Kosova filloi dy ditë më parë shpërndarjen e 1.3 milionë pasaportave biometrike, për të cilat ka paguar te një kompani austriake vetëm 14 milionë euro, ose më pak se 11 euro për pasaportë, ndërkohë që shqiptarët paguajnë aktualisht rreth 50 euro për pasaportë, falë një koncesioni që qeveria shqiptare e dha në vitin 2007.
Në total, deri tani, pasaportat biometrike i kanë kushtuar 2 milionë shqiptarëve që janë pajisur me to 100 milionë euro, ndërkohë që kartat e identitetit i kanë kushtuar edhe rreth 30 milionë euro të tjera. Nuk ka ndonjë shpjegim bindës për diferencën kaq drastike në çmimin e shitjes të të njëjtit produkt, por dihet se tenderi i kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike në Shqipëri u përfol për manipulime kur ai i krye në vitin 2008.
Kosova me tender
Në qershor të këtij viti, Kosova ftoi kompanitë ndërkombëtare të interesuara për prodhimin e pasaportave biometrike të Kosovës, pasaporta që, njësoj si Shqipëria, duhet të përmbushin kriteret e Bashkimit Europian. Një kompani austriake e fitoi tenderin duke kërkuar vetëm 14 milionë euro për prodhimin e 1,3 milionë pasaportave në tre vitet e ardhshme. Ndërkohë, kosovarët do të paguajnë 30 euro për marrjen e një pasaporte, ku përfshihet pagesa për kompaninë prodhuese si dhe për shërbimin e grumbullimit të aplikimeve dhe shpërndarjes së pasaportave, të cilat do të kryhen nga qeveria e Kosovës. /TCH
Dohet gjetur nje menyre ti drejtohemi avaokatit te popullit apo autoritetit t e konkurences per bllokimin e prodhimit te pasaportave dhe riberjen e tenderit.apo kalimin e prodhimit te pasaportave kompanise qe prodhon per Kosoven e dhe te pasaportave per shqiptare.Nuk jane pak 20 euro per pasaporte.
po ne kemi te famshmin GROSRUK mikun e ngushte te zj. topalli….
tash na shpall luft sala se e prishim ekujlibrin e e konomis ma te zhvilluar ne both,,,,
ju keni nji gomar ne krye te shtetit,qellimi i te cilit asht te ju TALL QDO DIT ;TE JU RJEP QDO DIT ;TE VRET QDO DIT
JU JENI TE DURUSHEM ;DURONI PRA KET GOMAR
Mos more, mos botoni lajme te tilla. Prisni tani kur Saliu te anuloje pasaportat e prodhuara me pare dhe te kontraktoje kete kompanine austriake. Me kete vazhdone punen e tij, prish shtepi e bej kasolle, si dhe ben edhe nje dore tjeter parash.
Nga 50 euro per shqiperine dhe 30 euro per kosoven nuk eshte kater here me pak? cfar arithmetike ke bere zoterote ate te Enver Hoxhes? zoti i ndihmofte shqiptaret e paedukuar