Oprah Winfrey, multi-bilioneria e ekranit televiziv, ishte një ndër emrat e ftuar për të marrë pjesë në organizimin memorial dedikuar shoqatës së Martin Luther King “Dream Team”.
Gjatë viteve të karrierës ka qenë pikërisht ajo që në kanalet televizive të kabllorit të saj, i ka dedikuar edh program predikuesit të madh të të drejtave të njeriut, Martin Luther King.
Sipas burimeve të New York Daily News, zonja Winfrey është kontaktuar dy herë për të dhënë kontributin e saj për këtë eveniment, dhe të dyja rastet nuk kanë pasur përgjigje pozitive. Në fillim asaj i është kërkuar të dhurojë 1 milion dollarë, por ajo si përgjigje nuk ka kthyer asnjë qindarkë. Herën e dytë i është kërkuar të dhurojë 500 mijë dollarë, por edhe kësaj radhe përgjigja ka qenë e njëjtë.
Përpara tre vitesh, në 2008-ën, Winfrey përgatiti një dokumentar për spektaklin e saj, një dedikim kushtuar punës së Martin Luther King duke thënë: “Asgjë që ka ndodhur në jetën time pas moshës 16 vjeçare, nuk do të kishte qenë e mundur po të mos ishte ‘ai’. Mbase do isha duke punuar në ndonjë radio dhe jo në televizion. Unë, thjesht, nuk do të kisha pasur jetën që kam sot, pa predikimet e Martin Luther King.”
Në listën e publikuar të mbështetësve financiar të kësaj shoqate, kanë qenë edhe mjaft emra të njohur, shumica e të cilëve nuk e kanë ngritur asnjëherë zërin për të drejtat e njeriut, ashtu si Oprah bëri duke mbështetur predikimet e Kingut.
Muhammad Ali, vajza e tij Laila Ali, Whoopi Goldberg, Harrison Ford, George Foreman, Morgan Freeman, Carlos Santana, Samuel L. Jackson, Martin Sheen, Al Roker, Lionel Ritchie,Patti La Belle Dustin Hoffman dhe Chris Brown kanë qenë të gjithë në listën e donatorëve të fondacionit “Dream Team” të Martin Luther King. (LajmeShqip.com)
Multi bilionaire me duket pak e agzagjeruar, pasi bilioni korespondon me miliardin, ose mos eshte fjala ne lek shqiptare..
Pjesa me e madhe njerezve qe pasurohen, harrojne çdo te thote te jesh ne nevoje, te jesh i varfer, keshtu qe nuk arrijne me dot ti kuptojne.
Bota drejtohet nga te pasurit, ndaj dhe eshte me e favoreshme per ta, e Rfpra ben pjese te te pasurit.
Eshte multi-miliardere ne dollare dhe jo leke. Kjo dhe J.K.Rolling e Harry Potter jane te vetmet femra ne bote qe kane fituar vete miliarda dollare (pa trasheguar).
Jevgu kur ra ne kos leu bythen , ça prini ju nga barke-boshet qe behen me para ?
Te lutem spjegohu , thuaje me fjale te tjera se cfare ke patur ne mendje, cfare ke dashur me thene me fjalet : Jevgu kur ra ne kos leu bythen ca prisni ju nga bark-boshetqe behen me para????
Pse duhet te japi per Fondacjonin e Luther Kingut?. ..Qe ti beje drejtoret e fondacjonit me makina te reja?
Ajo ka dhuruar ne shume raste leke per njerez ne nevoje por jo fondacjone
E drejte! Me fjalet qe ka thene gjate show-t te saj teper te ndjekur, Oprah i ka sherbyer shume me teper kauzes se Luther King-ut se cdo te bente me 1 milion USD te dhuruar per te majmur ndonje te ashtuquajtur fondacion.
Si person VIP e ka per detyre te shpjegoje arsyen perse refuzon te dhuroje….. ndoshta mund te kete nje arsye te forte……
EVGJITI KUR GJETI KOS LEU DHE BBBBBB THEMI E NGA ANET TONA DO TI VINTE MIRE KESAJ QE TE ISHTE NE SITUATEN E NJEREZVE TE TJERE DHEMOS TA NDIHMONTE NJERI PPPPFFFFFF EPOKE E QELBUR NJEREZ TE NDYRE
Djema,duhet te dini se as 1/100 e atyre lekeve qe dhurohen ne shoqata te tilla nuk shkon ne destinacion.Oprah eshte nje grua e zgjuar,qe ka informacion me shum nga ne,prandaj ka zgjedhur nje rruge shum origjinale per donacione.Kush e njeh dhe i ndjek emisionet e saj,ka pare se si ajo i ben direkt donimet ne Afrike,duke ndertuar shkolla dhe spitale,njekohesisht duke i ndjek vet nga afer her pas here,destinacionin e parave te saje.Dembel te mencur ka kudo ne bote,qe ulur nga nje zyre luksoze,me avjon privat dhe makina te shtrenjta,duan te luajn me parat e te tjereve.Di dikush te me thote dicka rreth transparences se fondacionit te Znj.Liri Berisha??!!sa para hyne dhe sa dalin,shkojne ne destinacion??!!Per kete duhet te mendojne shqiptaret,se Amerika ka institucione dhe perball drejtesise jane te gjithe te barabarte,mos harroni rastin e nje tjeter Miljardereje,Martha Stewart…..shkoi ne burg…ndersa shqiperia nuk con dot ne burg Ilir Meten,qe para 95 ecte ne shtepi me NALLANE druri….
Sakte Tosi, me kete inform. besoj jeton ketu.Ketu ne Tema behen kommente pa njohur asnje gje. Tema informacionin e ka te sakte; Oprah,ka nje pasuri prej 2-3 billion(miliard)$,ka networkun e saj.Ajo vetem ne South Afrika,per shkolla dhe nga fondacioni i saj ka dhene dhjetra milion$.Nejse kot harxhoj kohen me duket,,,,
Ju njerez haroni qe ato leke s shkojne per te varferit.Sepse ata menaxheret qe menaxhojne keto shoqata kane rrogen qindra mijera dollare ne mos miliona.C kuptom ka te mbledhesh ndihma per te varferit dhe te paguhesh me rroge maramendese nga keto ndihma.Ne vend qe ata te kishin nje rroge minimale 30-40 mije dollare,ata lundrojne ne $$$$.Dhe ajo e di mire qe ato para s shkojne tek te varferit por ne xhep te nje te pasuri tjeter.Nuk po permend ketu ndryshimin e destinacionit te ketyre donacioneve se pastaj behet lemsh fare ?
Oprah ka ngrit shkollen e pare vetem per vajzat me ngjyre ne Afriken e Jugut.
Donacioni eshte dicka private, nuk eshte detyre.Nuk ka pse merret ne telefon personi nga i cili “priten” donacione, nuk ka pse duhet te bezdiset.Dhuron kur e ndien qe duhet ta bash, jo kur ta kerkojne.Aq ma teper, kjo sperben lajm per ne gazete.Pse mos te themi per ato qe marrin ne telefon qe veprojne si “lypsare” duke i prish privacine tjetrit???
Ku keni te drejte dhe fytyre te flisni me ate gjuhe per Operam,nje grua shume e zgjuardhe me zemer shume te madhe?Une banoj dhe punoj ne chikago ku ajo ka ushtruar veprimtarine e saj te shkelqyer si drejtuese e pakrahasueshme e nje show qe eshte ndjekur me interes te jashtezakonshem nga miliona njeres ne te gjithe boten.Te gjithe e dine mire se sa njerez te varfer ketu ne USA dhe ne Afrike ka ndihmuar ajo.Prandaj merni informata te sakta kur folni dhe shkruani per dicka sidomos ketu ne cp ku e lexon e gjithe bota sepse tregoni injorancen tuaj dhe turperoni dhe vendin qe perfaqesoni.