(E PERDITESUAR) -Një minator ka vdekur dhe nëntë të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të gazit në një prej puseve të minierës së Bulqizës, ku ata punonin. Minatori i vdekur është Naim Shyti.
Të plagosurit janë dërguar me shpejtësi në ambientet e spitalit të Bulqizës për të marrë mjekimin e nevojshëm. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar disa ambulanca, por dhe helikopterë për transferimin e tyre në Tiranë.
Për ngjarjen ka reaguar edhe Reparti i Inspektim- Shpëtimit të Minierave. Në deklaratën e RISHM thuhet se ka pasur shpërthim hidrogjeni, që është i paparashikueshëm. RISHM disa herë kur minatorët ishin në grevë urie brenda në galeri, kërkoi që ata të dilnin jashtë për shkak se u rrezikohej jeta nga mungesa e kushteve të sigurisë.
Minatorët bënë për rreth tre muaj grevë për përmirësimin e kushteve të punës dhe kompania ACR ra dakord që ta plotësonte këtë kërkesë vetëm pak ditë më parë.
Te futen ne burg ata qe bejne biznes me jeten e njerezve, ose shqiptaret ne ate zone, le te zbatojne ligjet e kanunit, atehere te shohim se si do vijne te huaj per tu tallur me jeten e shqiptareve te varfer.
nuk kane bythe shqipetaret
o zot cpo ben me ate popullin e vuajtur e te raskapitur a kan sy te shohin a kan zemer te ragojn ska komente tjeter
PS ja u denacoi ,qe Ministri Ruli te hetohet,ky njeri po vjedh ne menyre te vazhdushme Gjakun dhe Djersen e Minatoreve,kudo ne cdo ndodhi shihet qarte dora e zeze e Berishjaneve ,te procedohen nga Drejtesia edhe ky Gerdec i dyte i hidhur per Minatoret,i kendshem per Rulin me shoke ,te procedohen .
ti japin voten sales bulqiza , po te shperthej me shume miniera, se deri tani nuk e kane kuptuar salen e hakmarjen e tij kunder popullit shqiptar minatoret e te tjere qe e ndjekin pas pa u thelluar ku po shkojn e ku po i risin femijet
Sa i pa fytre ky hidrogjeni nuk e ka paralajmruar fare qeverine qe do te shperthej.
JEMI POPULL FRIKACAKE DHE TE NENSHTRUAR NE TE GJITHE HISTORINE TONE TJU KUJTOJ GREKET ROMAKET TURQIT SERBET ITALIANET ZOGUN GJERMANIN E.HOXHEN SAL BERISHEN DHE PASARDHESIT E TIJ
A eshte hidrogjen apo Gaz metan, icili ka mbi 15 vjet qe eshte cfaqur ne Minieren e Bulqizes dhe sipas Rregullores se teknikes se Sigurimit Bulqiza duhet te ishre shpallur miniere me Rregjim gazi dhe te ishte vendosur sherbimi i matjes se gazit dhe paisjet perkatese antideflagrante. Ju zoterinj te RISHM-it, e dini qe rreziku per dalje gazi, qofte metan (apo hidrogjen qe thoni Ju), eshte ne punimet e reja,qe hapem qofte horizontale (galeri) apo vertikale (puse), Nuk duhet t’ju rendoj mbase per kete pergjegjesi, por ne keto punime hapjeje apo thellimi, ne nje miniere qe ka 15 vjet qe eshte cfaqur gaz shperthyes (eksplodues), shoqerohen me matje gazi qe eshte minimumi i mases se sigurise se minatorit, ne kete rast. A eshte bere nje veprim i tille???….Minimumi…