SHENIM/ A jemi kaq të mirë në arsim dhe ku na prishet zinxhiri

10 Shtator 2011, 12:14Sociale TEMA

Ka disa ditë që mediat angleze shkruajnë në lidhje me disa studime për arsimin. Nuk e fshehin aspak shqetësimin se janë më keq Shqipëria, një vend që përdoret shpesh si etalon i të keqes. Mediat tona kanë kopjuar artikujt e tyre, sidomos disa pronarë universitetesh (kjo fjalë të ngjall krupën), të cilët kanë mediat e tyre, dhe thjesht na shpallin se jemi më të mirët në botë në arsim. Pa asnjë analizë, pa thënë diçka më shumë, njësoj si kryeministri ynë që na shpall të parët në botë për ekonomi, turizëm, bukuri natyrore etj. Por si është e vërteta e këtyre studimeve?

Dikush që lexon rregullisht mediat britanike, por edhe ato të vendeve të tjera perëndimore, e kupton shqetësimin e madh që kanë këto vende për arsimin e brezit të ri, sidomos të fëmijëve deri në adoleshencë. Britanikët nuk e kanë problem t’u flasë kush për cilësinë e universiteteve, sepse e dinë se ato i kanë ndër më të mirët në botë. Por kur bie puna tek fëmijët e adoleshentët, atëherë shqetësohen shumë. Kështu ka ndodhur edhe me këto studime. Në këtë rast bëhet fjalë për Indeksin Global të Konkurrueshmërisë, që përgatitet nga Forumi Ekonomik Botëror. Në të vërtetë analizohen shumë tregues dhe është shumë vështirë të thuash që Shqipëria është më mirë në arsim se Britania. Por në disa aspekte jemi mirë. Dhe po të analizosh me kujdes të dhënat dhe po të shohësh shqetësimin e anglezëve, të fiksuar pas edukimit të fëmijëve dhe adoleshentëve, e kupton se kemi disa përparësi në arsimin fillestar. Kështu, kemi fëmijë të dhënë pas matematikës dhe që lexojnë shumë jashtë shkolle, diçka që nuk ndodh fjala bie në universitetet tona. Mund të ketë shumë arsye për këtë gjë, por ka shumë që thonë se kjo është trashëgimi e shkollës së rreptë të periudhës komuniste. Po të shohësh dëshirën që kanë prindërit e sotëm për të siguruar për fëmijët e tyre mësues të vjetër të asaj periudhe, e kupton se ku rreh situata. Mirëpo ndërsa zinxhiri vijon kaq mirë në shkollat fillestare, ai prishet e madje shkatërrohet krejt kur vjen puna tek shkollimi i lartë. Universitetet tona renditen në mënyrë skandaloze në botë. Çfarë ndodh? Duket se zinxhiri prishet në fund të adoleshencës dhe në nisje të rinisë, aty ku kemi shanse ta forcojmë atë. Siç raporton edhe ambasada amerikane, njerëzit bëhen dembelë, ushqehen gjithandej me shembuj të pasurimit të shpejtë dhe përplasen në shkolla të larta, ku diplomën e merr ‘siç ta do trapi’. Atë pafajësi, atë pasion dhe dëshirë për mësimin, të marrë në fëmijëri, e përballim me realitetin e zymtë të pasurimit të shpejtë, ku feja e parë është paraja. Ndërsa Britania dhe vendet e tjera perëndimore e forcojnë zinxhirin gjithmonë e më shumë në këtë periudhë, nga fundi i adoleshencës e deri në universitet e më pas, ne aty na këputet zinxhiri i fortë. E jo pse është holluar, por sepse dikush ia fut me çekiç në mes.

 

27 komente në “SHENIM/ A jemi kaq të mirë në arsim dhe ku na prishet zinxhiri”

  1. rik says:

    Shume i sakte shenimi, te le per te deshiruar fakti kur keta ‘gjeni’ nga shkollat e mesme apo fillore kthehen ne njerez shume te paafte e jo praktik me mbrapa.
    Per angline domosdo qe eshte nje problem thelbesor se megjithe investimet e bera perseri nuk jane ne nivelet e duhura kur i krahason me vendet e tjera sidomos ato lindore e Kina. Mos haroni faktin qe punesojne me mijra vete me aftesi ne IT , mjeksi ne menyre qe te mbulojne ato vende pune qe smund ti sigurojne nga universitete e tyre. ehu punet e tyre thuaj….
    Nje pyetje kisha pse nuk me gezon fakti se edhe nje lajmi pozitiv qe bota flet per ne nuk me gezon por me le nje shije te hidhur? Apo ngaqe e di se ku do perfundojne e ardhmja jone , ne sali apo lulka..

    1. jimy says:

      shoferi i Arture zheit nuke kabere shkollen 8 vjecare pagoi edhe mori deftesen e 8 vjecares .Ase gjimnazin se ka mbaruare pore tani po ndjeke studimet e larta ne nje fakultete private . kjo eshte shqiperija e arsimit moderne

    2. doli says:

      Ne kemi ne krye nje minister veteriner qe mundet te beje per minister kafshesh qe largoi te gjithe ekspertet nga ministria sapo shkoi atje dhe nuk dinte te interpretonte reformat e shkruara me aq mund nga ekspertet. Shikoni ne parlament ne komisionin e arsimit gjen veterinere, agranome, artiste por mesues nuk gjen, emerimin e arsimtareve e bejne burimet njerezore te pd ku kane grumbulluar me te paaftet qe emerojne mesuesit ,me te afte ne fshat dhe per pasoje i lane femijet budallenj me mesuesit e korespodences qe i kane blere notat dhe bile kane dale me 10. Mjer femijet tane prandaj sa me shpejt ta mare Topi partine aq me mire eshte.Na shkaterove rasimin o sali, largohu se e dh…. kombin

  2. LOLA says:

    se di kush ka thene qe ne jemi me te miret ne arsim po me kujtohet kur takova nje shokun e klases dhe me tha qe studinte per drejtesi u habita se ai ne shkolle te mesme lexonte me gisht se kishte frike se humbiste rreshtin me rrokje dhe me ze te larte me a te habitur dhe me tregoi xhepin d m th qe po ta kesh xhepin plot dhe te paguash edhe kryeminister behesh

  3. koka e qepes says:

    qe te kuptoni sa te mire jemi lexoni analistin Koka e Qepes http://kokqepa.com/2011/08/i-bien-lapsit/

  4. popolo di Tirana says:

    We are a big shit pa zinxhir fare

    1. raimondi says:

      -What you’re saying is true for popolo di Tirana , not for Albanians

      –Albanians have the highest IQ in Europe and the second in the World –according to EU and USA studies

  5. Bardhyl Qirjaku says:

    Pse merakoset autori i shkrimit ? Sepse ua paskemi kaluar anglezeve ne nje sektor te aresimit kur vete gazetat e tyre e pohojne kete? Kur te tjeret na thone se “oborrin” e kemi te bukur pse duhet t’u pergjigjemi se “dhomen e pritjes” e kemi keq. Problem do te ishte sikur pohimi i shtypit anglez te mos ishte i vertete. Dhe po te jete keshtu le t’u tregohet anglezeve se ku kane gabuar.
    Ju faleminderit !

    1. AndonLedhi says:

      Lexoje mire shkrimin o Bardhyl! Autori vlereson se ne hapat e pare te edukimit shkollor kemi aspekte pozitive. Natyrisht vazhdimi i shkrimit pershkruan me realizem degradimin qe vjen me pas. Per cdo njeri te shkolluar, eshte mese i qarte niveli medioker i universiteteve tona, publike dhe private! Universitetet tona jane thjeshte organe tatimore: mbledhin lek pa te dhene sherbimin e kerkuar!
      Njohja e gabimeve dhe te metave tona nuk na ben dem. Perkundrazi!

  6. Anglezja says:

    Je ne vete ju? Ca shkollimi ka ne shqiperi ku mesimi behet me turne? Ca shkollimi ka ku mungojne klasat sportive, aktivitetet jashte shkolle, vizitat ne muzeume dhe te tjera?
    E pra, ta dini ju kendej nga Anglia keto jane te detyruara per stafin e mesuesve te shkolles! Nese nuk ndodhin shkollat mbyllen per mangesi ne performance. Edhe kane mbyllur!!! Cila shkolle eshte mbylle ne Shqiperi per performance te dobet?
    A e dini qe shkollat fillore ketu ne Angli me ligj duhet te kene nje ekip drejtues ( te perbere nga prinderit e nxenesve) te cilet kane nje ze te fuqishem ne drejtim e shkolles dhe ndaj tyre raporton edhe drejtori i shkolles?
    Shume njerez ne Shqiperi shohin 1-2 shkolla ne Tirane dhe qytet e medha Shqiptare edhe i marin si standarte, harrojne qe shkolle behet edhe ne fshatra, ne Malesi dhe ne zonat e tjera te thella. Cfare standartesh kane andej? Cfare standartesh kane shkollat shqiptare me femijet me aftesi te kufizuar? Kemi pare vet para ekraneve femije qe shkollohen ne stalla lopesh dhe ndertesa gjysem te shkateruara, lere me te flasim per kompjutera etj.
    Asnje dhe asgje!
    Ndersa ne Angli pavaresisht zones ku eshte shkolla fillore, ndryshimi midis tyre eshte shume i vogel… aq i vogel sa edhe femijet e Cameron shkojne ne shkolle publike dhe refuzuan shkollin privat ne fillore.

    Edhe e fundit, sa per leximin me libra… cilet femije shkojne ne bibloteke/library ne Shqiperi? E pra ketu ne Angli librarit ( ku librat merren falas per tu lexuar) jane nga sherbimet publike me te frekuentuarat nga femijet.

    Mos lexoni budalleqet e The Sun dhe “anketimet” qe behen. Mos harroni qe “anketimet” ketu jane nje nga metodat me te mira per te mbush faqet e gazetave dhe aspak kredibel.

    Ju Faleminderit

    Nga nje ndihmese-mesuese ne Angli ne nje shkolle fillore

    1. popolo di Tirana says:

      A mos ndoshta jeni ju nje nga ato mesuese qe u mesoni femijeve angleze te fillores, qe kur te rriten, te bejne anketa qe botohen si budallaleqe ne “The Sun ” dhe qe nuk i beson kerkush?

    2. Rani says:

      Sa gjynah se te paska bere dem Anglia, shihet edhe nga pseudonimi qe ke zgjedhur intelekti yt, me ne fund paske shkuar ne Angli dhe po na jep leksione neve a thua se vetem ti je jashte, hej pike e zeze e ke degjuar ate muhabetin kur thone ” ka fukara dhe pis fukara”, ti je kjo e dyta………………..

      1. Anglezja says:

        qenkeni te dy shume te trashe, harxhoni komentet duke u marre me nje nick dhe me jo problematiken ne komentin qe une ngrita.
        Mos harroni se vete edukimin fillestar ne Shqiperi e kam marre, jo ne Angli. Kshu qe e kam mundesine te shkruaj per te dy sistemet e shkollimit.

        Popolo sa per sqarim, The Sun nuk lejohet ne shkolla dhe as ne librarit dhe biblotekat Angleze ( ndersa shume gazeta te tjera po) jo me tu flasesh per te. Ke aq mende sa ta kuptosh pse-n?

        1. AndonLedhi says:

          Jam dakord me ato cfare thoni.
          Per te mos vazhduar pastaj me praktikat korruptive te mesuesve, te cilet i detyrojne nxenesit per te ndjekur “kurset” e tyre pasditeve ne shtepi!
          Edhe pse jemi dhi e zgjebosur (niveli i arsimit tone), e mbajme bishtin perpjete!

        2. Rani says:

          Kur je bere edhe ti te me quash te trashe, ty mjafton te te lexosh komentin tend per te konstatuar ça tipi zevzek je, se te duket vetja se kushedi ça po na thua, sikur ne nuk i dime, jetojme ne hene ne……….pse ne ku i kemi marre edukimet fillestare, ketu ça gjuhe shkruajme sipas teje????? Sa per shkollen fillore shqiptare nuk ka nevoje per salltanetet e Anglise se une jau di shume mire kapacitetin ketyre adoleshenteve pederaste evropiane qe e kane zero me xhufke se kam pasur kontakt me ta gjate shkolles qe kam bere…………………..

          1. aspetosi says:

            ———-poo sa mendjemadh eshte ky Rani
            loooooooooool

    3. Joni says:

      Dear Angleze, nuk e njeh realitetin e nxenesve ne Shqiperi, por artikulli eshte shume i vertete dhe realist. Une po te jap nje shembull konkret, vjet vajza e vellait tim erdhi per studime ne Angli ne periudhen e gjimnazit dhe tani eshte ne “sixth form”. Ajo ka qene nxenese e mire dhe atje tani ka arritu rezultate shume te mira duke u renditur ne nxenesit me te mire te shkolles dhe mesuesit angleze e kane vleresuar shume dhe per me teper per faktin e njohurive te gjera qe ka. Kjo eshte merite e shkolles shqiptare dhe e atyre mesuesve qe vazhdojne te edukojne nxenesit me metoden e rrepte te mesimedhenies sipas nje tradite qe ata e vazhdojne si dhe e prinderve qe jane te ndergjegjesuar (se koha e Enverit i beri me shkolle te tere) se arsimi iu duhet femijeve patjeter. Femijet shqiptare dine gjuhe te huaja dhe punojne shume mire me kompjuter si dhe lexojne vertete shume libra. Te flasesh me nje gjimnazist duhet te matesh mire. Kjo eshte gjendja e arsimit ne Shqiperi. Por vertete qe ky zinxhir pikerisht prishet kur shkon ne universitet, eshte ai tokmaku i qeverise qe i bie dhe keput kete zinxhir.

    4. Bardhyl Qirjaku says:

      E nderuara znj. Anglezja. Komenti Juaj vjen menjehere pas komentit tim dhe me duket sikur me jeni pergjegjur mua. Eshte e vertete ajo qe thoni Ju per arsimin tone ne dy rreshtat e para, por ja megjithe ato te metat femijet tane qenkan me te zote se ata angleze qe kane plot kushte me te mira. Kete nuk e thone gazetat tona por gazetat qe botohen ne Angli. Eshte nje fakt se femijet e emigranteve shqiptare dallohen nga te tjeret ne shkollat ku mesojne. Po ashtu me kujtohet se para disa vjetesh ka qene nje vajze shqiptare qe ne fund te vitit shkollor u caktua t’i jape nje buqete me lule Mbretereshes Elisabeta II sepse kjo vajze kishte rezultate te shkelqyeshme, Po ashtu ne Greqi femijeve shqiptare te shkelqyeshem edhe sepse jane caktuar nga drejtorite perkatese te shkollave administrata ua ka hequr kete vleresim. Ju beni nje pershkrim pozitiv te shkollave angleze qe do te ishte mire t’i kishin edhe shkollat tona, por ja qe edhe pa ato kushte qe duhet te jene nje detyre e autoriteteve tona arsimore per t’i plotesuar, femijet tane ua kalojne atyre angleze. Kete e thone vete anglezet dhe nuk ka lezet qe nje bashkeatdhetare te hedhi hije mbi kete fakt.
      Ju faleminderit !

  7. Ligor Luarasi says:

    Arsimin shqiptar e renon fenomeni i tarafokracise, derisa ne Shqiperi vendi i punes,me i miri,me i paguari, kapet me shpejt me tarafokracine dhe jo me meritokracine,do te thote cilesia ne arsim s’ka vlere.
    Shqiperia duhet te kete vendin Nr1 per institucionin e peqe-lepeve.

  8. LUAN says:

    Per te kuptuar hilen e politikes djallezore te ketij kryeministri skizofren po permendim disa shifra : ne shqiperi ka 44 universitete private dhe 12 shteteror .Ne france 82 universitete publike .Arsyeja pse jane hapur keto supermercato te dijes ,shpjegohet me deshiren djallezore te politikes per te eliminuar numrin e madh te te papuneve dhe paaftesine per te qeverisur mire. Ne fakt pjesa me e madhe e pedagogeve po jetojne periudhen me te lumtur te tyre per shkak te ketij realiteti .Miliona euro investojne familjet shqiptare thjesht per te marre nje karte higjenike per femijet e tyre te pagdhendur .Te gjitha keto leke jane nje investim si ne piramidat e 97qe grumbullohen ne TIRANE dhe jo si ne GJERMANI apo ITALI qe ka nje zhvillim te njetrajtshem .Thjesht kemi nje klase super te kenaqur ,pedagog,gazetar te tipit FEVZIU ,BALLIU etj qe jetojne ne intermondo ,dhe nga ana tjeter nje administrate xhonturqish tejet te korruptuar qe po lumturohen duke zhvatur kete popull mjeran .Kjo ju shitet shqiptareve si parajse .Faji qendron si tek qeveria por dhe tek qytetaret qe blejne karta higjenike .Sigurisht disa zene vende pune me ndihmen e militantizmit partiak .

  9. epiroti says:

    Pa tjeter qe do te kuputet zinxhiri , kur vjen puna tek universiteti. Sesi e katandisi Sal maloku shkollen e larte,zor se do te mund te riparohet ne te ardhmen. Mjafton te kesh para dhe diplomat mund ti katalogosh si te doj qefi.

  10. State University of Vicidol says:

    Kjoskat e Lanes u zevendesuan me kjoskat “Universitet” ,politika e berishes ,per te mbajtur masen e re nene kontroll! duke i futur lloj lloj horri ne shkolle dhe duke krijuar lloj lloj cerdhe horrash “University of Vicidol” te cilet gjasme mbesin ne stazh per disa vite aq sa i nevoitet berishes te qendroj ne pushtet,dhe kush mbetet pastaj te protestoj ,Veteranet dhe Pensionistat te cilet ne moshen qe kan nuk levizin dote nga divani.Zoti u a servirt ketyre horrave politikan nje fund te veshtire,ju’a shkult shpirtin me vuajtje te barabart me 3 miljon shqiptar.AMIN

  11. xha jaho says:

    zinxhiri prishet te ky minister i arsimit kukull qe i kane zene gojen me leke universitetet kioska

  12. Devolliu says:

    Më i miri universitet në Botë tani e tutje do të shpallet, nga Salihi i Viçidolit, Universiteti i Çilit në Tiranë.
    Parashikohet dyndje e madhe e anglezëve, amerikanëve, francezëve e gjermanëve, sidomos për të marrë diplomën e doktorit të shkencave, të firmosur nga TRAP ÇILI.

  13. Anglezja says:

    Edhe nje here, per komentusit Bardhyl dhe Joni ne po diskutojme per arsimin fillestare jo ate sekondar (gjimnaz / kolegj). Ju merrni raste te izoluara dhe dilni ne konkulzione te pergjithshme ” femijet tane jane me te shkolluar se ata angleze”. Nuk ka dyshim se ka femije shqiptare shume te afte ne shkollat shqiptare ( ju thashe ka 1-2 shkolla ne cdo qytet te madhe shqiptare qe kane nivel), por nese na duhet te flasim per Shqiperine ku perfshihen dhe fshatrat apo zonat e thella malore ne jemi ende shume larg. Eshte njesoj si te marre une Eton College ne Angli per krahasim !!! Ne bejme sikur harrojme qe ne Shqiperi ka femije qe nuk dine te lexojne dhe shkruajne pasi prinderit nuk i dergojn ne Shkolle, femije qe shesin rrugeve cigare dhe lypin, femije qe dergohen me bageti dhe askush nuk merr pergjegjsi. Sa per krahasim, edhe kjo e fundit, nese mungon ne shkolle ne Angli pa justifikim te vjen Policia ne shtepi pasi eshte kundra ligjit!!!!!
    Hajd me te mira

  14. plaku says:

    Djema desha tju tregoj dicka ne lidhje me shkollimin e femijeve ne Zvicer. Keta investojne shume ne shkollimin e popullsise ne pergjithesi, sepse sic thone edhe vete nuk kane pasuri nen tokesore dhe se vetem me shkollim mund te mbijetojne ne kete bote. Konkretisht qysh ne shkollen fillore ata fillojne me seleksionimin e femijeve ne baze te aftesive dhe talenteve qe ka secili. Pastaj ne klasen e shtate bejne ndarjen e madhe ne kuptimin qe, femijet qe jane mire ne gjermanisht, matematike dhe frengjishte shkojne ne shkollen secondare ( sic e quajne keta ) dhe femijet qe jane mire ne nje ose dy nga keto lende dhe lenden tjeter jane jo mire shkojne ne shkollen reale. Ka gjithashtu edhe klasa te perziere ku jane nxenes me nje ose dy nga lendet e mesiperme mire.
    Pervec kesaj nxenesit qe, jane te talentuar per fusha te ndryshme, ata sipas deshires jashte programit mesimor mund te mesojne nje gjuhe tjeter, zanate te ndryshme, kompjuter etj. Keto programe jashte planit mesimor. Kuptohet qe organizohen dhe stimulohen nga shteti me mesues, materjal shkollor etj.
    Ketu ne Zvicer librat, lapsat, vizurat etj. paguhen te gjitha nga shteti.
    Konkretisht, aktualisht tani ne qytetin Berne po behet nje ekspozite informacjoni ne lidhje me zanatet qe duan te zgjedhin femijet. Pasi femija mbaron klasen e nente ai ka dy mundesi, sipas deshires dhe aftesive.
    1.- Te marri drejtimin e vazhdimit vetem te studimit ne fushat e ndryshme si mesuslleku, bankat, mjekesi etj. Ne kete rast femijet duhet te vazhdojne pa tjeter gjimnazin. Per te shkuar ne gjymnaz femija i shtrohet nje komisjoni shteteror i cili ben edhe testet e ndryshme per aftesite dhe talentet e femijes. Kuptohet qe, ne kete rast, ne se nje femije eshte ne shkollen reale nuk ka shans te vazhdoje gjymnazin.
    2.- Te mesoje nje zanat te caktuar. Ne kete rast perfshihen femjet qe, jane ne shkollen reale. Femijet kerkojne nje vend pune dhe ne se e gjejne ate punojne si nxenes ne zanatin e caktuar kater dite ne jave dhe vetem nje dite ne jave ( gjithe diten ) shkojne ne shkollen perkatese profesjonale. Ketu ata mesojne anen teorike qe ka lidhje me zanatin. Kjo gje behet per kohe te ndryshme per zanate te ndryshme. Ne shumicen e rasteve zgjat kater vjet. Ne fund femija ben nje provim shteteror teorik dhe praktik dhe merr diplomen perkatese. Desha te them se kur femijet fillojne punen si nxenes ne ndonje firme paguhen shume pak. Me sa kam kuptuar une ne vitin e pare reth 600€ ne vitin e dyte 700€, ne vitin e trete 800€ dhe ne vitin e fundit 1000€. Pasei kane marre diplomen dhe fillojne punen ata zgjedhin. Ose mbeten e firmen qe ishin ( ne se firma eshte dakord ) ose gjejne nje firme tjeter. Ne kete rast rroga e tyre eshte afersisht 3.900€ ne muaj.
    Pra, sic ju tregova me siper une me djalin dhe gruan ishim dje ne kete ekspozite dhe ( me falni ju lutem se nuk dua te bej reklame per Zvicren ) mbeta me sy hapur. Firma te ndryshme nderkombetare, banga te fuqishme, universitete te ndryshme privat me fame etj. kishin aty stendat e tyre. Ishte si nje ender , me besoni ju lutem. Firmat e medha investojne sepse per momentin ka shume vende pune bosh per nxenes ose studente dhe behet nje lufte e madhe per sigurim kontigjenti per te ardhmen. Djali im p.sh. eshte ne klasen e tete dhe deshira e tij eshte te behet mesues. Problemi eshte se, ai nuk eshte aq mire ne matematike. Ai eshte ne nje klase miks ( sekondar-primar ) dhe nuk ka shanse te beje direkt shkollen per mesues. Per kete ai duhet te ndjeki gjymnazin por duke qene se nuk eshte mire ne matematike nuk ka shanse. Ne eksozite na sqaruan ( duke na shene edhe materjale te ndryshme, broshura etj.) se djali im ( eshte shume mire ne gjermanisht, frengjisht dhe italisht. Italishten e ben si lende shtese fakultative ) duhet te gjeje ne fillim nje vend pune ( do punoje kater dite ne jave dhe nje dite ne shkolle ) per pune zyre. Pas kater vjetesh ai naten duhet te beje nje shkolle qe quhet zanat-gjymnas dhe pastaj te filloje shkollen si mesues.
    Me falni se e zgjata. Di tju them se zvicerjanet jane razista por persa i perket shkolles jane te interesuar qe edhe femijet e te huajve te marrin nje shkollim me te mire se, keshtu atyre ( femijeve te te huajve do tju shtohen shanse ne tregun e punes ) dhe pra do paguajne taksat shtetit ( kur te hyjne ne pune ) ne vend qe shteti tju paguaje atyre asistence socjale. Per momentin tregu zvicerjan i nxenesve ( per zanate te ndryshme ) eshte bosh. Keta nuk bejne shume femije. Prandaj nuk ka probleme qe te gjesh vend pune si nxenes ose ne se je mire ne shkolle te futesh ne gjymnas.
    Kush jeton ne Zvicer ose ka qene atje per nje fare kohe besoj se do me konfirmoje faktin se keta bejne shume per aresimin se vetem keshtu do te nxjerin prodhime me cilesi te larte ne tregun boteror pra te mbijetojne. Keta i sherbejne segmentit te tregut te njerezve qe kane shume leke me prodhime me cilesi te larte, si turizmi dimeror, oret, cokollatat, mjekesia, etj. Me falni se e zgjate. Pershendetje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje