Njoftim i ambasadës së SHBA: Ja si të aplikoni për llotarinë amerikane

28 Shtator 2011, 18:06Sociale TEMA

Periudha e aplikimit për Lotarinë Amerikane (Viza e Shumëllojshmërisë – DV) fillon më datë 4 Tetor 2011, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë dhe përfundon në orën 18:00 të datës 5 Nëntor 2011. Nuk ka asnjë tarifë për t’u regjistruar për lotarinë. Tarifa e vizës paguhet ditën e intervistës në Konsullatë vetëm nga ata që do të rezultojnë të përzgjedhur.

Regjistrimi për lotarinë bëhet në faqen e internetit: www.dvlottery.state.gov. Rregullat dhe udhëzimet në gjuhën shqipe gjenden në faqen e internetit të Ambasadës: albanian.tirana.usembassy.gov/dv.html  Para aplikimit për lotarinë, duhet të kontrollohen kërkesat për kualifikim, si arsimi ose puna e specializuar. Kërkesa për arsim të mesëm të barabartë me arsimin e  mesëm në Shtetet e Bashkuara është shumë e  prerë dhe profesionet për të cilat përvoja e punës mund të përdoret për t’u kualifikuar, janë të kufizuara. Kualifikimet nuk shqyrtohen para intervistës, kështu që përzgjedhja për lotarinë nuk do të thotë gjithmonë se aplikanti do të kualifikohet për vizë.

Ata që dëshirojnë të aplikojnë duhet të  kenë parasysh këto rregulla:

·       Aplikanti duhet të regjistrohet vetëm një herë në vit.

·       Aplikanti (kryesor) duhet të përfshijë bashkëshortin/en dhe fëmijët nën 21 vjeç në aplikim, përfshirë fëmijët e adoptuar, fëmijët e bashkëshortit/es nga martesa të mëparshme (thjeshtërit) dhe fëmijë të cilët mund të mos jetojnë aktualisht me të. Nuk ju kërkohet të përfshini fëmijët të cilët në momentin e regjistrimit tuaj për lotari janë shtetas Amerikanë apo Rezidentë të Përhershëm Ligjorë.

·       Për t’u kualifikuar për Lotarinë nëpërmjet arsimit, aplikanti kryesor duhet të ketë kryer shkollën e mesme me kohë të plotë. Edukimi me korrespondencë, pa shkëputje nga puna ose natën, edhe ai 5-vjeçar, nuk është i  mjaftueshëm për kualifikim.

·       Nëse në momentin e intervistës në seksionin konsullor rezulton se aplikanti kryesor është regjistruar më shumë se një herë (brenda një viti) ose nuk ka përfshirë një person nën varësinë e tij, aplikanti do të skualifikohet, edhe nëse ai është përzgjedhur për lotarinë dhe/ose ka paguar tarifën e intervistës.

·       Pas regjistrimit me sukses për lotarinë në ekranin e kompjuterit duhet të shfaqet një numër konfirmimi i aplikimit (Application Confirmation Number).

·       Numri i Konfirmimit duhet ruajtur të paktën deri në Qershor 2013! Numri i Konfirmimit është e vetmja mënyrë për të parë nëse aplikanti (dhe familja e tij) është përzgjedhur. Nëse aplikanti përzgjidhet kjo është e vetmja mënyrë për të parë se kur është planifikuar data e tij e intervistës. Nëse aplikanti humbet numrin e konfirmimit, nuk ka asnjë mënyrë për ta rigjetur atë nëpërmjet seksionit konsullor apo Departamentit të Shtetit, ndaj duhet ruajtur. Asnjë fitues nuk do të njoftohet nëpërmjet postës apo e-mailit.

Konsullata e SHBA-së kujton se:

·       Adresat e internetit të faqeve zyrtare të Qeverisë Amerikane mbarojnë me .gov

·       Qytetarët duhet të kenë kujdes të mos mashtrohen nga faqe interneti apo e-maile që reklamojnë Lotarinë Amerikane dhe që kërkojnë pagesë për këtë shërbim.

·       Seksioni konsullor i SHBA-së nuk ka asnjë rol në proçesin e përzgjedhjes për Lotarinë Amerikane. Përzgjedhja e aplikantëve nga e gjithë bota bëhet në mënyrë të rastësishme nga një kompjuter në Qendrën Konsullore të Kentucky-t në SHBA.

Lotaria Amerikane mund të jetë një mundësi e mrekullueshme për ata që janë zgjedhur – ju lutemi të lexoni rregullat, dhe nëse ju i përmbushni kushtet e përmendura në to, aplikoni online në http://www.dvlottery.state.gov  nga data 4 Tetor deri më 5 Nëntor 2011. Paçi fat!

28 komente në “Njoftim i ambasadës së SHBA: Ja si të aplikoni për llotarinë amerikane”

  1. Gent Tironsi says:

    Vrapit njerez se ketu nuk rrihet me. Do Zoti “Uncle Sam wants us all” dhe ketu le te rrije Saliu me Lulin dhe Argiten.

  2. Neorealizmi says:

    Se mos u prishet prape kompjuteri ketyre si doganave greke!!!

  3. Kacurreli USA says:

    Aplikoni te gjithe, pa tjeter.
    Amerika eshte shpetimi Juaj, mos prisni asgje nga regjimi i Berishes. Amerika eshte streha e sigurt per Ne Shqipetaret…
    Zoti e bekoft Ameriken

    1. albanian blood says:

      Cfare pune ben ti qe paske shpetuar? Guri rende ne vend te vet.

      1. Kacurreli USA says:

        Ok, “albanian blood” te kuptova drejt. Ti, shko pas gurit rend, se ke per tja pare “hairin”. Te tjeret i pruft zoti ne Amerike.
        Dhe kujdes se po qe gur i rend nuk ke per te dal dot me lart….!!!

        1. Latif Dreqi says:

          Llafi yt ne vesh te perendise!

  4. beni says:

    o zoterinj muti ,o shokeni mban njesoj ere si ne amerike si ne shqiperi,problemi eshte mos rafshi ne te se sali qe thoni ju nuk ka vetem ne shqiperi po ne gjithe boten perfshi dhe ameriken,pra mos ju zente se .skeni cbeni prandaj per cdo gje thuhet paci fat

  5. gello says:

    nuk ikim pa hequr qafe sali murtajen

  6. BELI says:

    Amerika eshte e madhe sa te futi ne gji gjithe shqiptaret,por ambasadori thote; Vec Saliun,Shkelzenin,Argiten,Bashen, Mediun,Patozin,e tj,se jane mjeshtra te krimit,te vjedhjes dhe te ekplozivit Ata kane qene,jane e do te jene te pa ngopur me pasurin e vjedhur te Shqiperise,kurse ne Amerike ka pa mase liri e demokraci per te zbatuar planin B.te Saliut me 21 janar para kulles,dhe me siguri mund te gjene e te veprojne si ne Shqiperi ndaj drejtesise,Amerika ka drejtesi te atille sa te shkon neper verimen e gjelperes dhe ligjin e karriges e lektrike.

  7. Gezim Mali says:

    NUK ESHTE LAJM SE TANI JEMI NE VITIN 2011.

    DHE NUK NA INATERESON FARE AMERIKA PER EMIGRIM SE PO I SHOHIM ATA QE VENE ATJE SI E KALOJNE.

    1. Ton says:

      Si po ja kalojme o Gezo? Nga vendi me i qelbur ne bote ne nje nder vendet me te fuqishme ne bote! Ah more Gezzo. Kush ka ”sume” e punon ne Amerike i’a hedh kollaj dhe siguron jeten. Zakonisht kthehen ata qe jane mesuar ne kafene gjithe diten dhe kane lene tezgen ke tregu!!

      1. Tironci Lugano says:

        Ka noi ven tek ky restoranti fundit qe ta bejme sa me internacionale?kam dipllom per guzhinjer

  8. ladi says:

    Vellezer shqiptare aplikoni per demokraci te vertete ne vendin tone dhe do te jetoni
    edhe me mire se ne amerike.

  9. geni says:

    pirth o ton pirth pse ne qe po na bie bretku ketu ne amerike leshte e currit po hame vetem me te paguar billat spo ja dalim………….

    1. Ton says:

      Po pjerdh o Geno po pjerdh. Sapo e bleva restorantin e trete. Pyet dhe kkolin po deshe se te dy kemi punuar si busboys para 12 vjetesh tani kemi 4 restorante te dy bashke. Me perpara neper fabrika dhe tani te dy bashke i kemi nj 50 punetore qe punojne per ne!
      Kjo eshte Amerika! Shqiptaret qe kane ardhur heret e dine mire, keta qe vijne tani vijne me pordhe sikur po vijne nga Marsi. Flasin me miliona dollare por s’kane breke ne bythe dhe kur vijne ketu zene nje pune e vegjetojne mbasditeve neper Starbucks duke lozur letra e domino!

      1. Latif Dreqi says:

        po mire o cuna, boboo edhe ne Amerike ne restorante do investoje shqiptari….nuk ka biznese te tjere aty, vec restoranteve? ne nuk mbahemi dhe per ndonje kuzhine te fisme..nejse xhanem, zoti ua befte mbare…bini edhe ndonje leke ne Shqiperi ore, te blejme dhe ne ndonje lokal ketej \..

        1. Ton says:

          Lato po beri leke nuk ka problem! nuk e di ne e njeh Ekrem Bardhen por me ka thene nje fjale: bej cfare di me mire! Meqe ne restorante kemi punuar ate dime edhe me mire. Kemi punuar edhe ne fabrika por tani per tani fabrika nuk bejme dot! ?

      2. xha Kasua says:

        sa ka ecur ky more, pa pa pa pa. Dmth me keto ritme ti pas nje viti do kesh puntore dhe Obamen, se kete nuk e zgjedhe me njeri president. Dhe imagjino qe ti i ke arritur te gjitha keto duke shkruar dhe neper forume gazetash, pa le sikur te mos shkruash ketu sa larg shkon.

  10. jack black says:

    Jom dakort me TONIN.

  11. jack black says:

    Jom dakort me TONIN. TONO je i modh. Te fala nga Tironcat from BOSTON .

  12. Pranvera says:

    PO,po ashtu eshte me te vertete sic thoni ju zoti Gezim.Po te kishim punuar ne shqiperi keshtu sic po punojme ne Amerike kurre nuk do te kerkonim te largoheshim prej andej, pasi do ti kishim te gjitha te mirat,sepse ketu nuk dime gje tjeter vetem pune dhe gjume.

  13. stalinsali says:

    GOD BLESS AMERICA !

  14. Mr. G says:

    Kete vite me te privilegjuarit do te jene greket, gjinaf apo jo?
    Varka thello me ti kupja / do te caim dete dhe oqean/ eee…..eeee…eee…./Hajde more levendi hajdeeeeee…!

  15. MEMEDHETARI says:

    Jam dakord me parafolesit ? ? ?

  16. dita says:

    APLIKONI MORE NJEREZ…SE PA LEK E KENI ..GOOD LUCK

  17. juela says:

    …l’orgoglio sfrenato e la mancanza di umiltà lascia indietro gli albanesi…(mburrja e tepert).
    L’America è il cuore pulsante dei fatti,delle capacità,della democrazia!
    Gli uomini di buona volontà vincono sempre prima o poi…ma in America non si scherza…sn avanti anni luce e la vita offre moltissimo ma anche chiede tantissimo…molti albanesi non lo capiscono questo perchè hanno invertito il ragionamento strada facendo…non è colpa solo degli albanesi che a mio avviso sono il popolo più generoso e simpatico del pianeta con inesauribili potenzialità…ma anche della storia e della dittatura…solo i giovani possono cambiare le cose magari facendo come gli Americani e cioè:invertendo il ragionamento! Meno Orgoglio malato.Piu’ Autostima.Poche chiacchiere e molti FATTI…In Bocca al lupo Albania!!! Forza! Yes …. ****WE CAN***

  18. juela says:

    L’America è un terreno fertile dove è facile nutrirsi e crescere vigorosi se si semina bene…Ma
    L’Albania è un paese di giovani(bellissima,preparatissima lungimirante gioventù in un terreno segnato dalla storia e la mentalità…per certi versi da coltivare,concimare,bonificare cioè trasformare per vivere Fieri…Solo i giovani così possono trasformare i problemi in opportunità e crescere,crescere,crescere….il problema è che stanno sempre nei bar e i caffè e locali e ristorantini sembra che tutto ruoti attorno alla distrazione,apparire,consumismo,divertimento…mentre il tempo crudele com’è non torna mai indietro…Benvenuti nel regno del Capitalismo! Chi ha tempo non aspetti tempo…e Carpe diem… Ciao ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje