Ferri i nëntokës dhe investimet e munguara

29 Gusht 2011, 18:57Sociale TEMA

Nga Doriana Metollari/Hermesnews

 

Presidenti i Konfederatës së Sindikatave Kol Nikollaj: ‘Në vitin 2009,para zgjedhjeve parlamentare, një ditë para se të linte postin, ish ministri i atëhershëm bëri një marrëveshje me ACR duke anashkaluar Parlamentin, duke shtyrë në kohë dhe në vlerë grafikun e investimeve për t’i kryer ato në periudhën 2009-2013 dhe duke e çliruar ACR -në nga penalitetet që përcaktonte kontrata koncensionare me justifikimin absurd të mosrimbursimit të TVSH. Sot që vazhdon greva Kompania Acr ka dhe një vit kalendarik kohë për t’i kryer këto investime që të vërtetë akoma nuk i ka filluar’

 

Cfarë po ndodh gjatë kësaj pauze që kanë marrë minatorët për festën e Bajramit ?

 

Që nga data 4 Korrik, 700 minatorë të minierës së kromit Bulqizë filluan grevën e përgjithshme të organizuar dhe mbështetur nga sindikata e tyre; Pasi protestuan për disa ditë në Bulqizë, erdhën në Tiranë dhe për një javë rresht protestuan para Qeverise Shqiptare, Parlamentit, METE-s, Radio TV Publik, Selise se BE-se, Zyrave te ACR etj. Pavarësisht nga inensiteti i protestës dhe përkrahja publike që ajo pati, askush nuk i priti minatorët, nuk dialogoi me ta për t’u njohur dhe për të zgjidhur problemet e tyre. Të përballur me këtë indiferencë ata u kthyen përsëri në Bulqizë duke përshkallëzuar grevën. Keshtu filloi greva e urisë brenda galerive në thellësinë 1400 m. Pas 20 ditëve grevë urie, ACR me mbështetjen politike të Qeverisë nëpërmjet avokaturës së shtetit dhe Gjykatës Dibër, vendosen me vendim gjykate nxjerrjen e minatorëve nga thellësia në sipërfaqe. Ky vendim u zbatua brenda 24 orëve dhe me angazhimin e mbi 1000 forcave të policisë. Të ndodhur në këto rrethana, sindikata vendosi që greva të ndërpritet në thellësi të nëntokës dhe të zhvillohet në siprfaqe duke u tubuar nga ora 7:00 deri në orën 15:00 çdo ditë. Ditën e Premte me datë 26 Gusht 2011, komisioni i grevës dhe këshilli i sindikatës vendosi që ta ndërpresin përkohësisht grevën në respekt të Festës së Bajramit me shpresën që kjo festë e madhe të shërbejë për të ndriçuar rrugën dhe punëdhënësi ACR të kthehet në rrugën e Zotit, po të flasim kështu.

 

Përse nuk nëshkruat propozimet që iu bënë përfaqësuesit e ACR-së?

 

Po ju paraqes kopjen e prokoll-marëveshjes që kërkojmë të nënshkruhet, për të cilën në përgjthsi është rënë dakort. Ata nuk pranojnë ta nënshkruajnë ligjërisht duke qenë sindikata palë nënshkruese, por kërkojnë përfaqësi anonime punëtorësh pa votë besim.

 

Ka patur përleshje dhe me forcat e policisë.. Si keni reaguar ndaj kësaj ndërhyrjeje?

 

Eshtë interesant fakti që kjo pronë publike është transferuar për 30 vjet me koncension tek ACR dhe vetë ACR nuk interesohet fare, por shteti i nxjerr dhëmbët sindikatës duke e kërcënuar me vendime gjykate që unë i shoh si absurde dhe presione, duke keqpërdorur policinë. Sot miniera është kthyer në një garnizon policie me forca speciale policie, forca të ndërhyrjes së shpejtë, forcat e e Policisë Peshkopi, që kërcënuan punëtoret. Të ndodhur në këto rrethana puntorët u tërhoqën dhe vendosën të grumbulloheshin në ambientet e jashtëm të minierës para portës kryesore. Këtu me datë 25 Gusht 2011 këto forca për dy ore rresht sulmuan dhe dhunuan minatorët ku 3 nga ata përfunduan në spital në gjendje të rëndë. Ata dhunuan dhe gratë e minatorëve që kishin ardhur.

 

A jeni optimist për finalizimin me sukses të kësaj greve? Ku mbështeteni më shumë?

 

Ne jemi shumë optimist që kjo grevë do të përfundojë me sukses: së pari për faktin që minatorët janë të vendosur dhe të bashkuar. Kërkesat e tyre janë tepër legjitime. Së dyti sindikata që i drejton ata, jo vetëm që i udhëheq dhe i mbron me përkushtim dhe besnikëri, por i ka ta gjitha kapacitetet e duhura për ta fnalizuar me sukses çdo lëvizje sindikale kur ajo është produkt i vullnetit të lirë të anëtarëve të saj. Ne i kemi bërë thirrje Qeverisë që të bëhen pjesë e zgjidhjes së këtij problemi, në të kundërt ata do të jenë pjesë e problemit. Siç thotë populli “e drejta mund të vonojë por kurrë nuk gabon”.

 

Ministria e Ekonomisë në një komunikatë për shtyp është shprehur se miniera e Bulqizës nuk mund të jetë ‘pronë interesash vetjake’, ju si e komentoni këtë?

 

METE si organi shtetëror i autorizuar për të kontrolluar kontratat koncensionare, është përgjegjëse kryesore e kësaj situate. Kjo ministri ka miratuar në Parlament me ligjin nr. 7691 ndata 12/5/2001kontratën kocesionare “DARFO” Spa, sot ACR Spa. me qëlim: Reabilitimin, Modernizimin, Financimin dhe shfrytëzimin e Minierës së kromit Bulqizë. Në 3 vitet e para do të investoheshin 2, 7 milion $ nga të cilat 1,5 milion $ për hapjen e thellësisë së minierës poshtë nivelit 16. Në 5 vitet tjera do të investoheshin 7,3 milion $ duke përfunduar traverbangun dhe punimet minerare deri në nivelin 20 të minierës. Pra në dy fazat (në 8 vite- 2001-2009) do të investoheshin 10 milion $ dhe prodhimi do të shkonte 80 mijë deri 100 mijë ton krom me cilësi 39 % deri 40% Cr2 O3. Dhe sot asgjë nuk është kryer nga ato që përmendëm më lart. Në vitin 2009 të ndodhur përpara kësaj situate dhe përpara zgjedhjeve parlamentare, një ditë përpara se të linte postin ish ministri i atëhershëm bëri një marrëveshje me ACR duke anashkaluar Parlamentin, duke shtyrë në kohë dhe në vlerë grafikun e këtyre investimeve për t’i kryer ato në periudhën 2009-2013 si dhe duke e çliruar ACR -në nga penalitetet që përcaktonte kontrata koncensionare me justifikimin absurd të mosrimbursimit të TVSH. Sot që vazhdon greva Kompania Acr ka dhe një vit kalendarik kohë për t’i kryer këto investime që të vërtetë akoma nuk i ka filluar. Praktikisht është e pamundur që ato të jenë në vlerën dhe sasinë e duhur në kohën që ka mbetur. Ky besoj që është interesi me të cilin duhet të merret METE në funksion të detyrës së saj kushtetuese.

 

 Çfarë ofron miniera e Bulqizës sot për një minator?

 

Punojnë në kushte të mjerueshme. Prej 20 vitesh miniera shfrytëzohet barbarisht e në kundërshtim me rregullat teknike të kërkimit dhe shfrytëzimit minerar. Të gjitha punimet e kryera janë jashtë standarteve teknike dhe e bëjnë të pamundur rinovimin teknologjik të minierës. Kushtet e sigurisë së jetës në punë nuk janë të garantuara minimalisht. Një minator merr pagë ditore 17 deri në 21$. Miniera nuk ka as ujë të ngrohtë as të ftohtë për larje, ujë të pijshëm, dushe e garderoba, ushqim polyvalent, antidote, restorant etj. Nuk funksionon këshilli punëtor i sigurise në punë sipas ligjit, nuk ka mjek në ndërrmarje dhe nuk kryhen vizitat mjeksore periodike sipas ligjit për miantorët. Por ne jemi optimist që kjo betejë do të zgjidhet në favor të minatorëve pasi ata gjatë kësaj kohe në këtë grevë arritën të sensibilizojne opinionin publik në favor të tyre.

 

 

 

 

 

 

 

8 komente në “Ferri i nëntokës dhe investimet e munguara”

  1. mondi says:

    Bravo minatorëve dhe sindikatës!
    Forca burra, jemi me ju edhe kur jemi larg!

    1. jimy says:

      ngrihuni edhe shkoni teke zyrat e salije berishes edhe terhiqeni zvarre kriminelin serbe

  2. fule says:

    Te ndeshesh me Mafien shteterore o burra, eshte si ti biesh murrit me koke, por po te jeni te vendosur sic thoni duhet ta coni deri ne fund kete beteje per veten tuaj.

  3. skela says:

    jemi me minatoret .

  4. martin says:

    Eshte me te vertete per te ardhur keq per kete mungese te investimeve. Ne kete menyre ACR kerkon vetem te nxjerre krom per vitet qe ka ne dispozicion duke e nxjerre pa shpenzime te medha dhe kush te vije pas tyre nuk i mbetet gje per te bere se ne kete menyre mbyllen shtigjet per te avancuar ne punime te tjera nentokesore. Realizimi sa me shpejte i traverbankut eshte shume importante. Pra forca minatore se ju keni plotesisht te drejte ju po luftoni per veten tuaj dhe familjen por edhe per te ardhmen me te mire te brezave ne ate qytet qe eshte tek buron pasuria dhe jeton mes varferise. Bulqiza njihet ne mbare boten.

  5. Zani Burimi says:

    me djerswn, gjakun e jetwn e minatorwve po majmen turiderrat si ministri mistrec Ruli me shoket e tij, natyrisht duke ccuar shumicen e eurove te Shkelzen Berisha me Familjen biologjike dhe partiake te Sales.Ku e dikete une. Shkoni ne galeri dhe do te shihni qe punetoret qe punojne per Shkelzenin nuk jane ne greve, por vazhdojne te mbushin makinat me krom dhe t’i shesin me ccmime shume te larta. Nuk eshte fare ccudi qe edhe greva te ccoje uje ne mullirin e djalit te kryeministrit.
    Greva e minatoreve dhe qendrimi piset i qeverise dhe Sindikates se Qelbur eshte turpi i radhes, ndoshta me i qarti se qeveria jone eshte makute e paskrupullt, antihumane dhe hajdute e mirefillte.Kaq e ka marre revanin ne theqafje, saqe nuk pyet per jetet e njerezve me te vuajtur te Shqiperise , per minatoret qe hanw buke e gjak te mjeret. I zente haka e tyre dhe peshtyfshin gjakun qe po u pijne minatoreve tane.Vjen nje zonje maskareshe nga Tinglimajmuni dhe jep urdhra sikur te ishte ajo mbreteresha e ketij trualli duke u “dhene dhe mend” minatoreve se nuk u duhet fare firma e Sindikates. Po pse ndodh keshtu si ne asnje vend te botes?
    Sepse kemi nje qeveri pa pike respekti per asgje! Me duket se dhe media ka firosur me dy-tri artikuj te zbehte dhe jo vetem nuk po inspiron minatoret, por i ka lene pothuaj ne harrese. Natyrisht flas per mediat e lira dhe jo ato si 55, RD, …, megafonet e Sales.
    Pershendetje minatoreve per shpirtin e tyre finik dhe krenar, qe nuk po tuten para Mafies me te ndyre te botes se sotme, te qeverise ladute te PD +LSI+ Sindikata tw (Pa)varura!

  6. Pellumb says:

    Une jetoj larg dhe jam me sindikatat.Jam antare i sindikates dhe qendren ekemi ne uashington dhe nuk guxon dot njeri President a kryeminister te dali mbi regullat ekesaj sindikate se Jane te shkruara dhe me kushtetute nuk arij ta kuptoj.Por Shqiperia vendi im i dashur dhe i shtrenjte shikoj dhe digjoj cudira por prodhon cdo dit ndonje cudi.Fatkeqesi per kete vendqe e drejtojne Mafioze te djathte e te majte .Turp politikaneve qe mbrojne te paskrupullit dhe Hajdutet.Me skandal nuk ka ,,,,,..

  7. Malo says:

    Rrofshin minatoret heroik. Qendroni,se keni per te fituar.( Mos harroni grevethyesit ,kujdes syt kater). Suksese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje