19.3% e shqiptarëve paguajnë ryshfet?!!!

21 Shtator 2011, 10:34Sociale TEMA

Një raport i përgatitur nga ana e INSTAT për korrupsionin në vend, ka zbuluar se 19.3% e shqiptarëve paguajnë ryshfet për shërbimet në institucione të ndryshme shtetërore.

Sipas këtij raporti, shifra mesatare e ryshfetit që paguan një qytetar shqiptar është 43 euro. 70% e ryshfetit, tregon raporti, shkon për policët, doktorët dhe infermierët. Ky fenomen është i përhapur në të gjithë vendin, por dominon në zonat rurale.

Në të shumtën e rasteve, qytetarët detyrohen që të paguajnë, duke qenë se ndeshen me refuzimin e shërbimit nga ana e punonjësve të institucioneve të ndryshme shtetërore.

Por, a është vërtetë e saktë shifra prej 19.3% e qytetarëve që japin ryshfet? Jo. Kjo shifër është shumë herë më e lartë, por, INSTAT, si një institucion që tashmë është kthyer në një vegël që i bën fresk qeverisë së kryeministrit Berisha, jep shifra më të ulëta.

Institucionet e pavaraura ndërkombëtare, si Gallup, kanë treguar se ryshfeti është shumë më i përhapur se sa thotë INSTAT.

Sipas sondazhit të publikuar pak muaj më parë nga kompania e mirënjohur GALLUP dhe Lëvizja Evropiane në Shqipëri, janë plot 49% e shqiptarëve që japin ryshfet në shërbimet publike.

Niveli i dhënies së ryshfetit ndërkohë në vendet e rajonit është shumë herë më i ulët se në Shqipëri. Në Bosnje Hercegovinë është është 18%, në Maqedoni 13%, në Mali të Zi dhe në Serbi 12%, në Kroaci 10% dhe  në Kosovë 9%.

 

 

 

26 komente në “19.3% e shqiptarëve paguajnë ryshfet?!!!”

  1. ca si larg nga aty, dmth ne Kopenhagen says:

    19,3 %?
    Vetem?
    Pse ku jemi ne , ne Danimarke?
    Thuaj me mire qe 19,3 % kane dale pa lagur, dmth, s kane patur fatin te perballohen me mjeke ose police, per arsye te ndryshme.
    Ose ndoshta se jane anetare partie, dhe marrin ryshfet ?

    1. Vlora says:

      te gjithe pa perjashtim japin rryshfet
      edhe antaret e partise e japin diku tjeter,,, e jep te doktori, e jep te petagogu e jep te gjyqtari e kudo shifra duhet te jete 100%

      1. V.F.L.P says:

        Kane mare ryshfet vet organizatoret e sondazhit per te fsheh te vetreten! Kjo eshte shifer aq qesharqke sa s’behet…..!

  2. edi says:

    Eshte shume gabim….une them me pergjegjesi te plote se pa perjashtim cdo person qe shkel ne spital paguan ne menyre te jashtligjshme (ose nendore)

  3. Ramy says:

    E shifeni ku ka ren ryshfeti ne 19.3% kunder qeverisjes socialiste qe ishte 70.2% , dhe kjo po e e konfiromon nje mendim te nje im shoku socialist i cili thot qe nuk e do berishen sepse ne qeverisjen e socialisteve kryenim pune ku do qe shkonim per qdo lloj dokumenti me pak lek , kurse tani berisha e ka shtrenguar dhe nuk mund te kryesh punet si me pare , dhe thot se kryeministri vjedh vetem me klanin e tij e nuk lejon popullin d,m,th e pelqen Shqiperin e katandisur sikur ne qeverisjen socialiste ku vidhet i tere populli

    1. Korabi says:

      Ku jeton ti Ramy ?

      1. olldashi_i_penduar says:

        As behet llaf te jetoj ne rrezene e 1000 km me shqiprin.. Se ska shpjegim tjeter.

  4. Adrian says:

    ca flet mor lale,kaq paguajne ne gjermani.
    Jo mor jo,aty eshte vlera 93%.
    7% qe nuk paguajne eshte kasta e Berrrrrrrrishes me haremin e vet qe zgjatet deri ne Milano tek Berluskoni.
    Mjere ju,se mua me ha m….ketu ku jam.

  5. Vlora says:

    e gabuar,,, te gjithe paguajme rryshfet… qe nga berisha per lobimet e tij dhe deri tek me fukarai… tek ai lypsi per ta lene ne rruge qe te lupi…..
    —- 100% pagyajme rryshfet.

  6. Adrian says:

    More Zoterinj.
    Eshte e thjeshte.
    Qe ti te kesh nje aktivitet qe sjell para,duhet te paguash qe ta ushtrosh ate.
    Cdo punonjes institucioni shtyhet te marre ryshfet sepse paguhet keq.
    Paguhet keq me qellim qe te thithe gjak-para nga populli.Nje pjese e kesaj gjak-para shkon tek sistemi mafjoz i Sales.Kujtoni gjeneral gramafonin me ushtaret qe shkojne ne Afganistan.
    Tani u qartesuam ?
    Ju faleminderit

  7. paraziti says:

    po pse e merrni si korrupsion??? ne shqiptaret jemi shum popull bujar, perderisa paguajm qe te rri sala akoma ne qeveri. 19, 3% ??? ket shifer duhet ta shikoja te 55-sa , ose te RD-ja , jo te TEMA.

  8. Pashuku says:

    Ja fusni kot. 100 %,kudo ne nje forme ose nje tjeter paguhet rushfet(Ceshte kjo 19 a po 20%).

  9. ueeee says:

    Keni qene te dehur kur keni bere hesapin 19.3% se na bere per te qeshur. Atje vetem per cope letre per te fshirre bythen paguan rryfshet e jo per te tjerat. Kalofshi mire o popull!

  10. Ermal says:

    E ka pregatit INSTAT dhe kemi rezultate dyshifrore?
    Po ne vetem per rritjen ekonomike duhet t’i kemi rezultatet dyshifrore, per te tjerat duhet t’i kemi afer zeros.
    Po ku ka familje shqiptare (perjashtohet Familja nga analiza) qe ka shkuar ne spital e s’e ka futur doren ne xhep, ku ka familje shqiptare qe con femijet ne kopsht e ne shkolle e s’ka dhene “kafe” nen dore, kush eshte ai shqiptar qe ka shkuar ne gjykate dhe s’ka paguar “gjoben”, kush eshte ai shqiptar qe e ka zene polici rrugor e s’ka dhene nje 10-she.

  11. askushi says:

    Po rreshtoj nje pjese te korupsionit te tjerat ti plotsojne te tjeret:
    Ne kirurgu paguhet
    Ne emrimet per punsim paguhet
    Ne rioprovimet e universiteteve paguhet
    Ne gjykata te shkalles se pare e te dyte paguhet
    Ne shlyerjet e gurgimeve ne spitalet e burgjeve paguhet
    Ne specializimet jashte vendit paguhet
    Ne uljet e denimeve paguhet
    Ne ç’fare sistemi te koruptuar jetojme !!!!!!!!

  12. Gjergji says:

    Gabim shtypi! E ka fjalen per 99.3%.

  13. V.F.L.P says:

    Pervec Sali Berishes te gjith japin ryshfet, dhe kete shifren 19.3% mereni e futnja ne b… sepse mesa duket paskeni mare RYSHFET me fsheh te verteten…!

    1. Korrupsion=ALBANIA says:

      Eshte me se i sakte konstatimi yt V.F.L.P

  14. Berisha largohu says:

    Jane vet shqiptaret qe mbrojne krimin dhe korropsionin Berishjan, pra shqiptaret jane viktimat e korropsinit Berishjan.

  15. KA MARR FUND CDO GJE says:

    Ne Arkiven Qendrore
    Ne Arkiven e Tiranes
    Ne Hipoteke,Z.R.P.P
    Ne Keshillin e RRethit
    Arsim,Shendetesi po e po dihen me kohe.
    Kudo ku individi ka nevoje per sherbimin publik te shtetit (qe e ka sterpaguar me borxhe te jashtme e te brendshme,me kredi marramendese e taksa pafund).
    Mjer kujt i bie te hyje ne cdolloj Institucioni publik ,se punen per te cilen paguhen,p.sh:printimin e nje certifikate ta shesin si Universitet me vete.

  16. AK says:

    93.1% E KISHTE FJALEN THJESHT NJE LAPSUS.

  17. vlora -uji i ftohte says:

    Kujt ja tregojne keto perrallat me 19.3% ? 99.3% dhe prap me duket i ulet…..

  18. fieraku4u says:

    Cfare 19.3% thoni ju mo, a jeni ne rregull thoni 99% e popullsis paguajn ryshfet. Te vetmit ata qe nuk paguajn ryshfet jan ministrat dhe familjaret e tyreve.

  19. Korrupsion=ALBANIA says:

    Me gjithe mend e keni, kaq pak, sic duket ju qe keni konstatuar kete perqindje nuk ja keni haberin nga Shqiperia, atdheu yne i dashur. 100000% paguajne ryshfet ne Shqiperi, HEEEEEEJ, mos harroni edhe turistet, (jo vetem emigrantet), japin para nen dore ne ALBANIA. Prandaj dhe e vizitojne Shqiperine ,per te kujtuar ZAKONET E TYRE PARAHISTORIKE !!!

  20. Landi- Sverige says:

    Ne kete rast mungon fjala NUK. Pra duhej te shkruhej 19,3% e shqiptareve nuk paguajne ryshfet. Por dhe kjo duket e pabesueshme.

  21. emi says:

    ne spitalet tona sanitarja(pastruesja) i bertet pacientes shtatzene me kriza veshkash :si guxon dhe vjell,ste vjen turp qe nuk ke marre qese me vete ,si me hap mua gjithe kete pune.?si mund te ndodhe kjo ne nje institucion shteteror?ja qe ndodh ne shqiperine tone.ne perendim edhe emigrantet i trajtojne si njerez pa paguar asnje lek kurse ketu tek ne eshte per te vene duart ne koke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje