Diskutim pa lidhje ai për dialektet, që gjoja u provokua nga një shkëmbim replikash midis kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli dhe Presidentit të Republikës, Bamir Topi. E kuptuan të gjithë, me përjashtim të sejmenëve dhe hileqarëve, se nuk futej fare aty as dialekti gegë, as dialekti toskë, as Gjergj Fishta, as Migjeni, as Kolë Idromeno.
Tërë këto identitete dhe emra i nxori përdhunshëm nga shenjtënia, amshimi apo harresa një përplasje politike, e cila është shfaqur edhe më parë si turnover apo si kopje e përplasjes Berisha-Topi, por më e vrazhdë se origjinali për shkak të ngarkesave shtesë që sjell në të stili i zonjës Topalli.
Nuk është hera e parë që rivalitetet dhe konfliktet politike korente, për çështje personale apo për batuta të rastit, zhvendosen pa respekt në fusha të huaja apo të njohura keq prej politikanëve të ndryshëm, siç janë gjuhësia, historia e letërsisë, albanologjia apo në fusha të tjera akoma më delikate për artikulimin politik, siç janë ato të fesë, dialekteve, krahinave e tjerë. Duke krijuar atje rrëmujë dhe, më e rënda, duke shtuar pa fund keqkuptimet e inatit të përzier me paditurinë. Te merremi vesh: nuk është e thënë që politikanët të jenë ekspertë në fushat e lartpërmendura apo në fusha të tjera. Por është e domosdoshme që politikanët e kohës moderne të lenë prapa zakonet e përdorimit të historisë si dekoracion për arrogancën, kapriçot apo injorancën e tyre.
Topalli dhe Topi janë sot dy politikanë të moshës së mesme. Ata kanë startuar në politikën e re të shoqërisë së hapur para dy dekadash, kur ishin të rinj dhe kanë bërë një karrierë shumë të suksesshme si përfaqësues të së djathtës historike. Me emrat e tyre, e djathta historike shqiptare është ngjitur në majat e pushtetit. Kjo e djathtë ka dhënë e vazhdon të japë përmes tyre shfaqjen e vet në politikën e lartë. Me të mirat dhe defektet e saj.
Po të kishin pritur njëzet e katër orë, siç këshillon urtësia popullore kur është fjalë për të mos ndërmarrë veprime në gjendje inati apo zemërimi, ka mundësi që dy funksionarët në fjalë do ta kishin manifestuar në një formë tjetër, më të fisme, domethënë më djathtiste rivalitetin dhe konfliktin e tyre. Për të mos thënë do ta kishin evituar fare. Mjerisht ata dhanë pikërisht shfaqjen që i kënaqi ustallarët e vjetër dhe të rinj të majtizmit konservator, që gjetën rastin të fërkonin duart, t’i shkelnin syrin njëri-tjetrit dhe të shkëmbenin kukurizma kuptimplotë solidariteti në gjithë shtrirjen ndërpartiake të spektrit: hahaha, ja, si ne e bëjnë edhe këta të djathtët, hihihi!
Durimi si dhunti dhe mirësjellja si virtyt janë bërë vërtetë zogj të rrallë në politikën shqiptare. Presidenti mund të ketë reflektuar për vendin, momentin dhe frazën evazive që përdori për t’i kthyer përgjigje gërricjeve të pareshtura të kryetares së kuvendit. Kryetarja e teproi me instrumentalizimin populist të fjalëve të Topit. E di edhe ajo se presidenti nuk e kishte e nuk mund ta kishte me gegënishten, që është e gjuhë shqipe, siç është toskërishtja dhe letrarja.
Askush nuk është kundër asnjë dialekti apo edhe nëndialekti në Shqipëri. Njerëzit, sidomos njerëzit e letrave, mediave dhe politikës janë të prirur të flasin dhe të shkruajnë në normën letrare jo vetëm për ta respektuar e kultivuar me shembullin personal këtë normë, por para së gjithash për të komunikuar me një spektër sa me të gjerë njerëzish. Një poet nga Kukësi shkruan në variantin letrar, sepse dëshiron ta lexojnë pa vështirësi në Korçë apo në Vlorë. Dhe anasjelltas. Kjo është një zgjedhje. Por nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi, liria e shprehjes qëllon të lulëzojë, kur vokacioni i brendshëm e shtyn dikë të përdorë në të folur apo në të shkruar dialektin e tij. Jozefinës nuk i bën dëm e folura shkodrane, që është thelbi i dialektit gegë. Kjo e folur përmban një notë të rrallë në pentagramin e shqipes. E folura korçare ka gjithashtu notën e vet, sikur e folura e Vlorës, Beratit, Prishtinës e tjerë. Ne arrijmë t’i dallojmë këto nota edhe kur folësit flasin në normën letrare. Por shkodranëve sikur u shkon me shumë e folura e tyre. Madje mua më duket se ata tjetërsohen kur flasin ndryshe. Kjo sigurisht është një konsideratë personale. Edhe një vajzë e re e forumeve të PS-së, Megi Ajtereza, fliste shkodranisht në mitingjet e Opozitës së Bashkuar. Krijonte atmosferë tjetër, do të thosha një atmosferë uniteti. E kuptonin të gjithë të pranishmit dhe e duartrokisnin. Problemet pra nuk i krijon dialekti, nuk i krijon forma, por përmbajtja, mungesa e etikës, dhuna verbale, fyerjet, shpifjet. Italishtja, frëngjishtja dhe gjuhë të tjera kanë dy fjalë për të dalluar gjuhën si mjet komunikimi dhe përmbajtjen e komunikimit. “La lingua” dhe “il linguagio”, po të marrim italishten, nuk janë e njëjta gjë. Në gjuhën tonë përdorim zakonisht një fjalë homonime për këto koncepte. Por politikanët duhet të kenë kulturën e diferencimit të kuptimit të tyre në kontekstin e përdorimit. Atyre nuk u lejohet ta përdorin homonimet për të nxitur populizmin e të paditurve apo servilëve.
Ka vetëm një “dialekt” që ndan, përçan, fut konfliktin dhe luftën e egër politike në këtë vend. Ky është dialekti i inatit, por mbi të gjitha “dialekti” i irracionalizmit, që degradon vetvetiu në dialekt të ligësisë, sipas lidhjes që ka bërë filozofi dhe studiuesi i famshëm francez, Monteskie. Duke kërkuar përkufizimin e virtytit në politikë, Monteskies arrin në përfundimin se virtyti është arsyeja, ndërkohë që mungesa e arsyes është streha e abuzimit dhe ligësisë. Kjo formulë e gjithëpranuar ka mbuluar e vijon të mbulojë me vërtetësinë e vet të gjitha regjimet dhe karrierat e ngritura mbi irracionalzimin, gënjeshtrën, abuzimet dhe ligësinë si konsekuencë e të parave.
Në qeverisjen tonë irracionalzimi është shpeshherë i tillë që tenton të bëhet shkollë politike, mënyrë të menduari, kartë suksesi. Shembujt janë të panumërt, të përditshëm, të mëdhenj, të mesëm dhe të vegjël. Shumë njerëz, kur dëgjojnë debatet apo kumtesat politike, ndjejnë se arsyeja e tyre normale është nën agresion dhe thonë “po çmendemi”. Le të kujtojmë, sa për ilustrim, deklaratat-akuza të kryeministrit Berisha për çadrat dhe stilolapsat-pistoleta apo për thikat me helm të demonstruesve të 21 janarit!!! Ato akuza pa asnjë bazë, pa asnjë fakt dhe pa asnjë mbështetje nga organet e policisë shënuan një kulm të irracionalizmit në kufijtë e hipnozës. Por të një hipnoze të kërkuar, që ka për qëllim të justifikojë vrasjet e 21 janarit, të bllokojë zbardhjen e tyre dhe të kthejë baticën propagandistike nga opozita e vrarë.
Irracionalizmi nuk është as i majtë, as i djathtë. Është një çarje e qenies politike, siç do të thoshte De Mestre. Ai jeton në gjendjen e inatit të përhershëm me oponentët, me rivalët, me opozitarët, me kundërshtarët. Inati është një armik i keq jo vetëm i fisnikërisë, por edhe i detyrimeve politike të politikanëve. Etika dhe kultura njohin komunikimin dhe paktin me armikun, për interesa konkrete të popullit, pale me rivalët e së njëjtës racë apo familje politike. Njihet botërisht se një shenjë e lartë e kulturës së njerëzimit është skena homerike kur mbreti i Trojës, Priami i puth duart Akilit, vrasësit të djalit të tij. Në epikën tonë legjendare kemi shembuj të ngjashëm. Merret me mend sa larg jemi sot me gjithë këtë mllef, zemërim, helm, egozën dhe ligësi që qarkullon në kapilarët e jetës politike. Ja, të marrim rastin e nderimit të disa figurave të shquara të qarkut kulturor françeskan, që janë persekutuar e përndjekur gjatë regjimit komunist, si At Zef Pllumi, Lukë Kaçaj, Lind Delia. Falë një lobimi më të fuqishëm, për edhe një vetëdije me të ngritur për vlerat, ish-Presidenti Mosiu dhe Presidenti Topi u kanë dhënë këtyre artistëve dhe martirëve titullin e lartë “Nderi i kombit”. I njëjti lobim, kësaj radhe me mbështetjen e kryeministrit Berisha dhe ish ministrit të Kulturës, Bujar Leskaj, ka bërë të mundur që Gjergj Fishta të ketë të parin monument të vërtetë në qytetin e Lezhës. Ka qenë padyshim e trishtueshme që në këto evenimente me rëndësi kanë munguar ata që nuk duhej të mungonin, duke filluar me kryeministrin, duke vazhduar me kryetaren e Kuvendit e me radhë. Dhe këto mungesa nuk kanë ndodhur sot kur konflikti me Presidentin ka plasur sheshit, por shumë kohë më parë. Nuk është puna me mbajt shënim mungesën e një zyrtari që mund të këtë pasur një impenjim tjetër të pandryshueshëm. Kjo mund të këtë ndodhur një herë apo dy herë. Problemi është “dialekti” i inatit apo inatishtja, për të cilën folëm në këtë shkrim. Ky “dialekt” i ka penguar politikanët të jenë bashkë edhe aty ku nuk ka pasur e nuk ka asnjë arsye për të qenë të ndarë.
Kultura jonë politike, kjo e sotmja dhe e nesërmja kanë një sfidë për të përmbushur në rrugën e modernizimit. Kapërcimin e irracionalizmit dhe derivateve të tij; nxjerrjen e politikës nga kultura e luftës së vazhdueshme, e luftës për jetë a vdekje.
Artikull qe nuk mund t’i levizet nje presje.Prej kohesh eshte i njohur personaliteti prej politikani te ekuilibruar, i Preç Zogajt, por edhe niveli i tij intelektual e kulturor, si dhe talenti ne fushen e letrave.
Topalli nuk çalon ne faktin se flet gegnisht. Ajo çalon se nuk di te perdore as gegnishten e as toskerishten ne lartesine e funksioneve te saj shteterore. Ajo flet si halabake e tregon nivelin e saj te ulet gjuhesor e kulturor edhe ne perdorimin e gegnishtes.
Une jam nga veriu, i perkas si origjine dialektit gege, por jam per perdorimin zyrtar te gjuhes letrare dhe me pelqen te perdor kete gjuhe, edhe pse shkodranishtja me pelqen shume e kam punuar per 20 vjet ne Shkoder.Jam per lirine e perdorimit te dialekteve edhe ne ktijimtarine letrare.Por lind pastaj edhe problemi i shitjes se ketyre veprave (se jemi ne ekonomine e tregut, apo jo).
Me duket se me kete punen e dialekteve po i fryhet nje zjarri qe nuk ekziston.Secili eshte i lire te flase e t6e shkruaje si te doje.Por, neqoftese pastaj ben gafa edhe ne dialektin e vet per shkak te mangesive kulturore e gjuhesore,dhe te tjeret ja vene ne dukje, kjo nuk do te thote qe te tjeret po luftojne dialektin e perdorur, por injorancen e personit qe e masakron edhe ate dialekt.
Me pelqen shume logjika juaj. Ju pershendes.
Ju pergezoj! Komenti juaj eshte ne lartesine e shkrimit te Z. Zogaj. Komplimente te dyve!
Shkrim pa boje,pa vlere:Mu dhimbsen ato pak minuta qe humba me leximin e tij!
I nderuar Analist!
Vetem shembujt e sjelle me citimin e filozofit Monteskje (babait te demokracise dhe shkences se politikes)nga Z. Zogaj kane nje vlere te madhe, siper te rinjte te cilet do te deshironi te aderojne ne te ardhmen ne politike, ashtu dhe per keta “pseudo politikanet e vjeter”, te cilet me gjuhen e inatit qe perdorin nuk e kane idene e virtyt dhe rracionalizmit ne politike.
Shkrim shume i arritur dhe shume vlera intelektuale. Ju falemnderit Z. Zogaj, qe te pakten na lini te kuptojme ne te rinjve qe intelektualet dhe njerzit me arsye ekzistojne ende ne Shqiperi, ndonese pas 20 vjet “lufte percarje” e dhuruar nga disa elemente te PD dhe PS, pergjithesisht “ish pseudo-komuniste” (per komunistet e vertete duhet te tregojme respekt, te pakten ata nuk e mohojne te tille fakt), numri i tyre shkon ne ulje.
Jeni shtyse e madhe per rinine, qe te mesojne pa qene vone vlerat e virtyt dhe etikes jo vetem ne politike por ne jeten e perditshme.
Ju falemnderit!
pse ste prlqejne keto fytyra .rrine siu ka ngrene gomari buken .ok…
Sa patetik qe jeni, keni vene edhe nofken “analist, dhe mezi shkruani nje gjysem fjalie, pa dhene shpjegim analistik perse nuk e pelqeni!
“Topallizmi” eshte shnderruar ne nje semundje qe ka kapur shume Shqiptare qe nuk e kuptojne se ska demokraci nese voton per njerez topalle nga mendja, aq me teper kur voton per disa legjislatura te njejtat mostra, te njejtit hajdute e kriminele.
Une ika nga Shqiperia se pata frike nga semundja e “Topallizmit”.
Zoti i sherofte ata qe i ka zene dhe zoti i shpetofte ata qe jane shendoshe deri tani.
Nje fjale e urte bullgare thote:”Njeriun prite sipas veshjes dhe percille sipas mendjes”. Zonja Kryeparlamentare shpesh vishet ne ambiente zyrtare si nje cupuline 18 vjecare, per te mos thene ne menyre provokuese, per ambientin perreth. Kesaj zonje nuk di ca emri ti vesh. Veshja provokuese mendja bosh dhe drejton nje parlament te nje vendi demokratik. Me siguri qe nuk eshte ne vendin e duhur. Ndoshta e ka vendin tek ndonje semafor ne Milano.
O Mirdita mos harro se fuksat nuk duhet te shkruajn as te bejn analiza si puna e Prec Zogajt kyt e ka treguar fakti se tesh 20 vjet kercen deg me deg /po ska gje se esht ne zanatin e vet prej fuksit qe ne rinin e tije pra ashte zanat qe i thojn andej ne krahinat tuaja nuk te len pa buk
Legen i Xhozit, o king! Shih :Dizenjatoren”!
Shume zhurme per asgje!
Analist dhe King, qe keni zgjedhur per pseudonime dy tituj qe duket se nuk kane asnje lidhje me injorancen dhe mungesen e fisnikerise qe demonstrojne dy komentet tuaja, si eshte e mundur qe nuk dini te lexoni shqip. Cfare shkruani tregon me e pakta vetem kete gje. Por, edhe me shume: jeni vec balte e piset ne kembet e njerezve te mencur dhe te mire si Prec Zogaj!
Pa asnje lloj respekti per njerez negative si ju,
Durim Shumi
Me sa kuptoj une,ti Duro duet te jeshe vete Preci e ke shkruajtur me pseudonim,nese nuk je ai,je i vellai,ose ndonje nga femijet,ndoshta edhe operativi i sigurimit qe e ka patur ne lidhje,se nuk ma mer mendja ta lavderoj njeri spiunin Prec,ai bane mire te shkruaj me pseudonime,mbase do jete ma i lexuar o Duro miku
He Heeeeeeej
Bathorja n’mosh digjitale ore hejjjjj…
Po ty Mirash Bthorja kush po te shkruan vajza, tezja apo mixha nga selia e ….
Ik ore debil meshiu gjekundi..
Su bet qe su bet njerz ju…
Ti nga Bathorja me duket se nuk lexon dot me shume se 5 rreshta njeheresh. Keshtu dukesh, sikur nuk e ke lexuar fare shkrimin e Z. Zogaj. Dukesh sikur ty s’te intereson vete shkrimi, por komentet mbi ate, dhe mezi pret te gerricesh me ndonjerin qe nuk ben pjese tek sera jote. Se po ta kishe lexuar kete shkrim, sado pak, do te ishte hapur nje dritare diturie, nga e cila do te hynte nje rreze drite ne zgavren gjysmebosh ku te qendron ajo masa viskoze qe te ndan syte!!!
Po te mos kishim perdorur gjuhen e inatit dhe zilise,,,ne shqiptaret do ishim sot pjese e Europes se bashkuar dhe jo republike e Gerdecit. Pa ate “gjuhe monstroze te ligesise” ne do kishim sot politikane te pergjegjshem ne sherbim te kombit dhe jo kriminele ordinere qe te marrin fytyren vetem tu permendesh emrin.Pa gjuhen e dasise dhe urrejtjes nuk ka cifligje per politikane te formatit Topalli dhe Berisha, por ka nje banke te akuzuarish per krime kunder njerezimit. Ashtu si mocalet mbledhin mushkonjat,,,,,edhe goja e shqiptarit te lig,,,flet gjuhen e urrejtjes.Shqiperia nuk eshte e ndare ne jug e veri apo gege e toske,,por ne funderrina dhe mbeturina te Patrise se Punes dhe atyre qe duan te ecin perpara por nuk po i lejojne.
SHkrimi i zotit Zogaj me pelqeu. Por e keqa ne SHqiperi eshte se politikanet nuk kane ideal fare . Sa u prishet interesi ne parti kthehen me nje tjeter. Deputet si Ed Paloka apo Genc strazimiri jane plera qe as metalurgjia si pranon per skorje.
shpjegim i qarte,por gjuhesor.Ka ndonje qe s’e kupton se debati godiste tjeterkund?Ne ate qe jozi tha se Topi dhe Rama jane celule antievropiane,ndoshta pak do desh ti quante guerrilas dhe terroriste,sipas zakoneve te saj komike.Ti shpjegosh urtesine dhe arsyen nje shtetari te kesaj kategorie eshte vertet guxim titanik.Po qe se Preçi e ndjen,qofte e bere!
beso
Te shkruajta tek “shqyhen” dyert e pabit por duke qene se ndryshoj faqja po te rishkruaj ketu.Duke njohur tre profesoret e tu ose me mire vendin ku ato kane dhene mesim tani di dhe shkollen tende.E se vija ne dyshim qe je me Partizoni e tani fatkeqesiht ne kategorine e dyte.per hir te se vertetes ka pasur dhe nje kenge tjeter te I Libohoves bardh e blu etc e kjo i perket viteve 80.Dhe vetem Tirona ka pasur himnin e saj.Bie dakort ketu me mua besoj?
pershendetje
Z.Prec Zogaj,
edhe per mendimin tim jeni shume i sakte dhe qartesues dhe ndihmues ne analizen dhe konkluzionet e juaja.
ne meremi me top allin se eshte spikere e parlamentit
me nje alabake nuk duhet te meremi,por meret ajo me ne
Zoti Preç ! Ke ba nje shkrim jo vetem realist por edhe me nivel te larte kulturor e artistik.Ju nuk keni faj se dikush jo vetem nuk i kupton keto lloj shkrimesh se njuk e ka nivelin e duhur por edhe nuk u pelqejne shkrime kritike.Nuk do t’i hiqja asnje presje as komentit te “Mirdita e kuqe”(besoj se e njoh mire me qe ka punua rreth 20 vjet ne Shkoder).Realisht, njerze te tille i duhen Shqiperise atje e jo ne emigracion.Jozefinen e kam nga Shkodra por nuk perfaqeson,as traditat as kulturen e as besen shkodraneve.
Punua nuk eshte fjuhe standarte .Esht dialekt i Malesisese madhe.Prandaj je shkodran prej Puke si themi ketej nga Shkodra
Nuk ja vlen te zihemi per gomarlliqet e Jozit…humbje kohe !
PO KJO MUSHKE KUJTON SE EKSITON DYNJANE AKOMA?
vallai un socialist nuk jom . amo kte grun e boj partizone,kurse salen DYLBER;
Ujku i murme,kunadhja e kuqeremte dhe dashi.C’fare mund te na jap horoskopi?…..
O shqiptare te mire!
Mos ia vini re Zonjes Jozi! E ka nga padituria. Diplomat qe ka, i ka te dhuruara se asnje dite nuk ka qene ne shkolle. Me vjen keq per ata shkodrane, qe megjithese e dine se cfare mostre eshte, madje dhe femra me e shemtuar qe mund te kete Shkodra (dhe kjo eshte edhe arsyeja perse ajo eshte aq mizore, arrogante, cinike – shikojeni mbas disa vjteve se si do te perfundoje) qe i servilosen edhe e dine se intelekti i saj eshte me i ulet se i nje gjimnazisti ne Shkoder. Kjo femer, qe permend Fishten, Mjeden e Idromenon, as i ka lexuar ndonjehere dhe as e di se cfare perfaqesojne keta per Shqiperine.
Ne fakt, kjko duhet lene ne paditurine dhe arrogancen e saj, se me kete, do te filloje te permiresoj pak gjuhen. Ne fakt, nuk ka faj: “Me thuaj me ke rri, te te them se cili (cila) je”
A e vini re Z. Berisha?
Nuk e ka mendjen tek veprimtaria qe eshte duke u bere. Jo, aspak! Eshte duke menduar keshtu: “Edhe mua si Gadaffin do te me vrasin?” Sic thote nje gazetar: Edhe ky ne kanalet e ujrave te zeza do te fshihet, kur t’i vije koha, sigurisht.
ska mend apo ska keshilltare te shkolluar kjo zonja e pare eparlamentit qe ( ne kete foton) del ne takime publike me xhapone ? si me qene vajze gjimnazi? ju qe punoni me te, akoma nuk e dini se personalitette te ketij rangu duhet te kene perhere nje xhakete etj etj?apo dje hyte ne tirane dhe sja keni akoma idene gjerave te protokollit.derra te shpifur !!!!!!!!!!!!!!!!!
Ku ka ne politiken SHqiptare te Djathte!! Harroji te Djathtet. Spiunat dhe spiunet e Sigurimit nuk jane te DJathte. Komunistet Berisha , Bode e Hajdutet nuk jane te Djathte.
Duke shprehur konsiderate per Z.Prec Zogaj, si njeri me vision e botkuptim progresiv e te moderuar.
Duke vleresuar talentn e tij letrar dhe gjuhesor te arrire.
Duke vleresuaar kontributin social politik dhe frymen tolerante qe e ka karakterizuar gjate ketyre 20 viteve te proceseve demokratike ne vend.
Opinionin tim lidhur me kete shkrim do ta shprehja ne disa kend -veshtrime sic jane:
Ne planin letrar: Nje shkrim teper narrative, nje gjuhe e embel, e bute, ku vete autori njeh dhe shkruan ne menyre perfekte jo vetem gjuhen letrare te njehsuar por dhe perdor edhe alterimet gjuhesore e dialektore te zones nga eshte. (nuanca dialektore e tij i perket zones Lezhe-Lac-Kurbin-Mirdite-Mat)
Ne planin didaktiko-leksikor: Nje leksion perfekt me referenca nga korifej te doktrinave te etikes ne politike dhe koherenca “disi subjective” te klases se politikaneve te sotem. Ky leksion mund te perdoret dhe te ligjerohet me sukses te plote ne auditoret studentore per studentet e viteve te fundit te degeve gjuhe-letersi, ekonomi, politike, filozofi, sociologji etjera.
Ne planin social-politik: Nje perpjekje qytetare dhe intelektuale per “Zbutje te tensioneve” qofte atyre ndermjet figurave te implikuara ato te Z.Topi dhe Znj.Topalli, qofte te atyre te ndasive artificialisht te stimuluara ndermjet krahinave, dialekteve dhe dhe grupeve te interesit te lidhura relativisht me to.
Sigurisht qe do te ishte nje qendrim formal, naiv dhe hipokrit, nese nuk do te komentonim rreth ketij subjekti te te trajtuar edhe nga Z.Zogaj, pa e lidhur kete subjekt me statusin e politikes te dites ne vend dhe ambientin teper te ngarkuar emocionalisht per cdo qytetar qe ndjek ne menyre aktive politiken e dites, pavaresisht nga pozicionimi i njerit apo tjetrit.
Gjithashtu, nuk mund te perjashtojme disa komplekse (ne sensin pozitiv) dhe pozicionim politik te Z.Zogaj. Duke ndjekur ne vazhdimesi, karieren politike te Z., krahas vlerave te shtuara nga ai ne angazhimet politike, here pas here, jane verejtur disa luhatje disi te pa spjegueshme te pozicionimit te tij politik si dhe nje qendrim pothuaj kunder lidershipit aktual te se djathtes dhe kryeministrit vecanerisht. Gje e cila vihet re dukshem ne gjithe kete shkrim.
E bera kete pasazh, jo per te erresuar figuren e tij, pasi une personalisht, e kam motivuar me shpirtin e tij te dlire artistik me ndjeshmeri me te larte se ato qe ka e ka pasur perreth.
Per hire te se vertetes, duhet pohuar qe Z.Zogaj, me gjithe vlerat intelektuale dhe letrareske qe ka, ai nuk mund t’i “rrezistoje gjate” nje ambienti ku politika e “Eger” shpesh here e pa “Skrupullt” dominon arenen politike. Si rrjedhoje, nga ky sensitivitet i larte i shpirtit dhe psiqikes tij, ai bie ne ekzaltime dhe ndjenja te forta qe diktojne shprehjen dhe shkrimet e tij. Jam i sigurte qe, mosangazhimi politik i tij, pr ate qendruarit larg pjesmarrjes aktive ne grupime politike, do te sillte nje kontribut shume me pjellor dhe me te vlefshem per shoqerine ne pergjithesi dhe jeten intelektuale te saj ne vecanti. Ky eshte thjeshte nje opinion dashamiresie i imi per Z.Zogaj.
Ne kete kontekst, do desha te sjell ne dukje, nje fare ngjashmerie e Z. Rama dhe Z.Zogaj, ne ate plan qe te dy kane nje prirje natyrale per te perceptuar boten me shume fantazi, si nje bote perfekte ose qe kete perfeksion do ta deshironin menjehere dhe vetem ashtu si e mendojne ato. Kete e spjegon i ashtuquajturi “shpirti artistik” qe i dominon ato. (Deshiroj qe ata ta marrin kete per compliment)
Por te dashur komentues, mua me rezulton se kjo bote eshte me rreale , me e eger, me e pameshireshme, me e komplikuar se sa ne e perceptojme ate. Ku si e tille, per te “mbijetuar” do duhet jo vetem shpirti, pasioni dhe energjtite, por edhe ato veti te lidura qe konsiderohen si baze e suksesit qe disa prej tyre jane: Instikti i forte i qenies, energjia e brendeshme, vullneti i hekurt, koshienca rrealiste,“uni me ambicien” apo superego-ja, te harmonizuara keto me “momentum” dhe fatin.
Per fat te mire, apo te keq te tyre, apo dhe disa te tjereve si Zogajt apo Rama, nuk do te mundin te mbijetojne (ne kuptimin figurative) pasi i perkasin grupin qe nuk i ka te plota apo i mungojne keto dhunti natyrore apo “skille” te fituara gjate jetes.
Nuk po permend kety figurat e tjera aktive te cilet kane me shume apo me pak tipare te tilla dhe qe lakohen ne kete shkrim.
Sejcili nga ju mund te plotesoje me keto tipare apo nderkohe te mendoje figure tjeter qe atij apo asaj i perkojne apo nuk i perkojne keto “Dhunti e tipare” Nese dikush nga ju do te mundohej t’i karakterizonte ato me tipare te keqija apo te mira, mendoj se ky system vleresimi nuk ponon ne “Long term”. Koncepti qe “Historia do te …” nuk punon gjithje ashtu.
NUk ka marre pjese Kryeministri dhe kryetarja e Kuvendit ne inagurimin e bustit te Gjegj Fishters ne Lezhe.A me duket se ne ate kohe ti ishe Funksionar i larte i PD ne Kuvend.Pse nuk e ngrite te pakten ne grupin parlamentar.Sipas teje del Qe Berisha dhe Topalli qenkan kunder Fishtes.Deri ku shkon inati.Dhe bien poshte gjithe moralizimet e artikullit
o zot lek i dukagjinit , gjuha zyrtare shqipe eshte per te gjith kombin , dialektet per krahinat , dhe ne qoftese do te dish te dalesh pak nga krenaria dhe injoranza jote , kjo gjuh letrare qe ne mesojm neper shkolla eshte e vertet qe u vendos ne vitet 72 ne kohen e diktatorit ,por ai skishte ndikim ne te , sepse fatin e gjuhes zyrtare e vendosi klasa e intelektuale (pak me te zgjuar si njerez si puna jote e ime dhe intelektualve politikane te shitur qe kemi sot) e ardhur posacerisht nga te gjitha trevat shqiptare , dhe ka qene nje gjuh qe studiohesh per ta vendosur ne funksion vite me pare, (qe nga vitet 1912 )dhe eshte gjuha me earritur dhe e pasur qe kemi, megjithate kjo gjuh mund te pasurohet akoma si nga gegerishtja apo toskerishrja , por trungu i kesaj gjuhe duhet te ngelet po ai ne qoftese dote ngelemi nje komb qe merrimi vesh nga jugu ne veri.
V.I. T.SH. vdekje .intelektualve. tradhtar .shqiptar.
Rr.I.P.R.SH. rroft.intelektualeteti. patriot. rinor shqiptar