Gjetjet kryesore të Raportit të Progresit për Shqipërinë 2011

12 Tetor 2011, 21:25Politika TEMA

Raporti i Progresit për Shqipërinë është pjesë e Paketës së Zgjerimit për vitin 2011 që u miratua nga Komisioni Evropian më 12 tetor. Komisioni Evropian doli në përfundimin që, edhe pse është bërë përparim përgjatë vitit  të shkuar në disa nga 12 prioritetet kyçe të identifikuara në Opinionin e 2010-ës mbi aplikimin e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, kushtet për hapjen e negociatave nuk janë plotësuar ende.

 

Kriteret politike

Shqipëria ka bërë progres të kufizuar në përmbushjen e kritereve politike të Kopenhagës. Qeveria e Shqipërisë ka bërë përpjekje për të ecur përpara në agjendën e integrimit në Bashkimin Evropian, veçanërisht në përgatitjen e Planit të Veprimit për të trajtuar prioritetet kyçe të Bashkimit Evropian. Ky proces përfshin diskutimet me opozitën në Komisionin Parlamentar për Integrimin Evropian. Ka pasur disa përmirësime të kufizuara në Rregulloren e Kuvendit. Shqipëria ka miratuar strategjinë e reformës së gjyqësorit dhe një plan veprimi, që përbën një bazë të mirë në përpjekjet për reformë. Një vendim i Këshillit të Ministrave ka vendosur një qasje uniforme dhe standarde për krijimin e enteve publike. Lufta kundër krimit të organizuar ka ecur përpara, veçanërisht nëpërmjet bashkëpunimit të mirë ndërkombëtar dhe vënies në zbatim të ligjit “anti-mafia” që përfshin edhe konfiskimin e pasurive kriminale. Zbatimi i Ligjit për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës dhe disa përmirësime në trajtimin e të burgosurve paraqesin përparim të rëndësishëm në fushën e të drejtave të njeriut. Shqipëria vazhdon të luajë një rol konstruktiv në ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe në nxitjen e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe vendet e Bashkimit Evropian.

Sidoqoftë, përpjekje të konsiderueshme dhe të qëndrueshme duhet të bëhen për të zgjidhur mangësitë në fushën politike. Përsa i përket demokracisë dhe shtetit ligjor, ngërçi i vazhdueshëm politik dhe zhvillimet e mëtejshme konfliktuale kanë penguar zbatimin e reformave, ndërsa pjesë të rëndësishme të legjislacionit mbeten në pritje për miratim. Kjo klimë polarizimi ka ndikuar gjithashtu edhe zgjedhjet vendore të 8 majit. Pavarësisht një procesi relativisht të mirë ditën e zgjedhjeve dhe një procesi numërimi pozitiv në përgjithësi, zgjedhjet u karakterizuan nga mangësi dhe polemika, veçanërisht për sa i përket  gjykimit të apelimeve post-zgjedhore për zgjedhjet vendore në Tiranë. Reforma zgjedhore ka ngecur. Hapa thelbësorë në reformën e administratës publike nuk janë përmbyllur dhe funksionimi i sistemit gjyqësor duhet të përmirësohet më tej. Përparimi në luftën kundër korrupsionit ka qenë i kufizuar. Ekzistojnë disa shqetësime përsa i përket presionit për të penguar pavarësinë e medias. Përparimi në miratimin dhe vënien në zbatim të strategjisë për reformë në çështjen e pronave dhe planit të veprimit ka qenë i kufizuar. Vënia në zbatim e mjeteve legjislative dhe politikave në fushën e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes së minoriteteve, përfshirë komunitetin rom, ka nevojë për përmirësim të mëtejshëm.

 

Kriteret ekonomike

Ekonomia shqiptare ka ruajtur stabilitetin makroekonomik dhe rritjen pozitive gjatë krizës globale dhe lidhur me pasojat e saj. Shqipëria ka bërë disa përparime drejt transformimit në një ekonomi tregu funksionale. Kapaciteti i saj për t’iu përshtatur presionit konkurrues dhe forcave të tregut brenda Bashkimit Evropian në një aspekt afatmesëm është në rrugën e duhur, në qoftë se  Shqipëria do të ecë më tej në reformën strukturore, duke përfshirë forcimin e sistemit ligjor dhe forcimin e kapitalit fizik dhe njerëzor.

Edhe pse kërkesat e tregut të brendshëm vendase nuk ka patur përparim, eksportet e fuqishme kanë çuar në një rritje ekonomike prej 3,8% në 2010. Inflacioni ka mbetur i qëndrueshëm në sajë të politikës monetare të shëndoshë të Shqipërisë. Sidoqoftë ngërçi politik pengoi kapacitetin e qeverisë për të vënë në zbatim reformat e nevojshme strukturore. Mangësitë përsa i përket të drejtës së pronës, ekzekutimit të kontratave dhe shtetit ligjor, së bashku me infrastrukturën dhe kapitalin njerëzor të dobët, si dhe shkalla e lartë e ekonomisë informale vazhduan të pengojnë zhvillimin ekonomik. Borxhi publik relativisht i lartë dhe niveli i lartë i kredive të këqija në sektorin bankar vazhdojnë të mbeten çështje që përbëjnë shqetësim.

 

Legjislacioni i BE-së

Shqipëria ka bërë disa përparime në përmirësimin e aftësisë së saj për të marrë përsipër detyrimet e anëtarësimit duke përafruar legjislacionin dhe standardet e saj me ato të Bashkimit Evropian, në veçanti në fushat e lëvizjes së lirë të mallrave, në politikat e ndërmarrjeve dhe industrisë, drejtësisë, lirisë dhe sigurisë dhe kontrollit financiar.

Sidoqoftë, përpjekje më të mëdha janë të nevojshme sepse ka patur përparim të kufizuar në fusha të tilla si lëvizja e lirë e punonjësve, prokurimi publik, ligji për të drejtën e pronësisë intelektuale, transporti ajror, shoqëria e informacionit dhe mediat si dhe energjia dhe mjedisi. Në përgjithësi, kapacitetet administrative për vënien në zbatim të legjislacionit duhet të përforcohen.

 

BE-SHQIPËRI, TË DHËNA TË PËRGJITHSHME

Qershor 2000: Këshilli Evropian deklaron që të gjitha vendet e Stabilizim- Asociimit janë “kandidate potenciale” për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Qershor 2003: Samiti i Selanikut; konfirmohet perspektiva e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

1 prill 2009: Hyn në fuqi Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit

28 prill 2009: Shqipëria paraqet aplikimin për Anëtarësim në Bashkimin Evropian

9 nëntor 2010: Komisioni miraton Opinionin për aplikimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, përfshirë një paketë me 12 prioritete kyçe për t’u plotësuar në mënyrë që të hapen negociatat e anëtarësimit

15 dhjetor 2010: Hyn në fuqi liberalizimi i vizave për qytetarët e Shqipërisë që udhëtojnë në vendet Shengen. 

6 komente në “Gjetjet kryesore të Raportit të Progresit për Shqipërinë 2011”

  1. Labi Vlore says:

    Ik kerko ndonje kocke mbase ta hedh Saliu Z.Gazetari,se Shqipetaret dine te vleresojne vete.Halli i Shqiperise nuk eshte as Saliu e as Edi,por pikerisht njerezit parazit,felliqesira dhe kockelepiresa si ty.
    Ju shisni cdo gje per interesa te ngushta.Jeni ju antishqiptaret e kelyeshet e Saliut qe po na merrni frymen ne njerezve te ndershem.O qelbesira.

  2. +10 says:

    Vertet mendon ti se Qeveria dhe Salia duan ta bashkojne Shqiperine me Evropen? Nese mendon keshtu duhet te jesh ndonje nga ata gazetaret qe shkojne tek TV Klan. Mendimin tend nuk ta ndryshoj dot une me nje koment, por lexo faktet jo opinionet.

  3. Luan Kolonja says:

    Nje perkthim shume korrekt dhe i bere me profesionalizem.
    Nese te tille perkthyes dhe gazetare na sjellin Real Stuff, opinioni i lexuesve do te jete i mire informuar, dhe pa dyshim qe gjykimi i tyre do te jete i paster,i pa influencuar e pa manipuluar.
    E theksoj kete fakt, pasi per fat te keq, jo vetem nga Tema, por dhe pjese te mediave te tjera, ka nje tendence te qellimeshme per te perzgjedhur dhe censuruar me kujdes e djallezi dhe servirur ato aspekte apo ngjarje qe i sherbejne qellimit te propagandes dhe aspak te informimit te publikut me ngjarje e fakte reale.
    Tashme te gjithe shqiptaret, pavaresisht nga pozicionimi e preferencat politike, jane te informuar rreth konkluzioneve te progres raportit te komisionit Europian, ne te cilin shprehet qe vendi yne nuk i kaloi testet per fillimin e negociatave te pranimit te vendit kandidat.
    Reagimi i lidereve politike, te dy forcave politike kryesor, Z.Berisha dhe Z.Rama,pas publikimit te ketyre dokumentave, kane dhene prononcimet e para te shprehura me nje gjuhe disi diplomatike dhe me nje aparence premtuese per lexuar, studiuar dhe reflektuar rreth tyre.
    Gjykimi im reth ketij raporti duke e shprehur ate krejt te thjeshtezuar e konkret eshte si me poshte:
    1. Persa i perket kritereve politike;
    Ato jane plotesuar ne pergjithesi persa i perket pjese se obligimeve te qeverise, pervec ngercit politik te sajuar dhe amplifikuar nga opozita e cila edhe sot po vepron pa pergjegjesi duke krijuar kudo konflikt dhe duke sajuar pretekste per mos angazhim e mos veprim.
    Duhet punuar me tej per strategjite dhe politikat per reformat ne sistemin gjyqesor, ate te pronesise, ne fushen e te drejtave te njeriut, medias, minoriteteve, luften kunder korrupsionit dhe reformen zgjedhore.
    2. Per kriteret ekonomike
    Te gjitha treguesit makro e mikro ekonomike jane plotesuar e kapercyer, por mbetete te kontrollohet e te mbahet ne nivel te qendrueshem borxhi publik dhe raporti tij me GDP.
    3. Legjislacioni sipas modelit te BE,
    Ky faktor ka shenuar progres ne pjesen me te madhe, por kerkohet te permiresohet dhe shpejtohet ne drejtimet e levizjes se lire te punonjesve, te drejtave te pronesise intelektuale, prokurimet publike, transporti ajror, mediat e mjedisi.
    Kerkohet perforcim i kapaciteteve administrative per venien ne zbatim te legjislacionit.
    Shikoni me kujtes dhe objektivisht mund te konkludoni qe qeveria i ka plotesuar dhe vashdon te punoje shume per ti kompletuar te gjitha kriteret dhe standarted sipas kerkesave te marveshjeve te Mastrihtit, Kopenhagenit dhe udhezimeve direkte te komisionit Europian.
    Krahasoni nderkohe se si reagon opozita, cfare zgjidhje ofron ajo, cfare ka bere opozita per me se dy vjet per te permbushur te pakten obligimin per te votuar ne parlament keto ligje te domosdoshme per kompletuar te pakten kornizat dhe hapsirat ligjore.
    Ne vend qe te marre pergjegjesite qe i takojne, ajo sajon lloj lloj pengesash artificiale, non sens, vetem e vetem per te frenuar e sabotuar arritjet e deritanishme.
    Nese lidershipi i opozites mendon se strategjia me efektive e saj eshte te frenoje e te pengoje me cdo mjet cdo perpjekje per progres, se keshtu mund te fitoje zgjedhjet e ardheshme, kjo eshte nje strategji regresioni per shoqerine dhe pa asnje rezultat pozitiv per ate vete dhe per vendin.
    Se fundi, disa pyetje te thjeshta per ju komentuesit e tjere:
    A mendoni dhe deshironi ju qe Shqiperia dhe Shqiptaret t’i bashkohen Europes? Nese po, a jeni te bindur qe lidershipi i majte e deshiron ate? A mendoni ju qe maxhoranca nuk deshiron kete? Ne se besoni qe maxhoranca nuk e deshiron kete, a mendoni se Edi Rama do te mund te realizoje kete ender te shqiptareve pa maxhorancen e sotme apo, apo nese supozojne ate si minorance pas zgjedhjeve te 2013?
    Llogjikisht e perfundimisht ne nuk mund t’i bashkohemi Europes dhe civilizimit pa vullnetin e te dy grupimeve politike te vendit.

    1. fule says:

      Prape doli prof.dok Karlonja. O dallkauk qe na flet me fjale te embla per ekonomi dhe legjislacion ne Shiperi. E ke fjalen per ekonomine e Fazllicve, Frangajve e horrave te tjere te oborrit dhe Drejtesine e Sashenkes se Kolegjit apo Fullankes se Gjykates? Ne rregull je,
      Yxhym perpara ne sukse te reja…

    2. marta says:

      pra fajin sipas jush zoteri e ka opozita gjithmone .po pergjegjesia e mazhorances ku eshte? zoteri i nderuar shqiptaret ata intelektualet e dine shume mire e kujt eshte pergjegjesia me e madhe .deshtimi i reformave eshte pergjegjesia direkte e qeverize.mosarritja e standarteve ne zgjedhje erdhi si rezultat ivjedhjes se votes qe te gjithe e pame live.per cilat kritere ekonomike e ke fjalen per shifrat e fryra dhe te manipuluara ? duket qe nuk jetoni ne shqiperi,atehere lerini ata qe jetojne te flasin se sa e veshtire eshte bere jetesa.Zoteri te gjithe ata qe flasin me superlativa per qeverine perfitojne duke vjedhur e duke zhvatur pa hesap.Nese te eshte dhene mundesia “bravo” pune per ty por mos na trego brockulla dhe mos na bej moralistin.ne vitin 2013 qeveria sipas meje duhet te ndryshoje.nese dhe qeveria e Rames vazhdon sikjo edhe ajo duhet te ndryshoje dhe keshtu me radhe ,sic ben e gjithe bota.keshtu duhet te flasi gjithkush qe ka pak mend.

  4. Teta says:

    Replike per z.Kolonja.
    1. Po mire dakort z.Kolonja po per administraten qe ndryshoi e tera sa po erdhi ne pushtet e djathta ne 2009 c’na thua?.
    2. Po korrupsionin me Meten ne krye nuk na e permende.
    3. Monopolet ne ekonomi me firmen e qeverise si te duken , apo nuk i sheh.
    4.Po veprimet e Ristanit tu duken te drejta e te bazuara ne kod?
    5.Vrasja e 4 veteve ne bulevard s’ishte e vogel apo jo.
    6.Nje deputet socialist i vrare dhe nje gazetar i nje medie te pavarur i rrahur jane indicio te forta.
    7.Baraket e djegura te romeve bene xhiron e botes.
    8.Atentati ndaj gjyqtarit Konomi eshte veper e krimit te organizuar.
    Ka edhe shume gjera te tjera, bashke me papunesine dhe fukarallekun, per te cilat kuresesi nuk mund te fajesohet opozita.
    Te gjitha keto ben progres raporti te jete ai qe eshte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje