Tjetër atentat me tritol makinës në lëvizje. Shpërthim dhe në Bulqizë, vrasje në Berat e Tiranë

13 Tetor 2011, 10:01Politika TEMA

(E PERDITESUAR)- Në Shkodër është kthyer makthi i përjetuar në Vlorë kur një makinë shpërtheu në lëvizje duke vrarë shoferin. Shpërthim ka pasur edhe në Bulqizë. Kurse në Tiranë e Berat janë shënuar dy vrasje. Kjo është panorama e Shqipërisë në më pak se 24 orë, në një ditë kur dështon për marrjen e statusit të vendit kandidat për shkak të ngërçit politik. Të tjerat i kemi në rregull.

 

SHKODER

Një shpërthim eksplozivi i telekomanduar ka vrarë kambistin Mark Gjoni, 50 vjeç, në qytetin e Shkodrës. Shpërthimi ka ndodhur në momentin kur viktima po lëvizte me makinën e tij për të shkuar në punë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 6 e 30 minuta në qendër të qytetit, pranë vendit ku ndodhen agjencitë e këmbimit valutor. Shtetasi Mark Gjoni, që është dhe vëllai i një efektivi policie, ka qenë duke lëvizur i vetëm në automjetin e tij tip “Benz” me targë “SH 1465 E” dhe në momentin që është afruar pranë vendit të punës, makina e tij ka shpërthyer. Kalimtarë të rastit e kanë nxjerrë 50-vjeçarin me shpejtësi nga automjeti, duke e dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës, ndërsa automjeti më pas është përfshirë nga flakët.

 

BULQIZE

Ndërkohë, shpërthimi i një sasie tritoli ka tronditur mëngjesin e sotëm edhe qytetin e Bulqizës.

Sipas informacioneve të fundit, sasia e eksplozivit ka shpërthyer para derës së një apartamenti, për fat të mirë pa shkaktuar të lënduar. Burime policore lokale njoftojnë se shpërthimi ka ndodhur para derës së banesës së shtetasit Adrian Durici, në katin e tretë të pallatit. Të njëjtat burime shtojnë se agjentë të anti-krimit kanë nisur hetimet, duke marrë në pyetje edhe vetë shtetasin Durici.

 

Një i ri 33-vjecar ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri në një qendër interneti, në qytetin e Beratit. Mësohet se shtetasi Klodian Lumani ka ndërruar jetë në spital mëngjesin e sotëm, pasi është qëlluar mbrëmjen e së mërkurës. Sipas autoriteteve lokale, 33-vjecari është qëlluar me kallashnikov teksa ndodhej brenda qendrës së internetit. Burimet shtojnë se policia ka nisur hetimet dhe deri tani në komisariat agjentët e anti-krimit kanë shoqëruar 10 persona për t’i marrë në pyetje.

 

TIRANE

Dy vëllezër u qëlluan me armë zjarri nga komshiu i tyre në rrugën Don Bosko në Tiranë. Nga të shtënat njëri prej vëllezërve humbi jetën.  Vëllezërit Edmond dhe Arjan Tasha u qëlluan me armë zjarri pas një përleshje me fqinjin e tyre. Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 18 e 15 minuta. Për fat të keq, edhe pse nga arma janë kryer tre qitje, njëra prej tyre ka prekur zemrën e viktimës. Të dy vëllezërit, u transportuan në spital, por njëri prej tyre, Edmondi, që kishte plagë më të rëndë ka ndërruar jetë. Autori i dyshuar i vrasjes, që banonte një kat më sipër është larguar nga vendi i krimit. Shkak kanë qenë konfliktet e vazhdueshme me njëri-tjetrin, për shkak të një borxhi të papaguar.

 

30 komente në “Tjetër atentat me tritol makinës në lëvizje. Shpërthim dhe në Bulqizë, vrasje në Berat e Tiranë”

  1. vdekje_sali_berishes says:

    Keta do jene njerez te zhgenjyer me Opoziten per progres-raportin, pasi kane pare lajmet te Klan.

    1. i drejti says:

      mire -berisha – po ti sandri -cfar ke me kete popull qe i servir per dite opium?

    2. jimyPO PSE ATA QE LANE JETEN NE GERDECE PER NJE CAPE BUKE NEKE ISHTE E TMERR says:

      cfare po beni parade mode se kushe vrete ne idjotizmin e pafrenuare te sali berishes qe vrau 4 vete ne 21 janare edhe su denua asnje ju hegrte nje mortje bashke me babain e kombit malokun kafshe salijew

  2. PAYPAL says:

    Disa veretje per Donacionet me PAYPAL.

    1. Llogaria e juaj akoma nuk eshte krijuar/aktivizuar keshtu qe nuk kemi ku te bejme donacion. Mesazhi qe vjen gjate tranferimit te pageses eshte

    “Your recipient is not able to receive funds at this time. Your recipient must first set up his or her account to receive funds.”

    2. Nuk ke pse deklaron E-mailin tend [email protected] si llogari te PayPal. Ose shpreheni me mire cfare doni te thoni, ose ne rast se vertet kjo adrese E-maili eshte e lidhur me llog PayPal duhet ta nderroni, sepse keshtu ja u beni jeten me te lehte pirateve te internetit qe duan t’ju sulmojne.

    3. Zakonisht kur kerkohen donacione vihet edhe nje termometer/baner qe tregon targetin dhe progesin e donacioneve. Kjo vlen edhe per transparence edhe per stimulim.

    4. Merr nje keshillues te mire financiar sesi do ti kontabilizosh donacionet sepse eshte pune me spec dhe ata te tatimeve do turren si hienat per te vene gjoba.

    5. Ne lidhje me pagesat me Karte Kredie/Debie (por deri diku edhe PAYPAL). Pavaresisht nga perrallat qe thuhen, sistemi bankar ne Shqiperi nuk e ruan fare konfidencialitetin e klientit. Kjo dmth qe nese donacionet, mblidhen ne nje llogari ne nje banke ne Shqiperi, shteti po te doje e gjen menyren qe te spiunoje llogarine tende dhe te gjeje kush jane donatoret. MBLIDHI DONACIONET NE NJE BANKE JASHTE SHQIPERIE.

    JU LUTEM BEHENI PROCESIN E DONACIONEVE ONLINE SA ME PER SE MBARI. NATYRA NJEREZORE ESHTE SHUME SENSIBEL NE KETE PIKE DHE JU BRAKTIS SHPEJT.

    1. APOKALYPSIS says:

      Po ti nga dole ketu si fanti spathi!??!
      Je ne vete qe do besoj ndonjehere ndonje qindarke une ne dore te allvanive??? Pale po i quani dhe donacione …

      Keni drug dealers sa te doni qe pastrojne parate me se miri me kto donacionet tuaja!!

      1. DJ Achmed I kil you says:

        po ca P.S.T.M.E———kerkon ne nje blog-allvanitesh atehere???????
        te detyroi njeri me zor te besh dhurim parash jo???

        1. anticensurë says:

          po kërkon B.T.J i shkreti!

      2. emigranti athine says:

        Nuk te tha njeri te vesh ndonje shume te madhe.Mos shko per kafe nje mbremje dhe ato para dergojua redaksise se temes.Nje here tu kerkua te besh nje te mire dhe e tregove veten se sa legen je.Nuk ke faj ti.Po te isha une asnje koment tendin nuk do te botoja.Sado qe ta nderrosh emrin.Sepse ti njihesh menjehere kur shkruan.Turp te keshe.Karagjoz.

      3. eleftheriskepsi says:

        E bukur !!!!!!!!!

        1. eleftheriskepsi says:

          Komenti ishte per apokalypsin!

    2. stalinsali says:

      Ca jane keto donacione mer jahu. Ku dhe per ke ? Apo mos kam humbur ndonje gje pa lexuar ? Eshte hapur ndonje fond donacioni per TemA ?

  3. Dean says:

    Ohhhhhhhhhhhhh,sa mire me qene Shqyptar, ohejjjjjjjjjjjjjj

    1. tourkofagos says:

      hallall,po te iket me kete ritem,parashikohet qe korraket e Erdoganit per 20vjt te tjera,te pergjysmohen,,,,!!!
      athere do te flasim per nje shtet ligjor,,,,,,

  4. APOKALYPSIS says:

    Kjo eshte Norvegjia e Ballkanit & Switzerlandi me det ( o me det e me perrua) i Birishs …. ta gezoni krieministrin Mental Disorder !

  5. sherifi says:

    Edhe po keto vrasje me siguri “fejin e ka opozita”

  6. gimi says:

    une do ta quaja mungese organizimi te organeve te policise, per mos zoterim te territorit, aftesite nuk i mungojne por si t’i manaxhojne si duhet.

    1. tyryry says:

      Me fal…..!!!!!!!
      Si do ta percaktonit vdekjen ju….
      “Keq menaxhim”….. i jetes besoj…..
      E ne dore te kujt e paskemi??????

      1. tyryry
        Normale qe keq menaxhim i jetes.Ne se nuk e kruan sta kruan kush.Me kete qe te them sdua tju dal ne krah atyre qe vrasin.Ne cdo vend te botes kur ta bejne gati me te”qeru” e bejne e kjo sak lidhje me qeverite perkatese packa se lexojm lloj lloj shgarravine.Dje ne USA dikujt ju tek me vra ca vete dhe i vrau.Kush e ka fajin ketu?Ai tjetri ne Norvegji vrau rreth 100 vete.Kujt tja veme fajin ketu?Fatkeqesisht ka shume shembuj te tille.Ne Shqiperi fut dhe faktorin e injorances dhe jemi ne rregull
        pershendetje

        1. anticensurë says:

          ke të drejtë “vetëm qeveria nuk ka faje në këtë mes”!
          kush e mendon një gjë të tillë nuk është në rregull!
          për mua duhet ta ketë fajin uji i glinës!ose ndonjë spektër i ngushtë i rezatimeve djellore që bijen në shqipëri!

        2. olti says:

          Sigurisht qe eshte pergjegjesi e qeverise numri i larte i krimeve. Detyra e qeverise eshte monopoli i mjeteve te dhunes dhe vrasjet me arme luftarake tipit Kallashnikov tregojne dobesi ne parandalim. Jo ne cdo vend te botes ka kaq shume vrasje per fryme. Ka vende ne boten e civilizuar qe degjon per vrasje nje here ne njezet e kusur vjet.

          1. olti
            me sa di une Shqiperia nuk figuron ne asnje liste per numerin e krimeve ne raport me popullsine.
            pershendetje

  7. Landi- Sverige says:

    Po pse vetem ne Irak e Afganistan do kete sherthime e vrasje? Ne ku jemi, mbrapa bote? A nuk jemi te paret per cdo gje, gjigandet e rajonit?

  8. ismeti says:

    ne shqipri ma shum ka vler nji qen se nji njeri

    1. teia says:

      Pse njeri eshte ai qe te merr borxh dhe s’ta kthen ? Dikush te ka borxh disa milione dhe kapardiset me veture te shtrenjte para hundes tende .Si to e mposhtish dike qe te neperkemb se ka pak pushtet ?Rrofte vetegjyqesia .Rrofte kanuni .Rrofshin Shqiptaret e ndershem .

  9. i drejti says:

    ju lutemi shume – beni nji referendum – ku te pyetet populli-[te dal apo te mos berisha ne televizor] se po shuhet nji popull nga alergjia qe kane kur e shohin ne televizor.i cmenduri po cmend nji popull te tere.ky popull duhet shpetuar.

  10. Gezim says:

    Nuk behet Shqiperia me Turkoshaket. E ka thene i madhi Konica, e ka thene Fan Noli dhe e kane thene te tjere plot. Une kam bere shume komente me emrin” Gezim ” dhe disa me jane fshire, nga moderatori i kesaj faqeje, PASI JANE POSTUAR, KUPTOHET, PA ARSYE ! NUK DO TE HARXHOJ ME KOHEN TIME TE VYER QE TE MERREM ME KOMENTE NE NJE GAZETE, QE TE PAKTEN TE RRESPEKTOJ ATA LEXUES DHE KOMENTUES, TE CILET E NGRITEN NE NJE NIVEL TE LEXUESHEM, PER TE GJITHE SHQIPTARET E VERTETE !

    DO TE KISHA DESHIRE QE TE DHUROJA DICKA, POR NGA MOMENTI QE MODERATORI NUK RRESPEKTON KOMENTET DHE KOHEN E NJEREZVE, TE CILET I BEJNE KETO KOMENTE, ATEHERE NUK DO TA BEJ.

    NJE KESHILLE MIQESORE PER PER MODERATORIN. NEQOFTESE DONI QE TE MBLIDHNI SA ME SHUME LEXUES DHE KOMENTUES, MOS FSHINI ASNJE NGA KOMENTET SA DO OFENDUESE DHE TE ASHPRA TE JENE ATO. ESHTE SEKRETI I POPULLARITETIT TE KESAJ FAQEJE !!!

    1. tourkofagos says:

      sakt,Gezim,ate gje po mendoja edhe une.Fshirja e komenteve[qe kane qene pergjigje,ndaj disa plehrave turkoshak ketu ne site,qe cuditerisht moderatori i ka lejuar ata te shajne e ofendojne,por edhe te kercenojne]ka bere qe te vertetohet dyshimi yne,se ne kete vend cdo gje nuk ndryshon nga origjina,pavaresisht se c’ngyre i vish rrobat[figurative]!!!Dominojne komente me sharje e ofendime,ndaj cdo kujt qe ka divers mendimesh,mjafton te shahen greket e serbet e cdo gje tut’ok!
      Besoja shume ne kete gazete,por qysh dje,kur ne gjithe mediat greke dominonte ne faqet e para,grupi hajdut shqioptar me kallashnikov,asnje lajm nga mediat shqiptare!!!!!Madje tema per diskutim ishte,se si po falimenton Greqia!!!!ABSURDE!Edhe njehere moderator,nqs shkruajme ne ketu,thexojme te keqijat,injorantet e extremistet,qe po katandisin kete vend kosh plehrash,se per ne qe nuk jetojme ne shqiperi,nuk ka problem se nuk na montohen komentet,kemi ku te argetohemi,ok!thx.

  11. Kalorsi i zi says:

    Fenomeni qe con njeriun deri ne aktin final, vrasje, eshte i njohur si pathologji nga specialistet ne psikologji. Kjo vjen nga humbja e personalitetit qe eshte e lidhur direkt me ndjesen e pavlefshmerise si individ, Puna eshte ajo qe ngren vleren e njeriut dhe i hap horizontin per nje te ardheme normale gjithashtu dhe per edukimin e brezit pasardhes. Kur individi humb vleren e tije si person nuk mund te vleresoj ate te tjetrit qe akumulon gjithe urrejtjen e deshtimit si individ dhe familjar duke tejkaluar aktin normativ qe eshte ankesa ose ndjekja e nje proces verbali ligjor duke shtyre ne aktin final, ai i heqjes se jetes te individit qe shqeteson per momentin e caktuar. keto fenomene jane te lidhura me gjendjen sociale te nje shteti. Shqiperia ka nevoje per kamiona me antidepresor per shume breza, nuk fiken aq lehte keto 20 vjet shkatarrim te cdo vlere njerezore.

  12. beni says:

    Nuk doja te komentoja por me nxiti njeri qe merte
    shembull nga amerika dhe shfajsonte qeverine.Po cilat na qenkan
    atehere pergjegjesite?Berja e tenderave te rrugeve ,sjellja e plehrave nga europa ,vjedhja e zgjedhjeve ,shitja apo falja e detit …?!

  13. tomori beratit says:

    Tv Klan eshte kthyer qendra e mafies ne shqiperi,ku kryemafjozi sander qeni me tonelatat e lekeve qe ja jep berishkerma ben nje propagand te ulet antishqiptare,shihi edhe gazetaret qe jane dyndur te klani qe per lek shesin dhe grat e tyre,keli i demit,arditi gjebrea dhendri i byros politike,arjan çani kryeidegjeneruari,armand shkullaku(shikoj mbiemrin)por midis tyre po shkojndhe eshte turp edhe milionira si agron llaka qe tani braktisi emisionin me popullor portokalli per te fituar akoma me shume se jane bere te pangopur dhe eshte turp i madh per ne te gjith shqiptaret qe kemi nje qeveri te degjeneruar dhe per kryeminister nje te çmendur qe duhet te kurohet ne spitalin e burgut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje