy “këshilltarë” pa mandat

12 Tetor 2011, 19:35Politika TEMA

Mazhoranca ka hasur në probleme me shumicën e votave që në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak të Tiranës duke e nisur mbledhjen me dy vota nga njerëz që nuk ishte këshilltarë bashkiakë. Dy persona që nuk ishin mandatuar akoma si këshilltarë kanë marrë pjesë në votim dhe vota e tyre është quajtur e vlefshme. Që në nisje të mbledhjes PD+LSI kishin vetëm 25 këshilltarë, për shkak se dy këshilltarë, përkatësisht Jorida Tabaku dhe Edmond Panariti e kanë lënë mandatin për të marrë detyrën e nënkryetarëve të Bashkisë, ndërsa këshilltarja e kryeministrit Zana Guxholli mungonte për arsye shëndetësore. Kryetari i Këshillit bashkiak Njazi Kosovrasti nuk do të mund të kalonte rendin e ditës me kaq vota pasi këshilltarët e majtë ishin realisht shumicë me 27 vota. Por, ndërsa Guxhollin e kanë sjellë me paterica në mbledhje, për të bërë shumicën në votimin për rendin e ditës kanë marrë pjesë dy njerëz të cilët ishin në pritje të marrjes së mandatit të tyre si këshilltarë, por nuk ishin ligjërisht të tillë. Bëhej fjalë për një anëtar të listës së PD-së, Bojken Lako, dhe për një anëtare të LSI-së. Të dy ata kanë votuar, veprim që këshilltarët socialistë e quajnë një skandal. Sipas PS-së e gjithë mbledhja që ka vijuar më pas është nul. Sipas këshilltarëve socialistë votat e atyre dy njerëzve në atë moment janë të pavlefshme, është si të vinin dy policë të policisë bashkiake e të ngrinin kartonat. Pasi e ka zgjidhur në mënyrën e tij këtë ngërç Kosovrasti ka vazhduar mbledhjen me rendin e ditës së propozuar nga kryebashkiaku Basha dhe ka mandatuar dhe dy votat që e “shpëtuan” mbledhjen e parë të këtij këshilli. Socialistët kërkonin që rendi i ditës të niste me sqarimin e kryebashkiakut për dhunimin e dy inspektoreve në zyrat e bashkisë.

12 komente në “Mbledhja e Këshillit bashkiak antiligjore, votojnë dy “këshilltarë” pa mandat”

  1. i drejti says:

    pse kush pret gjera te tjera -vec skandaleve ne -bashkine e tiranes.skandalet dine bejne vetem -skandale-.

  2. Kalorsi i zi says:

    po po kjo opozita pse egziston ? o luli ka ngelur dhe nje shtylle bosh per fotografine tende. se shpejti o i shkathet qe je.

  3. jim morrison says:

    Mos na rrej kot se Zana Guxhollin e pash ne krah te Bojken Lakos ?

  4. tironsi vendali says:

    ai vrau njerzit ne mes te bulevardit dhe nuke pyeti kush ju thoni per dava votash.ata vetem zoti ju ben derman.

  5. ari says:

    Cfsre prisni te bejne keta njerez te korruptuar dhe vrases.Te gjitha te zezat.Kosovrasti mesoji nga mesuesi i tije Ristani dhe i duken gjera te zakonshme keto.Mund te prisni edhe plot xhevahire te tjera.

  6. tekniku says:

    Kosovrast fytyre e zeze e ketij keshilli dhe e komisionit qendror te zgjedhjeve.Eshte faji i te tjereve qe nuk te mbajten gjate ne biruce per k…urveri,jo per politike sic pretendon ti.Ata qe te ndihmuan ne ate kohe ti i ke shkelur me kembe bile edhe kur i sheh ne rruge ben sikur nuk i njeh.Sa shume ndryshon fytyra jote nga vellezrit e tu njerez re mire dhe te nderuar si ne at kohe edhe tani.

  7. england says:

    Me gjithe respektin qe kam pas per Jim Morrison
    ti duhet te mesosh te lexosh njehere,pastaj te mendosh
    ti biesh kitares,dhe me pas thyeje po deshe ate
    Kur ne artikull shkruhet e zeza mbi te bardhe qe e sollen
    me paterica,ty te duket sikur ajo nuk ka qene aty!!!

  8. Ina says:

    Lulzim Basha eshte nje marionete qe udhehiqet nga mafia ekonomike kryesuar nga femijet e kryemnistrit. Ky individ nuk ka asnje synim apo qellim lidhur me zhvillimin e Tiranes por me korrupsionin, marrjen nen tavoline te tenderave, plotesimin e deshirave te atyre qe e ndihmuan ne pislleqet e 8-majit. Mjere tiranasit per kete plehre qe thjesht kerkon te VJEDHE e te TALLET me popullin e vet…

  9. olti says:

    Tirana, Kryeqyteti i Shqiperise, ka nje kryetar bashkije qe mbron interesat e familjes Berisha qe erdhi me vota te vjedhura. Tirana ka nje Kryebashkiak Jo-Legjitim. Europa end nuk e kupton si i numeroji ai dhe Salija votat dhe nga dolen. Cfare prisni nga nje Kryetar Bashkije ne moshe te re qe eshte hajdut?

  10. tironci says:

    PO KETO FYTYRA TE SHEMTUARA SJANE AS 5%E POPULLSISE .. NGRIHEMI DHE MBAROJME PUNE NJE HERE E MIRE ME MASKARENJTE QE NA MOREN FRYMEN NA MOREN

  11. ismeti says:

    po ky derr kastraveci e ka sjell luc bashen pa ligj ne krye te tiranes e te mos e votoj pa ligj ,kto jan prrallla te sala ska ligj ktu ka diktatur made in malokqe

  12. SADIK MALAJ says:

    KOSOVRASTI ,PONE DHE RISTANI TE UDHEHEQUR NGA BERISHA JANE NJERZIT ME TE KORRUPTUAR DHE TE DEGJENERUAR TE KETIJ VENDI.
    ESHTE FATKEQESI PER SHTETIN DHE SHTEPINE QE I KA, MBASI DO TE LENE NJI BARRE TE KEQE DHE TE RENDE SHTETIT DHE FAMILJES.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje