Bajram në Bulqizë

30 Gusht 2011, 11:54Sociale TEMA

 “Ajri i rëndë bëhet gjithnjë e më i fortë, sapo i afrohesh stacionit të pompave. 13 burra, të cilët për vite të tëra kanë gërmuar tokën në kërkim të kromit, dergjen në krevatë të improvizuar, pa dhënë shenja jete. I vetmi që arrin të flasë është kryetari i grevës, Baki Bajraktari, i cili me zë të mbytur tregon se gjendja e grevistëve është e rëndë dhe se nuk dihet se si do jetë në orët në vijim. I ofrojmë një cigare, por Bakiu refuzon. “Jam me Ramazan dhe nuk e prish agjërimin me ujë dhe cigare”, thotë ai.

1000 metra nën tokë, këtë muaj, në Bulqizë, Ramazani u takua me minatorët grevistë. Braktisja e ushqimit për hir të Zotit, për t’i treguar vetes se rrohet pa bukë, po jo pa Zot, u puq poshtë në galeritë e protestës me urinë për drejtësi dhe dinjitet.

Arma e të dobëtit përballë sistemit ekonomiko-politik në Shqipëri, edhe kësaj here si gjatë dy dekadave të fundit, ishte uria, uria si lutje kërcënuese për mirëkuptim prej pushtetit, plus si ndërgjegjësim për shoqërinë. (Po a ka kuptim që të uriturit të bëjnë grevë urie – thotë një pyetje e vjetër?)

Në një shoqëri gjithnjë e më tepër të fragmentuar, ku lidhjet, që prej atyre familjare e deri tek ato komunitare, po shkëputen përditë e më, tuneli ku pritën solidaritet e drejtësi minatorët hallexhinj, është thjesht pjesë e një rrjeti pa fund tunelesh indiference, ku i fshihen njëra-tjetrës vuajtje e halle të patreguara. Copëzimi, vetëm sa i shton hallet dhe vuajtjet, por bashkimi i pakëson ato. Në mungesë të këtij bashkimi, shteti dhe kapitali, ndonëse me “kombësi” të ndryshme, u njësuan tek shkopinjtë e gomës mbi grevistë. I nxorrën me dhunë nga tuneli, po prapë nuk po I shohim: “Shtypja dhe varfëria juaj është turpi i të gjithëve ne”.

 

 Protesta e minatorëve të Bulqizës që po vazhdon prej gati dy muajsh, do të pësojë një ndërprerje treditore për të vijuar sërish ditën e mërkurë të javës së ardhshme. Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të komisionit të grevës. Merret vesh se shkak i kësaj ndërprerjeje është bërë festa e Bajramit, për t’u dhënë kështu mundësi minatorëve që të festojnë së bashku me familjet e tyre. Ndërkohë minatorët pohojnë se do të festojnë me para të marra borxh, pasi kompania nuk i ka paguar ata prej dy muajsh që vijojnë protestën ndaj kompanisë ACR, që aktualisht menaxhon minierën e Bulqizës.

 

Bekuar Bajramin bulqizakë! Me gjysëm zëri, po ju urojmë…

http://e-zani.blogspot.com/2011/08/bajram-ne-bulqize.html

4 komente në “Bajram në Bulqizë”

  1. hajriu says:

    Gezuar Bajramin te gjitheve , ishallah minatoreve ju plotesohen te gjitha kerkesat dhe Shqiptareve te gjitha deshirat.

  2. Berisha largohu says:

    Mor burra greva e urise nuk ka kuptim, te hysh e te dalesh sikur behet qesharake. Fatkeqsisht kjo greve nuk pati asnjehere mbeshtetjen e popullit, prandaj dilni nga greva e urise dhe ndyshoni taktike.

  3. rexha10 says:

    MIRE QETE GJITHE JENI MASKAREJ PA FE E PA IMAN ,POR ME FUKAREJTE E VERTETE ,NE KETE RASTA PUNTORET PSE TALLENI?.GJEJA ME E NEVERITSHME PER NJE NJERI ESHTE QE TE TALLET ME FATKEQESITE E TJEREVE.PO U KTHYE NJERIU NE KAFSHE PER TJETRINNUKE BESOJE SE DO VIHET NE MESE ZOTI.ZOTI TE JEPE SYTE VESHET KEMBET DUARTE MENDJEN DHE NGA TY MVARET SE SI TI PERDORESH.DHE HOXHA MYFTIU PRIFTE APO NDONJE TJETER BESIM,KURE E KERKON NDIHMEN E ZOTIT KUR TE KETE NEVOJE, BESOJ SE NUKE DO TA GJEJE ATE .BESIMI NUKE SHPREHET ME FJALE POR ME ZEMER.KETA QE UROJNE BAJRAMIN APO QE SHTROJNE IFTARE JANE ME TE PAFETE SE POPULLI. ME KETE VEPRIME ATA KUJTOJNE SE PO LAJNE GJYNAHET

  4. andi says:

    Jemi perballe dy boteve :

    1 – Sali-Rom-Shelqere Berisha prej Vicitoli mesjetar !!!
    dhe
    2- Edwin Kristaq- Aneta Rama lindur ne qyteterim !!!

    Ky eshte pra problemi shqipetar ne 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje