Gjebrea: Akuzat për këngën ‘Botën do ndryshoja’ dashakeqësi

31 Tetor 2011, 19:14Lifestyle TEMA
Gjebrea: Akuzat për këngën ‘Botën do ndryshoja’

Autori i Këngës Magjike vjen për 13 vjet radhazi me festivalin që tashmë është kthyer në traditë dhe që ai vetë e organizon. Ka ditur të qëndrojë në një pikë të caktuar e më pas të ngjitet, vetëm të ngjitet…duke ruajtur individualitetin, personalitetin që e bën të dallueshëm nga të tjerët. Nga ana tjetër prej më shumë se tre vjetësh e diela e tij nuk është si e shumë të tjerëve por është në shërbim të të tjerëve. Ardit Gjebrea e ka ekranin shtëpinë e tij dhe në atë kornizë përcjellëse ai prezanton, këndon, kërcen, organizon… Ai është njeri televiziv.  E përpos punës intensive, organizimit të festivalit e të spektaklit të së dielës, ai është edhe një bashkëshort, një prind. Kur e prekim në këtë pikë thotë se është i bekuar nga dy engjëj, djalin Jon e vajzën Anna që ende nuk i ka mbushur 3 vjeç. Tregon së ajo është princesha e babit dhe se i pëlqen të këndojë, madje dhe që i tregojnë njeri-tjetrit përralla.

Në këtë intervistë, kemi folur me Gjebrenë për median dhe lirinë e saj, kemi folur për politikën dhe a është joshur ai ndonjëherë nga ajo duke dashur të bëhet pjesë. Kemi folur për ekranin dhe njeriun televiziv. Ka treguar për Këngën Magjike dhe gjithçka diskutohet e përflitet përreth duke na dhënë mendimin e tij.

 

Ardit, organizoni për të disatin vit radhazi festivalin “Kënga Magjike”. Ka qenë e vështirë të mbash një festival çdo vit?

Ky edicion është i 13-ti. Tashmë “Kënga Magjike” është kthyer në një traditë, është kthyer në një eveniment të pritshëm ku të tillë e bëjnë artistët që çdo vit marrin pjesë në të. Ndaj nuk e kam aspak të vështirë ta organizoj.

A ka risi këtë vit ky festival, cilat janë ato?

Risitë janë këngët, janë 58 këngë të reja dhe sigurisht që niveli i tyre është edhe më i lartë se ai i vitit të shkuar. Në fund të fundit kryefjala është kënga dhe si e tillë unë aty e kam pritshmërinë më të madhe dhe aty qëndron risia, çelës suksesi i festivalit.

Jeni i kënaqur me pjesëmarrjen dhe me cilësinë e këngëve?

Tepër! Më shumë se çdo vit tjetër ky festival ka këngë të bukura dhe zgjedhja do të jetë shumë e vështirë për këngëtarët pjesëmarrës, në të njëjtën kohë dhe anëtarë jurie. Mbaj mend që në vitin e parë të krijimit të “Kënga Magjike 1999”, u “dyndën” këngëtarë BIG dhe me pas u ruajt raporti mes te rinjve dhe atyre të famshëm. Këtë vit është e njëjta situatë si vitin e parë. Ka një pjesëmarrje të pabesueshme të këngëtarëve të njohur dhe po aq dinjitozë janë të rinjtë krah tyre.

Mendoni së këtë vit ky festival do të bëjë një diferencë apo do të jetë në radhë me të tjerët?

Për të gjitha motivet që shtrova më sipër, duke shtuar dhe pjesëmarrjen këtë vit të disa autorëve që më parë nuk kanë qenë prezent në këtë festival, padiskutim që do të bëjë diferencë me të tjerët. Jam entuziast për gjeografinë artistike të këtij viti dhe më frymëzon për të ardhmen.

Kur do të jenë netët finale të këtij festivali?

Në datat 17, 18 dhe 19 nëntor në Pallatin e Koncerteve në Tiranë.

Kush do të jetë përkrah jush në prezantim. Do kemi ndonjë emër të ri këtë herë?

Arditin e njeh? (qesh)

Do ketë të ftuar, apo diçka të veçantë në organizim?

Nuk do doja të zbuloja asgjë, pasi ende pres konfirmime të cilat nuk do doja të nxitohesha në publikime të parakohshme.

Do jetë i njëjti sistem vlerësimi si vitin e kaluar?

Sigurisht! Mbetem i mendimit që është sistemi më i drejtë dhe që i jep shanse zero përgojimit të finalistëve apo fituesve të festivalit. Artistët do të votojnë hapur për njeri-tjetrin dhe gjithçka varet prej gjykimit të tyre artistik.

Duket sikur po organizoni festivale dhe po prezantoni këngët e të tjerëve, po nga ju vetë, kur do të kemi ndonjë këngë…apo ndoshta dhe album?

“E Diela Shqiptare” për hir të së vërtetës nuk më jep kohën që më duhet për të krijuar. Atë pak kohë që kam të lirë, mundohem t’ja dedikoj familjes dhe vajzës sime.

E diela juaj ndryshon nga të dielat e shumë kujt. Ju vjen mirë apo keq për këtë?

Më vjen mirë që kush e pëlqen programin “E Diela Shqiptare” është pjesë e gëzimit tonë, por edhe më vjen keq që nuk e kam ditë pushimi ku të shihja një Ardit në ekranin e TV Klan (qesh).

Si e mendoni një të diel tuajën pa të “Dielën Shqiptare”?

Sa më mungon! U bënë 3 vite e gjysmë pune! Nuk dua ta mendoj dhe për ca vite të tjera…

Ju jeni një prind, por mbi të gjitha një prind i ri, babi i një vajze të vogël. Kur kemi realizuar intervistën e fundit bashkë, Anna ishte vetëm 8 muajshe… është rritur ajo. Flet me ju, çfarë ju tregon?

Ajo është Princesha e babit, tani i tregoj dhe më tregon përralla. Është një dashuri gati – gati hyjnore.

I keni mësuar ndonjë këngë, çfarë këndon?

Këndon dhe i pëlqen të mbajë edhe mikrofon në dorë, i pëlqen shumë muzika dhe mbi të gjitha të kërcejë. Na mungon Joni, i cili vijon në vitin e tretë në  Universitet – Vjenë dhe bashkë me Annën janë  ëngjëjt e mi.

Tanimë çdo televizion ka një figurë qendrore të vetën. Si e gjeni veten në këtë komunitet?

Unë e ndiej veten shumë mirë në familjen Klan dhe duke ditur që figura qendrore është z. Frangaj, mundohem të justifikoj besimin dhe investimin që bën për programin tonë. E ndiej veten mirë pasi rrethohem nga një staf ku ka shumë dashuri.

Çfarë mendoni për njeriun televiziv në Shqipëri?

Njerëz televizivë ka shumë por jo të gjithë e meritojnë ekranin.

Po për njeriun politikan?

Nuk di nëse ata vetëtijnë deri në fund, se kanë jetën tonë në dorë…

Ju vetë keni menduar ndonjëherë t’i futeni politikës. A ua kanë ofruar një gjë të tillë?

Jo, bota e televizionit është ajo së cilës i përkas dhe nuk e kam menduar si alternativë politikën. Edhe ma kanë ofruar, por nuk kam menduar se mund të isha më shumë i vlefshëm se artist.

E përjashtoni mundësinë të jeni ndonjëherë në politikë?

E përjashtoj në mënyrë kategorike!

Po për median çfarë mendimi keni, tashmë që kanë kaluar 20 vjet ku nuk jemi më në diktaturë. Mendoni se kompanitë mediatike janë të pavarura në Shqipëri? A ka në Shqipëri shtyp serioz të pavarur?

Mediat në Shqipëri janë në një stad ku kthyerja e kokës prapa dhe pak sehir anash kufijve, të bën të kuptosh që jemi pabesueshmërisht kaq bashkëkohës me ata të cilët na dukeshin të pamundur dikur. Sigurisht jo të gjithë bëjnë pjesë në këtë kategori! Por… më pyete për shtyp të pavarur?! Më thuaj vërtetë një media në botë që është e pavarur… Është e pamundur që diku – diku mos të ndikohesh nga një influencë qoftë edhe simpatie, duke bërë kompromis me lajmin, me batutën, sikur qoftë edhe me një foto…

Ju keni ngjitur shkallët e arritjeve tuaja pas zgjedhjes për të sfiduar pengesat, xhelozitë dhe vështirësitë, duke synuar energji të reja drejt qëllimeve finale dhe ia keni dalë…?

Unë di që punoj, punoj dhe punoj. Paaftësia xhelozon, pengon duke vështirësuar, por faleminderit Zotit ja kam dalë. Mundohem të ruaj një konstante. Vetëm duke u ngjitur nuk mundet të mos të duhet të zbresësh dhe të jesh i lumtur kur zbret, se ndonjëherë ka dhe ca që i merr e tatëpjeta.

Ja ku jeni një njeri i suksesshëm, në një vend të vështirë dhe në një kohë të vështirë për sukses dhe karrierë. A mendoni se potencialet intelektuale dhe talentet në vend kanë vështirësi afirmimi dhe publikimi?

Absolutisht jo! Unë ende jam në kërkim të bashkëpunëtorëve të talentuar, të rinj e të aftë. Ka një problem në këtë mes – është ndryshe të jesh dhe ndryshe të pretendosh se je. Kush mendon se është gjeni, por nuk i hapet rrugë, çfarë tmerri përjeton dhe sa energji negative përçon!

 

Ardit në një media është shkruar dje se pretendohet që kënga “Botën do ndryshoja” është e vjedhur. Keni ndonjë koment?

Kush është muzikant e di që të vjedhësh një këngë duhen 8 masa të barabarta në dy këngët krahasuese. Aty nuk ka as edhe një masë të vjedhur, është thjesht një këngë pop-rrock, e cila ka ajrin e këngëve të këtij stili siç shumë këngë pop, balada apo hip-hop kanë të njëjtin stil dhe shpesh komentohen si të ngjashme. Por mendoj se në rastin konkret kjo nuk ka të bëjë me këngën e vjedhur, por me një dashakeqësi ose që të jem më i zbutur, më mirë të them me mosdijen e disa fansave në “Facebook”. Kush ka ndërmarrë një iniciativë të tille ka plane të tjera dhe jo sepse po i dhimbset “Kënga Magjike”.

 

 

Pirro Çako nuk prononcohet: Shihni partiturat, ato flasin vetë

 

Unë nuk mund të prononcohem për këngën time, pasi kontrata me festivalin “Kënga Magjike” nuk ma lejon deri në përfundim të tij. Ajo që mund të bëj sot, është t’ju jap dy partiturat e dy këngëve, ku edhe ndonjë “artist” i përfshirë në këtë sajesë, nëse di shkrim dhe këndim notash, le të ulet përpara pianos dhe le ta gjejë harmonikisht dhe melodikisht se ku ndodhet kjo vjedhje e supozuar

Entela Resuli

http://www.youtube.com/watch?v=JOURyfUd0oM

 

8 komente në “Gjebrea: Akuzat për këngën ‘Botën do ndryshoja’ dashakeqësi”

  1. Ardi says:

    …eshte e lehte te thuash qe kopjon….por edhe qe te quash kopje kur nuk eshte note per note edhe per kete sjam dakort…..te pakten fryma e kenges eshte kopje e vertete….duke filluar qe nga nisja e kenges, ritmi, orkestracioni etj……apo edhe kengetarja sikur mundohet ta vertetoje kopjen….po edhe nje gje me vjen keq qe Arditi mbron pa lidhje….ne Shqiperi cilesia muzikore eshte rritur shume po ashtu edhe ajo e spetaklit, por per nje gje duket qarte qe veshtire te gjesh tamam muzike shqiptare qe per mendimin tim vetem Arditi arrit pak me shume mundiim …e di qe eshte veshtire sot ta ruash apo ta futesh sado pak ne kenge ate vertet shqptare, por edhe ne vend qe te harxhosh energji per te te fillosh te kopjosh ate te huaj, qen nga ajo perndimore te ajo orientale….!!!!

    1. Ester says:

      Me kete teori te Ardit i bie qe Metallicat jane komplet lagiature e Black Sabath me shoke. Te shkosh drejt nje stili kenge nuk domethene se behesh kopjac, sepse moda konsiston pikerisht ne krijimin e stileve qe pelqehen ne menyre masive. Gjebrea nuk e mbron kot Pirron, sepse te dy jane muzikante te njohur dhe me brume, prandaj e dijne ku jane limitet e vjedhjes. Prandaj Gjebrea perdor shifra te sakta teknike dhe Pirro nxjerr partiturat. Megjithate miqte e ish-gruas se Pirros ka mundesi ti jene vene me akuza te tilla sepse e kane inat. Por ju si publik hapni syte se nuk eshte kollaj te akuzosh nje artist si Pirro Cako per kopje. Nuk kemi te bejme me Ciljeten ketu, por me Pirro Cakon, i cili ka treguar se di te krijoje kenge origjinale ne shume e shume raste. Por mesa duket sa me origjinal te jete artisti aq me shume do bejne buje lajme te tilla, sepse vertet te kishte qene Cilieta me kenge te kopjuar te gjithe do qeshnin e do kalonin tek faqja tjeter. Mos bini pre e lojrave mediatike. Ngjashmerite neper kenge i keni nga Stingu deri tek Madonna. Kjo nuk domethene se kopjojne, por rrymat e stilet kane elemente te ngjashem.

  2. Dj says:

    Kenga mund te mos kete asnje note te kopjuar, por kenga ka nje fillim, strofe e refren. Te gjitha jane identike.
    Pastaj, beni nje prove (se une e kam bere), nqs i vendos kenget njera mbi tjetren jane identike, ku fillon strofa e pare dhe refreni. Vendosini dhe pastaj provojeni ti degjoni te dyja bashke.
    Besa e ka tregu qe s’ka vesh muzike, te Top Festi kur stonoi 2 here. (hera e pare dhe e fundit qe kendoi live).
    Vetem i ka dhene ca leke babi e i bejne kenge te tjeret. I ka thene Piro Çakos me bej nje kenge si te Pink-ut. Piro i ka ra shkurt e ka marr kenget dhe ka ndryshu 3 nota .
    Ket Arditin se marr vesh pse duhet me u prononcu per nje gje qe ben muuu .. Me mire rri pa fol…
    Ajt mo… Kam pare disa komente ne keto rrjetet sociale, ca thone ka kopju, ca thone jo se Besa s’ben gjera te tilla… Pa lidhje… Me mire do ishte te pyesje 4-5 muzikante, po jo Arditit e shoket e Piro Cakos. Pyeten 3-4 muzikante dhe pastaj vendoset… Po te ekzistonte e drejta nderkombetare e autorit dhe ketu, Piro Cakos do e terhiqte vete kengen nga tregu, pa u fut me mijera euro ne borxh me shtepine diskografike qe ka nxjerr kengen e Pink.

    1. Shkelzeni says:

      Solidaritet mes bytheshiturve! -Kjo eshte thjesht VJEDHJE, sepse struktura e kenges eshte 100% e njejte.Edhe pse 2 ton e gjysem me poshte, kurba e linjes (jo thjeshte vija melodike)se levizjes eshte 100% ajo,dhe s’mund te pretendoje ASKUSH, qe 2 krijues ne 2 pika te ndryshme te globit,ulen dhe hedhin ne pentagram te njejten ide duke ndjekur te njejten linje ne 100% te struktures. VJEDHJE E TRASHE dhe SOLIDARITET ME HAJDUTIN,me sa duket kjo formule eshte ne mode keso kohe ne Shqiperi.A s’ben keshtu edhe politika ?!-A s’ben keshtu edhe kockehedhesi i gjebreas ?! ps provoni te pyesni Shpetim Saraçin per kete argument,do te “tradhetoje” valle kolegun (me shume se koleg)gjebrea?-Eshte me shume se nje analogji me videot ilir metes.

    2. Ani says:

      Une s marr vesh nga muzika, por bera kete proven qe thua ti: i vura kenget siper njera tjetres. Eshte e frikshme sesa identike jane.

  3. Tirana Re says:

    e gjithe muzika e dhendrit te Besnik Bekteshit eshte e vjedhur… si kompozitor eshte zero ….e vetja kenge qe ka kenduar tamam ka qene kur qe pioner dhe kendonte me jevgen Mira…..jemi pranvera qe solli partija

  4. kola says:

    aman , lereni qupen te kendoj , per hunden qe ka , tja falim ,

  5. kola says:

    tani sapo degjova kengen e pink ,dhe e degjova me vemendje , koleg komentues mos akuzoni qupen se nuk ka vjedh gje , dhjesht e ka kopju , qupa apo arditi ska problem , eshte kopje dhe jo vjedhje , pastaj arditit si vemi vaj , patem nje vere te ncehte , votimet na moren nje kohe te gjate , na e sollen mendjen verdall, ska mundur te krijoje nje kenge te re dhe opa nje kopje dhe kalon dhe kenga magjike , se na plas ne fort per kenge magjike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje