Kompania koncensionare ACR ka reaguar në lidhje me shpërthimin e rëndë të ndodhur në minierën e Bulqizës. ACR ka shpjeguar ngjarjen, duke theksuar se aksidenti i rëndë ka ndodhur në pusin 2, niveli 16-të i minierës së Bulqizës gjatë punës për hapjen e pusit të ri numër 9. Sipas ACR-së gjatë hapjes së këtij pusi, që është edhe një nga detyrimet e marrëveshjes koncesionare me METE, është hasur një vatër hidrogjeni.
“Grupi ekspert i ajrimit në përbërje e të cilit është gaz-matësi dhe tre punëtorë ajrimi kanë vajtur në front për të matur gazin dhe për të përgatitur tubat për ajrimin e frontit. Pas disa momentesh kur këta ekspertë ishin në distancë rreth 40 – 50 metra larg ballit të punimit ka ndodhur shpërthimi i gazit”, thekson ACR.
Kompania austriake është shprehur se ende nuk dihen arsyet e shpërthimit të ndodhur, ndërsa nuk ka marrë asnjë përgjegjësi mbi vete.
ACR është mjaftuar vetëm me faktin se po merr të gjitha masat për trajtimin shëndetësor të minatorëve të plagosur, ndërsa ka ngushëlluar familjen e minatorit që humbi jetën, Naim Shyti.
turp, ilace per ju dhe familjet tuaja ato lek qe fitoni me kete popull te mjeruar.
Dridhuni o shkeles se ligjit se mora vesh se po vjen Ina Rama ne Bulqize…
Ky ash incident teknologjik si ne Gerdec. C’ka kishte per te ba ne e bame, shqiptaret na votun 140mij vota ma teper se Edvin Rama. Ky asht realiteti…
Nga historia kemi mësuar për mënyrën e shfrytëzimit të skllevërve, nga qeverisja aktuale këtë po e shohim në realitet.
Ju bëni çfarë të doni, vrisni, dhunoni, përdhosni e mos leni gjë pa bërë derisa ka halldup qeveritar që për dy lek të tyre janë të gatshëm të të rrjepin lëkurën e të ta nxjerrin në pazar, se në u ngritshim një ditë larg do tu ndihet gjëma të dy palëve bashkë.
Fatkeqesia e radhes ose fatkeqesia e inskenuar per te dale ACR-ja nga loja me demshperblime nga shteti shqipetar.
Vater hidrogjeni….lloj lloj budallalleqesh degjon nga goja e ‘specialisteve”te malokut dhe turko/ruso/albano mafies.
NUk ka asnje vater hidrogjeni ne shkembinjte magmatike te bulqizes…
me shume ka vatra te CO2 se hidrogjeni…Mund te jete nje pakujdesi qe eshte bere e “modes” qe shperthimi i turnit nuk ka marre kontaktin elektrik per nje aresye ose nje tjeter dhe ne nje moment te caktuar me nje impuls ka bere kabuuuummm….dhe sigurisht faji qe eshte 100000% i ACR qe nuk asnje politike te sigurimit teknik dhe mbrojtjes se personelit si dhe paftesia klasike e “drejtuesve” te ACR keta te fundit me cekun 2 milion euro (gjoba)qe i dhane malokut as qe duan ta dine per kushte dhe me teper per permiresim te tyre.
Per mua duhet qe te shpertheje pusi i hyrjes dhe jo pusi i transportit te kromit.Keshtu qe te riparohet hyrja do te duhet te pakten mbi 3-4milione dhe me kete menyre te pakten ngadalesohet vjedhja dhe bastardimit qe po i behet depozites me te pasur te rajonit nga kriminele dhe mafioze….
“kemi marr masat per shendetin.. etj”
Po po ,keni marr masat..mbas pazarit!Apo mos keni pritur qe minatoret t’i marrin ato masa???
Po si nuk dallin minatoret me va nxi pak ate lekure,qe te kuptoni cka eshte dhimbja,cka eshte vdekja!Meritoni ,ju te ACRse bashke me kete qeveri,me ju mbyt me dru populi per krimet tuaja!
More po ky Salih Psikopati që po bredh me gërshërë në dorë për të prerë shirrita në çdo rugicë fshati, si nuk po duket në Bulqizë?
Kjo tregon se ai është i implikuar familjarisht me korrupsionin dhe krimin që po kryhet në Bulqizë, njëlloj si me Gërdecin.
Madje as që ka denjuar të flasë ndonjëherë për minatorët e ta përmëndë Bulqizën për situatën tronditëse që po kalon 3-4 muajt e fundit.
Prisni kur të na thotë se nuk e dinte nga bie Miniera e Bulqizës.
ACR-ja justifikohet si Qeveria në shpërthimin e Gërdecit: “po merr të gjitha masat për mjekimin e të plagosurve…” dhe nuk thonë asnjë një fjalë për kushtet teknike, për të cilat duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore. Pra në këtë përgjigje është fytyra e qeverisë.
Prokuroria të marrë dy-tre ekspert (Ing. miniere që nuk janë në marrëdhënie pune me shtetin) dhe që kanë punuar mbi 10 vjet në këtë minierë. Ata përcaktojnë saktë shkaqet e shpërthimit.