Njësoj si një ndeshje futbolli, dhuna në shkollë do të ndëshkohet me kartonë të verdhë ose të kuq, kjo sipas shkallës së thyerjes së disiplinës. Por, ndryshe nga futbolli arbitri nuk të jetë asnjanës, por vetë mësuesit dhe nxënësit. Për të reduktuar dhunën në klasa, në shtator do të përfshihet planin “Kombi” nga Unicef dhe Ministria e Arsimit, ku mësuesit do të trajnohen për të mos përdorur më dhunë tek nxënësit zhurmues.
“Ne do të shpërndajmë disa kartona dhe klasat do të funkionojnë si të ishte një ndeshje futbolli. E thënë më qartë, kartonat e kuq ose të verdhë do të përdoren nga mësuesit sa herë që situata del jashtë disiplinimit. Në momentin që ky karton do të ngrihet nga dora e mësuesit, do të kuptohe penalizimi i nxënësve pa vënë dorë mbi të dhe e pa e fyer. Nëse problemin është i vogël, do të ketë nga ata nxënës që do të kërkojnë falje, nëse problemi është madhor, atëhere trajtimi i tyre do të bëhet nga psikologe e shkollës” ka theksuar këshilltari i UNICEF-it dhe profesor në universitetin e New Yorkut, Everold Hosrein.
Por, edhe atëhere kur nxënësit thyejnë çdo rregull e të qëndruarit në klas, mësuesit nuk duhet të vënë dorë mbi ta. Projekti “Kombi” parashikon trajnime të mësuesve në mënyrë peridoike duke reduktuar këtë fenomen në shkollat.
“Tërheqja e flokëve, e veshve, apo pickimi janë sjellje që i kemi ndeshur në shkollat 9 vjeçare dhe të mesme. Mësuesit e shikojnë si një dispilinë, por që në fakt është një sjellje e gabuar. Në këtë rast nuk përdoret dhunë. Ne kemi konstatur gjatë bisedave me nxënësit, se këta të fundit kanë patur shenja dhe të nxira sepse janë rrahur nga mësuesit. Ka ardhur momenti që këto mos të ndodhin më” ka shtuar Hosrein.
Edhe pse studimi i UNICEF është disa vjeçar, statistikat janë të frikshme teksa dëshmojnë se në 60 % të shkollave përdoret dhunë tek nxënësit. Kjo do të thotë se ndërhyrjet për reduktimin e këtij fenomeni duhet të jenë emergjente./ora-news/
–po pse nuk jepni kartona te kuq me fytyren e saliut–esht 100% efikase,ne kete menyre edukoni dhe brezat e ardhshem qe mos te behen sali dhe mos te harrojne c’fare hoqi familja e tyre nga ky monster
Per dhunen ne rruget e Tiranes,ne prej 21 januar kartonin e kuq ja kemi dhane qeverise,edhe aq sa pyet kjo qeveri do pyetin femijet ne shkolle,edhe aq do pyesin keta te rinj per qeverine tone!
po dhunba ndaj mesuesve me cfare ndeshkohet ?
Po keta me keto eksperimente merren akoma? UNICEF dhe ai profesori amerikan le ti bejne njehere ne amerike keto,pastaj te vijne e te na mesojne per kete lloj edukimi. Kam pershtypjen se te tille mendimi do kene dhe nje pjese e mire e komentuesve. Kjo eshte nje tallje me dinjitetin e femijeve dhe aspak e drejte. Po na i kthejne femijet ne robota.
Me vjen shume keq qe arsimi ne shqiperi le shume per te deshiruar. Une nuk e kam jetuar kohen e Xhaxhit Enver , qe disa pseudo politikane qe mbajne akoma neper xhepa testerat e asaj kohe e perbuzin kur permendet emri i tij , arsimi i asaj kohe thone qe ka qene nje arsim ne nivelet me te larta te asaj kohe kjo deshmohet nga njerezit tane qe jane diplomuar ne ate kohe qe sot jane bere menaxhera , financiera , doktore ne vendet me te zhvilluara boterore . Une jam i mendimit qe te rihapen shkollat e riedukimit sic i ka dhe Sh.b.a qe vjen dhe na siell eksperiencen e saj . Dhe tu kthehet gjimnazeve prestigji i dikurshem , Qeverise i duhet te investoje me fort ne arsim baze se sa ne ate te larte , se sic jane bere keto Universitetet tani noj dite do te shkijme dhe ndonje bari me titullin Doktor i Shkencave .
Nuk e di se ku do shkoje arsimi me gjithe keto idiotizma,se edhe kjo kish mbetur pa u eksperimentuar. Mesuesit dhe nxenesit shqiptare jane bere kavie jo vetem per debilet e Min te arsimit e te Drejtorive arsimore por edhe te atyre qe vijne nga jashte .Si mund te jete i disiplinuar nje nxenes kur i mungon nje ambient i rehatshem ne shkolle?….ne dimer ajer i rrenduar neper klasa dhe ftohte,ne vere qelbet ere dhe nxehte qe te merret fryma….le pastaj higjena neper WC !!!
Cdo vit eksperimentohet me tekste,metoda mesimdhenie e ide .Shkolla jone eshte bere nje perzjerie ku mesuesi hallakatet dhe ne fund….shyqyr qe vijne pushimet.
Cfare jane keto? A e kane idene keta te Ministrise qe shkolla nuk eshte stadium futbolli? Kjo eshte cmenduri!!!!!! Minsitria duhet te shohe se sa gjera u mungojne femijeve neper klasa, se sa prapa eshte procesi i edukimit dhe menyra e mesimedhenies e jo te merret me projekte te cialt mbushin xhepat e atyre brenda dhe jashte. E cfare se e tha ky Hosrein? Kush eshte ky? A e njeh ky kontekstin shqiptar per te futur metoda te tilla edukimi? Fondacione te tilla si UNICEF apo shume te tjera qe jane per mbrojtjen e femijeve le te dalin dhe te shohin ne qender te Tiranes se si trafikohen dhe punesohen femijet.
Ore, qenkan cmendur te gjithe ne ministri apo si eshte puna!?
Pse mor gomer ala paska mesues qe rrihkan nxenesit neper klasa, Pse mor derdimena nuk vendosni rregulla dhe standarte qe te jene per gjithe brezat njesoj por vendosni qyfyre te castit sa here ndrohen ministrat dhe drejtoret e drejtorise arsimore. Mjaft tallet menderen
Po e filloj nga drejtuesit e shkollave o zot ku i kane gjetur zero me bisht ,burrat gjithe diten tap ndersa femrat te paskrupullta.2-Mesuesit qe jane anetare te PD hyjne ne klase per gallate se i mbron partia.3-Tekstet mizerje fare.4-Eshte bere nje lemsh me ato oret e lira qe mos e pyet 4-Shumica derrmuese e mesuesve nuk dine te bejne planin etj,etj.Po te shkruaja per nxenesit do t’u lija pa gjume
Te kuptoj dhe e imagjinoj se si konceptohet mesimdhenia atje si gallate. Mbaje veten mesuese se e di se nuk eshte kollaj te drejtohesh nga injorante.
pse nuk shkoni ne afrike per eksperimente,po ketu ne mes te europes?!apo se nuk kemi hyre ne BE.
ne mesuesit jemi bere si delet e perendise nga na drejtojne andej shkojme por ai kartoni nuk na shpjegon ato masat disiplinore, si do ti gjejme ti hartojme vete .
NE FAKT KETE FENOMEN ‘DHUNA NE SHKOLLE’ DO TA MAR SI TEME DIPLOME SE TE LE SHUM PER TE DESHIRUAR ME FALNI ZOTERI DHE ZONJA MESUES KTO NXENES PER CFAR VIN NE SHKOLL PER TI DHUNUAR JU SE KENI NJE COP POSTI.DHE SE NUK KENI JU NERVA PER TU MAR ME TO SE DONI KAFE TER DITEN.PO ME SIGURI ATY KU I SHIHNI PAK SI TE DOBET E BENI…… SE TE TJERET JU KTHEHEN.