Këto janë pamjet mahnitëse kur një tigër Bengali, 170 kilogram, po luan me një vogëlushe. Tigri, i quajtur Taj, duket sikur kërkon ta përkëdhelë vogëlushen, e cila është e mbrojtur shumë mirë për shkak të një xhami që i ndan ata. Fotot janë realizuar nga Dyrk Daniels në kopshtin zoologjik në Issaquah, Shteti i Uashingtonit.
Kjo te kujton Epopene e Luanit te Viktor Hygoit… Gjate nje vizite te rastesishme ne Bonn ne vitin 1994, per aq sa ndenja, shihja perdite nje foto te madhe te ekspozuar ne krye te nje rruge, e cila paraqiste nje ujk qe kishte perqafuar me ngrohtesi nje dele. Simbolika ishte e qarte; edhe ujku me delen kane mundesi te jetojne bashke ne harmoni . Po ashtu ne nje cfaqje cirku, nuk mund te harroj sesi nje dhelper shtynte nje karroce femijesh te mbushur plote me pula. Si perfundim desha te them, se do te deshiroja me gjithe zemer te shihja me gjallje vetem nje takim, sado te vogel, midis Berishes dhe Rames.Apo mos po kerkoj me shumesec duhet?..
te lutem xha teme, se qenkan foto shume te bukura, na ler t’i shijojme mos na e prish qejfin me ata monstra
Tigri në fjalë nuk është gjigant apo xhuxh. Madhësia e tij natyrore… Eshtë fëmija e vogël që e bën të duket i madh shumë. Çështje perspektive!
Bravo Edlira ….qe duket se ke mendjen edhe shpirtin, si ke edhe emrin ….)))
Pafajsia zbut edhe krijesen me te eger………Po te kujton Viktor Hygone e madhe ne Epopene e Luanit…….nje gje e mrekullueshme…