Një grup deputetesh austriake kanë përgatitur një propozim ligjor, për të ndryshuar himnin. Ato kërkojnë që teksti i himnit të tyre të bëhet më pak ‘seksist’. Mes ndryshimeve në tekst, ata kërkojnë që aty ku thuhet ‘bijve të mëdhenj’ të shtohet fjala ‘dhe bijave’.
Po ashtu ata kërkojnë që aty ku në himn thuhet ‘koret vëllazërore’, të ndryshohet e të thuhet ‘koret e lumtura’. Kritikët thonë se një lëvizje e tillë do masakrojë një himn që shumë besojnë se është shkruar nga Mozarti.
Shumë politikanë, sidomos atë të opozitës kanë ironizuar me këtë nisëm. Një prej tyre tha se tani edhe në stemë, në krah të shqiponjës do jetë një kuti tualeti. Por deputetet thonë se ndryshimet duhen bërë për të pranuar pjesën tjetër prej 51.4 përqind të vendit, që nuk janë meshkuj. Madje, një këngëtare opera e ka përgatitur një regjistrim me himnin e ri.
Ky po qe eshte problem madhor, dhe jo si ne shqiperi qe kane hall nese do te hane buke neser apo jo. Po nderrojeni o te uruar se ju ka prish shume pune keto 200 vjet!