Xhelatët e Çausheskut ngrenë një ‘fabrikë diplomash’ gjigante me 300 mijë studentë

10 Tetor 2011, 19:18Sociale TEMA

Revista gjermane Spiegel, në edicionin e saj online raporton për një skandal në arsimin e Rumanisë, por jo vetëm aty. Gazeta thotë se njerëzit e diktatorit Nikolae Çaushesku kanë ngritur një universitet privat gjigant, që lëshon diploma pa kriter për studentë në Rumani, por ka degë edhe në SHBA, Kanada e madje edhe në Gjermani. Para dy vitesh, ky universitet me emrin ‘Spiru Haret’ deklaronte se kishte 300 mijë studentë.

Historia që rrëfen Spiegel është interesante. Ajo ka marrë në intervistë një nga intelektualët e njohur në Rumani, që persekutohej nga regjimi i Çausheskut. Pikërisht personi që e persekutonte, tani ka ngritur këtë universitet. Ai quhet Aurelian Bondrea dhe ka qenë personi që i pati dhënë gruas së Çausheskut titullin Doktor në kimi, kur ajo mezi kishte bërë 4 klasë shkollë. Tani po bën të njëjtën gjë, duke shpërndarë prej shumë vitesh diploma pa kriter, për studentë që nuk i takojnë fare pedagogët e tyre. Akademikët rumunë thonë se ai po diskretiton të gjithë sistemin arsimor në Rumani. Por ajo që i çudit të gjithë është se ku janë gjetur paratë për themelimin, si është ngritur ky rrjet dhe mbi të gjitha, përse nuk e rrëzon askush?

11 komente në “Xhelatët e Çausheskut ngrenë një ‘fabrikë diplomash’ gjigante me 300 mijë studentë”

  1. xha jaho says:

    Duhet te pyesin kioskat tona private ose ministrin tafaj per te marre vesh se ku i gjejne parate …

    1. fule says:

      Godinen dhe website i paska te bukur, si keta tonat. Do e kete care rrugen e licensimit me zarfa dhe kercenime, si keta tonat.

  2. julius says:

    kjo tregon qe Katovica nuk eshte trillim,nuk eshte teori, por realitet..e njejta gje si ketu..mjafton nje emer te permend..KRISTAL tamam si nje emer kurve..

  3. AY says:

    Keta flasin per nje universitet ne Rumani. Ketu ne Alb. kemi me dhjetera universitete te tilla. Praktikisht te tera universitetet private i shesin diplomat.
    Te thone: Po solle nje mik te bejme 1000 euro ulje.
    Sic shiten makinat e vjetra qe si do njeri.

  4. tani 3 says:

    edhe ne Shqiperi kelushet e Enverit, spiunet e sigurimit dhe hetuesit i kane hapur dhe i drejtojne universitet, politiken dhe qeverine

    1. demokrati says:

      O zotrote Enveri a vdekur para 26 vjetesh. Se mos na ka faj Fan Noli apo me larg akoma ndonje Naim a Hoxha Tahsin???????????!!!!!!!!!!!

  5. Tani 4 says:

    tanit 3 do ti shtoja,me kelyshin Sali Berisha ne krye e kelyshet e tije qe i vine nga pas me universitetet me fame boterore ne albanistan,hahahaahaa

  6. SKENDER BEU says:

    KORUPSIONI KOMUNIST ESHTE ME KEQ SE FLAMA E INJORANCES.

  7. bandit says:

    pse duhet te cuditemi me rumunet qe te pakten kane klas ne arsimim..atje kane mbaruar universitetet shume shqiptare sic dihet,,ne duhet te shofim keto halet qe hap sali berisha dhe i quan universitetete..imagjino te kesh diplome te firmosur nga nje idiot patologjik si henri cili ..hajri,naim a dreqin e di si e ka emrin katunari librazhdit..ne jemi gazi botes me keta ndyresira qe quajne veten politikane duke filluar nga maloku i vucidolit qe ka prone 1/3 e shqiperise nepermjet asaj fytyr gorilles argita

    1. elnik says:

      ai e dini ate skecin ‘qyfyre nga regjimi qyfyr’ paskam humbur shume seri nga komedite e shtetit shqiptar

  8. Leone-53 says:

    Pse shkohet “kaq larg”. Shikoni cfar behet ne Shqiperi! Ne qender te Fierit (ish turismi i famshem) ndodhet universiteti KRISTAL(?!..) Edhe ne qe jetojme jashte Shqiperise dime se sa paguhet per te mare cdo vit ate! Asgje nuk shpeton pa u “mar vesh” sepse dikush ka dike qe e “frekuenton” ate. Jane “teorit” e Sali Berishes per te “lauruar” shqiptaret por me stilin e tij sikurse 6 mujorshit e PLEPAVE te Durrsit per gjyqtar pasojat e te cilave po i vuajme ne ish pronaret kur keta te “famshem” gjyqtar po tallen me ne neper sallat e gjyqeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje