Qeveria miraton udhëzimin për dhënien e hipotekave në Tiranë

5 Tetor 2011, 11:48Sociale TEMA

Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Sali Berisha tha se do miratohet edhe udhëzimi për dhënien e hipotekave në Tiranë.

“Sot miratojmë udhëzimin për të shndërruar në realitet një premtim që kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës bëri për zhbllokimin e një kapitali pa jetë.

Me këtë rregullore pajisen me leje shfrytëzimi pallate, ndërtime, të cilat në total vetëm me detyrimet e tyre çlirojnë një kapital deri në 800 milion euro.

Ky proces është bllokuar për shkak të burokracisë. Po të kemi parasysh efektin kolateral, leverdia është disa herë më e madhe,” tha Berisha.

Në të vërtetë shumë pallate nuk janë hipotekuar për shkak se kanë tejkaluar lejet e ndërtimit. Legalizimi i këtyre ndërtimeve do bëhet me udhëzimin e qeverisë.

7 komente në “Qeveria miraton udhëzimin për dhënien e hipotekave në Tiranë”

  1. Art says:

    Tani fatkeqesisht edhe kryetar bashkie ne TR kemi nje te shkulur nga mendte, kukulla i sherben vetem per te ngrene buke ne orarin e drekes ne zyres e kryetarit te bashkise

  2. beni says:

    Nga hipotekimi kapet vlera 800.000 euro dhe jo 800.000.000 euro. Sali i ke bere hesapet gabim. Ty me te vertet te duhen 400 milion euro ne vit te shlyesh borxhet por nga hipotekimi do kapesh vetem 1 milion euro more derzi. Dhe po ti besh hesapet mire si sote nje vit qeveria falimenton.Na vjen keq qe 100 vjetorin shqiptaret do ta festojne pa stadiumin , godinen e parlamentit dhe pa qeverin tende.

    1. Kanina says:

      Pse o Beni, vertet ke besuar ti te ndertimi i stadiumit, parlamentit etj ?!! iSHALLA TE DEL LLAFI PER QEVERINE !

      1. hasan says:

        Po vetem nje i çmendur i beson endrat e nje sharlatani.

  3. hajriu says:

    Veprim shume i drejte, njerezit kane paguar dhe duhet te marrin frutet e djerses se tyre .

  4. nor says:

    po kush i bllokonte deri tani keto hipotekat o zagar pervec qeverise tende?!
    Po meqe qenka kaq i dhene mbas zhbllokimit te 800 milione eurove pasuri, pse nuk luan nga vendi dhe zhbllokon edhe ato miliarda euro qe jane te bllokuara tek tokat e njerezve?? Apo ngaqe gjysmen e tyre i ke ti me klyshat tuaj ne pronesi!!!

  5. Savo Dukati says:

    Z- Mero standardi gazetës është keqësuar. Si ka mundësi që të bllokoni shpërndarjen në Fb. Ishte metodë që shumëfishonte lajmin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje