Ethet e kromit, greva e minatorëve dhe lotët e Berishës

7 Korrik 2011, 10:07Sociale TEMA

Sot është dita e katërt e protestës së minatorëve të Bulqizës. Ministria e Ekonomisë ka dërguar një ekip për tu takuar me minatorët. Madje, madje ministria ka deklaruar se do bëjë kontrolle për firmën ACR. Çudi! A nuk duhej të ishin bërë kontrollet më parë? Nejse, shfaqja vazhdon. Minatorët e gjorë do takohen me ta e me përfaqësuesit e firmës, do marrin ndonjë premtim, do mbyllin grevën dhe pas ca kohësh sërish do ketë ndonjë grevë pasi gjërat nuk do ndryshojnë. Përse? Sepse ata e dinë mirë se ethet e kromit kanë kapur qeverinë. Ata e dinë se këto gjëra nuk zgjidhen nëse nuk ekziston vullneti i kryeministrit, i cili kur ishte në opozitë nxirrte lot krokodili për minatorët që shuheshin në kushte të vështira pune, dhe tani që atje është bërë si një Perëndim i Largët, nuk flet asnjë fjalë. Turpi më i madh është se babëzia për atë mineral ka prodhuar një skemë të tmerrshme abuzimi. Kështu, një kompani merr të drejtën për shfrytëzim dhe ua shet të tjerëve. Është një fitim marramendës pa bërë asgjë. Ndërsa qeveritarët fërkojnë duart, minatorët vuajnë dhe pretendojnë se do i zgjidhin problemet nga Bulqiza. Jo, problemet nuk i zgjidhin dot aty, por në Tiranë, tek kryeministri me lot krokodili.

9 komente në “Ethet e kromit, greva e minatorëve dhe lotët e Berishës”

  1. Anon Ymus says:

    Te kesh ta hedhesh me ndonje miniere 200-300 m se vetem ashtu mund ta ktheje koken sala nga bulqiza

  2. Vlora says:

    ske nga hedh syte nga asnje ane……asgje premtuese…..
    na ktheu katunari ne kohen e gurit,,,kur njerezit luftojne per mbijetese….

  3. anticensurë says:

    “lotët e berishës” do ti barazoja me “pordhët e ramës” i cili megjithëse është kryetari i partisë më të madhe të majtë,asqë e ka luajtur bythën vëndit për të thënë një fjalë sa për sy e faqe!
    kemi dy parti të mëdha që janë “të majtë” dhe “të djathë”por që në realitet nuk ja kanë idenë se çdo të thotë krahu që “përfaqësojnë”!
    që të dyja janë parti alla shqipo!përshkrimi i fan nolit është kohor dhe sot!pavarsisht se po mbush shekullin!kjo tregon se populli shqiptar nuk ka evoluar shumë në këto 100 vjet diktaturash!aq më pak PORDHITIKANËT e tij!

    1. petro says:

      Te thuash ndonje fjale sa per sy e faqe eshte te sillesh njelloj si berisha kur ishte ne opozite, pra te besh premtime alla futja “pordhes”. Ka ardhur koha qe premtime te tilla nuk na duhen dhe personalisht mendoj qe eshte shume me e ndershme mos thuash asgje sesa te te derdhesh lot krokodili. Nese deshironi premtime boshe, mire e kemi kete qe kemi!

      1. anticensurë says:

        nuk ka të bëjë aspak me “sy e faqe”ka të bëjë me atë që ata asqë e shohin fare atë që ndodh në shqipëri!i vetmi përqëndrim janë votimet!
        ata nuk shohin pushimet nga puna rritjen e kostos së jetesës,papunsinë!
        nuk shohin “rregjistrimin e popullsisë”!thjesht nuk shohin asgjë!
        NUK IU INTERESON ASGJË JASHTË VOTIMEVE!
        ata janë miop të gradës së fundit!ata me të gjitha këto që po ndodhin në shqipëri do ta kishin rrëzuar saliun brënda një ore!
        petro lexoje dhe një herë shtruar!kam shkruar për të djathtën e të majtën shqiptare!kuptohet fiktive!

  4. qytetar says:

    o doktor…shpresoj shume qe ti apo ndonje nga ato kukullat qe ke afer te me lexoj.. po ofendon ne menyren me te turpshme e me karshillek alla Gadafi inteligjencen e shqiptareve…. duke na zhytur dita dites ne varferi …. duke na percjell dita dites trauma psikologjike e sociale…. duke na bere deshmitar okular ne vrasjet makabre, qe nuk ka dite te mungojne …. duke perdhunuar pronen e pronare….. duke na vjedhur ne cdo sekond drite elektrike , e ne cdo pike uje qe perdorim per te larguar nga goja hidherimin e te perditshmeve ngjarjeve tronditese ….. duke nga vrare ne spitalet e qelbura, ku zoter jane pislleku dhe korrupsioni…..doktor…. nuk po luan me me zjarrin…. tani je brenda…. po akoma nuk e ndjen se te mbron dhjami i funksionareve te korruptuar, i militanteve kriminel, i adoleshenteve qe tymosin te pafrike nga policia e ligji, i hajduteve dhe gangsterrave me uniforme policie….. po nje dite ky dhjam i piset do shkri dhe do te vi radha dhe ty te shkriesh e te tretes…..ndaj ben mire te fillosh te kesh pak me kujdes doktor

  5. rexha10 says:

    SHikoni SALIUN kur te dale ne konference per shtype te thote se.POPULLI SHQIPTARE ESHTE DEMBEL sic thonin dikure neper MEJHANE BEJLERET e DIKURSHEM

    1. pa parti says:

      ua rexha,,,,harxhoi kohen,e cmuar socialiste

  6. Petro Meto says:

    Greva e minatoreve te Bulqizes duhet mare seriozisht si nga kompania ashtu edhe nga METE, sepse cdo vonese do te jete me pasoja te renda si perkeqesimin e gjendjes se minieres, ne menyre te vecante pusi nr2, ku kushtet teknike do te perkeqesohen ne drejtim te ajrimit dhe ujrave deri ne permbytjen e saj. Kjo do ta detyroje kompanine te paguaj shume me shume se sa rritja e pagave te minatoreve.
    Kerkesat e minatoreve jane me se te drejta. Ato jane te akumuluara ne vite. Paga e tyre eshte minimale, qesharake, ne nje kohe qe ajo miniere dhe ata minatore(apo prindrit e tyre) kane mbajtur ekonomine shqiptare ne kembe duke e renditur Shqiperine ne vendin e trete e te katert per prodhim real. Pagesa e tyre duhet paraprakisht te dyfishohet dhe jo ritje me 20-30%. Kreu i sindikates kete e di mire, prandaj mos te bjere preh e joshjes se castit.
    Kushtet e punes jane ne gjendje te mjeruesheme. Neqofte se miniera nuk pergatitet e hapet pasojat do te jene teper te renda. Sot ajo ka arritur ne nje shkalle te tille sa shkalla e pergatitjes se mineres eshte skandaloze.
    Ministria e Energjitikes ka specialiste aktualisht qe e njohin Bulqizen , prandaj ti perkrahin e mbeshtesin minatoret ne kerkesat e tyre.
    Une solidarizohem me greven e atyre minatoreve sepse kerkesat e tyre jane me se drejta, po keshtu mund te them se e njoh gjendjen reale ne ate miniere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje