Harta zyrtare e BE-së, Serbia pa Kosovën

28 Tetor 2011, 11:54Rajoni TEMA

Bashkimi Evropian tashmë, në hartën e saj zyrtare, e ka shkëputur Kosovën nga Serbia. Në ueb-faqen zyrtare të BE-së, ‘Europa.eu, figuron harta e Serbisë si shtet, pa Kosovën si pjesë përbërëse të saj.

Mediet serbe, me të zbuluar këtë informatë, kanë kontaktuar Ministrinë e Jashtme serbe, e këta të fundit kanë thënë se do të kërkojnë nga Brukseli sqarim zyrtar për këtë rast.

Në informatat e paraqitura në këtë ueb-faqe, BE saktëson se Serbia ka 77.474 kilometra katrorë, ndërkaq në ueb-faqen zyrtare të Qeverisë së Serbisë shkruan 88.361 kilometra katrorë. Në të njëjtën kohë, edhe numri i banorëve të Serbisë është pa Kosovën.

Edhe pse Kosovën nuk e kanë njohur 5 nga 27 shtetet e BE-së (Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja), si duket kjo nuk i ka penguar hartuesit e faqes zyrtare të BE-së që Kosovën, në njëfarë mënyre, ta shpallin shtet në vete. /zëri/

13 komente në “Harta zyrtare e BE-së, Serbia pa Kosovën”

  1. tourkofagos says:

    …..mos ka dhe harten e Big Albania,me Camerine der ne Preveza!!!

    1. Vasil Gjika says:

      Pse kaq shume shqetesohesh per Greket ti…

      1. Shkelzeni says:

        Mundohet t’i jape nje fare kuptimi nje egzistence qartesisht MJERANE.

    2. albaniafirst says:

      Koha punon per shqiptaret turkofagos. A e mendonim ne 20-30 vite me pare se Kosova do shkeputej nga Serbia? E pra do vije dita qe te gjitha trojet tona qe na kane grabitur miqte e tu greke e sllave te kthehen tek i zoti qe eshte Shqiperia. Te uroj jete te gjate qe te shikosh me syte e tu realizimin e kesaj profecie. Pa zgjidhjen e ceshtjes shqiptare, nuk ka per te patur kurre qetesi ne Ballkan dhe ne Europe. Per fat te mire kete po e kuptojne perdite e me teper edhe fuqite e medha qe dikur na copetuan per te kenaqur fqinjet tane. Se si i thone asaj fjales se vjeter: ato maja rripa rripa, here ma hipe e here ta hipa. Tani eshte rradha jone per t’jua hipur, pra mbahuni mire se jemi renduar ne keto kohet e fundit, ndersa grekeve ju kane rene ca buckat dhe te ndenjurat nga kamzhiket qe po u jep gjermani. Me qe ra fjala, kur do shpallni falimenton ju …? jo per gje po qe ta dime dhe te marrim masa qe tu vijme per kryeshendoshe.

      1. plaku says:

        albaniafirst,
        Me thuaj, se kur do shkosh per kryeshendoshe qe, te shkojme bashke dhe te bejme gallate me hijenen bukeshkale tourkofagos. Pershendetje.

    3. hajriu says:

      …shume shpejt stambolleshe shume shpejt , do te realizohet

    4. armand says:

      Qipro,Greqi,Rumani,Sllovaki,Spanje.Europa e bashkuar eshte nje gabim fatal.Do e krahasoj me nje vend komunist ku punon pakica ( gjermania,franca ) dhe ha shumica ( spanja,irlanda,GREQIA,portugalia e shume te tjere ).Persa i perket Serbise e dime qe perpiqen te shuajne zjarrin me benzine.Lerini te lehin.

  2. qimara says:

    Cdo gje me radhe.Kosoven ne fillim me pas Maqedonine pastaj camerine.
    http://www.youtube.com/watch?v=lXvtLb7GkOQ&feature=related

    1. Kkoli says:

      Ke haruar Malin e zi, edhe ajo Eshte tok Shqiptare me shume Shqipfoles..

      1. Kam nje koleg pune malazez qe pranon vete,,,qe edhe kryeqyteti i Malit te Zi para 100 vitesh ishin 90% shqiptare,,,,,,,,,,,,dhe sipas teorise se tij te cuditshme ne kohen e ish Jugosllavise zyrtare sllovene dhe kroate (me origjine arbereshe) kane bere te pamunduren qe shqiptaret te mos asimilohen me sllavet permes fese dhe gjuhes.

        Gjithesi te kishin pasur nje klase politike atdhedashese do kishim marre me shume nga cna takon ne Ballkan.

  3. plaku says:

    Djema, une me te vertete nuk e kuptova mire kete “lajm.” Ky per mua nuk eshte lajm ky eshte nje realitet. Lavdi zotit qe, nacjonalistet serbe shofin endera me sy hapur dhe jo realitetin sic e humbi per fat Miloshevic idioti gjate luftes se Kosoves. Eshe fat per popujt qe, diktatoret shpesh behen miope dhe humbin ndjenjen e realitetit. E them kete sepse edhe Ghadafi, kur trupat e tij ishin vetem disa metra larg Benghazit, dhe trupat rebele kishin vetem duart per tu mbrojtur, del ne tv dhe per fatin e rebeleve idioti i inatosur thote : “Do tju kapim dhe vrasim si minj.” Dhe ky ishte momenti kur ja futi vetes.
    Pikerisht ne kete kohe, kjo thenje e tij prej budallai, u perdor me zgjuarsi nga Franza dhe Anglia per te bindur vendet e keshillit te sigurimit te UNO qe, te miratohej rezolucjoni 1967 per mbrojtjen e popullsise civile libiane kunder avjonave te Ghadafit qe, po vriste popullin e vet. E njejta gje ndodhi edhe me idiotin tjeter serbo orhodoks Miloshevic i cili ( cfare idioti ) donte qe, ne Europe ne vitin 2000 te bente pastrim etnik si Hitleri dhe sic e dini e hengri ne b….sallamin kosovar.
    Miq, Kosova duhet te lere te qete qe, KFOR te beje punene e tij se, punet ne planin gjeopotitik i regullon USA qe, e falte zoti e falte.
    Pershendetje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje