Kushton 800 mijë euro dhe blerësi i kësaj shtëpi mund të flejë qetësisht. Madje, përjetësisht. Nuk është një shtëpi normale në fakt, por një varr. Gjendet në Napolidhe është ndërtuar që në vitet 1800. Tashmë është rikonstruktuar dhe ka edhe zbukurime ari. Shumë prej italianëve që e panë njoftimin e shitjes në immobiliare.it menduan se ishte një shaka për Halloween, por zbuluan se është e vërtetë.