Një roman që bën dinjitoze dramën e emigrantëve shqiptarë

21 Tetor 2011, 18:18Lifestyle TEMA
Një roman që bën dinjitoze dramën e emigrantëve

Një roman i shkruar nga një dorë e vërtetë shkrimtari. Thanas Medi, një shkrimtar me fillesa në vitet tetëdhjetë, ka arritur t’i japë lexuesit një roman të shkruar shumë mirë, që merr temën nga jeta e  emigrantëve shqiptarë në Greqi, përplasja me racizmin, integrimi dhe asimilimi i tyre, dhe mbi të gjitha çmimi i lart me të cilin paguajnë përpjekjen për të qenë njerëz normalë

Personazhi kryesor, një emigrant shqiptar nga Jugu, që dashurohet me vajzën e një greku racist, që ka djegur shqiptarë dhe që me dramën e tij bën të bukur dhe dinjitoze fuqinë me të cilën shqiptarët përballojnë problemet e një shoqërie në krizë nga dhjetëra sëmundje prej të cilat është prekur shoqëria greke.

Lexojeni romanin e Thanas Medit “Hija e Mallkuar” dhe s’do të zhgënjeheni.

5 komente në “Një roman që bën dinjitoze dramën e emigrantëve shqiptarë”

  1. L.Luarasi says:

    Zotit Thanas Medit i lumte dora dhe mendja qe kap nje teme ku denohen konceptet raciste ne jeten e Greqise se sotme.Por mendoj se konceptet raciste kultivuar aq shume nga komunizmi fanatik i Tiranes 45 vite ende kane metastazat e tyre ne Shqiperine e sotme me demokraci feminore.
    Dihet qe dashuria e lire,e cilter, ne diktature ishte e pa mundur midis dy te rinjve,qe deshin njeri tjetrin.Djali me familje komuniste s’mund te martohej me vajzen e te deklasuarve.Apo djali i te deklasuarit s’mund te martohej me vajzen prej familje komunistesh.Tjeter pune se kishte raste qe keto martesa pranonin te kryeshin dhe jetonin ne nje jete ku njollat ne biografi,benin presionin e tyre te qelbur qe kjo lloj dashurije te venitej o te vuante plaget e luftes se kllasave,plus halleve te jetes.Kjo lloj lufte ishte analoge si nje teori raciste ku raca komuniste nuk lejohej te jetonte me racen e te dekllasuarve.Tjeter pune
    qe ne diktature kjo ndarje raciste u quajt lufte kllasash.
    Tranzicioni allashqiptar po te studiosh martesat e te rinjve nuk ka raste,ose jane te pakta qe femijet e borgjezise se re te tranzicionit,vecan nga femijet kastes se politikaneve, te martohen me femijet e shtresave jo politikanesh,apo nga shtresa e mesme ca me pak e te vartefrve.Kjo ndoth sepse egziston e maskuar teoria raciste midis shtresave te ndryshme te shqiptareve.Mbroj idene se edhe sot ne Shqiperi nen rogos egziston teoria raciste tjeter pune ne c’perqindje sepse kerkohen studime.Sot Shqiperia edhe nje regjistrim te popullsise ka per ta bere cale cale,jo pastaj te studiosh hollesirat e jetes sociale te shqiptareve sikunder eshte dashuria e lire,o racizmi ne dashuri.
    P.Sh.kur ne Tirane regjistrusin,e pyeti nje antar i familjes,pse shenoni me kalem i cili mund te fshihet,pse nuk merni firmen time per c’deklarova,pse s’me jepni nje kopje per c’shkrojet edhe me frimen tuaj, etj,etj,regjistruesi nuk ju pergjigj.
    C’korektesi ka ky lloj regjistrimi? Mendoj se ne shqipot mekatet e te tjereve i kostatojme shpejt dhe lehte ndersa tonat jo kaq shpejt o mbyllim njerin sy kur i shohim,tjeter pune ne c’drejtim i kemi keto mekate.Kjo metode ju shton jeten mekateve qe kemi.

    1. tourkofagos says:

      me sakt,nuk behet…bravo!

      1. gjethi i thate says:

        S’pate fat te shkruaje i pari.Le qe ja fut kot per shkrimin se ti as se ke idene per librin qe ka dale e per cfare flet.Deshe te ishe protagonist,por …,fat jevgu ke dhe ti.

    2. Neziri says:

      I dashur Luarasi. Keni dale plotesisht jashte teme. Natyrisht qe mund te shkruash si te duash, por je shmangur me qindra kilometra nga boshti i temes. Analogjia qe ben nuk me pelqen fare, duket sikur bie ere………..demagogji boshe

  2. EDI DETROIT says:

    Tamam, shoqeria greke vuan nga dhjetra semundje por me kryesorja,nga kriza e moralit,ne nje vend ku pothuajse 1/3 e popullsise ishte ne emigrim( ne Gjermani USA,Canada etj),mbas renies se komunizmit dhe vershimit te emigranteve nga keto vende, sidomos nga Shqiperia, trajtimi dhe diskriminim i ketyr emigranteve ishte dhe eshte i pashembullt.Shume shqiptare qe vijne ne USA, nga Greqia,kur shikojne trajtimin dhe ndryshimin e pakrahasueshem midis ketyre dy popujve, kane nje urejtje me te madhe per Greqine megjithese kane jetuar shume vjet dhe ne moshe me te re ne ate vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje