Tjetër i vdekur në kërkim të skrapit. SHIFRA HORROR të vdekjeve nga varfëria ekstreme

7 Korrik 2011, 11:41Sociale TEMA

Një person ka gjetur vdekjen në Pukë duke kërkuar për skrap. Varfëria ekstreme po i shtyn njerëzit në kërkim të skrapit. Por rastet e vdekjeve në kërkim të skrapit do terrorizonin çdokënd. Vetëm sivjet, në gjysëm viti, janë nëntë të vdekur. Këto janë të dhënat që vijnë nga një kërkim në arkivë.

 

31 janar 2011

Një 16-vjeçar nga Vlora ka gjetur vdekjen dje pasdite, teksa ishte duke mbledhur skrap në gërmadhat e vjetra të ish-fabrikës së llambave. Godina e braktisur prej vitesh ndodhet në zonën industriale në pyllin e Sodës. Ndërkaq mësohet se viktima, i identifikuar si Ilmi Canaj, punonte prej disa muajsh si hekurthyes në këto godina të vjetra. Materialet që arrinte të merrte i shiste në firmat e tregtimit të skrapit. Sipas burimeve policore dhe nga vendngjarja, dje në mesditë 16-vjeçari kishte nisur të thyente betonin e kolonave të fabrikës për të nxjerrë hekurin, por mendohet se ka thyer kolonën kryesore, çka është bërë shkak që të shembet e gjithë godina.

 

4 mars 2011

Nje ngjarje e rende ka tronditur qytetin e Gramshit mbremjen e se premtes. Tre te rinj kane gjetur vdekjen aksidentalisht  ne ish rezervat e shtetit ne fshatin Bratil te Komunes Kodovjat.  Shembja e taraces se godines ka zene brenda Altin Elezin 37 vjec, Nazif Bojën 22, dhe Dritan Hoxhollin 28 vjecar. Këta të fundit kanë udhëtuar drejt fshatit Bratilë me automjetin e 28 vjecarit Hoxholli. Te rinjte kishin shkuar ne keto godina te amortizuara per te vjedhur skrap.

 

-Armatimet dhe municionet e vjetra ushtarake vazhdojnë që të shkaktojnë viktima në të gjithë Shqipërinë. Një 17- vjeçar nga fshati Shën Mëri i Gramshit ka gjetur vdekjen dje teksa po çmontonte një predhë tokë- tokë. Një gabim i vogël dhe mbushja e predhës ka shpërthyer duke lënë të vdekur në vend 17- vjeçarin. Hysen Brahimi së bashku me babanë dhe një fqinjin e tyre kishin kohë që ushtronin këtë “profesion” duke zbërthyer predha e duke i shitur më pas për skrap. Babai i tij, Mylazim Brahimi, dhe fqinji i tyre Ledio Nasufi, për fat të mirë kanë shpëtuar vetëm me dëmtime të shumta në trup por pa rrezik për jetën. Ky i fundit është transportuar me helikopter në spitalin ushtarak në kryeqytet ku po merr ende ndihmën mjekësore.

 

19 mars 2011

Shkon të vjedhë, gjen vdekjen. Kështu ka ndodhur me një 26-vjeçar, i cili ka gjetur vdekjen pas kontaktit me një nga telat e tensionit të lartë, në përpjekje për të mbijetuar. Ndërsa përpiqej të siguronte skrap duke u hedhur mbi vagonin e fundit të një treni mallrash, Kujtim Kovaçi, 26 vjeç, lindur në Bizë të Tiranës dhe banues në Durrës, është prekur në qafë nga një tel i zhveshur i tensionit të lartë që ishte këputur. Treni ka qenë në lëvizje dhe ai është rrëzuar përtokë. I riu është dërguar i vdekur në spital, ku dhe ka rezultuar se shkaku i vdekjes ka qenë kontakti me rrymën elektrike. Mësohet se Kovaçi ishte i papunë. Nevoja për të jetuar dhe mbajtur familjen e kishte drejtuar për në stacionin hekurudhor të plazhit, aty ku kalojnë trenat e mallrave me skrap.

 

31 mars 2011

Përpiqej të çmontonte një predhë për skrap, vdes pas shpërthimit aksidental 22-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në fshatin Taç të Kolonjës. Shpërthimi i një predhe ka lënë të vdekur 22-vjeçarin Besjan Agolli, banues në këtë zonë. Policia mori njoftimin rreth orës 22:15 dhe shkoi menjëherë në vendngjarje duke nisur hetimet. Paraprakisht mendohet se viktima ka qenë duke çmontuar në mënyrë artizanale një predhë, të cilën po e mblidhte për skrap.

 

9 prill 2011

Një trup i pajetë, me dëmtime të rënda në fytyrë është gjetur paraditen e së shtunës, në rrënojat e një muri të shembur, në qytetin e Elbasanit.

Sipas policisë viktima, Hamit Vishja, tentoi të hapë portën e pikës së grumbullimit të skrapit, por muri mbajtës e zuri poshtë. Viktima është gjetur nga kalimtarë të rastit dhe sipas policisë, ngjarja është aksidentale.

 

7 korrik 2011

Gjin Muslia, 58 vjeç, nga fshati Mzi i komunës Fierzë në Pukë, ka mbetur i vdekur pasi e ka zënë soleta e një objekti, kur ai po gërmonte për të marrë hekur. Ngjarja ka ndodhur në pasditen e së mërkurës, ku 58-vjeçari ka shkuar tek ish-sektori i sharrave në këtë fshat dhe ka filluar të gërmojë në një objekt për të nxjerrë hekur dhe pastaj për ta shitur për skrap.

10 komente në “Tjetër i vdekur në kërkim të skrapit. SHIFRA HORROR të vdekjeve nga varfëria ekstreme”

  1. AdrianGJ says:

    Me vjene keq per keta persona qe kane humpure jeten ne keto rrethana.

    Doja te thoja se ky eshte nje fenomen qe po ndodhe shume edhe ne Angli – nga rritja e cmimeve te metalit dhe bakrit (por dhe nga kriza ekonomike) njerzite kane filluar te vjedhin linjat elektirke (per trenate) dhe po mbesin ne korent.

  2. mendimi_im says:

    ore njerez njeriu ka kismetin e vet…
    njeriu pse iken per skrap dhe vdes nuk dmth se tani ka fajin partia…
    diksuh mund te ike edhe per te bere sex por nuk ja duron zemra dhe vdes, tani fajin partia e ka ?
    ???

    cdo njeri ka caktimin e vet se kur dhe qysh dhe ku do te vdese…

    1. LOLA says:

      cja fut dhe i si kau peles po kush e ka fajin per njerezit qe jane ne skamje dhe mundohe me doemos te bejne dy leke per te mbajtur frymen gjalle dhe vdesinne kete menyre

  3. Engjell M Shehu says:

    Ngushellime me te sinqerta familjes se viktimes.

  4. Gladiola says:

    Une s’kam degjuar te shkohet per skrap se s’ke si kalon diten e shkon per qef per skarp. Po nqs mendimi_im di tregon qe eshte sh me i informuar se une. Jo partia s’ka faj, Partia te na rroje sa malet e marrte nga ditet tona (se s’po merr hic!!!)

    1. hasan says:

      Le ti jape ca dite ai mendimi i mençur se une bar miu i jap partise.Megjithse “mendimi im “ka te drejte se ka ca njerez qe nuk e kuptojne parajsen ekonomike te Saliut dhe dhe shkojne per skrap.Vafsh per skrap or mendimi i vyer.

      1. 007 says:

        Fjala jote ne vesh te perendise. Dhe mendimi i vyer te marre ate qe meriton.

  5. emigranti says:

    o mendimi im ,po ti qenke i lenum nga tru …..por kur kalamaj skane cfare te hajne car do bash ti?!
    te them te drejte tani jam duke degjuar kuvendin live ,me duket sikur flet dhe ti atje per ekonomi BUMI etjer…..qe mua te gjith ata jane plena…..ngushellimet me te sinqerta familjes ……

  6. mendim per mendimin e mendimit tim says:

    -ti qe krahason sexin me skrapin je nje finok- i shikon gjerat si te interesojne ty.
    Skrap mbledh edhe une ne Amerike-dhe kanacet qe pi birre i mbledh-
    -por kam edhe te ardhura te tjera se punoj-dhe jo te rrezikoj jeten ne menyre te ligjshme per te ushqyer barkun-se pastaj fajin da ket qeveria.

  7. Aldo says:

    Para 5 vjetesh nje komshiut tim qe punonte roje me 15 mije lek te reja ne muaj dhe kishte gruan te pa pune,i vdiq djali 15 vjeç duke mbledhur skrap e zuri korrenti.Sigurisht qe eshte edhe faji i prindit qe e la femijen te mblidhte skrap,por si mund te jetoje nje familje prej 4 personash me 15 mije lek ne muaj?Vetem ne nje vend te Europes mdodh kjo,ne Parajsen Ekonomike te Sali Shimpazese(pa ofenduar shimpazete),i cili vazhdon ta mbaj te mberthyer vendin ne varferi dhe skamje.Edhe nje lutje per administratoret e faqes kisha:Ju lutem mos publikoni komente si ato te Mendimi im,komente idiote dhe fyese pr inteligjencen e shumices se personave qe shkruajne komente ketu tek Tema.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje