BE, Serbia do ta pësojë si Maqedonia

17 Tetor 2011, 12:08Rajoni TEMA

Serbia do të ketë fatin e njëjtë me Maqedoninë sa i përket caktimit të datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Kjo është bërë e ditur nga kryetari i Këshillit të Parlamentit të Serbisë për integrimet evropiane, Laslo Varga, i cili theksoi se të njëjtin fat ka tani Maqedonia, e cila prej vitit 2005 ka marrë rekomandimin për fillimin e negociatave me BE-në, mirëpo për shkak të problemeve dhe kontesteve të hapura, asaj nuk i është caktuar data e fillimit të negociatave.

Ai ka vlerësuar se Beogradi do të duhet të merret me realitetin dhe sidomos me çështjen Kosovës, përndryshe do ta pësojë si Maqedonia.

“Serbia mund ta pësojë si Maqedonia, e cila për shkak të kontestit të emrit nuk ka arritur që të nis negociatat. çështja e Kosovës dhe raporti i Serbisë ndaj saj pamundëson fillimin e negociatave. Politika serbe duhet të kuptojë se për momentin po lufton për një qëllim krejtësisht joreal”, theksoi Varga.

“Serbia duhet të pranojë kthimin e sundimit të ligjit në veriun e Kosovës dhe në praktikë të bëhet thirrje për zbatimin e ligjeve të dalura nga Parlamenti i Kosovës”, deklaroi Laslo Varga, duke bërë thirrje për respektimin dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani në dialogun me Prishtinën.

2 komente në “BE, Serbia do ta pësojë si Maqedonia”

  1. syri says:

    Laslo hungarezi, mos ki dertin e serbise, megjthese ajo te jep nje rroge te qelbur, por ngrite zerin ne te mire te hungarezeve te Vojvodines qe dita dites pakesohen nga shpernguljet masive. E dime se serbet kane menyra qe t’i perfitojne politikanet joserbe per qellimet e veta prandaj hesht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje