Protesta e minatorëve drejt fundit, ACR pranon kërkesat e tyre

6 Shtator 2011, 12:55Sociale TEMA

Kompania “ACR” ka deklaruar se do të plotësojë të gjitha kërkesat e minatorëve të Bulqizës përveç njërës, largimin e drejtorit të minierës. Në propozimin e ri të ACR-së theksohet se kompania do të plotësojë të gjitha kërkesat ekonomike të minatorëve si rritja e rrogës, uljen e moshës së pensionit dhe investimet në minierë, por jo largimin nga detyra të administratorit të kompanisë “Albanian Chrome”.
Gjithashtu ACR-ja kërkon që marrëveshja të firmoset nga kreu i sindikatës Taf Koleci, ndërsa nga pala tjetër do të jetë Rudolf Skache Depish, ai i cili do të nënshkuajë marrëveshjen e arritur.

4 komente në “Protesta e minatorëve drejt fundit, ACR pranon kërkesat e tyre”

  1. lili says:

    qendresa eshte force,edhe mposhte edhe firmat e medha:vazhdoni se ky administrator nuk do zdrype ne galeri,po ju do zdrypni,edhe pa ju ky administrator s’vllen asgje!Mos lejoni qe ky te qendroje aty edhe te vazhdoje shfrytesimin tuaja siç ka bere deri sot!Kromi nuk do hik nga aty pa ju,prandaj vetem qindroni se keta kur ato milliona pa ju nuk i bajne….

  2. Shefqet Cela says:

    Ju lumte minatoreve dhe sindikates se tyre. Ishin bashkuar grusht me njeri tjetrin. Me beri pershtypje refuzimi i tyre per te lidhur marreveshje tek e tek, te perçare. Keshtu ha ujku dhente, keshtu veprojne te gjithe maskarenjte: “perça e sundo”.
    KETA MINATORE NA DHANE NJE MESIM TE SHKELQYER TE GJITHEVE: REVOLTA ME KEMBENGULJE DHE GUXIM I SJELL MASKARENJTE NE VEHTE.
    Te mos terhiqen deri sa te ike ai palo administrator. Me siguri ai eshte jo thjesht administrator por pjese e asaj mafje qe shfrytezon pasurite tona.

  3. zona-D says:

    Djem si Baki Bajraktari nuk shiten, rofshim minatoret.ku ishte mbeshtetja intelektualeve? sa turp.

  4. LORA says:

    Ky informacion nuk perben,per mua,lajm te pranimit te kerkesave te minatoreve. TE CILAVE KERKESA????????Qe kompania nuk pranon te largoje drejtorin e urryer te minieres,zotin Zogu????
    MARREVESHJA DUHET TE SHKRUHET SHQIP,TE LEXOHET E TE APROVOHET NGA MINATORET,e vetem pas kesaj te firmoset ,po ne variantin shqip, nga perfaqesuesi i tyre
    i besuar e zgjedhur nga vete ata e jo nga kompania ACR.Besoj se ne kete rezistence,per tu respektuar,minatoret e kane fituar kete nuhatje elementare vetembrojtjeje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje