Vizita në Shqipëri e Eliza Dushkut, aktores me origjinë shqiptare pak të njohur këtu, por realisht të suksesshme në Hollivud na krenon vërtet të gjithëve, por ajo nuk është një vizitivë gjenuine dhe e pastër. Eshtë rrjedhojë e një serie kontratash ende misterioze mes qeverisë shqiptare dhe kompanive të huaja që kanë në dorë të shpërndajnë, sipas pagesës, informacion turistik të një vendi të caktuar, e me këtë rast të synojnë jo realisht shtimin e turistëve të huaj në vend, më shumë se të përmirësojnë imazhin e vet politik në arenën ndërkombëtare. Diktatorët e Azisë e të Afrikës, ata që kanë qëndruar për dekada të tëra në pushtet derisa nisën të largoheshin së fundmi nga froni pas protestave qytetare, e kanë përdorur më së miri këtë taktikë.
Ndonëse lokalisht njerëzit janë të papunë, nuk kanë madje as me çfarë të ushqehen, e qeveritë e tyre janë mjaftueshëm problematike e pothuajse gjithmonë edhe vrastare, por pak të rëndësishme në arenën ndërkombëtare, fondet publike të këtyre vendeve janë shpenzuar me tepri, herë për të bërë reklama disa milionëshe në rrjete të mëdha televizive (siç bënte Tuniza, Egjipti, madhe dhe Libia pak kohë më parë), herë për të realizuar dokumentarë me pamje gati spektakolare por me 0 informacion për Stilin e Jetës së vendasve, e herë për të siguruar ndonjë fotografi të politikanëve me personazhe ndërkombëtarë të shoë-biz. Këta të fundit nuk ngurrojnë të bëjnë shoë as me kryeministra të korruptuar, apo neo-diktatorë, mjaft që ky lloj shoë të jetë përcaktuar qartë në kontratën e tyre të shërbimit.
E tillë është, për fat të keq, edhe vizita e fundit e znj. Eliza Dushku në Shqipëri, e cila së bashku me një kompani të madhe dhe me emër të informacionit turistik e të shpërndarjes së prodhimeve dixhitale turistike, por njëkohësisht edhe të mbushur me skandale, siç është Lonely Planet, po zbatojnë këto ditë pikërisht pikën A të detyrës së tyre të paguar “vënçe”me lekët e taksapaguesve shqiptarë: të bëjnë poza me liderët lokalë, Sali Berisha që nuk gëzon më imazhin e reformatorit në sytë e ndërkombëtarëve dhe Lulzim Bashën që më shumë se i pari kërkon dëshpërimisht të pastrojë imazhin nga krimet e 21 Janarit dhe nga historitë e abuzimeve financiare në kohën kur ishte ministër qeverie.
Çfarë është Lonely Planet?
Në publik, vizita e Eliza Dushkut ka kaluar këto ditë përmes kronikave që nuk tregojnë të vërtetën, por fasadën e një historie që nuk është gjeniune. Eshtë pjesë e një strategjie të qeverisë për të shtuar pikët e veta, jo të vendit tonë, në sytë e ndërkombëtarëve. Nuk ka asnjë informacion zyrtar se sa është paguar gjatë të paktën 5 viteve të fundit kompania Lonely Planet për të realizuar një fushatë herë me pikatore, e së fundmi seriozisht, në favor jo të turizmit shqiptar, por në favor të përmirësimit të imazhit të Kryeministrit problematik Sali Berisha dhe të kryetarit të ri të Bashkisë.
Në janar të këtij viti, ka një deklaratë që Berisha ka bërë në mbledhjen e qeverisë. “Unë nuk mund të them se qeveritarët do të mund të kenë kohën e mjaftueshme për t’u përqendruar në parapërgatitjen për sezonin turist të vitit 2011, i cili do të jetë dhe më i shkëlqyeri, më i madhi, që ka njohur ndonjëherë Shqipëria”, thotë në atë mbledhje Berisha, e shton: “Lajmet për Shqipërinë turistike, dy vitet e fundit janë lajme, të cilat superojnë të gjithë problematikën tjetër të marrë së bashku. Vetëm nga njoftimi i Lonely Planet për turizmin, për turizmin në Shqipëri është shkruar nga mbi 52 mijë burime dhe vazhdohet, në mënyrë të përditshme të shkruhet në të gjithë mediat e botës. Ndërsa klikimet kanë arritur në mbi 4.8 milionë, vetëm gjatë muajve të fundit”.
E mbani mend që në kulmet e krizave lokale në Shqipëri, atëherë kur njerëzve u kishte ardhur në majë të hundës me jetën dhe realitetin e tyre të përditshëm, kishte gjithmonë nga një lajm në median pranë qeverisë, sipas të cilit: Shqipëria, është destinacioni kryesor turistik për vitin 2011…?
Në vitin 2007, Lonely Planet që fillimisht realizonte vetëm guida të shtypura, por që më vonë adoptoi edhe shërbime televizive dixhitale, u ble nga BBC (blerje që përfundoi në vitin 2009). Por pikërisht gjatë proçesit të shndërrimit të pronarëve, kjo kompani u përball me një nga skandalet më të mëdha në botën e turizmit.
Thomas Kohnstamm, një prej shkrimtarëve amerikanë më autoritarë të Lonely Planet, ai që shkruante guidat më të mira të asaj kompanie, botoi librin që u bë best-seller me titullin “A shkojnë në ferr shkrimtarët e guidave turistike?”. Kohnstamm shpjegonte në atë libër kujtimesh të gjitha mënyrat se si njerëz si ai detyroheshin të shkruanin informacione të pasakta, të fryra e të pavërteta mbi destinacione që përpos vlerave natyrore e trashëgimisë që përfaqësonin, ishin, njëkohësisht edhe vende problematike në arenën ndërkombëtare. Libri u konsiderua një skandal i vërtetë, që dëmtoi seriozisht kredibilitetin e “Lonely Planet”.
Por si në një “Kuti Pandore”, problemet me metodat e punës së kësaj kompanie u hapën dhe u bënë publike shpejt e shpejt.
Regjimi i Myanmar (Burma) duket se përmes kanaleve të lobimit dhe të kontratave të papublikuara ndonjëherë, ashtu si dhe kjo e Shqipërisë, kishte arritur të bindte Lonely Plant të bënte një dokumentar mbi atë vend, në mënyrë që të fshihte ndërkombëtarisht, zullumet që ndodhnin lokalisht nga qeveria diktatoriale e atij vendi. Që nga viti 1983, një juntë ushtarake që nuk e kishte problem të ekzekutonte mijëra njerëz, qeverisi atë vend, deri në mars të këtij viti.
Lonely Planet realizoi një dokumentar ku vendi në fjalë paraqitej si një parajsë tokësore, me njerëz të lumtur që ndërtonin jetën e fëmijëve të tyre, dhe e realizoi këtë dokumentar pikërisht në fund të regjimit…
Në Hollandë, këtë vit, një guidë e kësaj kompanie ka shkaktuar inat dhe irritim tek shumë vendas. Pak muaj më parë një koalicion që ka në qendër të vet një parti të ekstremit të djathtë mori pushtetin, e dalëngadalë disa prej aspekteve më të rëndësishme të jetës së përditshme atje u vunë në diskutim. Kush ka qenë në Amsterdam, e di fare mirë sa lehtësisht konsumohen drogërat e lehta dhe madje këtë fakt, hollandezët e kanë shndërruar tashmë në aset të kulturës së tyre, aset që në fakt, u propozua në formën e ligjit në fillim të viteve 2000 nga politikanë të majtë. Në guidën në fjalë nuk flitet fare pozitivisht për të gjitha ato kafetë e Amsterdamit, që duam apo s’duam ne, janë simbol i kulturës dhe i turizmit tashmë në atë vend. Njerëz të zakonshëm shkruajnë nëpër blogjet e tyre: cfarë janë këta anglezë që duan të na ndryshojnë kulturën përmes guidave të tilla të financuara nga qeveria?
Kohnstamm: Ato që shkruhen janë arbitrare. Lonely Planet: Ai është dështak
Thomas Kohnstamm punoi për Lonely Planet për disa vjet duke kontribuar në shkrimin e guidave për Amerikën e Jugut dhe Karaibet. Në librin e tij, ai shkruan: “Edhe në faqet më të mira të guidave tona, ajo që thuhet është e diktuar dhe si e tillë njerëzit nuk kanë pse t’i marrin domosdoshmërisht sikur janë ungjilli”
Judy Slatyer, përfaqësuese e Lonely Planet në Australi përgjigjet: “Thomas Kohnstamm është një dështak. Kur bëri guidën për Brazilin e mbushi me eksperiencat e tij seksuale me kamarieret”
Por Kohnstamm replikoi: “Mendoj se thjesht duhet ta lexojnë librin. Nuk e di pse ata janë trembur kaq shumë nga ky botim”. Ai shtoi se “shumë shkrimtarë të tjerë të Lonely Planet më dërguan letra solidariteti”.
Zyrtarisht Lonely Planet e shmang sa më shumë të jetë e mundur një bisedë mbi rrëfimet e Kohnstam: “Ne dimë që Tomasi është larguar për të punuar si shkrimtar udhëtimesh më vete”, – është përgjigja e tyre
Shqipëria, si Burma
Në Shqipëri, njohja e kryeministrit Berisha me aktoren Eliza Dushku është e vjetër, në fakt. Ajo ka qenë në takim me të në vitin 2006. Një vit më vonë ajo pati lancimin e fundit me vlerë në botën e Hollivudit, e pas saj pati vetëm disa kontrata për seriale të ndryshme televizive, ndërkohë që ishte në moshën kulminante për të realizuar filma, pse jo, të mëdha! Pak u mediatizua ai takim mes Berishës e Dushkut (që si për ironi ka një mbiemër që u kujton shqiptarëve mashtrimin…). Por ishte koha kur një ish ministër, Ylli Pango realizonte më së miri kontrata super të majme për reklama turistike, e njëkohësisht e konsideronte Agjencinë Kombëtare të Turizmit si një mënyrë për të “zbërthyer zbërthecka…”…. Të paktën, atë kohë, shqiptarët e dinin sa kishin paguar pushtetarët me taksat e tyre, për të realizuar reklama në CNN (që për nga cilësia ishin shumë më të dobta se reklama që një televizion kombëtar këtu realizon pa lek buxheti cdo vit!).
Sot, askush nuk e di se çfarë kontrate është nënshkruar që në fund të Gushtit, kryetari i sapozgjedhur me procedurë i Bashkisë së Tiranës, të duket si një hero modern në sytë e publikut të thjeshtë që e shikon gati si i zënë në faj, kur i zbulon tatuazhin me shqiponjë aktores gjysëm shqiptare, në fund të qafës, e në fillim të shpinës…
*Shekulli
o kristi po ti nga emri dukesh qe nuk je shqiptar, pale nga shkrimi qe ke bere. Imagjino cfare identiteti krijon shqiperia me keta emra te huazuar per tu dukur evropian.Evropian ste ben emri por sjellja, puna, dija.
shqiptaret nuk duan te duken evropjan POR JAN EVROPJAN. JAN EVROPJANNNNN . vire veth ne vesh kete ti bashk me ata xhihadistat e tu te kosoves dhe te maqedonis qe emrat , hasan,bexhet,kasem,kalldrem ,tavem , i quani emra shqiptar.
@Amantia, ke pjeserisht te drejte kur denoncon nderimin e emrave te shqiptareve nga emra shqiptare (qofshin edhe me origjine myslimane) ne emra greke, perendimore, latine etj. E drejta jote qendron tek denoncimi i shkeljes se identitetit dhe nderit te gjysherve e stergjysherve, (te cilet kane pasuar emra shqiptaresh sipas tradites se tyre fetare apo kombetare), vetem per para dhe nje look sa me europian.
@Permetari, te jane erresuar syte para myslimaneve shqiptare ashtu sic i jane erresuar Breivikut, Dom Kcirres etj. fondamentalisteve te sojit tend. Po ta permend edhe njehere, ate qe te tha amantia, europian (jo evropjannnn) te ben sjellja dhe kultura e jo emri, te cilat ti sic duket nuk i paskerke fare si te Europes po si te fiseve zulu!
Ju faleminderit
Clidhje ka more turkoshake te Devollit, emri!!! Kristi eshte emer i perdorur dhe ne kohen e Dulles dhe nuk eshte perfolur ndonjehere!
Nese per ju turkoshaket e Devollit qe monizmi ju mesoi shqip me zor, emrat myslimane jane shqiptare, atehere te keshilloj te ngrihesh me kuc e me mac e te shkosh ne origjine, turqi, arabi a checheni andej nga ke faren, e mos na bej derr derr ketu o derra te derrave!!
Shqiperia se shpejti do jete furnizuesi kryesor me kamikaze per Europen, dhe kjo duket nga keta qe po lexojme ketu
Ti mos e pe gje ate lajmin e femres me koke e duar te prere??? Bast ktu bashke, qe nese .. nese kapet krimineli eshte nje turkoshak i qelbur me emer nga ata qe ty te duket shqiptar o plehra!
ore se kuptoj pse flisni kundrra kombit tuaj…aq shume e doni GREKUN…jo re jo se nuk do shkojm ne ne arabi apo turqi por do shkoni ju qe percani kombin,ne peleponez,atje te jetoni me derrat e ballkanit…se ne jemi me te vjetrit ketu,paversisht fese..por ju nuk beni gje tjeter vetem si shtroni ne tavoline tezat e serbeve dhe grekeve qe shqiptaret jane te ardhur…TURP PER JU O GJAKPRISHUR TURP:
o te lumsha oj greqi cfare pune ke ber me keta shqiptare gjakprishur,qe luftojn dhe urrejn shqiptaret vetem per faktin e besimit,por ne i themi ketyre shkaterruesve ,se jemi me te vjetrit ketu dhe nuk kemi ardhe as nga turqia as nga arabia,por keta do i cojm te jetojn me shovinistet ne peleponez,se nuk i duhen kombit shqiptare keta filogreker..vijn e na hedhin tezat e serbeve dhe grekerve qe kemi ardh nga azia..turp per keta qe vetem shqiptare nuk jane…por patjeter ose gjalprishur filogrek ose vlleher te strehuar ne shqiperi…
do benit mire qe kete PERMETARI-n,mos ta degjonit,sepse nuk ben gje tjeter vetem se i percan shqiptaret sipas krahines dhe fese ,duket qe ka ndikuar shume politika shoviniste greke tek ai,sepse besoj i perket besimit ortodoks,dhe ka nje urrejtje ndaj bashkombasve te tij ne maqedoni dhe kosove per faktin e besimit te tyre musliman……ky eshte qellimi i grekeve dhe tek PERMETARI ja kan arritur ta ngrin kundrra shqiptareve te veriut dhe shqiptareve musliman,ashtu sic ben dhe ne CAMERI,ku vun camet ortodoks kundrra atyre musliman…bashkohuni o shqiptare musliman qofshi apo ortodoks,malesor ,cam apo lab,dhe ti thyejm hundet ketyre percaresve dhe ketyre filogrekeve,qe nuk jane gje tjeter vetem se gjakprishur,dhe shkaterrues te kombit SHQIPETAR:
O EPI ROTA. Ne fakt pervec serbeve dhe grekerve edhe historianet turq thone qe myslymanet e Shqiperise jane turq te ardhur ne trojet shqiptare pas vdekjes se Gjergj Kastriotit
o amantia, o koqe kandari edhe thua qe europian ste ben emri por sjellja, puna, dija edhe kristit i komenton emrin qe sipas teje nuk e ben shqiptar. Komento ato qe ka shkruar nqs ke dy pare mend dhe mos i ndaj nga emrat shqiptaret more vesh
Amantia, KRISTI PINDERI, eshte nje shqiptare I vertete sepse mbiemri I tij PINDERI eshte me origjine nga nje fshat shume I njojtur I KORCES, I quajtur Panarit .Ne kete fshat andartet greke vrane prene mbi 300 vete ne 1914. Te gjithe PINDERET jane me origjine nga ky fshat me tradite. Sa per emrin nuk e di si duhet ta kete, p.sh si e ke emrin ti mund te na e thuash??.
Kam njohur birmaneze te mjere te larguar nga shtepite e tyre me mijera kilometra larg familjeve neper anie e tragete qe trajtohen si edhe ne po edhe me keq se ne Mjafton te permend se vetem per 250 dollare amerikane ne muaj punojne per vite te tere ne keto mjete lundrimi per te mbajtur me buke vet vehten dhe familjet , dhe jane te pa fuqishem te jene te pamvarur thjesht dhe vetem se ligjet e detarise qe kane bekimin edhe te organizmave nderkombetare nuk mundesojne prishjen e kontratave mashtruese te agjncive detare per shkak te biletes se udhetimit e cila shkon deri 1200 deri 1300 euro (kur e prishin ata kontraten)
Ne jemi si keta te mjere .
Ajo qe permendni ne shkrim ka nje ngjashmeri me propaganden e Gebelsit gjat luftes se dyte boterore ne sherbim te nazizmit atehete per te justifikuar genocidin hitlerian sot per te justifikuar babezine berishiane.
Nje shkrim shume i mire. Megjithate vazhdojne te mastu*bohen Salistet me guidat LonlyPlanet dhe Pangos. Pale ndyrsirat duan po na krahasohen dhe me Gjermanine. Ju duhet te shpelani gojen dhe mbuloni surratin kur permendni Gjermanine.
Vetem dicka, une do preferoja junten ushtarake te Burmas se sa junten e legenave dhe shpellarve te Shqiperise.
Ke te drejte junta e Burmas eshte patriote nuk fal pjese te vendit te vet.Junta e legenave te Shqiperise fal pjese te Shqiperise grekut per perkrahje per pushtet
–ju thash un qe eliza erdhi per “rrenjet” e parave–po s’u mbushej mendja cave,na can veshtet:–great girl,great girl–patriote me tatuazh,etj.
Kohnstamm: Ato që shkruhen janë arbitrare. Lonely Planet: Ai është dështak
Thomas Kohnstamm punoi për Lonely Planet për disa vjet duke kontribuar në shkrimin e guidave për Amerikën e Jugut dhe Karaibet. Në librin e tij, ai shkruan: “Edhe në faqet më të mira të guidave tona, ajo që thuhet është e diktuar dhe si e tillë njerëzit nuk kanë pse t’i marrin domosdoshmërisht sikur janë ungjilli”
Judy Slatyer, përfaqësuese e Lonely Planet në Australi përgjigjet: “Thomas Kohnstamm është një dështak. Kur bëri guidën për Brazilin e mbushi me eksperiencat e tij seksuale me kamarieret”
Por Kohnstamm replikoi: “Mendoj se thjesht duhet ta lexojnë librin. Nuk e di pse ata janë trembur kaq shumë nga ky botim”. Ai shtoi se “shumë shkrimtarë të tjerë të Lonely Planet më dërguan letra solidariteti”.
Zyrtarisht Lonely Planet e shmang sa më shumë të jetë e mundur një bisedë mbi rrëfimet e Kohnstam: “Ne dimë që Tomasi është larguar për të punuar si shkrimtar udhëtimesh më vete”, – është përgjigja e tyre
Ore Amantia! qenke zero me xhufke ti ,pa le qe n’a perdorke dhe pseudonime si “Amantia!” e kupton c’far po Zhgaravit ketu ne radhe me njerzit edhe ti?! De kuj’e zsze de!….
Me vjen shume keq qe nje gazete e mire si Tema te botoje nje artikull me kaq llogjike feminore dhe fryme kaq antishqiptare sa ky. Cdo koment per aktoren, Lonely Planet, dhe vendin tone jane negative. Ne si shqiptare duhet te gezohemi kur ne ato raste te ralla flasin pozitivisht per Shqiperine pavaresisht kush qeveri eshte ne krye. Robert
Kryetari i emruar pas një viti do të bëjë gadi valixhet për në Hollandë dhe me të do të meret pastaj vetëm interpoli.
Duhej prape ta sillnit Goran Bregovicin ne Tirane, apo ndonje shok te tij, ateher do te keneqeshit ju te Temes.
Kjo gazete eshte KUT, komplet antikombetare qe nuk sjell kurrfare lajmi, merret vetem me perqarje kombetare dhe thashethema, turp te keni
Fiks e ke thene o suzana ketu njerzit tere diten zihen per fe ndersa mjafton te shkosh tek shekulli apo ndonje gazete tjeter ka etike e nuk ndodhin te ketilla gjera e percarje fetare si me qene forum fetar ketu etika nuk egziston perdoret lloj lloj fjalori(si me qene ne you tube jo forum) dhe ketyre qe perbuzin apo shajne shqiptaret dhe shqiperine ketu ju botohen komentet menjehere pa nje pa dy pa censurim hic ndersa te tjereve duhet te kalojne para nje komisioni dhe botohen nja 3 dite pasi ti ta kesh shkruar komentin.E di qe Tema nuk do ma botoje komentin por po e shkruaj njehere.