Me këtë makinë kursimtare, Volkswagen do bëjë goditjen e madhe. Brenda dy vitesh në rrugë do jetë super-kursimtarja me dy vende. Lajmin e bën të ditur shefi i kompanisë gjermane në një intervistë. VW e prezantoi makinën- sensacion si për inat të sheikëve në një panair makinash në Katar në janar të këtij viti. Modeli ka një motor diesel me dy cilindra, me 48 kuaj fuqi dhe me një elektro- motor prej 27 kuajsh fuqi. Deri në 35 kilometra makina ecën vetëm nga furnizimi me energji elektrike. Në total për 100 kilometra do harxhojë më pak se 2 litra karburant. Çmimi në treg pritet të nisë nga 35 mijë euro.
jo vetem qe kursen xhepat e klienteve por edhe permireson mjedisin.
Tani kjo makina harxhon 1 liter ne 100 km apo 2 litra, se ose titulli ose ne artikull ka nje gabim, ose se kuptova mire une !!
si i kursen xhepat e klienteve me 35 mije euro …wtf ???
vetem nje makine me 2 vende….
presim dicka tjeter…
Po keta me keto 2 vendshet,, me mire me vespa… makina quhet makine me 4 vende minimumi… si fusin dot dhe 2 sedile te tjera keta ???
Po dhe sikur me uje te punoje kjo makine boll cmimi i saj 35000 euro dhe te bie me mire te blesh nje Cadillac luksoz te perdorur diku rreth 15000 dollare dhe e ke te paguar benzinen per 10 vite.Ku eshte ekonomia e kesaj makine 2 vendeshe nuk e kuptoj.