Lufta e kohëve moderne: Hakersat kundër trafikantëve

31 Tetor 2011, 13:04Lifestyle TEMA

Kanë bërë një gabim mesa duket trafikantët e drogës në Meksikë kur kanë rrëmbyer një aktivist të lëvizjes së hakersave, të njohur me emrin Anonymous. Me anë të një videoje në YouTube, hakersat kanë kërcënuar se nëse nuk lirohet kolegu i tyre, ata do publikojnë online të dhëna të pafundme për kartelin e drogës Los Zetas. Bëhet fjalë për emra, foto e adresa të taksistëve, policëve, politikanëve dhe gazetarëve që ndihmojnë këtë kartel. Dhe mesazhin e parë e kanë dhënë në faqen zyrtare të një politikani meksikan, ku kanë ndërhyrë duke shkruar: Gustavo Rosario është një Zeta. Ultimatumi është deri më 5 nëntor. Paralajmërimi është i rrezikshëm, jo vetëm për opinionin publik, por kartelet rivale do eliminonin kollaj mbështetësit e Zetas.

2 komente në “Lufta e kohëve moderne: Hakersat kundër trafikantëve”

  1. Kalorsi i zi says:

    video fallco iliro, mos te del emri dhe aty?

  2. brigadieri says:

    ilir meta
    es zeza

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje