“Fëmijët e humbur shqiptarë, të murosur në shtëpi për t`i shpëtuar gjakmarrjes”

25 Shtator 2011, 14:35Sociale TEMA

Fenomeni i gjakmarrjes në Shqipëri, ka zënë vend edhe faqet e shtypit italian. Prestigjozja italiane, “Corriere della Sera” në faqet e saj online i kushton një reportazh këtij fenomeni në vendin tonë. Me titull “Fëmijët e humbur shqiptar, të murosur në shtëpi për t`i shpëtuar grindjeve”, “Corriere della sera” detajon një panoramë te qartë të asaj çfarë ndodh në Shqipëri, duke sjellë protagonistë dhe personazhe të angazhuar në procesin e pajtimit të gjaqeve.

Reportazhi nis me rrëfimin për dy vellezër , përkatëisht 17 dhe 15 vjeç, të cilët e kanë kaluar fëmijërinë dhe adoleshencen e tyre të ngujuar në shtëpi dhe nuk dalë prej mureve të shtëpisë as për të shkuar në shkollë. Një izolim total, thuajse çnjerëzor që vjen pjesërisht edhe si pasojë e vendimarrjes së prindërve për ti limituar nga kontakti i parakohshëm me botën adulte, një komunitet veçanërisht i dhunshëm- shkruan “corriere” online.

“Corriere della sera” raporton më tej se “nuk bëhët fjalë për një rast të izoluar. Në këto 20 vitet e fundit është bërë gjithnjë e më i shpeshtë emigrimi i malsorëve shqiptarë, që braktisin shtëpitë, stanet dhe bagëtitë e tyre në rajonin verior, në kërkim të punës dhe të paqes. Mbi të gjitha të paqes” . Nga viti 1991 e deri më sot janë me mijëra personat që janë vrarë, dhe të shumtë fëmijët të cilët si rezultat e ngujimit kanë mbetur analfabetë- thuhet më tej.

Reportazhi citon edhe Kanunin, i cili sipas Corriere mbulon me rregulla të gjitha aspektet e jetës, duke cituar se “gjaku duhet të paguhet me gjak” .Një nga ndërmjetësuesit e pajtimit të gjaqeve, Aleksandër Kola, shprehet në reportazh se “gjatë viteve të diktaturës nuk ka patur vrasje të tilla, pas rënies së saj rastet janë shtuar”.
Megjithatë Kola është shprehur se në vend ka një harmoni të shkëlqyer mes besimeve fetare. Ndërsa një opinion tjetër i paraqitur në këtë reportazh është edhe ai i Luigji Mila, Sekretar i Përgjithshëm i Komisionit për Drejtësi dhe Paqe Shqiptare i cili thotë se gjakmarrja është një fenomen tipik i shoqërive ku ligji nuk është mjaftueshëm i fortë dhe për këtë arsye marrëdhëniet në mes familjeve dhe të afërmve janë burimi kryesor i autoritetit

16 komente në ““Fëmijët e humbur shqiptarë, të murosur në shtëpi për t`i shpëtuar gjakmarrjes””

  1. Kurveleshi says:

    Nisma e të nderuarit profesor Anton Çeta,që me rënien e komunizmit….ka mbetur në gjysmë të rrugës…!Duhet një shtet idealist,një shtet me platformë dhe projekt kombëtar që ta shpjerë përpara këtë proces…dhe ti japë fund kanunit dhe gjakmarrjes…!

    1. Vlora says:

      kjo eshte parajsa shqiptare e vicidolit…..

      1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

        Me te tilla gjera duhej te krenohej Berisha ne OKB,ti tregonte botes si ka perparuar shoqeria shqiptare pas permbysjes se sistemit socialist.Ne nje vend ku nuk funksionojne as ligjet me elementare per mbrojtjen e jetes se femijve.Eshte e dhimbshme ta mendosh si po rriten ato femije atje mes Alpeve shqiptare ne jug te Europes.Zoti i Bekofte ato voglusha,viktima te nje shoqerie te marresh dhe te cmendurish.ku te rriturit nuk jane ne gjendje te ndalojne urrejtjen mes tyre,qe po na zhduk si komb

    2. preng sherri says:

      po te kishim shtet,nuk do ekzistonte gjakmarrja,do ja kishim harru emrin me kohe,meqene e kishim para 20 viteve.
      por bandito-politikaneve te sotme nuk ju intereson asgje pervec vjedhjes!

  2. tourkofagos says:

    FATALE,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,

  3. eli-Tiv says:

    …ne kushtet reale nuk ka zgjidhje…faktikisht edhe saliu familjarisht jane te ngujuar…..dhe kane te drejte…jane ne gjak ..

  4. Arjani mamurras says:

    Kanuni ka te mirat e tij por ne shqiperi nuk zbatohet si duhet kjo eshte nje plag e madhe per shoqerin shqiptare dhe per gjith veriun

    1. koli says:

      Me fal se nuk te njoh po te thuash se kanuni ka te mirat i bi me qen druvar. Ky shtet malokesh e gangsteresh nuk e ka menjen si me i shpetu ata te vegjlit nga mallkimi i kanunit po mendon vetem si te vjedhin e te shtypin shqiptaret me gjak.

      1. Dj Achmed Infidel says:

        o pallosh groshe—–Kanuni I Leke Dukagjinit eshte shkruar para 600 vitesh gati—–dhe gjakmarrja sipas Kanunit nuk duhet te preke as femijet as grate————por koha e tij ka vdekur————zbatohet nga fanatiket———sic bejne talebanet me Kuranin—–qe ne gjykate shkohet edhe sot ne Iran me gure ne xhep———–per te zbatuar ligjin e trathtise ne martese sipas Kuranit———-

        1. Tironci Lugano says:

          Infidel
          Smund te pijne te gjithe birre.Ka edhe fagioli…
          pershendetje

    2. TEFTA ALIKAJ says:

      kanuni ka vlere atje ku nuk ka shtet ,por kur shteti funksionon eshte ligji qe dirigjon shoqerine

  5. xdxd says:

    kush ka interes me rregulluar kete gjendje?asnje.pse? injoranca i sherben sales me te tjere.

  6. shkodrani says:

    Ma shume kan vdeke keto 20 vitet e demokracise se ne luften nac.çlrimtare…..vdekshin te gjithe pushtetaret…..keto kriminela dhe hajduta.Poshte koalicioni i turpit PD_LSI…………Robt Sali mutit dhe Ilir qenit

  7. vlora -uji i ftohte says:

    Ky eshte nje turp i madh per ne shqiptaret….

    1. Dj Achmed Infidel says:

      ca turpi mer daje — ———-e kemi hare me buke me kohe ne turpin—tani kemi kushte e duam “pane integrale” dhe me nje cike vene te kuqe.

  8. Asgje te re nga fronti i perendimit, says:

    Me bene zemra te bertas ,kuuu jeeee Enver.!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje