Përgjimet në Itali: Thuaj Fratinit se dua të takoj Ilir Metën, ai mban gjallë qeverinë Berisha (FOTO E TAKIMIT DHE TRANSKRIPTI)

18 Tetor 2011, 18:12Politika TEMA
Përgjimet në Itali: Thuaj Fratinit se dua të takoj Ilir

Lavitola, ne rreth, gjate takimit me Meten dhe Fratinin

(E PERDITESUAR)- Fakte të reja kanë dalë në dritë mbi përgjimet e fundit në Itali për ish gazetarin Valter Lavitola, i cili bashkëpunonte, por edhe përfitonte me anë të presioneve ndaj Berluskonit. Shumë prej përgjimeve kanë lidhje me Shqipërinë, ku Lavitola kërkon favore për të përfituar pasuri.

Në tetor të vitit 2009, kur Ilir Meta mbante postin zv/kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Lavitola i ka telefonuar ministrit të Jashtëm të Italisë Franko Fratini që t’i mundësojë pjesëmarrjen në takimin që ky i fundit do të zhvillonte me Ilir Metën.

Lavitola ka kërkuar në këtë mënyrë ndryshime në protokollin për takimin me Metën pasi takimin me kreun e LSI-së, Lavitola e shihet si shumë të rëndësishëm për shumë zhvillime të më vonshme.

“Meta është ai që mban në këmbë qeverinë Berisha… ka katër deputetët dhe po kërkon të blejë edhe nëntë të tjerë… pjesën tjetër do ta shpjegoj më vonë… është shumë e rëndësishme”, shprehet në një bisedë telefonike me sekretare e Fratinit, Lavitola.

Kërkesa është bërë gjashtë ditë (15 tetor 2009) para zhvillimit të takimit Fratini-Meta në Romë.

Ndërkohë, pamjet e ofruara nga Top Channel tregojnë se Lavitola është takuar me Metën në Romë. Fotot e faktojnë një gjë të tillë. Kurse Fratini kishte deklaruar se nuk është pranuar kërkesa e Lavitolas për të takuar Metën.

Tani pritet të zbulohet se çfarë ka diskutuar Meta me këtë sekser pazaresh të ndryshme. Mësohet se në qendër të punës së Lavitolas, një sekser i ngjashëm me Damir Fazlliç, janë çështje të energjisë. Një gjë është e sigurt: gjatë një telefonate me kryeministrin italian, Silvio Berlusconi, Valter Lavitola përmend interesin e tij për të diskutuar me Ilir Meten çështjet e energjisë.

Ndërkohë në Tiranë, Ilir Meta është në një gjyq për çështje të aferave korruptive. Ai regjistruar nga një ish- zyrtar i partisë së tij duke bërë afera për çështje energjetike për shumë të stërmëdha.

 

Kush është Lavitola

Gazeta “La Repubblica” po boton pjesë të përgjimeve telefonike të kryera në kuadrin e aktiviteteve të Valter Lavitola, një gazetar e sipërmarrës shumë pranë Kryeministrit Silvio Berlusconi.

Aktualisht, Lavitola është larguar nga Italia dhe mbi të rendon një mandat arresti. Ne një prej telefonatave të vitit 2009-n, del edhe emri i Ilir Metës, në atë kohë zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme.

 

Transkripti i përgjimit telefonik italian me Ilir Metën në qendër

 

Përgjimet e bisedave që gazetari italian Valter Lavitola ka bërë me Berluskonin dhe ministra te tij ka disa javë që zënë faqet e para të gazetave italiane. Në një bisedë të publikuar së fundi nga Republica del dhe emri i Ilir Metës. Biseda është bërë në tetor të vitit 2009, kur Ilir Meta mbante postin zv.kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm. Lavitola i ka telefonuar sekretares së ministrit të jashtëm të Italisë Franko Fratini, që t’i mundësojë pjesëmarrjen në takimin që ky i fundit do të zhvillonte me Ilir Metën.

Lavitola ka kërkuar ndryshime në protokollin për takimin me Metën, pasi takimin me kreun e LSI-së, ai e shihte si shumë të rëndësishëm për zhvillime të mëvonshme. Kërkesa është bërë gjashtë ditë (15 tetor 2009) para zhvillimit të takimit Fratini-Meta në Romë. Më poshtë është transkripti shqip i bisedës dhe linku audio në italisht:

 

(13 tetor 2009, ora 10.13)

-Sekretarja Nadia. “Atëhere, ai, këtë ministrin e takon me datën 21 dhe do të zhvillojë pritje institucionale. Ti…shko në paradhomë dhe në momentin që dalin nga salla…”

-Lavitola. “Po jo, më fal, në vend që të pres në paradhomë, a më lë të pres në dhomën e tij..kam hallin se duket si…”

-N.”Nuk u kuptuam, unë po të jap kordinatat që më jep ai. Ti qëndron aty pranë dhe kur të dalin ata, ai ta prezanton. Do të shtrëngoni duart dhe pastaj..nuk e di… ”

L. “Dëgjo Nadia, nëse me lejon. Duke qenë se Franko e di, unë këtë e njoh prej 10 vitesh… ”

N. “Po, por ai nuk e shpie në dhomën e tij kur të dalin nga takimi institucional. Në përgjithësi kjo nuk ndodh kurrë. ”

L. “Po a mund t’i thuash që këtë herë të bëjë përjashtim ? ”

N. “Jo. Duhet të ndodhë aty për aty. Sepse duke qenë se ti do të gjendesh aty pranë, pastaj ai do të thotë ndoshta ” ah, qenka dr. Lavitiola që e njeh edhe ti”. Ai mi ka dhënë këto direktiva për faktin se mesa duket kërkon që ky takim të duket si një gjë e rastesishme…s’di cfarë të them…”

 

(15 tetor 2009 ora 13.01)

L. “Përshëndetje Nadia. Ai me ka thënë se mund të pres në dhomën e tij. Ai më tha se mund të më linte të prisja në dhomën e tij. Më tha : Valter, është një takim zyrtar dhe nuk mundem. Do të ishte ndryshe nëse ai do të të takonte në dhomën time në fund të takimit..meqë është kaq e rëndësishme…”

N. “Prit pak, për kë po flasim?”.

L. “Dëgjo, me datë 15 më ka thënë ministri që ka një takim me zëvëndëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm shqiptar. Duke qenë se është një takim zyrtar, do të ishte shumë e rëndësishme për një seri çështjesh që s’ti shpjegoj dot, pastaj dhe që Franko i njeh, që unë në fund të takimit të jem aty në dhomën e Frankos për të shkëmbyer dy llafe, Franko, unë dhe ai. Ky është ai që mban në këmbë qeverinë e Berishës. Ka 4 deputetë dhe po kërkon të marrë edhe 9 të tjerë…. nejse, të shpjegoj më vonë, kot që po t’I them gjërat përgjysmë në telefon. Gjëja tjetër, shih të bësh ndonjë mrekulli se unë sapo përfundova një bisedë telefonike me presidentin.

 

18 komente në “Përgjimet në Itali: Thuaj Fratinit se dua të takoj Ilir Metën, ai mban gjallë qeverinë Berisha (FOTO E TAKIMIT DHE TRANSKRIPTI)”

  1. pikoto0123 says:

    ja ku eshte e publikuar biseda e zbardhur e plote (shqip) dhe linku audio…
    http://www.mediazone.al/?p=647

    1. jimyPO PSE ATA QE LANE JETEN NE GERDECE PER NJE CAPE BUKE NEKE ISHTE E TMERR says:

      pune vagabondash e hajdutesh se te tjerat i ben shoqja xhozi

  2. arben says:

    Çojani keto tabulate, Arvizuse, se ne te tjetereve skane cfare na duhen…

    1. gramoz says:

      bravo , tamam …

  3. S.B & S.B says:

    Eshte po i njejti personazh(Lavitola) qe fliste me specialistin e ujrave(Roberto Guercio) derguar nga qeveria italiane me rastin e permbytjeve ne Shkoder ku diskutonin per mundesine e nderhyrjes prane Berishes per investime ne hidroenergjitike.
    Ne ate periudhe ka qene minister Dritan Prifti i cili do te bente mire te shpjegohej se cilat kane qene keto njohje dhe interesa aq te rendesishme midis Metes dhe Lavitoles aq sa ky i fundit insistonte me ngulem deri para Berlusconit(ne nje pergjim te publikuar diten e djeshme midis Lavitoles-Berlusconit biseda do te niste pikerisht me insistimin e matrapazit per t’u takuar me kolegun shqipetar)

  4. iliri says:

    Mero cfare behet me gazeten mezi po ju kapim kemi hyre ne fb ,sa per shkrimin si duket po ju vjene fundi zagareve,i kane te numeruara ditet

    1. Argita_B says:

      Fatkeqesisht keto histori ndjekin njera tjetren prej 20 vjetesh dhe fundi nuk u dihet..jane vete gjykates, prokurore, avokate, qeveriotare, deputete…Keshtu qe ne keto kushte perveç vdekjes natyrale, ska kush i leviz vendit..

  5. Erdhi ky putatina e berluskes perseri te bej kontraten e rradhes me berish kurven per te shkatzerruar Shqiperine ,ky fashisti qelbur ptuu jua shkerdheft shqiptari cju permban ju te huajve e berishes ci permban stani nga argita e deri ke e fundit o jashqitje njerezimit. Perse nuk reagojn politikanet e opozites por rrine si muti ne shi kunder ktyre mafiozve nderkombetar ,perse kan frik te mbrojne Atdheun e tyre ,perse ??????????????????????????? Nqs nuk jeni te zote jepni direheqje te gjithe e i thoni popullit ta mbroje ai vet ,boll me se e kthyet ket vend ne nji stan ku ndajn paret mafiozet e botes ,ne kurris te jetes shqiptarit .

  6. klea says:

    maskarenje ju rente nje kancer e te vuajne me vite

  7. Ina-N says:

    Deshmitar i takimit qenka edhe ai ne krah te majte te Fratinit, Sokol Dervishaj.

  8. laberia says:

    jo oor jo……ILIR MUTI ,,ska per ta pranuar as kete….do u thote italianeve,,,qe pergjimi esht ekomplot nga EDI RAMA..,,dhe se per te vertetuar origjinalitetin…e pergjimit…ata duahet tja lene ne dore moret vesh o popull se per ty nuk i nxihert as METES ,as bashesh…as berishes,,,(rramen do e shohim kur te vije),,asnjerit..prej atyre shkerdhatave….shikojne vetem ineresin personal….si e si..te pasurohen me shume….!!

  9. laberia says:

    duhet tja lene ne dore experteve shqiptare……….!!!!!!!!!!!!!!!

  10. e kujt po i plas se ca folin kto iher,,ket pun kan kto a thu se ca jan tu bo

  11. luciano Amsterdam says:

    ato robt e shpise ku ti kete sali rame berisha,lul basha,ilir meta..jozefina kurva…fuck all…

  12. tom says:

    Me thoni dot se cfare ben mafia italiane me shume? Por ne Itali edhe ndodh qe ka prokurore dhe gjyqtare trima, nderkohe qe ketu … ketu nuk merret vesh a ka tjeter vec mafias…

  13. Pisni vellezer se ka akoma, ma merr mendja nuk do ngelet me kaq,do ket edhe emra te tjere,kok lopes po i vjen fundi baske me salen edhe ate putanen jozefinen,keto qe i kan ber edhe marr nga populli do ti vjellin nga hunda

  14. luksenburg says:

    MERO nuk e di ku gjen mbeshtetjen qe per keto qeveritare je bo si MACJA E ZEZE: shpresoj te mos kesh fatin e te ndjerit KOSTA TREBICKA;

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje