Sot është ditëlindja e dy emrave të njohur të letrave shqipe. 13 tetori është dita e lindjes për Migjenin, poetin e mjerimit, dhe për Dritëro Agollin, poetin e realizmit socialist. Qeveria ka lënë krejtësisht në harresë 100 vjetorin e lindjes së Migjenit, duke mos e përkujtuar atë ndryshe nga sa ka bërë me poetë të tjerë të mëdhenj të Shqipërisë. Në Shkodër, në vendlindjen e tij, Jozefina Topalli e ka injoruar poetin, që jo pak herë është cilësuar si një poet i majtë. Por ndërsa harrojnë Migjenin, kjo mazhorancë kujtohet për poetin e komunizmit, Agollin, të cilit i kanë bërë edhe vizitë në shtëpi. Kryebashkiaku Lulzim Basha i ka dërguar personalisht lule atij që e uroi i pari për marrjen e detyrës.
“Lulzim Basha i ka kthyer ‘nderin me nder’ Dritëro Agollit. Ky i fundit, pas 8 majit, në pikun e debatit mbi anomalitë proceduriale në përcaktimin e fituesit të bashkisë së Tiranës, nuk u mendua dy herë për ta marrë në telefon e për t’i bërë një përshëndetje të ngrohtë “kryetarit të ri të bashkisë”. Shumëkush e interpretoi këtë ngut të Agollit si një karshillëk ndaj Kadaresë, i cili ca ditë përpara Agollit, i shqetësuar nga përshkallëzimi i mundshëm i tensionit mes palëve, i kish kërkuar Bashës të bënte një tërheqje elegante nga gara. “Jam qytetar nderi i Tiranës, dhe më takon të uroj qytetarin nr. 1 të këtij qyteti”, sqaroi Agolli, dhe aty për aty shtoi një nga ato batutat e tij fluturake e të rrëshqitshme: “unë jam dhe fshatar, dhe fshatarët urojnë për bereqetin, se aty i kemi sytë”. Sot pra, në përvjetorin e 80- të lindjes së Agollit, kreu i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha i ka bërë një vizitë në shtëpi, ku nuk harroi të japë dhe konsiderata të natyrës letrare: “Dritëro Agolli është ndër shkrimtarët më të mirë të letërsisë sonë. Ai është njeri me vizion të kthjellët, të qëndrueshëm dhe i pandikuar nga interesat e çastit”, tha ai duke lënë një nëntekst të qartë pickues në adresë të Kadaresë, me të cilin urat janë të prishura njëherë e mirë,” shkruan blogu respublica.al.
Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi
kur shefftyra të zbeta edhe sy tëjeshilta
që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
të tanëjetën e vet derisa të vdesin.
E mbi ta n’ajri, si në qesendi,
therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,
profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta
shkëlqejnë. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.
Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme;
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme;
balli që e ka, syt që e shprehin,
buzët që më kot mundohen ta mshefin –
janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
të mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës
mbi të cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm
me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.
Mjerimi s’ka fat. Por ka vetëm zhele,
zhele fund e maje, flamujt e një shprese
të shkymë dhe të coptuem me të dalun bese.
Nuk i duhen maxhorances poetet qe i kendojne mjerimit; varferija ne shqiperi eshte zhdukur dhe cdo pensionist si thote vete Sulltani Salih ka disa kemisha e jo me nje si dikur. Me parakalimin qe ekonomia shqiptare i ka bere shume vendeve Europiane edhe shtypi opozitar duhet te dale jashte ligjit sepse shtremberon realitetin e ndritur Shqiptar te dhuruar me aq sakrifice nga Saliu dhe familja e tij.
Flmn. DJ per vargjet aq aktuale.
Eshte shembellim aktual i Shqiperise se sotme. Leximi i “Lulit te vocerr” kur isha femije me bente te me mbusheshin syte me lot.
Ne menyre te “pavetedijshme” ke sjelle ato vargje poshte asaj fotos te atij “Lulit vrastar” qe ka lene prapa 10 femije jetime qe enden si ai “Luli i vocerr” i Migjenit te madh.
Migjeni eshte nje poet i shkelqyer — nga me te miret ne Ballkan eshte konsideruar Migjeni
Driteroi eshte poeti me i madh i Shqiperise —Poezia e tij eshte e embel dhe patriotike
Dirteroi i ka kenduar jetres sone , Shqieprise —Poezite e tij kane gdhendur brenda shpritit te shqiptareve dashurine per Shqiperine
Ndersa poezite e Migjenit kane gdhendur brenda shpritit tone revolten ndaj padrejtesise, dhe dashurine per Lirine, drjetesine , progresin ….
Te dy plotesojne njeri tjetrin ne formimin e njeriut Shqiptar
Te dy jane poete te medhenj –te dy jane guret me te cmuar Panteonin e poetikes shqiptare….
Te dy kane nderimin dhe dashurine e pafund te shqiptareve per artin e tyre superb dhe fisnik ne dobi te njeriut shqiptar …..
…sa do qe te doje Driteroi nuk ja heq lulit vrasjet, dhunimin e demokracise..vjedhjen e votave e tradhetine ndaj atdheut …
Me siguri Driteroi do ta mbaje ne fre mostren Sali….Luli eshte sot elemt. i rezikshem sepse nuk eshte subjekt…eshte thjesht objekt ne duart e salit …e si i tille forca e tij shkateruese eshte e paparishikushme….urojme Driteoit..pleqeri te mbare !!
Pak per Migjenin..e vleresoj …shume….me ka bere te dua cdo shqiptar e te djej dhimbje per sejcilin..sot
Injorimi i 100 vjetorit te Migjenit eshte nje turp i madh. Agolli gjithashtu eshte shkrimtar i madh, por nuk do t’i kishte marre lulet po te mos e kishte uruar Bashen per fitoren.
Nese Migjeni harrohet nuk ka garanci me te madhe se ky sistem po ben me shkrimtaret ate qe beni enver hoxha me Fishten etj.
Migjeni i majte? Te majte kane qene edhe Satri, Picasso e shume artiste te medhenje edhe Nobeliste,si mundej Migjeni te mos shkruante asokohe per Shqiperine qe ende ishte ne mesjete….
nese fillojme i ndajme shkrimtaret ne kete menyre vertetojme edhe nje here qe jetojme ne nje diktature. Forma eshte e njejte kane ndryshuar vetem metodat, ne vend te drurit, perdoret leku.
Gezuar ditelindjen poetit tone te madh Migjeni edhe shkrimtarit te madh Agolli!
Ata qe harrojne te vleresojne kulturen e bejne nga kompleksi dhe zilia qe nuk mund te lene trashegimi te tille.
Rrofte kultura poshte injoranca!
Keto vaegje duhet ti lexojme mire gjithe secili prej nesh.Migjeni ashtu si Dritoro Agolli dhe shume figura te medha te popullit tone nuk kane nevoje te kujtohen nga qeveri socoaliste demokratike a komuniste.
I uroj DRITORO AGOLLIT jete te gjate dhe jam i bindur se do te kujtohet nebreza ashtu sic kujtojme njerezit tane te medhenj si MIGJENI e shume
e shume te tjere .
Do ti kerkoja nje gje shkrimtarit te madh nqs e lexon kete mesazh.
Me forcen e tij ti ule kreret e ketij vendi te gjithe se bashku dhe tua thote ne sy ate ata c’fare meritojne sic beri ne kongresin e PPSH DHE TE SHTERNGOJNE DUART TE GJITHE SE BASHKU DHE TE FILLOJNE TE PUNOJNE PER SHQIPERINE TONE TE MADHE.
Te jesh i bindur i dashur DRITORO SE DO TIA ARRISHE KETIJ QELLIMI TE MADH DHE SQIPERIA TE NDRYSHOJE NJE HERE E MIRE
Edhe nje here U BEFSH 100 EDHE ME SHUME VITE .
13 TETOR-100 VJETORI I LINDJES SE GJIGANDIT TONE!MIGJEN quhet ai -qe la THESAR per SHQIPERI!
Migjeni,do te mbetet per cdo vit si thesar i shenjte ne zemren e mendjen e njerzve duke i prire ne jeten e tyre te perditeshme e duke i ngrohur me afshin e tij te dashurise per njerzit e thjeshte.Do te hodherohesha shume nese ky 100-vjetor i tij do te festohej nga cingija topalle apo nga shpura e saj e urryer.Nuk perjashtoj edhe D.Agollin qe do te ngordhe si lajkatuesi i pashpirt i nje vrasesi.
Jam e bindur qe Migjeni do te ndrise me shume ne kalimin e viteve dhe do te frymezoje gjithmone e me shume njerez qe e duan me shpirt Shqiperine e njerezine.
Driteroi eshte i poet i madh , dhe Migjeni poet i Jashtezakonshem
— Migjeni i ka diskretituar me vetem dy vargje te gjitha qeverite qe i zhysin popujt e tyre ne varferi dhe bejne propgande per te knderten …
….Balli qe e ka,
Syte qe e shprehin,
..dhe buzet qe me kot ….Mundohen ta fshehin
I perjetshem qofte kujtimi i Migjenit poeti i mjerimit ,poeti Jone. I zemrave tona,
i shpritit tone, i vuajtjeve tona …..
–dhe jete te gjate Driteroit tone te embel..
Mazhoranca ka harruar te gjallet e jo me te vdekurit. ky titull na ben te harojme per cilen mazhorance flasim ,,, keta jane hajdute kriminel nuk kane asnje pike patriotizmi jo per migjenin apo driteroin, keta jane aty sepse i ka vene dikush qe i sherbejne si tradhetare qe jane, mos harroni njerez te tille nuk mund te jetojne te lire ne perendim ndersa ketu jane VIP. Jam dakord me Ramen kur thote mos beni tek ne cfare nuk beni tek ju.
Per te gjithe ata qeveritare qe harruan gjeniun e Madh, MIGJENI, ja nje pjese nga krijimtaria qe ai la pas. U nda i ri, veç 27 vite te jetes shijoi dhe u mund nga turbekulozi ne mushkri. Mbylli syte ne Bari te Italise, por na la ate veper madheshtore, pa te cilen letersia shqipe do ishte tejet e manget dhe e varfer. Ti je i veçante, sepse nuk i sherben asnje lloj rregjimi. Ti, je vet populli dhe per kete arsye ke qene gjithnje i perndjekur, si fizikisht ashtu edhe me vlerat e vyera qe na le trashegim. Do te te jemi perjete mirenjohes. Faleminderit Migjen!
Migjeni – Kanget e pakendueme :
http://www.youtube.com/watch?v=VKHaK4_jimg
Migjeni – Recitali i Malsorit :
http://www.youtube.com/watch?v=jZLPsVkBgok
Migjeni – Dokumentar :
http://www.youtube.com/watch?v=9i7BYsHRAJI
Migjeni – Kanga e rinise :
http://www.youtube.com/watch?v=6eKuJg3QK0o
Migjeni – Pjese nga krijimtaria e tij:
http://www.youtube.com/watch?v=cQzMFSsEAS4
Ne rastin e Bashes, Agolli eshte treguar nje oportunist i plote. Nuk urohet e nuk takohen duart me nje hajdut, vrases e vjedhesh votash !!!
eshte mesuar driteroi tju lepije bythen diktatoreve se ka 50 vjet qe e ben.luli kujton se po e nderon ndonje shkrimtar i madh por driteroi ka pjerdhur se pijanec ordiner ka qene
ja ky eshte Agolli ,,sherbetor i 1001 zoterinjve ,,zagar i Enver Hoxhes dikur ..palaco i Sali Berishes sot
turp,turp,turp per te gjithe ata qe bejne sikur harrojne MIGJENIN E MADH sado qe te mundohet populli se harron dot penen e arte te tij. mllkuar deri ne vdekje ata qe duante shkaterrojne dhe harrojne historin,artin e gjithcka SHQIPTARE
Nuk dime ne rrast se Driteroi , u lajmerua apo mori pjese ne kurbanin , ne deren e Bashkise . Me siguri kyj akt “patriotik ” ka qene cbjekt i bisedave , midis luleve te ditlindjes . Illo
Dritero Agolli eshte poet i popullit,ka shkruar dhe kenduar per te.I ka kenduar dhe komunizmit dhe Enver Hoxhes si gjithe te tjeret,mbase me pak se ata,qe sot quhen “demokrate” dhe “antikomuniste”.
Sa per komentuesin “Mali qe s’bzan’,po i bej nje sqarim te shkurter:
Edhe Molieri,cdo komedi te tijen e mbyllte me dedikimin ndaj mbretit,por halli eshte se veprat e tij,jetojne me shekuj dhe nuk dihet edhe sa shekuj te tjere mbas nesh.
Edhe Servantesi,per ca te shkalluar dhe injorante,e shkroi Don Kishotin e Mances” dhe ngriti lart shtresen e perbuzur te fshatareve,por halli eshte se eshte nje nga kryeveprat e letersise boterore.
Ja pra dhe te tillet ku hyn dhe Driteroi mbeten te pavdekshem.Edhe Migjenin,NUK E DESHI ZOGU NE KOHEN E TIJ,por e perkujton populli me nderim dhe jo Saliu.Keshtu do te perkujtohet edhe Driteroi,ne se do e harrojne qeverite qe jane e do vijne.
I uroj Driteroit te Madh,jete te gjate,pene te forte,vepra te reja,ashtu si di ai dhe na i do zemra ne.Jetofsh sa me shume Dritero,per familjen tende,per Devollin qe e do aq shume,per Shqiperine hallemadhe.
Barjam Shtylla Kanada
ne brezi jone jetojme kohen e sotme dhe nuk dime se cfare ka thene ai brez per molierin.por ne kemi fatin e mire qe t’i themi dhe ato qe dime.p.sh
per driteroin kjo eshte si te besh biznes duke shitur nderin dhe lavdine.Zoti shtylla ju keni qene si familje shtyllat e enver hoxhes dhe per kete une nuk ju paragjykoj absolutisht. te spjegoj disa gjera per bashen:Ai eshte njeri me edukate dhe ndryshon 100% nga berisha.por ai eshte
vecse nje manekin pa pike personaliteti qe deri tani ka bere vetem “show’
duke perfshire skecin me driteroin. Eshte pjesmarres direkt ne vjedhjen
300 miljon $ ne rrugen e veriut,shitjen e detit,vrasjen e 2I janarit
dhe vjedhjen e votave te tiranes.Nje njeri pa asnje kontribut ne PD
por qe njihet ne kosove si starter i dosjes se serbeve te zhdukur deri as vjen dhe ne shqiperi si neper filma deri te shtepia e verdhe.
Eshte turp per driteroin e madh te pirdhet nga mendja tani ne pleqeri
por dhe per ju qe ngelet shtylla pa sy apo hunj ne te gjitha sistemet.
Te pershendes per fjalen tende te mencur!!!Migjeni nuk ka qene as i majte e as i djathte!!!Le te thone sot,se si mund te ndahen shkrimtaret ne kahe!!!Vetem nje ndarje ka:”SHKRIMTARE DHE ARTISTE,QE I KUNDERVIHEN PUSHTETIT AUTIKRATIK ,NE MBROJTJE TE POPULLIT DHE LOLO OBORRI,QE SHKRUAJNE SA PER TE FITUAR BUKEN E GOJES!!!Driteroi ka qene nje LOLO OBORRI I KOMUNIZMIT ,ndersa tani,qe ka rrjedhur,po i sherben Sali Berishes!!!
Moderarator,ku jane komentet e mepareshme?Ne faqen e pare thoni 21 komente,aty eshte nje imi.Cfare difekti ka qe nuk dalin?
Ti “Mali qe z’bezan”,qe tani i paske shtuar dhe nje usa.
Ne se jetoke ne Amerike,duhet te kesh mesuar pak edhe nga kultura e politikaneve Amerikane.Edhe Al Gore e hodhi ne gjyq ceshtjen e votave te Florides,nuk fitoj dhe e pranoj vendimin e saj,megjithse ishte qendrim i padrejte,por qe gjyqtaret nuk desheronin t’a benin precedent.Me vota fitoj Al Gori dhe megjithate e uroj Bushin.Driteroi,ka folur kur te tjeret nuk folen,Driteroi eshte i vetmi politikani,cili ja u ka thene ne fytyre te mirat dhe te keqijat “politikanuceve”tane duke filluar nga Saliu,Nanua,Meta,Edi,etj. me rradhe.Tani,ai eshte terhequr nga politika,eshte nje shkrimtar,nje njeri i lire te cfaqe mendimin e tij,politik dhe shoqeror.Si “QYTETAR NDERI”i Tiranes,ai duhet te respektoje kedo qe eshte ne krye te asaj Bashkie.Konsideratat e tij per te si person jane te tjera dhe nuk lidhen me funksionin,qofte dhe te grabitur,si ne rastin e Lul Bashes.Edhe ti,ne se do kesh ndonje problem me Lulzim Bashen dhe e konsideron njesoj si dhe une,ate, nje tradhetar te truallit Shqiptar,nje hajdut te taksave te popullit dhe nje vrasese te demonstruesve te 21 Janarit,do te jesh i detyruar,pa deshire,ti drejtohesh me fjalet:Zoti Kryetar i Bashkise.Ky eshte rregulli i demokracise,rregull qe ne akoma nuk duam t’a kuptojme.Dritero Agolli ka qene eshte dhe do te mbetet i majte.
o i nderuari bame,kemi shume pika qe na bashkojne dhe pak na ndajne .
Pas 21 janarit per mua ka filluar dita e pare e pushtimit ose me sakte
e poshtrimit te shqiptareve. dhe kjo puna e lulit me driteroin
eshte vecse nje”dashuri ne kohen e koleres”
faleminderit per oponencen !pac dhe ti te korra te mbara.
O pika ne kur nje komunist 24 karatsh si Behar Shtylla, na tregon standartet qe njeriu duhet te kete per te qene demokrat. Pika, Pika!!!
Edhe kush na qenka bere tolerante demokrat. Perfaqesuesi i E.Hoxhes ne O.K.B sa vite, ish Minister i jashtem, nje servildhe pelivan (me gjithe shtyllakete tjere) qe tash na paska perfunduar ne Kanada. Pa le, na ben dhe krahasime midis Agollit dhe Molierit. Bile Agolli eshte dhe me i madh na sugjeron Shtylla. Po me cilat vepra eshte i madh Agolli? Domosdo me Komisarin Memo, Elegji per E.Hoxhen, apo jo o Behar? Sigurisht qe i madh eshte se i ka bere fresk atij regjimi qe te mbajti ty dhe fisin tend ne pellembe te dores.
Ore Behar se ste pyeta, ore c thone ata Imperialistet Amerikane e Kanadeze andej nga Amerika e Veriut? Ore aq te keqinj kane mbetur ata qe atehere nga koha qe i demaskoje ti mu ne strofullen e tyre?
Lere o Behar lere! Qe kur s meresh ti me politike kemi mbetur ne dore te politikanuceve. Bej zamet e hidhu nje here ketej nga Shqiperia qe te japesh nje dore si nje here e nje kohe se na mbyten borgjezet e Amerikes dhe Evropes qe ti me Driteroin i demaskuat gjithe jeten Ti me politike e Driteroi me Letersi.
E dua Dritëroin dhe i uroj ditëlindjen.
Shumë ditëlindje të Dritëroit neve i kemi festuar sëbashku me Atë në “Shoqatën Devolli”.
Këtë herë do t’i thosha Dritëroit se unë për vete nuk do të mundja që ta prisja në shtëpi një hajdut e vrasës si këtë robotin e Saliut që qesh me idiotësinë e vet.
BRAVO ZOTI KADRI EDHE E RESPEKTON DHE E KRITIKON.VRASESI DHE PSE AKSIDENTALISHT U “ZGJODH” KRYETAR NUK MUND TE FUTET NE SHTEPI.
NJOLLAT E GJAKUT NUK JA HEQ DOT DRITEROI.5 VOTAT E 21 JANARIT
NUK I KA MARE AKOMA.ATO TI JEPEN NE LULE TE BALLIT LULIT.
Driteroi si formim dhe si moshe, ka pozuar tere kohen si nje kadaver komuniste islame, ku paturpesia dhe dyfytyresia e tij arrin majen kur uron kryetarin hajdut te bashkise,vrasesin e shqiptareve dhe mega-hajdutin e rruges.Dhe nuk ka faj ai por truthare dhe injorante pa personalitet, qe vazhdojne te respektojne kete katundare super bllokmen, tani dhe i atrofizuar.Prandaj ketij mendje thari dhe goje thari, nuk mund ti thote buza nje fjale per Migjenin.Por keshtu Migjeni tregon dhe nje here madheshtine e tij, qe e ben keto qenie te vdekur dhe te pavarosur, te hesht.
qe driteroi eshte pjerdhur duket nga floket e gjate qe ka lene tani ne moshen 80 vjec .nuk i ka mbajtur floket e gjate ne rini te tij, dhe i le tani qe eshte me nje kembe ne varr. me shemtuar nuk behet.sa keq qe nje njeri me vlera te caktuara te degjeneroje ne menyre te tille.TURP!
Driteroi kurre nuk e ka fsheur simpatine per Sali Berishen biles sic thone sa here qe ish i pire e shante Ramizin qe ishte treguar i pa drejte dhe e kish cuar saliun tek Pd.Tani qe ka rrjedhur dhe e mbajne per krahu do te beje ate qe i thote dhendri me cupen.Fale Driteroin se e ka nga pleqeria por me shume e ka nga HALLI…
Driteroi eshte nje pijanec i rrjedhur qe nuk i duhet varur torba.Une e dija se kishte vdekur, qenka akoma gjalle merhumi!
Te dashur komentues! A e doni Migjenin? Blini librat e tij dhe këshilloni femijët tuaj ta lexojnë. Ai është i pavdekshëm: Jezu Krishti i Shqiptarëve.