Tryeza e opozitës për reformën zgjedhore, kërkohet garanci për KQZ-në

19 Tetor 2011, 11:06Politika TEMA

Tryeza e parashikuar e opozitës për të miratuar një draft-rekomandimesh për reformën zgjedhore u mbajt dje pasdite dhe zgjati 90 minuta. Të gjithë të pranishmit, ku binte në sy mungesa e kreut të PBDNj-së Vangjel Dule dhe atij të PDS-së Paskal Milo, ranë dakord në pikën që duhet kërkuar garanci për rolin e KQZ-së në zgjedhje. Megjithatë kjo tryezë përveç diskutimeve nuk nxori një draft konkret propozimesh të përbashkëta. Pas tryezës së Opozitës së Bashkuar folën aleatët e PS-së. Kreu i PSD, Skënder Gjinushi tha se “opozita diskutoi situatën politike pas dështimit të qeverisë për marrjen e statusit kandidat. Kjo është vërtet një humbje për të gjithë, është një dështim për Shqipërinë, është dështim i shkaktuar nga keqqeverisja, nga korrupsioni i lartë qeveritar. Një nga kriteret kryesore të pa realizuar, madje të dhunuar, është mosplotësimi i standardeve zgjedhore. Ndaj dhe tema e reformës zgjedhore ishte një nga pikat kyçe të diskutimit të opozitës sot. Opozita do paraqesë platformën e saj për konceptin e reformës zgjedhore, e cila duhet të shtrihet në 4 plane kryesore, me garancitë politike dhe administrative, me garancitë infrastrukturore, me rregullimet që duhen bërë në kodin zgjedhor dhe në përmirësime të sistemit zgjedhor.”  Duke sqaruar se çfarë kupton opozita me garanci politike Gjinushi shtoi se “garancitë politike, dihet që është shkaku kryesor i vjedhjes, manipulimit, deformimit të votës, është vullneti politik, janë politizimet e institucioneve që merren me zgjedhjet, qoftë ato direkt, qoftë ato indirekt siç është për shembull KKRT apo KQZ-ja. Pra do të thotë që të garantohet një paritet dhe një klimë politike e cila garanton sigurisht që votat të shkojnë në KQZ. Që garanton më në fund që Shqipëria të mos jetë e fundit në rajon në kapjen e standardeve zgjedhore.”

Ndërsa kreu i PLD, Spartak Ngjela duke folur për diskutimet me dyer të mbyllura tha se “e konceptuam gjendjen si të rëndë. Saliu nuk do reformë. Por edhe ne duhet të tregohemi të fortë. Ai i ka manipuluar zgjedhjet dhe tani kërkon që nëpërmjet këtij petku manipulues të vazhdojë. Ne do ti paraqesim opinionit publik platformën tonë, të gjitha aspektet edhe arbitrin, edhe identitetin e individit që të votojë i kontrolluar elektronikisht, edhe administrimin, edhe probleme të tjera që dalin nga drejtimi KQZ ose një formë tjetër. Sidomos problemin e arbitrit e pamë me një sy të veçantë. Në 2009 ju ishit me dyshim për manipulimin kur ne kërkuam kutitë. Në 2011 ja provoi gjithë botës që ai i manipulon zgjedhjet. Tani do që të mos ketë garanci për zgjedhjet, do ta shikojmë si do eci më tej. Kështu nuk hyet në Europë.”

 

10 komente në “Tryeza e opozitës për reformën zgjedhore, kërkohet garanci për KQZ-në”

  1. shpulla § says:

    Z. Opozitar , nqse Saliu ka vendosur te shtoje vuajtjet e popullit shqiptar akoma me shume ju keni detyrimin te ngriheni dhe te mbroni popullin te ardhmen e femijeve shqiptare, ju keni detyrimin mbi mbrojtjen e qytetareve te cilet ju paguajne dhe ju mbeshtesin me votat e tyre. Mbroheni popullin se jane momente shume te rendesishme per te dhe do dilni fitues nga kjo padrejtesi kundrejt popullit shqiptar. Ne e dime qe eshte e veshtire sepse nuk ka drejtesi dhe mafja shqiptare eshte shume e lidhur me internacional por sidoqofte nuk jane me te forte se vuajtja e popullit shqiptar. Ju jeni herojnte e demokracise se vertete, nqse e pranoni kete detyre patriotike. pershendetje

