Boll me sasi, tani erdhi koha për cilësi?!

20 Korrik 2011, 11:00Sociale TEMA

Një këshilltar i kryeministrit Sali Berisha, që i jep mend atij për arsimin, por të cilit i del emri në çdo tender për furnizimin me libra shkollor, ka deklaruar se tani është momenti për cilësi në arsim. Bardhyl Musai është pronar i dy shtëpive botuese dhe në një konflikt të hapur interesi, u imponon drejtorive arsimore blerjen e librave të tij. Në një intervistë për një të përditshme, ia ka deklaruar çuditërisht se gjashtë vjet pasi kanë kthyer në han pa porta universitetet, është koha që të mendohet për cilësinë.  “Sistemi ynë këto gjashtë vjet ka pësuar një rritje të shpejtë të numrit të studentëve dhe tani e gjithë vëmendja është përqendruar te cilësia,” ka thënë ai.

Pasi kanë nxjerrë në rrugë një armatë të tërë, me diploma të marra nën dorë e mbi dorë, tani qeveria paska vendosur të mendojë për cilësinë në arsim. D.m.th ajo ushtri studentësh deri më tani kanë qenë numra. Por a e mendon ndonjëherë ky këshilltar dhe ky kryeministër se sa dëm i është bërë cilësisë në arsim deri më tani? A e dinë ata se do duhen vite e dekada për të rikthyer cilësinë? A e dinë ata se dëmi në arsim është vështirë i rikuperueshëm? Deri tani duket qartë se arsimi është bërë si procesi i ndërtimeve pa leje, kur në çdo cep të Shqipërisë u ndërtua pa asnjë kriter, e tani do na duhen dekada për të risjellë në terezi territorin, për të bërë investime e për t’i urbanizuar ato zona.

11 komente në “Boll me sasi, tani erdhi koha për cilësi?!”

  1. Tosi says:

    Piramid…kudo dhe c’do gje Piramid…

  2. lindita says:

    Arsimi yne ka shkuar per lesh dhe ky keshilltar eshte nje nga njerezit qe e ka futur ne qorrsokak arsimin shqiptar. Shpresojme dhe besojme shume qe nje dite Zoti (jo drejtesia) te beje punen e vet.

  3. Gjigandi i Arsimit says:

    Po natyrisht ketij i jane ngritur veshet per minister. Dhe tani “shpalos” platformen e tij …

  4. mark zaho says:

    ky eshte nje hajdut i tmerrshem, puuuuuuuuuu, nuk mbaron. helm do i behen ato qe vjedh se thone qe kalamajt i ka rrugecer, as ja pjerdhin fare……………..

  5. ilda says:

    Ky bardh musai ka bere lek eme thase eshte hafije e vertete

  6. G.Joti. says:

    Boll me sasi,duhet cilesi vlen per c’do piste te jetes shqiptare.Vecan brenda Parlamentit me punet hyrja byrja qe kryhen atje.

  7. Ne says:

    Kjo fytyre e dhjamosur eshte bere teper e neveriteshme.Dikur mesues i kujdesshem dhe me emer jo te keq ne Elbasan,diti te orientohet ne nderrimin e sistemeve duke u bere autor metodikash Ne realitet, thjesht,perkthente.Lakmia e solli ne kete pike ku babeziapo i humb dhe logjiken me elementare si metodist Shkolla ne pergjithesi e ne vecanti arsimi i larte, per shkak te monstrave si ky,jane kthyer ne ceshtje shume serioze per te ardhmen Ne Shqiperi,problemet akute jane aq te shumta,saqe ky i arsimit duket ‘i parendesishem’ per momentin.Nder shkaterruesit do te mbahet mend dhe ky hajdut!

    1. shezo says:

      Dallkauk dhe puthadoras i rregjimit, hajdut dhe nismetar i procesit te shkaterrimit te arsimit shqiptar. Personazh qe ne fillimet e demokracise sulmoi ndyrazi shume intelektuale te ndershem elbasanas.

  8. karaduzi says:

    Pa bere asnje gabim mund te themi se arsimi ne kete vend ka marre fund,te pakten drejtesia qe per mendimin tim eshte e parafundit denon ndonje vjedhes ordiner ,kurse universitetet tona jane bere grope e zeze e buxheteve te familjeve shqiptare dhemundesi pasurimi per lloj-lloje batakcish.

  9. Alda says:

    Mund te me thote njeri cfare s’ka ikur per lesh ne Shqiperi vec arsimit ,ekonomise,drejtesise,etj nga te tille keshilltare e shefa qeverish?Ngado te kthehen familjet shqiptare vetem gropa te zeza hasin qe mblidhen te gjitha ne gropen e madhe te zeze te korrupsionit

  10. evis zykaj says:

    Imagjinoni vetem cdo te behet kur shqiperise ti vije koha e ta drejtoje kjo armata sasiore. :(((((

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje