Vajzat shqiptare nuk kërkojnë pasurinë

27 Tetor 2011, 13:12Rajoni TEMA

E mbetur mes dogmave morale dhe mundësive të pashfrytëzuara juridike, femrat në Maqedoni janë të shtytura të heqin dorë nga trashëgimia e pranuar legalisht, për shkak të respektimit të dokeve lokale.

Në Gjykatat komunale në Maqedoni, gjykatësit dhe bashkëpunëtorët profesional theksojnë se shumë pak raste janë shqyrtuar rreth aspektit të trashëgimisë së gruas.

Zakonisht, kërkesa të tilla nuk parashtrohen në numër të madh. Gjykatësit pohojnë se çështja e trashëgimit të pasurisë nga gruaja është e rregulluar me ligj, mirëpo sipas tyre, Kanuni, tradita dhe doket patriarkale janë pengesa kryesore në shumicën e rasteve, duke e privuar nga realizimi i të drejtës së saj në trashëgimi.

“Ato kanë dëshirë të mbajnë kontinuitet të marrëdhënieve në familjen e prindit, ashtu që në të ardhmen të kenë të drejtë vizite dhe afrie”, theksojnë avokatët.

Sipas të dhënave që i ka siguruar Agjencia e lajmeve INA, nga mbi 700 lëndë të paraqitura në këtë gjykatë të Kumanovës viteve të fundit, vetëm një është shënuar të ketë hyrë në procedurë: është ky rast i një vajze e cila ka kërkuar trashëgimi duke e llogaritur veten të barabartë me vëllezërit.

Ndërkaq, në Gjykatën e Tetovës nuk janë dhënë shifra konkrete nga zyrtarët e saj, por sipas tyre nuk ka raste të tilla, me përjashtim të ndonjërit rast që ka ndodhur gjatë të kaluarës së afërt.

Thuajse të gjitha rastet përfundojnë me refuzim për të marrë diçka nga pasuria e prindit, për shkak të rrethanave të ndryshme. Këtë fakt e shpjegon edhe avokati Rufat Behadini i cili nuk jep ndonjë të dhënë apo siç thotë ai nuk ka pasur ndonjë lëndë lidhur me raste të tilla.

“Mbi 95 për qind të rasteve të cilat nuk insistojnë të marrin këtë pasuri të prindërve për shkak vajzat apo gratë në përgjithësi duan që edhe në të ardhmen t’i ruajnë ato raporte me familjen e tyre, me prindërit, vëllezërit dhe të tjerët. Kjo ndodhë për shkak se ruhen raportet në disa aspekte dhe nuk duan që të mbyllen dyert në të ardhmen”, theksoi avokati Beadini.

Shumica e femrave shqiptare theksojnë se te shqiptarët vazhdon të jetë funksionale një traditë dhe një ligj i pashkruar që vajzat në përgjithësi mos të trashëgojnë asgjë nga malli apo pasuria e prindërve , por atë e marrin djemtë me qëllimin ndoshta të vetëm se janë ata që duhet të përkujdesen për prindërit e tyre  Hanife Zeqiri nga Shkupi thotë se “te ne shqiptarët nuk praktikohet të trashëgojnë femrat një pjesë të pasurisë”. “Tek ne ende nuk hasim në raste të tilla, edhe pse dimë se pjesën e trashëgimisë e gëzojnë shumë femra në botë”, thotë Hanifja duke shtuar se në Maqedoni ende ka ndikime të zakoneve patriarkale.

Ajo më pas shtoi se shumica e femrave shqiptare të rretheve të Maqedonisë një nga faktorët kryesorë që ndikojnë në mostrashëgiminë e femrës shqiptare është motivi i bestytnisë. “Kjo arsye është shumë e fuqishme, meqë niset nga bindja se pasuria e cila trashëgohet nga prindi nuk mundet t’i shihet e mbara. Sevdije Memeti nga Kumanova thekson se nuk i ka shkuar asnjëherë në mendje për të biseduar për çështjen e trashëgimisë.

“Nuk më kanë lënë mendtë! Dua ta ruaj këtë traditë. E kamë të qartë se Ligji e rregullon këtë punë mirëpo kurrë nuk kam dashur të diskutoj për këtë çështje”, thekson ajo. Derisa vajzat shqiptare e kanë “mollë të ndaluar” pasurinë e prindërve, vajzat e komunitetit maqedonas dhe komunitetet e tjera kanë konteste gjyqësore me vëllezër e prindër për trashëgiminë e familjes, duke synuar që të marrin pjesën që i takon nga pasuria familjare.(INA)

8 komente në “Vajzat shqiptare nuk kërkojnë pasurinë”

  1. lani says:

    sigurisht, kjo ndodh sepse traditat tona shqiptare nuk jane europiane edhe ne kete pike…Por nje pyetje mund ta ngreme: SI KA MUNDESI QE TE KEMI JETUR 100 E MIJRA VITE BASHKE ME EUROPIANET E TJERE PERFSHI EDHE SLLAVET E ARDHUR NGA SHEKULLI VI APO VII, DHE NUK JEMI europianizuar ne kete pike? Apo mos Nuk dime gje qe jemi europianeeeeee…cudi! vertet cudi..Kaq afer dhe Kaq te ndryshem!!!!! Por cfare kemi europiane ne? ose cfare i kemi dhene ne asaj???Pse duhet te jemi kaq te ndryshem pra? ne familje, ne raporet mes burrit dhe gruas, mes prinderve dhe femijve, me qendrimin ndaj punes dhe studimit, mes nesh dhe shtetit dhe ligjit dhe rregullit, mes instituconeve etj ejt. !!!! s’e kam gjetur dot pergjigjen….
    flm shume nese me ndihmoni!

    1. oservatori says:

      plako por mos me u zgjat shume se shqiptaret e din mire , por nje pjese nuk e pranon (dhe kjo eshte e vecanta qe jemi ndryshe nga evropa besoj se eshte problem geni) e ka emrin TURQINI.

    2. Argita_B says:

      E duam Shqiperine si Evropa ishte parrulla e studenteve ne 1990..
      Evropa ka shume te mira, po nuk eshte perfekte, keshtu qe jo çdo gje q eshte “Made in Europe” eshte e mire.
      Ligji i trashegimerise ne Evrope eshte i ndryshem, pra nuk ka nje ligj per te gjitha vendet evropiane.
      Ne nje shtet te
      Evropes, kur kryefamiljari vdes, u jepet mundesia femijeve te shesin shtepine e prinderve, pra aty ku vazhdon te jetoje e veja, ose me mire nena e femijeve, ne menyre qe femijet te marrin pjesen e tyre.
      Pra, mos paç fatkeqesine qe te te vdesi burri, se femijet kane te drejte te te nxjerrin nga shtepia per te rikuperuan pjesen e tyre.

  2. Luan Morina says:

    Shqiptarit nuk i pengon nëse gruaja e tij e trashëgon pasurinë nga prindërit e saj, por refuzon ta ndajë pasurinë e babait të tij me motrën, sepse është “traditë”. Ai vepron në këtë rast vetëm nga egoizmi dhe materializmi i tij. Kjo nuk ka të bëjë asgjë me traditë.

    Barazia është shpirti i lirisë. Pa barazi me njëri tjetrin nuk mund të ekzistojë liria e kombit tonë.

  3. Cakalli7 says:

    me sa di une ky problem nuk egziston ne shqiperi, madje ne tirane kemi plot raste te femrave venallie qe kerkojne pjese shtepia e prinderve.Mos harrojme qe keta jane po aq sevda-turqi sa shqipfolesit e maqedonise

  4. Kjo është traditë e kulluar talebane e shqiptarëve të Maqedonisë. Vecanërisht ky fenomen vihet re në fshatra ku duket qartë obskurantizmi islamik.

    1. NUKI says:

      I gje e Trashe!
      Pse ja atribon Islamit kete problem kur nuk ia ke idene se cfare eshte Islami?
      Ke deshire te te jap nje leksion se cfare thote Islami per trashegimine?

      Me thuaj ne rast se je i interesuar…

  5. rrufeja says:

    kjo gjeja e eger qe mbijeton me ngordhesira ditka se ne maqedoni ka shqipfoles, madje edhe na tregon se ka ,,logjike”!!!!???
    Zot na ruaj nga te tille ose na i pakeso.yyyysh fare e felliqur….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje