Minatorët e Bulqizës kanë vendosur të vazhdojnë protestat e tyre deri në arritjen e një marrëveshje me kompaninë ARC.
Në mbledhjen e sotme të komisionit të grevës është vendosur gjithashtu t`i kërkohet Kuvendit që të ngrihet një komision parlamentar për hetuar koncesionet në minierën e Bulqizës.
Komisioni ka vendosur gjithashtu që fëmijët e minatorëve të bojkotojnë mësimin pasi sipas tyre ata nuk kanë as veshje dhe as libra për nisjen e vitit të ri shkollor.
Ndërkohë minatorët e Bulqizës janë mbledhur sërish që në orët e para të mëngjesit para zyrave të ACR-së duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.
Ata kërkojnë rritjen e pagës 20-40 përqind, përmirësimin e kushteve të punës, investime në minierë dhe largimin e drejtorit të minierës.
Minatorët kanë deklaruar se do të vijojnë protestat deri në mbledhjen e Kuvendit dhe nëse nuk do të ketë një reagim pozitiv ndaj kërkesave të tyre, atëherë do të nisë greva e urisë.
Po keta smund te quhen edhe kerkesa, keto jane detyrime te cdo firme normale ne kete fushe.
Po jo o vllezer jo, ku ka Genc Ruler e kucedra LSI, nuk ka normalitet ekonomik jo… ka vetem genje, mashtro, vidh.
SA RESPEKT KAM PËR KËTA NJERËZ
Ke te drejte Nina! Ata jane opozita e vertete. U ka vajtur thika ne kocke dhe jane ngritur ne revolte duke pasur perballe falangat e krimit sindikal. Pame Kalane qe foli me gjuhen e punedhenesit, kunder minatoreve. Deshi te luaje rrolin e grevethyesit, por i ngeli turpi ne surrat. Te tille jane dhe qeveritaret qe derguan falangat policore te perlesheshin me punetoret e uritur, duke shpene tre ne spital. Pame edhe gra perballe policeve. Turp per ta qe behen vegel e te huajve, me gjithse paguhen me taksat e popullit me qellim qe ti sjherbejne atij. Sa per LSI e Ruler nuk na the ndonje te re. Gjithkush i njeh ne vjedhje me bllook e pa bllok. Tani i ka ngecur sharra ne gozhde sepse deshte te vidhte edhe me parate e bankes Boterore dhe ku poa mu ne shendetesine qe eshte per toke. I zente haku i atyre qe vuajne!.
Jane mesuar te vjedhin rehat parat tona, por ndalu beg se ka hendek.
Do te vije dita te ngrihen gjithandej kunder zullumeve te qeverise, qe punon perte huajt. Ja tani duan te rritin çmimin e korentit. Kjo i prek te gjithe, do levizin te gjithe.
MINATOREVE JA U KA BORXH GJITHE VENDI. ATA VRANE FRIKEN.!!!!!!
Ketu duhet te ngreme zerin dhe te bejme komente, per keta HERONJ te vertete.BRAVO DJEMA JEMI ME JU. MOS U DOREZONI. ASNJE NUK KA TE DREJTE TE TALLET ME DJERSEN E PUNETORIT!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!