Ja cilat vende evropiane pinë më shumë alkool. Shqiptarët pinë pak

15 Shtator 2011, 11:05Sociale TEMA

Nga të gjitha rajonet në botë, në Europë pihet alkool më së shumti, më shpesh e me pasojat më të rënda. Këto janë rezultatet e një studimi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

9.24 litra alkool të pastër- kjo është e barabartë me 560 gota birrë- konsumon një evropian mesatarisht në vit, thuhet në raportin e OBSH-së.

Tendenca e përgjithshme është që konsumi i alkoolit po bie në Perëndim të Europës dhe po ngrihet në Lindje.

Kështu po ndodh në Shqipëri, pasi tendenca është në rritje të pandalshme. Megjithatë shqiptarët konsumojnë shumë pak në krahasim me mesataren evropiane.

6.7 litra alkool të pastër konsumon një shqiptar në krahasim me 9.24 të mesatares.

33 përqind pinë birrë, 19 përqind pinë verë dhe 47 përqind pinë pije të tjera të forta.

Gjeni më poshtë edhe listën e vendeve që pinë më shumë alkool, kryesuar nga Moldavia.

 

 

SHQIPERIA

Litra në alkool të pastër

Të regjistruara- 4.6

Të paregjistruara- 2.1

Total-6.7

Mesatarja evropiane- 9.24

 

Vendi    Shteti                    Litrat

1.            Moldavia             18.22

2.            Hungaria              16.27

3.            Rusia                    15.76

4.            Ukraina                15.60

5.            Estonia                 15.57

6.            Andorra               15.48

7.            Rumania              15.30

8.            Sllovenia              15.19

9.            Bjellorusia           15.13

10.          Portugalia            14.55

11.          Irlanda                  14.41

12           Franca                   13.66

13.          Britania                 13.37

14.          Danimarka          13.37

15.          Sllovakia               13.33

16.          Polonia                 13.25

17.          Austria                  13.24

18.          Luksemburgu    13.01

19.          Gjermania           12.81

20.          Finlanda               12.52

 

21 komente në “Ja cilat vende evropiane pinë më shumë alkool. Shqiptarët pinë pak”

  1. Albani says:

    Kemi klime me te ngrohte, ndaj konsumohet me pak alkool.

  2. Albann says:

    s qenkan as greket …ka dicka qe s shkon ….

    1. toni says:

      si mund te jen greket, ata pin 1 gram alkol e 100 gram uje.

    2. Aldo says:

      Albann, nuk kane lefta per UZAQI greket prandaj nuk jane nder vendet e para

      1. Albann says:

        Jo per gje po para ca vitesh ishin vendi ku ushqeheshin me mire.Dhe per tryezen mesdhetare ushqimi i mire tradicionalisht eshte shoqeruar me Alkol dhe jo coca cola(pije te buta)l.Pra eshte logjike qe ky vend te ishte dhe nje konsumues i mire dhe i pijeve alkolike…Se per Shqiperine s flas dot pasi statistikat ketu s egzistojne,fshataret ne pergjithesi e prodhojne vet…pa permendutr alkolin industrial qe shitet ne vend te vodkes apo grapes haahaahaaah.

  3. karaduzi says:

    Ky eshte studim i pasakte te pakten per vendin tone.Pse?Epara eshte informaliteti i ekonomise,konsumi merret i mirqene vetem nga sa deklarohen shitjet,se dyti ne shqiperi perdoret shume rakia dhe votka e bere ne kushte artzanale,e pa deklaruar,po keshtu dhe nje pjese e veres,gjithashtu dhe nje pjese e veres,prandaj po te bejme nje llogaritje te perafert jemi diku nga mezi i kesaj liste.

    1. Korabi says:

      Shume e drejte kjo puna e rakise, e cila ne mbi 90 % eshte e prodhuar ne menyre artizanale dhe e pa deklaruar, dhe duke qene qe eshte pija kombetare eshte dhe pija me e konsumuar. Po te futesh ketu dhe veren qe prodhohet ne menyre artizanale i bie qe ne konsumojme shume me teper alkool se sa thone statistikat.

      1. çami says:

        Korab ne Shqiperi ne te gjitha shtepite mungon kontatori i rakise, birres, veres dhe alkol_sjellsi nuk ben dot bilancin.

  4. dani says:

    njeriu qe pi eshte qejfli qenkemi te fundit

  5. DIUX says:

    ska mundesi un kam jetu ne angli ca kohe me britaniket nuk krahasohet njeri

    1. uk boy says:

      per mendimin tim numer 1 jan anglezet numer 2 jan litunezet.

      1. V.F.L.P says:

        Djali nga Britania te ftoj te vish ne Prage (Ceki) dhe te bindesh se Anglezet nuk pine fare ne krahasim me njerezit e ketushem…Personalisht pervec Birres Ceke qe eshte fantastike me Jameson kam ambasade te mire vjen nga Irlanda andej afer jush.. Gjate punes mun ta pi deri nje shishe gjate gjith nates punoj barman…Zoti e bekofte Irlanden per Wiskin qe ben:-)

  6. safiu says:

    tani nuk justifikojme dot gjithe keto budalliqe qe bejne shqiptaret, se deri dje thonim e ka nga pija. ju lutem ndryshoni raportin, se po del qe jemi me te vertete budallenj.

  7. korcari1 says:

    O Sali trapi,pse na ke lene ne vend te fundit ne pirje birre,shiko mbill ca kumbulla e rrush te nxjerrim raki e vere se sna del te pime ne klub dhe fitojme edhe ndonje vend,ne treshen e pare.

    1. Kalorsi i zi says:

      E lexoi dhe neser ne parlament do flasi , jo se pine red bull dhe ulen fitimet e Argites

  8. tironsi vendali says:

    brrockulla ne shqiperi rrin te ter tap lokalet plot

  9. nor says:

    Shqiptaret duhet te rrine dehur dite e nate me kete qeveri qe kane, se ndryshe nuk shtyhet!!

  10. tg usa says:

    me sa kam degjuar diktatori plak i rjedhur ka bere thirje per ullinj,caraca ,shege ,lajthi arra,qe nuk vlejne per pije alkoolike

  11. Gazmend Nushi USA says:

    O Po cfare te pijne Shqiptare ,se nuk kane ndonje pare te madhe ,pastaj ne asnje liste nuk jemi para vendit te 5o dhe keshtu qe nuk jemi dhe aq keq ,se ato qe kane pare i lujne fene me te pime.

  12. alex says:

    grekt nuk din me pi gja tjeter pervec FRAPES.edhe ate kafe te shkrete i merr kater ore ta mbarojn se kan frik me e pi shpejt se mos i len zemra

  13. Ana says:

    Po Ceket ku jane? :p

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje