Shoqatat e transportuesve të Maqedonisë ka vlerësuar se nga bllokadat më shumë kanë pësuar transportuesit të cilët kanë si destinacion portin e Selanikut.
Maqedonia po shënon humbje nga bllokimi i pikave doganore greke nga grevat e organizuara.
Sipas vlerësimi paraprake të Odës Ekonomike të Maqedonisë, nga bllokimi i deritanishëm i pikave kufitare greke, për shkak të grevave periodike disaditore të doganierëve grek, vendi dhe ekonomia kanë shënuar humbje prej rreth 15 milion euro.
Shoqatat e transportuesve të Maqedonisë ka vlerësuar se nga bllokadat më shumë kanë pësuar transportuesit të cilët kanë si destinacion portin e Selanikut. Nga bllokimi i tre pikave kufitare nga pala greke, dëmet e transportuesve vlerësohen të jenë deri tani rreth 2 milion euro.
Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) në Shkup javën e ardhshëm pritet ti dorëzojë një notë proteste Zyrës ndërlidhëse greke në Maqedoni, për të shprehur reagimin lidhur me bllokimin e kufijve nga grevat e vazhdueshme.
Nga muaji korrik, autoritetet doganore greke filluan grevat, duke intensifikuar ato vazhdimisht, në shenjë revolte nga kriza ekonomike dhe restrikcionet e bëra financiare që kanë goditur edhe doganën greke. Me grevën e tanishme që ka filluar prej dje, ndalohet për 10 ditë kalimi i makinave dhe transportuesve, ndërsa lejohen vetëm këmbësorët që kalojnë kufirin. (INA)
Po qeveria shqiptare cfare ben?
Qeveria Shqiptare ?? flen gjume !!!
Mortja i hengert te dyja,,,,,,,,,,,back to the mountain dirty immigrants
o njerez, qeveria shqiptare ia ofroi sherbimet portuale maqedonise, (nuk e lavdroj sali berishen)por keta ashtu sic kane urrejtje patologjike ndaj shqiptareve, vepruan konform shprehjes ,per inat t’rese me vdekte djali”pra vazhduan t’i shfrytezojne sherbimet e portit te selanikut. Edhe perskaj cmimeve me te ulta ata e hodhen poshte oferten shqiptare, prandaj them se cka lypen ate gjeten.