Arvizu: Për komentin “Berisha burrë shteti” meritoj dy rrota

24 Tetor 2011, 20:41Politika TEMA

Ambasadori amerikan merr pjesë në emisionin investigativ “Fiks Fare”. Pasi merr ‘Rrotën e Fiksit’ për deklaratat e tij se Berisha është burrë shteti, thotë se për këtë meritonte dy rrota

 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aleksander Arvizu ka qene i ftuari VIP i emisionit “Fiks Fare” në Top Channel, në një puntatë që mund të konsiderohet shumë e rendesishme, jo vetem për nga prezenca e një diplomati te rendesishem, por edhe per shkak te humorit, batutave dhe spektaklit, qe vete ambasadori amerikan, me shume sportivitet dha ne emision.

Ai eshte takuar fillimisht me drejtorin e emisionit, ‘Fiks Fare’, zotin Filip Cakuli dhe me drejtues te tjere te televizionit, si edhe me stafin e ‘Fiks Fare’, me te cilet ka shkembyer mendime dhe batuta humori, perpara se te merrte pjese si i ftuar me Saimirin e Doktorin

Ambasadori ka vizituar serish zyrat qendrore ne Top Channel, kete radhe per te marre pjese ne nje nga emisionet e shoë-t mjaft te ndjekur dhe te njohur investigativo-satirik, duke dhene edhe vete nje spektakel jo fort te zakonshem per nje diplomat te larte te huaj. Me shume sportivitet, ambasadori Arvizu eshte pershtatur shume mire me natyren e ‘Fiks’-it, duke mos kursyer as batutat dhe humorin, por duke dhene edhe mesazhe te rendesishme, sic ishte vleresimi per punen e deritanishme te gazetareve te ketij emisioni dhe i gazetarise investigative, te realizuar permes kamerave te fshehta.

 

Saimiri – Siç ju kishim premtuar, sot erdhi i madhi i të mëdhenjve.

Ambasadori – Saimir, mirëmbrëma, doktor!

Saimiri – Urdhëroni, uluni! Ndihuni sa më rehat z.ambasador, zëre se jeni midis Berishës dhe Topit. Aq rehat të ndiheni.

Saimiri – Zoti Ambasador, sot keni patur një ditë të rehatshme. Paradite takuat kryeministrin, sot pasdite me takuat mua.

Prit, nuk i kemi vënë emrin mikut. Shpejt, shpejt, bukur …është zoti …

Ambasadori – Ouuu, oo nuk mendoj se është ky emri.

Saimiri – Zoti ambasador, sa ta lexojnë njerëzit zoti Arvizu, unë kam zgjedhur këtë më mirë. Njerëzit ta kuptojnë më mirë (tregon tabelën me emrin z.SHBA) se këtu brenda përmblidhen të gjitha, zoti SHBA.

Ambasadori – Po më pëlqen, perfekte.

Saimiri – Jo, se pastaj mund të thonë që është axhendë personale, këtu i përmbledh të gjitha: Departamenti i Shtetit, Shtëpia  e Bardhë.

Saimiri – Zoti ambasador, ju e ndiqni Fiksin?

Ambasadori – Po, e ndjek.

Saimiri – S’besoj se neve na kuptoni shumë mirë në gjuhën shqipe, edhe vajzat i shikoni. E shikoni për ne apo për vajzat Fiksin?

Arvizu – Arsyeja pse e ndjek gjithmonë në këtë orar është se këtu ka qenë kamera e fshehtë, koha e kameras së fshehtë.

Saimiri – D.m.th u sqarua ky problemi i kameras së fshehtë se ka pasur disa debate për gazetari investigative pa kamera të fshehtë dhe gjëra të kësaj natyre. Në rregull jemi.

Doktori – Kjo e jona që është brenda Piramidës si ju duket si studio?

Arvizu –Piramida. Ndërtesa është pak e shëmtuar.

Doktori – E bënë të tillë, por s’kemi faj neve, por në SHBA ne përdorim një shprehje: Të bën të ndihesh si në shtëpi saqë vetëm me sytë e nënës dhe sytë e ambasadorit amerikan mund ta duash atë.

Saimiri – Ju kam thënë që Amerika është nënë e madhe po s’më bësonte njeri.

Saimiri – Në Shqipëri kanë qenë 13 ambasadorë amerikanë. Ne sot duam të bëjmë një votim për ambasadorin më të mirë. Do të votojmë vetëm ne të katërt, ju nuk mund të votoni sepse keni konflikt interesi. Kutia e votimit është e rregullt, nuk mund ta shihni votën se është e fshehtë. Pra është ai proces që në Shqipëri ndodh aq pastër, aq bukur (Doktori mbush kutinë me fletë votimi).

Saimiri – Atëherë zoti ambasador, siç ishit dhe ju prezent, votimi u krye në mënyrë shumë të rregullt. Tani do të numërojmë votat. (Arvizu përvesh mëngët).

Saimiri – Këtu janë gjithsej 136 fletë votimi.

Arvizu- 136? Po sikur janë vetëm 4 nga ju këtu që votuan?

Saimiri – Do të mësojë sekretet se si votojmë ne këtu. E patë që votimi ishte transparent? Atëherë zoti ambasador po ju them se zoti Rajerson ka marrë 86 vota. Këto vota i ka marrë nga PD se në atë kohë ai dilte nëpër mitingjet e PD-së me thënë të drejtën, të tjerat janë të pavlefshme, të hedhura gabim, dy veta janë për ju zoti ambasador. Zoti ambasador keni marrë dy votat më të mira të Fiksit, keni marrë votat e vajzave. Zoti ambasador, meqë jemi te përveshja e mëngëve, e mbani mend kur ju përveshët mëngët gjatë numërimit të votave në njësinë nr.5? Unë i parë dhe shumë media të tjera bënë një mijë e një komente rreth përveshjes së mëngëve tuaja. Mund të na thoni sot pse i përveshët mëngët? Me ç’qëllim?

Arvizu – Dy gjëra. E para, ishte vërtetë shumë nxehtë aty dhe e dyta, e dija që do të shpenzonim shumë kohë aty.

Doktori – Po, pse kaq e thjeshtë ishte?

Saimiri – Zoti ambasador, çfarë nuk thanë, e çfarë nuk komentuan, paska qenë shumë e thjeshtë

Saimiri – Zoti ambasador, një pyetje direkte. Ç’do të bënit ju në Shqipëri po të ishit kryetar i opozitës?

Doktori – Por jo kryetar dhe ambasador bashkë, se ashtu e bëj dhe unë.

Arvizu – D.m.th të isha kryetar i opozitës, atëherë do mund të merrja disa leksione për të mësuar biçikletën.

Saimiri – Gjatë fushatës për zgjedhjet për kryetar bashkie ju bëtë një xhiro me zotin Rama.

Me zotin Rama bëtë një xhiro me biçikletë dhe ai sot është në këmbë, me zotin Basha pitë një birrë dhe ai sot është kryetar bashkie. Pse nuk pini një birrë me zotin Topi dhe të bëni një xhiro me biçikletë me zotin Berisha?

Arvizu – Ndoshta në 2013 duhet të rikthehem.

Saimiri – Zoti ambasador, në emër të departamentit të emisionit dua t’i dhuroj zotit ambasador, simbolikën tonë, rrotën, që është simbol i zhvillimit të njerëzimit.

SHTZ Ambasador. ALEXANDER ARVIZU

Departamenti i emisionit “Fiks Fare” ju dhuron simbolin e tij me këtë motivacion:

“Për trimërinë dhe guximin e rrallë që keni treguar, duke ia thënë në sy dhe publikisht kryeministrit Berisha se ju jeni një burrë shteti”.

 

Arvizu – Faleminderit shumë që më lejuat që të shfaqem në programin tuaj. Më pëlqyen shumë veshjet e vajzave, faleminderit shumë qe keni menduar për SHBA, ndërsa dua të them shumë faleminderit për rrotën. E di që është një nder dhe komenti im i fundit është për komentin burrë shteti mendoj se ndoshta duhet të kisha marrë dy rrota.

Saimiri – Ne mund të të japim dhe gjithë qerren.

Doktori – Jo, jo se qerrja na duhet. Jemi për Evropë me qerre.

 

23 komente në “Arvizu: Për komentin “Berisha burrë shteti” meritoj dy rrota”

    1. xha veli says:

      Perse qeshe kaq shume mos tu kujtua gje thenia e vjeter”Dy rrota mitralozi dhe Arvizu kokqerosi”

  1. Kely J.Andress says:

    Humor koti. Dikur thoshin humor policash, sot mund ti themi humor ambasadoresh….Ne po na digjet mjekra zoteria ben gallate. Saimir, ti me te vertete ke thene qe Amerika eshte nene e madhe, por kam frike se kjo nene na ka lene kete dobicin ne dere.

  2. askushi says:

    Ja japim te 4 rrotat dhe ne e shtyme zvarre per ne Europe.

  3. rexha10 says:

    ME ne funde edhe ARVIZU e ka kuptuar se qe te marresh dicka ne SHQIPRI duhet qe te japesh.KJO ESHTE MOTOJA E TE KORRUPTUAREVE… MEQENSE zoti AMBASADOR nuke ka se cfare te jape ,e qujti SALIUN … BURRE SHTETI ne kembim te nje shume te hollash.
    BRAVA AMARIKA

  4. Merimanga says:

    hahahaaaa e fort ;-D

  5. Labi Vlore says:

    Shume komente pikante per ambasadorin.Mbushja e kutive me vota sidomos.

  6. beso says:

    Dy rrota per Rroten

  7. Bardhi Tolabi says:

    Une,thenien e z.Arvizu,e kuptoj si nje lloj autokritike.Ai,e ndjen pergjegjesine e tij per shprehjen e gabuar ne dretim te Berishes si “burre shteti”.Tani Ai,indirekt e quan ate “rrote” dhe jo burre shteti.Per te mos e ofenduar hapur Sali Berishen,me gabimin e tij me ate shprehje edhe vehten e tij e quan te tille,”rrote’,sepse nuk tregoj pjekurine e duhur dhe nuk u mendua fare kur tha kete shprehje.Me vone sic edhe rrodhen ngjarjet eshte kthjelluar dhe gjeti rastin per “autokritike”.Faleminderit z.Arvizu.

  8. malko durmishi says:

    Zoti ambasador ju pergezoj per qendrimin tuaj.
    Sa per stacionin dhe aq me teper emisioni ne fjale,s me duken dhe aq per te qene perderisa e kane kthyer fytyren vetem ne nje drejtim,aq sa ndonjehere me eshte dukur sikur nuk kane qene per liberalizimin e vizave,mos te permend oren e Presidentit Bush qe ishte nje sajese e tyre dhe na hodhi nje turp te madh gjithe shqiptareve.Nje medje eshte e sakte kur nuk kuptohet se me ke krah eshte.Keta duken hapur qe jane kunder Berishes,deri ne masen sa ti mohojne gjithe ato te mira qe duken sheshit qe jane e behen ne Shqiperi.

    1. tg usa says:

      ti po qe malko dyrmishi i vertete je ish oficer antar i ppsh
      me dopjo buze
      per ty jane te mire gazeta 55 shijak tv dhe tvsh

    2. Idriz Tafa says:

      Malko durmishi je nje kelysh i Berishes sepse nuk kupton as humorin as mesazhet e Fiksit dhe te Arvizuse qe kishte ardhur te bente autokritike.

    3. fahyve says:

      O Malko dhe Enveri beri shume fabrik,uzina, shkolla, spitale qendra e pallate kulture, banesa,, hdroçentrale, jo me leket e tij por me te popullit ,keshtu po ben dhe Salua yte po mbush xhepat e tij dhe gjithe fisit .

    4. Besa says:

      u shofsh o malko ! na shkrive me “sukseset” e Saliut

  9. misionari says:

    Emisionin e shkelqyer “Fiks Fare” e shohim çdo natë, perpara se të nisemi per në punë turni i tretë; na shlodh, na jep shpresë!

  10. ALBAN-DARDANI says:

    Nje shprehje e popullit thote; QAN RROTA,QAN QERRIA, POR, QAN EDHE AI QE ESHTE MBI QERRE. Ndersa ne kete rast ja vlen te themi:GEZN RROTA,GEZON QERRJA, GEZON DHE AI QE ESHTE MBI QERRE.- PLOT URIME PER EMISIONET TUAJA .

  11. Vasel Malaj says:

    Ju lumte juve Mafiozo- Komunisteve te mbeshtjell me vellon e Artisteve , por mos harroni RROTA e Madhe ju takon Juve dhe pjelles suaj qe e keni shendrruar SHOQERIN SHqiptare ne nje RROTE te pa levizeshme..

  12. Boner says:

    sa ka lexuar titullin e ketij shkrimi Xhezefina ka filluar tu mastrubit

    ..se nuk ka
    idene per cfare behet fjale

  13. olsi toshkesi says:

    hahaha,,shume e bukur kjo e fiksit me ambasadorin amerikan te shitu tek saliu

  14. S.B & S.B says:

    Rrofte sinqeriteti.
    Megjithese ky buthpambuku se ka per gje te nderroje version.

  15. Albert says:

    Shqiptaret e kane pare filmin monumental “The Godfather”-“Kumbari”.
    Eshte e famshme ajo skena ku kreret e Mafias amerikane,nga Nju Jorku ne Las Vegas po kuvendonin ne Havana sesi te shpetonin rregjimin e degjeneruar te Batistes. Kerkonin te mblidhnin pare per t’ia dhene banditeve me qellim qe te shpetonin investimet e tyre neper kazino,resorte turistike,lokale nate…etj. Pra,me fjale te tjera,Amerika vende si Shqiperia ia le per hise qe ta “menaxhoje” mafia.
    Shikoni realitetin e sotem shqiptar,shpejtesine EKSPONENCIALE qe ka patur perhapja e lojrave te “fatit” ketu,investimet gjoja ne turizem me eksponente si puna e Fazllicit,kaosi ne ceshtjet e pronesise,korrupsioni endemik dhe tabloja jone ngjan si dy pika uji me Kuben e Batistes…(!) Gjuha e drunjte qe perdor ambasadori amerikan,as mish as peshk,as mashkull as femer,as dite as nate eshte tejet kompromentuese. Amerika,ne ato vende ku ka interesa vertet shteterore,eshte e drejtpedrejte,e qarte,nuk ka mjegull dhe eshte e prere ne qendrime dhe adresim pergjegjesish….

  16. niki says:

    URIME ‘FIKS FARE’
    ====================
    Hena edhe yjet naten e ndricojne
    njerzit neper bote,te gjithe i urojne
    dhe juve ‘fiks fare’ si nje yll ndiconi
    misteret keq berse.kudo i zbuloni !

    ju jeni si nje lule
    me gonxhe plot me ere
    qe sillni tek shqiptaret
    aromen si pranvere…

    Te paster jeni juve
    si vesa na mangjez
    ne emer te shqiptarve,
    une sot ju pershendez

    Krenohemi me juve
    se vendin po nderoni
    c’fare ndoth ne shqiperi,
    te gjitha i tregoni…

    Ne shpirt atdhetarine
    hjithmone kini treguar
    ju jeni sy pa trembur,
    ne idealin tuaj.

    Stafi nje mbrekulli
    me shume vertetesi
    korupsionin e zbulon
    qeverine e demaskon…

    Vazhdojnei programin
    me ju jemi krenare
    se emisjoni juaj,
    gjithmone,ne vend te pare..

    Sajmir edhe doktor
    mendja te mos ju rritet
    ju jeni si nje peme,
    qe nuk duhet te pritet.

    Matriali eshte mare nga libri Epopeja e politikanve Shqipytare
    me autor ‘Saadiu i merguar’
    pershendetje gazetes Tema dhe Filip Cakullit. Sadiu.

  17. lili says:

    me duket se rrota i ka zane te gjithe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje