Një numër i lartë turistësh grekë në Shqipëri

8 Gusht 2011, 19:33Sociale TEMA

Nga Lia Pavlou, Greek Reporter

Çdo vit gjithmonë e më shumë grekë, kryesisht nga Greqia e veriut, po zgjedhin Shqipërinë për të udhëtuar gjatë pushimeve verore, duke gjetur hotele e dhoma të lira, me brigje të bukura dhe me çmime aq të ulëta sa një natë në një hotel me pesë yje mund të kushtojë 100 euro.

Një menaxher hoteli në Himarë tha se 30 përqind e klientëve të tij janë grek dhe ky numër vjen duke u rritur çdo ditë.

Hotele të mëdha si Agioi Saranta ofrojnë paketa speciale për pushime për grekët në bashkëpunim me agjencitë turistike në Athinë, Selanik, Larisa dhe Korfuz.

Në të njëjtën kohë, shumë shqiptarë po kthehen në vendin e tyre për të punuar në sektorin e turizmit pasi papunësia dhe kriza ekonomike në Greqi nuk i lejon ata të qëndrojnë në vend. Kështu, brigjet shqiptare janë bërë atraktive për turistët dhe investitorët.

6 komente në “Një numër i lartë turistësh grekë në Shqipëri”

  1. Askushi says:

    Ku mereni vesh mo jahu, nje here ka pushues nje here jo, nje here te lire nje here te shtrenjte, nje here ikin jashte nje here vijne, nejse po qe te vinin edhe nga Zelanda e Re analiza e Shqiperise ultra, …, po atyre Greqia i pelqen per aresye klodi.

  2. vezhguesi i perhershem i turizmit ala-shqiptar says:

    sa koqe qe jemi o popull shqipfoles…a se kuptoni qe eshte mashtrim e propagande me prapavije te ndyre nga te dy anet e kufirit, pra; nga propaganda e sejmenet e qeverive te greqise e shqiperise…po ku jane gjithe ketq grek-turista ne jug…e nese jane disa jane te telekomanduar per pune te tjera dhe jo pushime e turizem…sa te trashe jemi e menjehere e nxjerrim mashtrimin ne online…imagjinoni cfare rrenash po pregatit aldo bumci per frekuentimin mbi 4-5 miljon turista (keshtu do thuhet ne raportin e ministrise se tij me urdher te berishes padyshim…bum botror edhe ne turizem…) ne kete seson pushimesh verore me nje varferi ne rritje te shqiptareve dhe nje ulje jo pak te te huajve ne krahasim me dy a tre vite me pare. kaq palle jemi o shqipfoles qe genjehemi nga disa lajme fallso apo propagandistike te paguar majmshem nga pushteti mafioz per arritje ne turizem, kur uji eshte problem ne mbi 70% te pikave turistike ne mbare vendin, por edhe energjia elektrike nuk ngelet me pas ne % per nderprerje dhe luhatje qe ne shume raste sjellin prishje te paisjeve elektrike te cdo lloji. kjo eshte e verteta e turizmit, pa permendur fekalet (ujrat e zeza) anemban plazheve dhe liqeneve shqiptare, plehrat qe hidhen e digjen vend e pa vend kudo ne plazhet tona, prandaj le te leme mashtrimet propagandistike dhe te pranojme difektet dhe fajet tona si shqiptare qe e kemi kthyer cdo vend turistik ne hale e kosh plehrash…duhet te pranojme qe ky eshte realiteti i rregjimit malok…

    1. APOKALYPSIS says:

      Jane te gjithe shqiptaret dhe minoritaret qe pas shume vitesh kane marre nenshtetesine greke, dhe keta i baptizen menjehere si turiste te huaj bile greke .. ha ha ha ha ha ha

      O Shqiptare jam kurioz, mos e sperkasin gje ate vend me ndonje lende te vecnate??? Jo se jetojme kohra te cuditshme, dhe ekpserimente behen sic jane bere ne shekuj .. sidomos me popuj dele kaq te kollajta sa shqipot!

  3. dita says:

    Edhe ato pak turiste qe ishin ne Durres e Golem u larguan, lere te gjoret njerez qe po kalonin pushimet vjetore si gezuan dot…… me permbytjen e dites se premte dhe te diele ku deti u be kaf nga uji i mocalit te leshuar..sa te per pergjegjshem si eshte e mundur asnjehere ska fajtor iken njerezia nga pushimet se nuk hynin dot ne det….mjere ne mjere..!!???

    1. APOKALYPSIS says:

      Vertete ka akoma njerez qe lejen vjetore e lene per ta bere ne Durres??! Llahtare …

  4. Ana says:

    Para pak ditesh isha ne Sarande dhe ne bisede me pronarin e nje hoteli ku qendrova bashke me familjen mesova qe ishte hera e pare sivjet qe hoteli nuk ishte i populluar.Pronari teper i merzitur per kete fakt kishte ulur tarifat dhe pse kjo nuk kishte ndryshuar asgje….Se ku i shohin keta turistet Grek apo te huaj une nuk e di !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje