Ambasadorja gjermane në Shqipëri Carola Mueller Holtkemper dhe publicisti Ardian Klosi të ftuar në Regensburg në tryezën: “Politika gjermane në Shqipëri: Të veprosh në një vend mes dinamikës dhe bllokadës së brendshme”
Dita e saj fillon para orës tetë. Carola Mueller Holktemper preferon të shtojë: “Ndryshe nga kolegët tanë shqiptarë, të cilët në atë kohë nuk gjenden në zyrë”. Për një ambasador perëndimor në Shqipëri prania në mediat kryesore të vendit është pjesë e së përditshmes. Edhe për Mueller-Holtkemperin. Që nga viti 2010 ajo është ambasadore e Gjermanisë në Tiranë dhe ka vënë re se „interesimi i opinionit publik për mendimin e ambasadorëve të huaj është shumë më i madh, se ç’mund të përfytyrohet“. Mueller Holtkemper ishte ftuar të enjten në Regensburg në ambientet e Institutit Suedost në një tryezë për politikën gjermane në Shqipëri.
Ardian Klosi, i cili gjithashtu ishte pjesëmarrës në bisedën e moderuar nga zëvendësdrejtori i institutit, historiani Conrad Klewing, për të treguar prejardhjen e interesimit të madh të opinionit për ambasadorët perëndimorë kujtoi një fakt nga historia: „Edhe vetë vendimi për njohjen e shtetit shqiptar është marrë nga një konferencë ambasadorësh.“ Por edhe historia e njëzetë vjetëve të fundit ka treguar se në shumë raste konfliktesh ambasadorët kanë ndërhyrë me sukses për t’i zgjidhur ato. Klosi megjithatë ishte i mendimit se shumë medie e teprojnë duke vendosur si lajm të parë deklaratën e një ambasadori perëndimor.
Që ambasadorët perëndimorë në Shqipëri janë të pranishëm në media, ky është fakt. Se sa u dëgjohet fjala e tyre, kjo është çështja tjetër. Carola Mueller Holtkemper është në përgjithësi e kënaqur me bashkëpunimin, por kujton një debat të zhvilluar rreth fshatit malor në veri të Shqipërisë, Thethit, ku qeveria, në vend që të siguronte aty furnizimin mjekësor, preferoi të çlironte investitorët nga tatimet. Këto janë raste, ku për shembull ne nuk na ecën fjala, tha diplomatja gjermane, që ka përfunduar studimet për ekonomi.
Bllokadë dhe dinamikë
Para se të shkonte në Shqipëri 54-vjeçarja kishte qenë në disa vende arabe dhe të Lindjes së Mesme, por ajo nuk preferon të bëjë krahasim mes tyre dhe Shqipërisë. Perceptimi i saj për Shqipërinë: Një vend me politikë tejet të polarizuar, ku ka edhe struktura patriarkale e klanesh. Sidomos në prag të zgjedhjeve polarizimi politik çon deri në bllokadë, të cilën e ndjen edhe ambasada gjermane: “Grindjet mes tyre bëjnë që të bllokohen edhe kanalizimet tona.” Krahas energjisë dhe administratës, ndërtimi infrastrukturës ujore është një nga tre prioritetet kryesore të ndihmës gjermane në Shqipëri.
Shqipëria i ka të dyja: bllokadën politike dhe dinamikën. Për Ardian Klosin një dinamikë jo pozitive: Ambientalisti pa parti kujtoi me pesimizëm shkretimin e zonave rurale në veri e në jug të Shqipërisë dhe përqendrimin e popullsisë në Tiranë. Ekonomistja Mueller-Holtkemper ndërhyri me një këndvështrim „pa emocione“ , siç tha ajo: “Problemi i çpopullimit është një fenomen, që haset edhe në territoret e ish-Gjermanisë Lindore. Por në Shqipëri ai vështirësohet për shkak të paqartësisë mbi pronat, sepse për fat të keq në Shqipëri nuk mund të thuhet me siguri se kujt i takon një cope tokë.”
Holtkemper ka përjetuar edhe një Shqipëri tjetër: Atë të vitit 1982. Jo si diplomate, por si turiste private. Prandaj edhe vështrimi i saj ndaj problemeve të Shqipërisë është i relaksuar: Shqiptarët kanë nevojë për kohë, ata kanë dalë nga një diktaturë staliniste tepër e vështirë“, thotë ajo, edhe pse nganjëherë do të dëshironte që të paktën, kur ka vizita zyrtare nga Gjermania dhe duhet ndryshuar me shpejtësi programi, kolegët e protokollit të ministrisë së Jashtme të shkojnë në punë që në orën tetë.
Pash zotin,kush e paska bere kete gruan ambasadore.Problemin me te madh ne Shqiperi kjo paska qe te gjenden ne ora 8.00,zyrat hapur.Ne nje fare menyre eshte e drejte,sepse ne e dime se cfare administrate kemi,por qe te arrisim deri te kjo,ne duhet te krijojme administrate,si te gjithe vendet e Europes,dhe kjo fillon me zgjedhje te lira demokratike,qe per ne jane akoma enderr.Mendoj qe zonja ambasadore duhet ta kuptoje problemin me thelle,jo me nje apo dy zyra qe ka gjetur mbyllur,por nejse,Shqiperi hesapi,edhe dipllomatet tallin bythen me ne.
O Hajvan, mundohu ta kuptosh ambasadoren gjermane, idiot!
Pse me Sinon e trego veten trap.A lexon ambasadoren se cfare thote,qe ne duhet kohe te ftillohemi,packa se kaluan rreth 20 vjet.Si ta kuptoj ambasadoren,ta kuptoj si Arvizun a po si ate karagjozin e Osbe-se,Wollfarth?
kuptoje si te duash po me e rendesishmja te besh dicka jo te derr derr kot . vetem kritika keni tipa si puna juaj , qe shqiperia sbehet , ka shum probleme etj etj . shkruaj dicka pozitive ose mundohu se dhe ti produkt i ktij vendi je!
s’kane faj gjermanet po jemi popull ballkani dhe nuk bejme har ne jo
Pse budallenj jane shqiptaret te fillojne punen qe ne tete. Edhe keshtu ja kemi kaluar gjermanise. po ta filojme ne tete dalim edhe para alieneve. Zombit e administrates sone te nderuar dalin naten ne zyra te hane mish njeriu.
me ngrihen qimet perpjete kur degjoj shprehjen me idiote dipllomtike per ne ::::shqiptaret kanë nevojë për kohë, ata kanë dalë nga një diktaturë staliniste tepër e vështirë..keto fjale mund te kishin kuptim deri ne vitet
1994-1995 kur sapo dolem nga nje sistem qe shqiptaret e hodhen vete.per respekt te lexuesit doja ti kujtoja ketyre ambasadoreve qe ata jane faktori numer nje qe shqiperia eshte ne nje gjendje teper poshteruese.nuk eshte faji i ores 8 por eshte krimi i gerdecit,21janarit.vjedhja e votes
hapur fare ne syte e ambasadoreve.dhe vrasjet makabre patriotesh,biznesmenesh,gjyqtaresh ,deputetesh,komunaresh karolja vazhdon talljen makabre me shqiptaret.
IM ATE NE 44′ AFER SHKODRES CARMATOSI NJE GJERMAN DUKE U GJENDUR RASTESISHT
PERBALLE DHE E DORZOI NE KOMANDEN PARTIZANE..SI SHPERBLIM I DHANE PISTOLETEN E GJERMANIT TE CILIN E MBAJTI DERI SA VDIQ.NGA VITI 1994 SKIFTERET E SALI BERISHES I MBLODHEN TROFETE E PARTIZANEVE NE MENYREN ME TE POSHTER TE MUNDESHME..MOREM VESH SE SHUME DIPLLOMATE GJERMANE DHE ITALIANE KANE TREGUAR INTERES PER TE MARRE ARME TROFE TE TE AFERMEVE
TE TYRE NAZISTE APO FASHISTE QE KANE LUFTUAR NE SHQIPERI..ka ardhur
nje kohe qe do ta quaja invazioni i ambasadoreve ne shqiperi ose pak
me shqip tallja e bythes e ambasadoreve me shqiptaret jetime..hail
Ti nuk je asgje me shum se sa nje komunist , nje komunist qe cdo gje e kalon politike dhe per me teper tregon historia partizanesh. Me injoranti do te besonte per trofet e nazisteve dhe italianeve. pall k…..
shqiperia jon,bie heret,cohet von,kendonte dikur nje pijanec ne durres
koment per prove
8 deri ne 10 administrata tall koqet,,shqiptaret skane koqe keshtu qe fillojne pune ne oren 10 zj ambasadore
Teper e kendshme fjala e ambasadores gjermane thene nga Regensburgu qe “zyrat e kolegeve shqiptare hapen pas ores 8.00”.
Desha te bej nje replike per kete moment. Nuk dua te marr ne mbrojtje “koleget e saj shqiptare” se i njoh mire se c`fare jane, por desha te hedh vetem nje kendveshtrim te shkurter mbi punen e zyrtareve gjermane qe per nga orari i punes dhe shpejtesia e punes nuk mbeten aq prapa nga zyrtaret shqiptare.
Marr rastin e Ambasades gjermane ne Tirane. Lexoni te nderuar komentues sa interesante behet situata:
Ne Gjermani ka gjithsej rreth 10-13 dite pushimi ne baze te ligjit per festat per Federaten dhe Landet.
Ambasada gjermane fut si dite pushimi te saj dite, fjala vjen 1 Nentorin e cila eshte dite pushimi vetem ne 5 Lande jo ne tere federaten dhe aq me pak ne Berlin. Pra edhe 1 nentorin edhe dite te tjera, qe jane vetem ne disa lande dite festash, ambasada gjermane na i ben pushim, pra shfrytezon ditet e festave si ne Berlin ashtu edhe ne Bavari.Pra komplet ben 13 dite pushimi ne vit. Ketyre u shtohen edhe ditet e festave ne Shqiperi qe ndoshta mund te jene mbi 20 (festa fetare dhe kombetare), pra ambasada gjermane na ben ne vit rreth 30 dite pushim, pra nje muaj! Nuk po diskutoj ketu per gjera te tjera se ndoshta sjell shembuj qesharake per punen e zyrtareve gjermane, por me vjen keq kur turfullojne jashte Shqiperise duke marre me vete edhe xholot shqiptare si Ardian Klosin qe e njeh mire Gjermanine.
Nuk e di a nese punon ajo pas ores 12.00, ku ne Gjermani edhe lufta te filloje nuk ngrihet njeri se eshte “orari i pushimit te drekes qe zgjat nje ore ose nje ore e gjysem”.
Por po i le keto muhabete se sic e thashe me lart nuk dua te bej estrade pa para tek Tema.
ky komenti Clausit qenka shume interesant, me aritmetike qenka mire, sa per mentalitet qenka Sali Claus Berisha, se ne qenkemi me mire se Gjermania.
Nuk jam Claus Sali Berisha, o agim, por nuk mund te “pertyp” cdo gje, qofte edhe nga ambasadorja gjermane, Arvizu, Sali Berisha apo dhe Edi Rama.
Nje gje dua te kene te qarte, cilido qe flet ne publik:
Per budallenj te mos na marrin!
Claus,kjo ambasadorja me eshte simpatike,seka raste kur flet pa dorashka.Ve re qe ka thene nje me te rendesishme,qe jeta shqiptare eshte tejet e politizuar dhe ndahet ne struktura patriarkale dhe klanore.Persa i perket ores 8 te mengjesit,kam nje llogari te çuditshme.Kur isha ne shkollen e mesme na zgjonin ne oren 6 te mengjesit,benim nja 2 kilometra me vrap dhe pastaj ca ushtrime gjimnastike.Ne oren 7 ishim qiqer;kishim uri elefanti.Keshtu per 8 vjet.Pastaj fillova pune,orari ishte ne 7.Pas pak kohe,u standartizua ne oren 8 orari per te gjithe administraten.Kaloi ca kohe dhe dukej shpejt dhe ora 8.Mendoj se ka vend per nje meditim,me shume per nje kuriozitet qe lexova ne nje reviste me te reja shkencore.Thuhej se orari me imire per te filluar shkollen,sidomos per femijet dhe adoleshentet duhet te jete ora 9 e gjysem,pasi nukmjafton te jete zgjuar njeriu,e rendesishme eshte kur”zgjohet”truri.Kot i shpenzova keto llafe,por mendoj se mund te shtoheshin per debat te mirekuptuar.Gjithe te mirat!
Prape ma rregullove humorin, beso. Ka te beje shume me bio-ritmin, aty ke shume te drejte. Sidomos ne shqiptaret duhet te jete e keshillueshme respektimi i bio-ritmit. Beso, disa firma kane bere rregull qe nje 10-15 min. gjume pas ores 13.00 eshte i keshillueshem ne zyre, per te rigjeneruar qelizat e trurit dhe per te qene “perseri i kendshem” ne komunikim me klientet. Kjo per ekonomine private. Ndersa per zyrtarin shteteror gjerman kam nje mendim me ndryshe.
Zyrtari gjerman eshte nga to specie qe kur te ve nje vule i nevojitet 15 minuta kohe, te flet me nje ngadalesi te tille si per te kalitur durimin dhe ne fund te thote ndonje shprehje qe e perdor ketu e 40 vjet me pare, qe atij i duket plot humor, por ne fakt eshte idiotizem i gjalle. Kur del nga zyra e tij gajasja eshte e paket. Pa le ti shkosh ne zyre ne oren 11.59 minuta. Te hengri me gjithe lecka.
Pershendetje dhe gjithe te mirat.
beso
Per kurjozitet.E kalonit repartin e kimise ne vrapine mengjezit?
pershendetje
Tironci,jo aq larg,po njehere ne jave na benin nje vrap dhe nga Rrapi i Treshit.Njehere kemi bere nje maratone vajtje-ardhje ne Dajt gjate nates.Aty mbrapa shkollave kishim nje fushe tjeter,mbrapa spitalit 5.Kishim nje oficer 1.50 cm nga Dhermiu,ai kur vinte te zgjonte klasen tone me kete rast bente zgjimin e gjithe spitaleve,perfshi edhe Kombinatin.Qofsh mire!
beso
me kujto ca vene dhe ti tani qe i njoh mire madje shum mire e po me krijon nostalgji…
nderkohe kam bere nje sugo me patllixhan qe eshte kryeveper e mezi po pres ta shijoj.Kjo eshte teem me e bukur ne fakt.Se cme ke “ngaterru” nje dite meemrin e dickaje..do me pelqente ta shijoja edhe ate,,
ciao
Tironci edhe ngaterrohemi,po patellxhane nenat tona benin ca ne furre qe nuk ka guzhinier ne bote ti qaje,pastaj po kujtoj se nena ime korçare bente patellxhane te shtruar per dimer;ishin hata fare,keto grate e sotme nuk ia kane haberin fare se nuk te le gazeta”Paloma”qe ti besh yzmet gatimit.Shiko,se me duhet te iki,por po te tregoj nje te forte me gjermanet,se ambasadorja me eshte simpatike,por nuk do kete qene perri ne vaktin e perrive.Une punoja ne nje hotel te vogel ne mal(shiko digen e San Giacomo,ne kufi me Zvicren,laghi di Cancano)dhe vinin beharit gjermane plot me biçikleta,pasi makinen e linin ne Zvicer.Pronari zakonisht zbriste ne darke rreth ores 6,une ndonje ore e gjysem me vone,kurse baristi flinte atje.Nje darke patem pak,nja tre gjermane(femra),por pronari nuk zbriti.Ishte shakaxhi i madh,dhe italian me hunde me”nuhatese”nga Berluska.Mbarova dhe pjaten dyte dhe dola qe ti them baristit se do ikja,kur shoh pronarin ne banak.-po ti-i them,nuk ke zbritur akoma?-Jo-tha ky,ik ti se do rri dhe pak…Baristi me beri me shenje se pronarit po i”nuhaste”hunda nga klientet,dhe une i rashe drejt:-eeee,po rri se jane ato tre femrat?Qeshen ata te dy,dhe une zgjata koken te shoh pas banakut ato tre gjermanet,por aty qe e forta;aqdukeshin si tre burra.-Ore-i them pronarit-kush eshte femer nga ata tre burrat?Tironci,edhe sot kur e takoj ndonjehere,ai me kujton ate batuten,po e ekzagjeron fare ai,sikur ishin tre krokodile;as burra s’ishin-betohet.Gjithe te mirat!
KAM HUMBUR NJE DITE PER TE MARRE NJE VERTETIM NE SHQIPERI.ESHTE E NJELLOJT KU KANE FITUAR NE BASHKI TE MAJTET OSE TE DJATHTIT.AMBASADORJA GJERMANE FLET DREJT,POR NE RRIME SHTREMBER.VETEM SEKTORI PRIVAT ESHTE ME NIVEL SHERBIMI.TE PRIVELIGJURIT E BASHKIAKEVE NUK RESPEKTOJNE PUNEN E NJERZIT.
KETA E KANE NE TEREZI.SHQIPTARET VRITEN ,VIDHEN,ZHVATEN NGA QEVERIA DHE KETA QAJNE HALLIN SE NUK FILLON PUNA NE OREN TETE.PO QAR E KA KY POPULL.NJE ORE ME PAK VJEDHJE DHE VRASJE QEVERITARE
Jetoj ne Gjermani dhe po ju tregoj me nje shembull te thjeshte dallimin mes administrates gjermane dhe asaj shqiptare:
-Me duhet te legalizoja disa dokumente ne zyrat e landit. Orari i pritjes per legalizimin direkt 9:00-12:00, jashte ketij orari kuptohet ne cdo cast e mundur me poste. Shkoj ne oren 9:00 dhe mbaroj pune ne oren 9:05, pagesen nuk lejohet ta bej me para ne dore por duhet ta kaloj permes bankes.
-Ne Shqiperi duhet te marr ne zyrat e gjykates se rrethit nje vertetim, orari i pritjes 10:00-12:00, me poste as qe behet fjale, shkoj ne oren 10:00 dhe me thone qe zonja po pi nje kafe, pres deri ne 10:30, dhe pas shume trokitjesh me thone te vi pas nje ore se zonja ka nje mbledhje, kthehem ne oren 11:30 dhe me thone serish qe zonja po pi nje kafe, ne oren 11:55 zonja hap dritaren kerkon dokumentin e identifikimit, shtyp ne PC nje vertetim shabllon pa verifikuar asgje, merr ne telefon shefin per ta firmosur, por ai nuk ndodhet aty dhe me thote te vij perseri te nesermen ne oren 10!
Doni me per Belulin?
gmk
Asnjeri nuk po ben dallimin ne mes te te administrateva.Sdo kish kuptim.Ndaj te ftoj ta lexosh me mire tekstin.me vinka cudi qe ne Gjermani duhet te paguash ndermjet bankes kur fare mire mund te paguaje direkt aty ku ju kryen sherbimin(me duket humbje kohe)
pershendetje
ne shqipri s`ka rendsi ora .zyrtaret ne shqiperine [demokratike]shikojn rrushfetet turp