  2. jimyPO PSE ATA QE LANE JETEN NE GERDECE PER NJE CAPE BUKE NEKE ISHTE E TMERR says:

    ngelet duke bere tryeza po kafshe ngelet sice ju la enveri

  3. raimondi says:

    Kjo eshte nje opozite e krimbur me kaure spiune te grekut

    Ndaj asnje vote kesaj opozite te qelbur dhe antishqiptare

  4. E verteta says:

    Mjerimi i Shqiperise eshte ne faktin se opozita dhe pozita kane dale nga nje miter,mitra PKSH.Edhe pse ne dy partite ka njeres me karakter,ne to vulen e vene ish komunistet.Ndaj Allbanistani ka DEMON-KRACI.Kjo mbron katraurat e tyre.

    Shikoni ne Opinion Klan te Fevzos,debatin per ofendimet e fundit midis Z.Topi dhe Xhozit.Te bindeni se :
    1-Zanati i zhurmusit vazhdon te ushtrohet se pari nga Fevziu,ketu e pasoi Strazimiri,borgjes i ri,dhe te dy bashke e mbyten Lubonjen sa ja torturuan te drejten e fjales,hapur. Po mbyllur kur si sheh askush,c’mund te bejne keta demon-krate?
    2-Ky debat sqaroi disa nga katraurat tona allashqiptaromoniste,
    *Kur ke pozite, pa konfliktualitet midis nesh shqiptareve s’rojme dot.Aq sa kedo te kemi perballe do ta futim ne konflikt pa te bisedojme me te.
    *Fevzoja i krijon debatet ne opinion,pa arbiter NEUTRAL,kete rol e mer vete duke ditur qe ai eshte mercenar i saliut.Kete pune ben Mece,dhe dirigjente te tjere te TV-ioneve.Ndaj media eshte e politizuar 100%.
    *Fevzo e bombardon ate qe do, me pyetje te pa fund,deri sa ja humbet fillin e idese qe Fevzos nuk i pelqen.Ketu ai eshte “mjeshter” i ketij kodoshlleku.
    *Saliu duke e fryre,hiperbolizuar Ramen si njeri konfliktual ka mbi 2 vjet qe justifikon krizen,per faj te Rames,dhe s’pranon per vete as nje qime gabimi.E thote qe fajet jane tonat,por jo edhe i imi.Me keta dy peremra kerkon te fshihet prapa gishtit, krejt utopi.
    Realisht kriza denon se pari qeverine,se dyti LSI-ne,pastaj Ramen,kete thone debatet, dhe BE-ja.
    *Konkluzion ne Tiranistan behet c’do gje midis klaneve vetem per fronin,te tjerat jane rota e peste e qeres,begatia e popullit rote e shtate. Froni ju mbulon c’do mekat,i pasuron, ndaj perse ta duan BE-pian?Ate qe s’kuptojne eshte fakti qe pandershmeria,punet nen rogos te gangrenizojne trupin ( ku eshte Mediu sot?, ne spitalet e Vjenes,pse? u gangrenizua nga kodoshlleqet)dhe femijet e tyre,sepse i meson me edukate kodoshesh.

  5. hajriu says:

    Keta jane funderrina te gjithe(si PS siPD) dhe nuk duan vete te ndryshojne ligjin se duan te vjedhin. Pse nuk beni votim elektronik? Apo doni te vidhni?

    1. Genti says:

      Na e rrofsh per vere o Hajri se per dimer kemi batanije leshi

      1. hajriu says:

        Duhet me ta bo me seanca or gent , se ti je komplet

  6. Genti says:

    Dhe nga e kerkoni garancine ju? Nga Saliu?? O pika ju rafte te gjitheve qe ju ka vu perpara nje cope malok!

  7. i drejti says:

    ORE ZOTERINJ – NUK KERKOHET GARANCI NGA I PA GARANTI – NUK U NGOPET JU ME KETE PALO KQZ?DEVIZA JUAJ DUHET TE JETE; NUK FUTEMI NE ZGJEDHJE ME KETE K/MINISTER[HAJDUT ZGJEDHJESH] E ME KETE KQZ – TJETERSUSE – ZGJEDJESH.KENI TE FALA-NGA POPULLI I ETUR PER DEMOKRACI-.

  8. eni ;leka says:

    ne rast se nuk don ndryshim kriminelet populli menjihere ti rrezoje dhe ti zevendesoje nana shqipni ka plot politikane te ndershem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje