Mustafaj: Bamir Topi mund të reformojë PD-në

20 Tetor 2011, 21:53Politika TEMA

Lëvizja politike e Bamir Topit pas mbarimit të mandatit presidencial po pritet në kampin blu si një lëvizje që mund të ndryshojë një herë e mirë balancat në Partinë Demokratike apo të ulë ndikimin e saj duke krijuar një front të ri të djathtë. Më qartë se sa lëvizja e ardhshme e Topit, i cili vazhdon të ruajë staturën që i kushtëzon posti i Presidentit, duket frika që ka kapluar kampin blu nga kjo lëvizje dhe vetë kryetarin e partisë, Sali Berisha. Prej ditësh gazetat pranë kësaj partie po e sulmojnë Topin në të gjitha mënyrat dhe me të gjithë fjalorin, edhe pse është presidenti i zgjedhur nga kjo parti pas një karriere politike në PD, ku mbajti detyrën e nënkryetarit. Po si e sheh rikthimin e Topit në politikë, një nga figurat më të vjetra dhe me influencë në PD, ish- ministri i Jashtëm i qeverisë Berisha dhe ish-miku i tij, Besnik Mustafaj.

Duke folur për këtë çështje i ftuar tek emisioni “Shqip” në Top-Channel Mustafaj tha se shihte dy mundësi të rikthimit të Topit në politikën aktive. E para sipas tij është rikthimi brenda PD-së ku ai me statut është anëtar i Këshillit Kombëtar përjetësisht derisa të largohet në ndonjë parti tjetër, dhe në këtë mënyrë të tentojë reformimin e kësaj partie. Dhe e dyta, për të cilën Mustafaj tha që nuk e di se sa e vërtetë është, do ishte krijimi i një partie të re. Në këtë rast Mustafaj thekson se “Bamir Topi ka një staturë të lartë morale dhe angazhimi i njerëzve si ai do t’i bënte mirë së djathtës, por mbetet për tu parë nëse ka dhe një staturë lideri në politikë”.

Nga ana tjetër Mustafaj duket se ka më për zemër një “luftë” brenda partisë “mëmë” pasi shton se “figura si Topi nuk i mungojnë PD-në dhe me angazhimin e tyre brenda partisë ata mund ta reformojnë këtë parti.

“Kur të lërë presidencën ai i ka të gjitha mundësitë për të bërë këtë pasi është anëtar i Këshillit Kombëtar me statut si ish-president. Topi ka eksperiencën dhe pjekurinë e duhur politike për të ndërmarrë lëvizje të tilla dhe sigurisht presidenca vetëm sa ia ka forcuar më shumë staturën politike”.

Gjithsesi Mustafaj nuk foli me siguri se çfarë mund të bënte presidenti aktual në të ardhmen e afërt, por nga diskutimet në këtë panel, ku ishte i pranishëm dhe një tjetër figurë e PD-së e distancuar për shkak të afrimitetit me Topin, Aleksandër Biberaj, u duk sikur kishte një grup njerëzish në këtë parti që prisnin këtë vendim për të parë një mundësi për tu angazhuar politikisht.

 

36 komente në “Mustafaj: Bamir Topi mund të reformojë PD-në”

  1. Kalorsi i zi says:

    Mos u merakos o trap mustafaj se dhe ti ke arsye te presesh vendimin e popullit. ne vend qe te flasesh per topin sulmo Berishen, do te ishte me inteligjente dhe e kohes.

    1. Argita_B says:

      Mustafaj eshte nga ata te paket persona qe ka kritikuar mungesen e reformave ne PD, pra ne menyre indirekte Berishen.
      Ne PD zoteron diktati i Sali Berishes dhe simpatizant/servileve te tij.
      Kjo eshte pjesa sunduse dhe ekstreme e PD-se. Klani tjeter eshte ai i Jozefina Topallit, qe anojne shume nga ana e Sali Berishes, pra ekstremiste, jo ekstremiste te djathte, se pjesa me e madhe jane injorante dhe pa asnje lloj ideollogjie apo doktrine (ah po, e vetmja doktrione qe njohin eshte servilizmi, klientalizmi dhe mediokriteti).
      Egzistonb dhe klani i te moderuareve si Bamir Topi, Mustafaraj ben pjese, Biberaj, Leka Meksi & Co.
      Ajo qe i mungon ketij klani eshte suporti nga media, nese mediat pergatisin opinionin dhe arrijne te heqin nga koka e militanteve te PD-se teorine e kultit te individit, Berisha rrezohet relativisht shpejt, pasi po fillon te rrjedhe nga mendte dhe po behet plak matuf.
      Topi nuk ka patur karizmin dhe intrigat e Berishes, pasi nuk ka bere shkollen e Partise se Punes, po ka meriten te prezantoje qytetaret (dhe pse Tirona nuk eshte shquar ndonjehere per politikane).

      1. Tironci Lugano says:

        Argita_B
        Mustafaj mesa di une ka filluar te kritikoj mungesen e reformave kur ai u menjanua nga PD edhe pse kto kritika i ka bere me gjysme zeri.Sa ishte pjese e Pd nuk hapi asnje here goje por e shfrytezoj te qenurit aty vetem per veten e tij.E njeta gje ven dhe per Bamirin sa ishte ne PD kurre nuk hapi goje.Te qendronte ne Pd e te mos behej president dhe nga aty te niste kritikat ne adrese te Berishes.Biberaj po e njeta muzike.Biles ky na u be dhe president i federates se gjimastikes duke shfrztezuar te qenurit ne PD.Me sa di une ky sport nuk eshte zhvilluar ndonjehere ne Tropoje nga ku dhe Biberaj ka dale.Keto jane njerez qe sa jane ne kryesi e shfrytezojne ate per qellimet e tyre e kur menjanohen fillojne te hapin gojen.Persa i perket te ashtequajturit grup te Jozefines personalisht nuk shoh asnje te tille.Edhe kjo shfrytezon te qenurit Kryetare Parlamenti.Nje dite qe sdo jete me sdo i afrohet kush se nuk eshte e afte per asgje e jo me te krijoj grup.Leka Meksi ka kohe qe ka dale ne pension.Cfardo partie te krijojne keto individe qe permenda me siper nuk arrijne te thithin elektorat.Gje qe eshte provuar dhe nga individe te tjere si majtas dhe djathtas.Perjashtim ben vetem LSI e kjo per faktin se lideri i saj ka qene ne pushtet dhe ka ditur te joshi orekset e “elektaratit” te saj.
        pershendetje

    2. turi says:

      Shoku Mustafaj, askush si ti apo bamir Topi nuk keni te drejte morale te drejtoni politiken shqiptare. Ju do te sillni vetem vazhdimin e kesaj katrahure te kesaj bote mynxyre qe i dhuruat shqiptareve.
      Bamir Topi akoma flen me foton e E. H. poshte jastekut. Vete vellai i vet, doktorr flamuri, e ka pohuar , se e ka si hajmali dhe nuk e zen gjumi pa ate nen jastek.
      Apo doni te na dhuroni nje mjek kafshesh kesaj radhe ne vend te Saliut.
      Bamiri jo vetem qe ska b..the te luftoje korrupsionin sepse eshte vete deri ne fyt i korruptuar , por Ai eshte nje politikan i punesuar dhe punon me komando, qe flet sa here i jep urdher komandanti i vet dhe per me teper eshte karierist i terbuar.
      SHQIPERIA KERKON NJEREZ ME GEN TE PASTER PATRIOTI, PER TA DREJTUAR DHE TE TILLE KA PLOT. LERENI SHQIPERINE TE LIRE, O JU HIJENAT E POLITIKES, DHE DO TE SHIHNI SE CILET NJEREZ E MERITOJNE.
      MJAHT ME ME POLITIKANE TE PUNESUAR DHE TE URDHERUAR NGA TE TJERET.

  2. Tosi says:

    Jo o Besnik,s’ka reformim te partis se Gadafit pasi e ndyu keq ate..Mos u lodh me kurthet e tua,Topi do krijoje nje force te re politike.Kur shkove tek “Trapezi” i Topit ,Ai e kishte plot me miq Deputet ate,por ti ja katandise vetem ne Nje,(Oketen)..dhe ate desh e dogje me gjoja memorandumin tend te famshem qe te ngeli ne xhep,provokove…Sot po perpiqesh ta terheqesh Topin ne “Sirte”,ne bunkerin Berisha-Meta.I vetmi person qe do iki i fundit nga aty,jeni ju,s’ke faj,nuk del dot nga loja,ai takim ate nate ne shtepin e Ramizit,ku ju gjoja ndenjet tek dera,te zu koken mua aty ku ndenje.

    1. eli-Tiv says:

      …jam e ketij mendimi..thone..tendt kocken ja ja ha..edhe mustafaj eshte tropojani i saliut…kuptohet eshte marifetaxhi i zbuluar..
      Sot dime me shume nga bota e fshehur dhe e piste poltikes te saliut si dhe vleresimet qe i ka bere diplomacia amerikane (jo sekret per ne).
      Mustafaj di shume-shume me teper….e kjo sjellje e shtirur…eshte nje dhelperi e neveritur..Cudi keta njerez jetojne jashte realitetit???

  3. Rilind says:

    Dmth ky Mustafaj do qe ta mbaje Topin ne nje PD te manipular nga Berisha qe Berisha te ruaje pozitat e tij sic ka bere keto 20 vjet.
    JO, Mustafaj, nje parti e re nga Topi qe te marre vota sa per te hequr Berishen nga pushteti eshte zgjidhja me mire. Me vone mund te reformohet edhe PD.

  4. Salushi says:

    Mustafaj eshte figure e larte e PD ,por te gjitha keto figura qe jane larguar duhet te krijojne PD normale te Djathte mbasi PD egzistuse eshte kthyer ne nje Parti Familje Berisha.
    Mustafaj ,Topi Biberaj ,Zogaj Selami e shum e shume te tjere qe i jane larguar prej Berishes te krijojne Partine origjinale te PD,qe ketij vendi ti kthehet Demokracia e grabitur tashme nga Berisha me Banden i tij,
    Te gjithe ne kembe pra per te cliruar vendin perseri nga Diktatura e re 20 vjecare qe po tregohet edhe me e eger se e para.

  5. elena gramozi says:

    E mira eshte qe Topi te krijoje nje parti te re, se po shkoi ne PD ai ka per tu vene si gjithe te tjeret ne resht nene urdherat e berishes.

  6. albani says:

    Duhet formuare sa me shpejte partia demokratike me demokrate te vertet dhe jo me sekretare komonista e me spihuna te sistemit te vjeter.

  7. besnik says:

    mustafaj eshte tropojan ,dhe as mos tju shkoj mendja se eshte kunder saliut ai eshte lene ne kete rol nga saliu ,kush ka memorje le te kujtoje vitet 95-96 kur saliu e mbyti komplet opoziten e atehershme dhe kish vvene tropojanin azem hajdari ti bente gjasme opozite sa per ti hedhur hi syvve opinionit vendas dhe te huaj

    1. berreta e kuqe says:

      me fal po dukesh qe je I trashe

  8. sindi says:

    kam shum besim se zoti topi do i shikoj shum holl gjerat se tani nuk duron dot me ky popull kam shum besim se tani ne kto momente shpresa esht tek bamir topi

  9. E vetmja menyr per te larguar berishen dh zagaret e tij si ilir kok lopen jozefina ku,,,,en nga pushteti eshte krijimi i nje partie te re dhe te mos bej asnjeher aleanc me partin demokratike qe eshte sot pa u shporrur keta plehera sepse per ndryshe nuk do te kishte vlera partia e re e Bamir Topit

  10. ermiri says:

    Reformim i PD-se nepermjet Topit, me Berishen kryetar ?!!!
    Si nuk tha asnjhehere dicka te mencur kjo gjeja?!

  11. Albert says:

    Nuk ekziston Parti Demokratike ne Shqiperi! Kush beson se ekziston PD, ne rastin me te mire eshte komplet naiv dhe jashte realitetit. Ne shqiptaret jetojme ne kushtet e mugeses totale te shtetit. Te mos ushqejme iluzione per te kunderten. Qe te shpartallohet banda e cubave qe drejton Berisha,duhet nje organizim demokratik nga nje grup intelektualesh qe nuk kane harace,nuk jane perlyer ne korrupsion ne keta 20 vjet. Zoti Biberaj eshte nje i tille brume,qe i permbush kriteret,i ka keto cilesi. Nese zoti Topi nuk rezulton me “borxhe” karshi klaneve te ndyra komunisto-mafioze eshte krejt e sigurte,nuk ka asnje diskutim se nje organizim politik i ngritur mbi parime te shendosha demokratike e shporr njehere e mire komunisto-mafiozin Berisha nga skena politike. Fabula eshte shume e thjeshte. Do vijme te dita e ballafaqimit,do trokase ora e se vertetes. Ne ate ballafaqim do dale e verteta e plote dhe e qarte. Skenare te tjera te tipit Meta per ndarje me dysh te elektoratit,per dobesim tkurrje…etj, nuk jane zgjidhje. Qe te shpetosh nga mocalishtja duhet nje veper e mirefillte bonifikuese. Eshte thjesht ceshtje kurajoje qytetare dhe intelektuale,nuk ka kurrfare enigme apo misteri ne kete mesele…

  12. Arjani says:

    Qe Mustafaj nuk eshte delfin i berishes kjo nuk ka diskutim. Qe Bamiri duhet te krijoje nje Parti edhe kjo nuk diskutohet por, duhet te kete shume kujdes me ata qe do te grumbulloje rreth vetes. Sepse jo te gjithe ata qe jane distancuar vete nga PD-ja, apo menjanuar nga Berisha jane figura me integritet moal dhe politik. P.sh. Aleksande Meksi, vertet eshte distancua nga PD dhe Berisha, por eshte njeri nga aktoret kyesore te korupsionit dhe shkaterimit te shtetit ne vitin 92-97. Agron Musarai, Alfret Sereqi,Sadedin Balla, Abdi Baleta, e shume te tjere kontribuan me korupsionin dhe ekstremizmin e tyre ne krijimin e nje shteti te koruptuar me nje qeveri gangesteresh, dhe nje president diktator si S.Berisha. Nese Bamiri nuk do te kete kujdes nga keto figura qe do te mundohen ti ngjiten, Berisha me propaganden e tij ka per ta shkateruar.

  13. star says:

    Dhe dije o Mustafa: Bamir Topi i bulevardit hor, kurre nuk mund ta marre keneten PD ne dore.

  14. aziz says:

    pd eshte eshte kthyer ne nje parti kurvash te tipit nazizt dhe vetem nje gje mund ta shpetoj shkaterrimi drejt te cilit po shkon. sorry bes but i don`t think you are that naive

  15. Visar says:

    Bamir Topi, qe nuk hapi gojen kohe te gjate, te marre kurajen e te krijoje Partine e vertete Demokratike. Ose, nese ai ka shoke te besuar e me peshe brenda PD, qe edhe ata jane kunder Berishes komunist, nese ka premtimin e tyre per te reformuar krejtesisht PD, atehere te kthehet ne PD e te nisi reformimi i thelle, pa Berishen, diktatorin e ri komunistin qe na la trashegim ish diktatori Alia.

  16. misionari says:

    Presidenti Bamir Topi nuk ka kohë të presë mbarimin e mandatit, siç e kushtëzon Besnik Mustafaj; pasi, me refuzimin e statusit te kandidatit për në BE, ngjarjet do të rrokullisen me shpejtësi edhe në Shqipëri. Me pak guxim, me mbeshtetjen e ish grupit të tij të deputetëve,në konsultime të rregullta me të derguarit e SHBA-ve dhe BE-së, Bamir Topi besoj se do të ushtrojë kompetencat e Tij si President i Shqipërisë për shpalljen e Zgjedhje të Parakohshme Parlamentare; krijimin e Partisë “Kuq e Zi” për Shqipërinë; korigjimet e domosdoshme në Kushtetutën e deformuar nga nderhyrja fatale e 21 prillit 2008; korigjimi i Kodit të sotëm Zgjedhor dhe krijimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me gjyqtarë e juristë pensionistë me integritet profesional e moral qytetar; aleancë me PS-në e Edi Ramës dhe të gjitha partitë e tjera që kanë elektorat kundër PD-së së Sali Berishes dhe LSI-së së Ilir Metës etj. etj., punë që Bamiri ,besoj se i di më mirë vetë.

  17. mali63 says:

    Zoti Mustafaj mos prit ti nxjersh geshtenjat nga zjari me duarte e Topit,gjate gjithe kesaje kohe je treguar hileqare,per te zene nje poste ne P.D.dhe fricacak,duhet te kishe filluar me heret te flisje per rinovimin dhe organizimin e P.D.bashke me disa shoke te tjere,si biberaj etj ,Topi duhet te krijoje parti te re demokratike,duke mos te mare ty se nuk ja ke bere vendin.

  18. Poeti dhe filozofi Besnik Mustafaj e “këshillon” Bamir Topin, që pasi të bjerë nga fiku ku ka hipur, të kthehet në Partinë Demokratike me detyrën e shenjtë të reformimit të mëtejshëm të saj. Sigurisht i takon ish- punonjësit të Institutit të Studimeve Marksiste – Leniniste pranë KQ të PPSH-së që të rekomandojë modelin politik të trashëgimisë historike të pushtetit të PPSH-së nga duart e Enver Hoxhës në ato të Ramiz Alisë. Mirëpo, që të ndodhë kjo mrekulli,duhet të futen në burg Fahri Balliu, Aleksander Frangaj, Frrok Çupi, Blendi Fevziu, Zhani Ciko, Petrit Beci dhe grupi i tyre armiqësor në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Sportit e Artit; të pushkatohen Arben Imami, Fatmir Mehdiu, Shefi në detyrë i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe të shpartallohet grupi i tyre armiqësor në Ministrinë e Mbrojtjes; Genc Ruli, Ritvan Bode,Sokol Olldashi dhe mbështetësit e tyre në Ministritë e Financave, Ekonomise,Transporteve e Bujqesisë. Së fundi, të detyrohet të varet në shandanin e florinjtë të shtepisë së saj poliagjentja e rrezikshme Jozefina Topalli dhe të pushkatohen me revolver në gojë Bujar Mahmut Nishani, Eduard Halimi e Enkelejd Alibeaj,si dhe te çohen per riedukim ne minieren e Bulqizes, Flamur Noka, Majlinda Bregu, Albana Vokshi, Mesila Doda,Çiljeta Xhilag etj.
    Pastaj, Bamiri duhet te presë vdekjen e diktatorit Sali Berisha deri në vitin 2044, kur Zoti do t’ia mbullë sytë në moshën 100 vjeç!

  19. Elba says:

    Saliut i kane ngelur disa karagjoze si Emin Gjana,Ferdinand qXhaferri,TRitan SHehu, e tjere.Z.Topi te krijoje nje parti tjeter.Kjo tani eshte bere Partia e sigurimsave dhe e Komunistave. Partia e Topit le te quhet Partia Demokratike eDjathte ose dicka tjeter.

  20. brace says:

    Cfare bejne komunistat,e tropojanet nuke i intereson asekujte,Z Bamir Topi eshte qytetare Tirane,familje me taban,te kulturuar e me prirje rreale te Djathte.Prandaj eshte terbuar komunisti palake,me hajdutet e tije ,ska turpe ofendon presidentin e Republikes,zduhet te habitemi kjo eshte kultura e fshatarit tropojane,dhendri i serbeve.Formimi i 1 partie te djthte largon perfundimishte komunistat e spiujte nga pushteti i grabitur,shpeton populli shqiptare nga diktatori vrases i fundit,mbase kadafit.

  21. Toni says:

    Mos u cudit se ne shqiperi 30% jane totalisht injorante dhe i besojne gjithe gomardhiqet e Saliut. Ata i mjaftojne Saliut te udheheqi per 50 vjet te tjera. Shume nga keta kriminele i ka punesuar ne polici, garde, administrate. U jep komputer falas dhe ata gjithe diten ‘komentojne’ duke u bere jehone budallalleqeve te shefit. Se per cfare gjeje tjeter do mendojne: kombesi? vellazeri, bashkim, perparim, demokraci, etj. keto jane te gjitha fjale te huaja ne shqiperi.

  22. mesuesi says:

    Z.Mustafaj,thua se je intelektual !?Trego publikisht se cfare vlerash mbron sepse deri tani leviz si “susta”.Intelektuali ka nje qendrim te qarte dhe e thote ate hapur. Ju,asnjehere nuk jeni shprehur qarte,per Sali Berishen.Edhe kur keni shprehur ndonje “pakenaqesi” kunder tij,(edhe pse jeni poshteruar prej tij )e keni artikuluar me diplomaci.Ky eshte qendrim urithi ,jo intelektuali .Thua se je me Topin,por jo te formoje parti te re. Por cfare te beje Topi? Sipas teje te rreshtohet me Berishen dhe ti beje fresk atij !!?? Bravo Besnik !!! E gjete zgjidhjen !!!Keshtu je njekohesisht me te dy .Zgjidhje prej interesaxhiu por jo prej politikani vizionar (te pakten keshtu pretendon te shfaqesh). Behuni nje here te pakten ne jeten tuaj “burra” dhe merrni kurajon te thoni qarte dhe hapur ate qe mendoni; sepse eshte absolutisht e drejta juaj te rreshtoheni ne anen qe doni ,por ,ne besoni ne zot, mos u shfaqni me shume fytyra

  23. Baca says:

    Topi nuk mund te reformoj partin pa reformuar perpara veten e tij.Atij I mungon trimeria dhe guximi per te folur hapur per cdo gje qe vuan shoqeria Shqiptare. Diskutimet e tij ,intervistat dhe konferencat e shtypit nuk kan qen as mish as peshk .E KAM degjuar disa her dhe nuk e KAM kuptuar dhe KAM pershtypjen qe edhe Ai vet nuk e kupton veten e tij.
    Ai duhet te jet me i cilter me publikun .Ai duhet te flas hapur per problemet qe jan dhe te adresoj kritikat .kohet e fundit ka levizur pak sepse e ka piskuar Dikush ne te ndenjura . Ne se nuk morem status e kandidatit per ne Europe presidenti duhet tu var pergjegjesit politikaneve ne qaf , vetem fain e kan politikanet.po kush? Duhet ta thot presidenti..topi nuk flet konkretisht.Ai nuk mund ta reformoj PD- n.KAM pershtypjen se eshte mesuar te punoj ne nen trysni dhe kur del I lire jashte trysts nuk di nga tja fillon punes ne mengjes.

  24. orli says:

    Akoma nuk e kenikuptuar mjeshtrin berisha?!ai kur e sheh qe do kete rrjedhje votash,fap krijon nje parti te re me”disident”si ceka,pollo,shehi,lesi,ndoka e nduku,topi e topja dhe ja ku eshte perqindja e pare(ai bylmet ngelet po ne ate stan).Te gjitha keto jane bllofet dhe komedite e sali udb-es.

  25. inf says:

    Po besniki ose musta ose mustafa se ky ka shum emra ne katun e thirrin muste ne pd e thirrin mustaf,ne kafe e thirrin mustafaj.
    ky mor zotrinj te nderum te faqes TemA ka pesu si karroca e dylit ky meqenese eshte pa pune dhe shkrun vjersha tani Berri i malit berrisha i vellai i vet e ka fut ne aktivitet te plote ne heshtje ket mizerrabel
    Shikoheni i propozon Bamirit per Reformim propozon qe hajde ketu Ti Bamir dhe Reformo PD E BERRISHES ME 40 HAJDUTERR.
    Bravo ore muste o Mustafa o Mustafa po deshe Kumlla Hyp e HA.
    Keshtu ka pesu ky ish Komunist i felliqt ky nenpunes pa bereqet ky thashetheme xhi i poshterr,
    Ik o Muste ik shko rruj dhit dhe mos i shti Mish Dhije Muhabetit,lene ti Presidentin Topi lene Rahat o djall me brire o katunar Tropojet o sahani i saliut dhe i klanit lemeria Made in TROPOJA .
    Ky je ti nji pordhac Frikacak nji fundrrine e PD qe kerkon te zhytesh Bamir Topin ne ate Garnizon Ujqish dhe Hijenash,ky je ti dhe nuk je tjeter,shko ti Renovohe PD E ARGITES, shko Ti Renovohe PD E XHOZEPINES
    Shko po ta majti Suma Ty.
    Pse se ke bere me para apo pret te tjeret ti,,,, Tregoi miletit se sa here je taku me berrish qelbesiren kto kohet e fundit dhe ç’fare keni bisedu,Tregoi se Mileti te ka pa TY qe je breke e bythe me saliun tend e di njerzija se ti dhe ai jeni palaçot me te meshenj dhe ish komunistat me te flakte te ish Diktatorit Hoxha .
    ik hip te kumllat e Priskes dhe bjeri çiftelise ti o i pa bese.

  26. Shpatar says:

    Po e perseris mendimin qe kam dhene me pare.Duke marr shkos, nga debati se cfare mund te ndodh mbas mandatit te Z.Topi,po hedh varjantin me te mire .Topi i ka te gjitha shancet te krijoje nje parti te djathte shume me ndryshe nga kjo qe egziston.Po te shohim me kujdes ngjarjet politike, ne keto 21 vjete, ngjajne me nje loje matrapazxhinjes per tu pasuruar ne kurris te popullit te sterrlodhur nga periudha 78-90.Ramizi,ramet past,e dinte qe nuk kishte rruge tjeter vec se te mos katandisesh si shoket e tije komunist.Morri Presidencen me kompromisin Nano -Berisha dhe ja la ne duar te Berishes e Nanos vazhdimesine politke te Shqiperise.Pra si e majta dhe e djathta me keto dy figura nuk perfaqsonin idealet reale te popullit qe e donte aq shume demokracine.Keto dy kollona fallco na sollen ne kete gjendje ku vuajme sot.Ne se e majta me Ramen po lufton te largohet nga mema e keqe e djathta nuk ka levizur fare nga istikami i poshtersive te saje ndaj te ardhmes tone.Burrat e ndershem dhe me kulture brenda te djathtes deri me sot me shume kane preferuar te largohen nga Sala se sa te luftojne brenda partise .Une nuk keshilloje qe Bamiri te nise nje fushate brenda partise se vete per ta reformuar .Ndryshe do ta perjetsoje qendrimin e Sales ne krye te PD e shume me te forte.Divorsi me te do te krijoje nje force te re e cila gradualisht do te veniti influencen e ketije te patheshmit.Ky veprim i Z.Topi do te sjelle nje klime tjeter ne fushen politike Shqiptare.Do shkojne te gjithe ne vendin qe ju takon duke hequr maskat qe u jane ngjitur ne fytyre.Jo vetem PD do ndryshoje por dhe PS do vazhdoje te heqi qafe servilet fanatik te Nanos qe i ka ne gjirin e saje.Pra na duhet edhe 8 vjete te biem ne kursin pro Evropjan.Dhente Zoti te jete fundi i allakatjes e i matrapazlleqeve politike.

  27. fede says:

    PS=PD=TIRANIIIII
    SHQIPERISE I DUHEN DY NGJYRAT E BUKURA-KUQ-BLU….JO TE BALSTOSURA ME HIPOKRIZI…
    MESONI NGA CPESOI GADAFI E KOMPANI,ORA PO MBIE E NE SHQIPERI-KOMBI JU PRET ,KA COPE,COPE MBI 100 VJET..
    NE SBENI DOT ME MIRE-LERJANI RRUGEN RINISE…

  28. Jo z.TOPI, ne asnje menyre nuk duhet te degjosh dhe te afrosh ne levizjen tende Politike njerez te markes Besnik Mustafaj apo te tjere si Ai, qe tashme prej kohes se PPSH dhe te PD keto 21-vite mashtrime aspak Demokraci, nuk jane me Ty. Nuk jane me Ty se ti je çun Tirone, qytetar, dhe ata jane me shumice provinciale edhe pse kane nga nje Diplome-Universitare, ku nuk mungon pompimi i kohes dhe zyrave te PPSH. Per kete MOS…MOS i degjo dhe mos i afro, sepse ke me vete te pakten 20% te te gjithe elektoratit aktual qe voton per PD, por me teper ke shansin e madh dhe historik te kapesh e te drejtosh te Djathten e vertete Shqiptare, te shushatur e mashtruar prej 21-vitesh nga provincialet e Berishes ne PD dhe pseudo-qytetaret Nano-Meta-Topalli e do fundrrina te tjera si Mediu+Idrizi+Ceka+Xhuveli+++ qe rrine ne koalicion qeverises me vota te vjedhura per te vjedhur gjithcka te popullit dhe shtetit bashke.
    Fundi dhe Vrasja mese e merituar edhe me nje skene te pergjakur fatale e Gadafit, eshte paralajmerimi i radhes per Diktaturen dhe Diktatorin e Shqiperise aktuale dhe e bashkepunetoreve te tij me te afert, sepse jo shume vone rradha eshte edhe ne Ballkan shqip-foles -sidomos ne Shqiperi e Kosove ku jane istaluar plotesisht rregjime mafioze totalitare nga me te rrezikshmet per Europen e me gjere- per disa permbysje mese te domosdoshme (pune muajsh deri ne fillim pranvere, do apo nuk do Ed Rama me frikacaket e tjere ne lidershipin e Opozites te udheheqe shumicen absolute mbi 85% te popullit qe eshte ne krize totale ne cdo drejtim, por kjo shumice absolute do e beje ate qe beri populli Libian me cdo cmim e sakrifice). Por pas Jemenit dhe Sirise qe kane radhen seshpejti kete fund-viti, lista dhe skema Perendimore gjithmone realizohet.

  29. beko says:

    Kane kaluar 20 vjet . Me partite politike egzistuese nuk mund te vazhdohet me . Shikoni produktin e tyre , vendi eshte ne krize te thelle identiteti ; shqiptaret me te percare se kurre ; ndjenja humane ka vdekur dhe kete e tregoi ne menyre te vecante vrasja e 4 shqiptareve ( i paharruar kujtimi i tyre ) mu ne mes te bulevardit te tiranes . Si reaguan shqiptaret ? Kjo eshte e dhimbshme . Deri sa te denohen fajtoret e asaj masakre ne Shqiperi nuk do te kete demokraci

  30. Haxhi Qamili thote says:

    Jam shume dakord me shkrimin e MISIONARI,Katjusha Shqipetare,sigurisht dhe me shkrimet e tjera por kurresesi smund te pranojme qe njerez si B.Mustafaj te rreshtohen perkrah B.Topit ne qoftese krijon parti te re,ky lloje tipi eshte nje skuth i regjur i sistemit te kaluar,po te ishin burra keta i dilnin hapur banditit S.Berisha,ketyre nuk u falet se nuk jane vitet 1945,50,60,70 e derifund 89te kohes se Enverit qe te denonte ne emer te Popullit e te Partise,po jemi ne vitet e Demokracise ku Saliu me ndihmen e mbeshtetjen ketyre si Mustafaj me shoke arriti te perforcoje pozitat e tija prej nje diktatori te ri ne kete pseudo demokraci.

  31. demokrati says:

    Me ne fund Mustafai reagon dhe ndryshon,nga pergjerimi drejtuar uzurpatorit te PD ne domosdoshmerine per konkurence politike brenda PD. Por a do te lejoj Berisha konkurence qofte edhe formale ne Keshillin Kombetar apo do te perdor lakejt ne te njejtin skenar si me Selamin apo grupin e deputeteve. Brenda PD Topi ka vlere dhe Berisha do te rrezohet nje dite,jashte PD Topi mund terheqe me vete vetem nje segment te PD qe eshte kunder Berishes dhe klanit te tij, dhe nje pjese te vogel te qendres qe aktualisht eshte e paangazhuar. Nese Topi zgjedh opsionin e pare, armet e Berishes ne konfrontim te drejtperdrejte jane te ezauruara dhe nje votim i fshehte dhe i ndershem rrezon Berishen pa me te voglin dyshim. Nuk e kuptoj qendrimin e Selamit, kur mendon zoteria se duhet te thote fjalen e tij per problemet qe ka PD dhe Shqiperia sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje