Reparti i Inspektim Shpëtim Minierave publikoi rezultatet e ekspertizës pas shpërthimit në minierën e Bulqizës, ku gjeti vdekjen një minator dhe u plagosën kolegët e tij.
“Shpërthimi u provokua nga një gabim njerëzor. Në nivelin e 16-të ku ndodhi shpërthimi gjetëm paketa cigaresh dhe çakmakë”, tha drejtori i RISHM, Sajmir Zeka.
Sipas tij, ndaj kompanisë ACR janë marrë masa administrative maksimale për neglizhim të rregullave të sigurimit të teknik. RISHM ka ndëshkuar me 500 mijë lekë gjobë kompaninë ACR, dhe 150 mijë lekë gjobë inxhinierin dhe drejtorin.
RISHM ka kërkuar nga kompania ACR që të kryejë investime të thella duke vënë sisteme të reja ajrimi në minierë.
Por, pas rezultateve të ekspertizës të publikuara sot nga RISHM kanë reaguar edhe minatorët, duke mos u pajtuar aspak me shkakun që çoi në shpërthimin e minierës së Bulqizës. Sipas tyre nuk ka qenë një cigare që provokoi atë shpërthim, por energjia elektrike pasi telat elektrikë janë tërësisht të zhveshur dhe nuk ka portollambë.
Kjo është thjesht një maskaradë nga ana e RISHM-it.
Të arrijë vetë RISHM-i në këtë konkluzion kjo është disa herë më e rëndë sesa po qe se këtë përfundim do ta kish arritur një trupë gjyqtarësh.
Aksidentet me humbje jete të të tretëve për gabime të drejtuesve të mjeteve trajtohen penalisht, sepse çdo gabim njerëzor që sjell pasojë humbje jetë njerëzore është faj. Po kështu për aksidentet në punë. Në bazë të Kodit Penal, neni 289, paragrafi dytë dënohet me jo më pak se 5 vjet burgim, pasi ky “gabim njerëzor” solli vdekjen e një minatori dhe plagosjen e dhjetë të tjerëve.
Meqenëse RISHMI paska gjetur në vendngjarje paketa cigaresh dhe çakmakë, besoj se njëra nga paketat dhe njeri nga çakmakët, pikërisht çakmaku që shkaktoi shpërthimin, kishin sipër të shkruar me bojë që nuk prishet as nga zjarri, pikërisht emrin e minatorit që humbi jetën. Pra përfundimi; ai vetë është fajtori. As RISHMI, që megjithse Bulqiza është shpallur nga METE minierë me “Regjim Gazi” nuk ka urdhëruar që të punohet në kushtet e paisjeve antideflagrante. As ACR-ja që nuk përdor antideflagrancën dhe nuk ndalon rreptësisht pirjen e duhanit, që urdhëron të punohet megjithse e njoftuar nga gazmatësit për praninë e një sasie tepër të madhe gazi.
Janë thuajse 20 minatorë që kanë humbur jetën në minierën e Bulqizës këta 3 vjetët e fundit. Dhe në asnjë rast nuk është ndëshkuar penalisht ndonjë nga personat përgjegjës për respektimin e rregullave të sigurimit teknik dhe garantimin e paisjeve që mundësojnë garancitë maksimale për sigurinë në punë. Duke filluar që nga pronarët, e duke vazhduar me drejtorët e të gjithë vartësit e ngarkuara me detyra konkrete për sigurinë në punë..
Ky nuk ishte gabim njerëzor.
Kjo ishte më së paku një vrasje e paralajmëruar.
Dhe meqë ishte e paralajmëruar dhe jo vetëm nuk u morën masat, por u dha urdhër të punohej pa garantuar një regjim ekstra të rreptë masash konkrete, masa të jashtzakonshme në përputhje me kushtet teknike të këtij rasti të veçantë, përfundimi është se kjo është një vrasje me paramendim.
Nëse edhe këtë radhë do tentohet të kalohet lumi duke varrosur përgjegjësitë, nuk mbetet gjë tjetër të bëjnë minatorët, veçse të shpallin luftë. Ta shpallin Minierën pronë të Minatorëve dhe banorëve të Bulqizës duke i përzënë me konçensionarë, me privatë e me gjithë Sali e Ilir bashkë.
ORE KUSH KA PARE DHE DEGJUAR PER GABIM HYJNOR.NA E HOQET TRURIN ME KETE FRAZE-GABIM NJEREZOR.ESHTE SHPIKUR PER TE NXJERRE TE PAFAJSHEM DELIJORGJET ME ZENIN E BABES DHE TANI NUK PO LENE VEND PA E PERMENDUR.I VINI GISHTIN KOKES SE PO DEGJOI AI LART VETEM NJEHERE MUND TE BEJE GABIM HYJNOR