INSTAT hedh poshtë Berishën: Çmimet e ilaçeve u rritën pas vendosjes së TVSH-së

8 Tetor 2011, 20:33Sociale TEMA

Kryeministri Sali Berisha tha të enjten në Kuvend se çmimi i ilaçeve ka pësuar ulje edhe pas vendosjes së TVSH-së mbi to. Ai madje tha se ulja e çmimeve ishte në masën 30 për qind duke iu hakërryer kështu socialistëve, të cilët kërkojnë heqjen e TVSH-së për ilaçet dhe për disa produkte të tjera bazë, siç është buka. Berisha foli me kompetenca të plota duke përdorur madje dhe ndajfoljen e tij të preferuar “absolutisht”, por vetëm dy ditë më pas INSTAT e përgënjeshtroi këtë deklaratë. Duke raportuar për indeksin e çmimeve për muajin shtator (ndoshta në mënyrë të rastësishme dhe të pavetëdijshme) INSTAT hodhi poshtë deklaratat e kryeministrit të vendit. “Indeksi i grupit ”Shërbimi shëndetësor” shënoi një rritje prej 1.5 përqind, brenda të cilit çmimet e e medikamenteve mjekësore shënuan një rritje prej 1.8 përqind”, tha INSTAT. Po ky institut ka raportuar për rritje të çmimeve të ilaçeve që nga muaji shkurt e në vazhdim, që kur nisi të aplikohej TVSH-ja e qeverisë. Por çfarë tha Berisha duke replikuar me kryetarin e grupit kuvendor Gramoz Ruçi, i cili e akuzoi se u ka shtrenjtuar shqiptarëve ilaçet. “Shkoni në çdo farmaci, rënia është të paktën 30 për qind e çmimit të ilaçeve, po dhe po, absolutisht, ju them unë”, tha Berisha duke mbrojtur vendosjen e TVSH-së. Ndërkohë edhe një tjetër produkt ka pësuar rritje sipas INSTAT pas politikave të reja të qeverisë. Bëhet fjalë për naftën, e cila është shtrenjtuar si pasojë e një ligji të ri të qeverisë për taksat e makinave. “Gjatë muajit Shtator çmimi i naftës shënoi një rritje prej 1.7 përqind, ndërsa çmimi i benzinës një rritje prej 1.1 përqind”, thuhet në indeksin e publikuar nga INSTAT.

7 komente në “INSTAT hedh poshtë Berishën: Çmimet e ilaçeve u rritën pas vendosjes së TVSH-së”

  1. nastradini says:

    Saliu flet me llogjiken komuniste qe ka mesuar nga Enver Hoxha. Ku ekonomia dhe cmimet i bindeshin BOSI-t autokrat. Ne ekonomine hibride feudalo-liberale roma-pertoma alla Ridvan Bode te Shqiperise postkomuniste cmimet nuk mund t’i binden me BOSI-it te ri me emerin Sali. Qe te mburret ne sallen e parlamentit me slogane demagogjie si ne monizem. Keto cmime nuk do t’i bindeshin as zonjes pedagoge te komunizmit shkencor Kodheli. Kur kerkon heqjen e TVSH-se nga mekanizmi i mbledhjet se te arshurave ne buxhetin e shtetit. Pse keshtu? Sepse ne radhe te pare vendi yne nuk prodhon pothuaj asgje. Prodhon energji elektrike te monizmit dhe minerale te paperpunuara te Zotit. Te tjerat i importon nga jashte. Qeverite keto 20 vjet nuk kane bere asgje qe te inkurajojne sado pak prodhimin vendas. Me e shumta kane hedhur asfalte ne investime megalomane pa llogjike ekonomike. Qe jo vetem rendon gjendjen ekonomike te shqiptareve, por edhe jane puse te errta ku me shume vidhet se sa investohet. Prandaj ku r cmimet ne Bote rritjen si pasoje e krizave globale nuk ka shans qe te Shqiperi te ulen sepse ashtu do Saliu. Nga ana tjeter tregetaret dhe firmat private nuk i nenshtrohen me urdherit te “Komitetit Qendror” te Partive Politike. Ata nuk jane as MADRE TEREZA. Dhe heqjen e TVSH-se e shikojne si nje fitim suplementar per xhepat e tyre dhe jo si nje MALLENGJIM sentimental per te ndihmuar familjet ne nevoje. Prandaj ne kete kohe te trazuar krize kur nuk meret vesh sa rriten cmimet nga kriza dhe sa ulen nga heqja e TVSH-se efekti final i lojes komuniste me heqjen e ketij tatimi apo te gjitha tatimeve do te ishte nje loje e rrezikshme per buxhetin e shtetit. Sepse Saliu HISEN e vet do ta mbante konstante me vendosjen e taksave dhe tatimeve te tjera. Sepse er kete pune ka vendosur edhe shpikesin famoz te PIRAMIDAVE zotin Bode.

    1. keni says:

      pyes une deputetet socialist pse nuk i bien kesaj kembane ne parlament per ti zgjuar koleget demokrat nga gjumi dhe ti vizatojne kryeministrit hajdute realitetin e hidhure ne shqiperi se popullit i ka humbe durimi dhe per te gjithe keta kriminel ne pushtet bira e minit do te jete 300 qese thon nga ana jone

      1. nastradini says:

        Sepse socialistet e Edi Rames jane me shume dinosaure prehistorike dhe dallkauke me mentalitet komunist te trasheguar nga te paret e tyre o mik qe ke humb durimin. Dhe shikojne reformat me syrin e Baba Marksit. Qe me teorine e tij donte t’i ushqente te gjithe me luge te zbarzet. Duke u mare pasurite borgjezeve dhe duke ja rishperndare ate te varferve. Pa pyetur se cdo te ndodhte me tej. Dhe se kush do te krijonte te mirat materiale kur te gjithe vjedhin njeri tjetrin dhe kercejne valle rreth pronave te grabitura. Socialistet e kuq te Edi Rames po konkurojne tani me socialistet blu te Sali Komunistit. Se kush eshte me shume socialist. Dhe se kush qan me shume per popullin. Kur te mbarojne keto VAJTIME komuniste ne vendin tone do te regullohen edhe gjerat. Kjo eshte pergjigja e nastadinit o mik qe ke humbur durimin dhe nuk pret dot sa te mbaroje VAJTIMI komunist ne Shqypnine tone pa fat.

  2. tg usa says:

    plak karagjoz ben gallate me bijte e shqipes

  3. enofieraku says:

    as vet nuk i beson ky torollaku keto brockullat qe del e derdellit si karagjoz neper tv klana etj, opo jepi se te ka ardhur dita po luaji fene, por do ti pagusha nje dite ti me gjith taboret e tu o torollak plak.

  4. sono battuto con olio e acetto says:

    Po si ka mundesi qe instati i ka dal kondrapedal malokut ne nje kohe te tille…?
    Shoqja e klases se gites ka qene me pushime kur u be deklarata apo iken dritat….?
    Jam kurioz kur do te pergrnjeshtrohet si lajm….

  5. MOSTRA says:

    Po si mund te ulet cmimi duke ju shtuar nje takse se nuk e marr vesh?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje