Ku shkon rinia shqiptare

15 Qershor 2011, 12:34Sociale TEMA

Nga Birgit Ulrich, DPA

Tirana është e re, rritet me shpejtësi dhe feston fort: të rinjtë zhvendosen në kryeqytetin shqiptar për shkak se kërkojnë punë, dashuri e festa. Një shikim në lagjen ku rinia shqiptare kalon kohën më të mirë

 

Në Tiranë zëri i myezinit thyen qetësinë e natës. Limuzinat luksoze rrëshqasin ngadalë në rrugë. Kush nuk ka makinë, shkon në këmbë. Në lagjen e dëfrimit në Shqipëri, Blloku, në gjashtë rrugica ndodhen restorante, klube e bare. Në bokse del muzikë house. Mes personave të etur për festë është edhe 22 vjeçarja, studentja Deni. “Kush ka vendosur që të bëjë kalojë një natë të mirë, vjen këtu,” thotë ajo.

Por jo gjithmonë ka qenë kaq i zhurmshëm e me ngjyrë Blloku. Deri në mesin e viteve ‘80, kjo lagje ishte një vendbanim ekskluziv për udhëheqësit e Partisë Komuniste të Shqipërisë. Vilat e elitës politike janë zhdukur komplet tani. Në vend të tyre ka pallate të larta me ngjyra të ndezura.

Në njërën prej këtyre rrugëve ndodhet retro- klubi Radio. Për ta gjetur është pak e vështirë. “Ky është sekreti i bareve të mira në Tiranë,” thotë Deni. “Duhet ta shohësh me shikim të dytë”. Brenda muret janë të veshura, mobiljet janë përzgjedhur me kujdes. Zëri i këngëtares franceze Edith Piaf është në sfond. Në tavolinë janë zhytur në biseda hipster-at shqiptarë.

 

Kush nuk largohet dot nga vendi, shkon në Tiranë

 

Kryeqyteti i Tiranës është një nga metropolet me rritjen më të shpejtë në Europë. Vetëm në tre vitet e fundit numri i banorëve është rritur me një të tretën. Sot mendohet se këtu jetojnë 900 mijë njerëz. Në asnjë kryeqytet tjetër evropian nuk ka kaq shumë të rinj mes 20 e 30 vjeç. Të gjithë shpresojnë që në qytetin e madh të gjejnë punë dhe një partner për jetën. “Kush nuk largohet dot nga vendi, shkon në Tiranë. Këtu ke së paku një shans më të mirë për të ardhmen e për pak më shumë qejf,” thotë Deni.

Pak më tutje ndodhet Charly Pub. Aty ndodhet Flavio, 24 vjeç. “Këtu çmimet e birrës ngrihen e ulen sipas kërkesës”, thotë ai. Flavio është zhvendosur në Tiranë për shkak të punës. Ai punon si reporter në një televizion privat.

“Stabiliteti aktual politik është ndërguar mbi themele të brishta. Gjithmonë e më shumë mediat raportojnë për anëtarë qeverie të korruptuar. Me politikën këtu është si me çmimet e birrës. Duhet shumë durim për ndryshim.”

 

*Kjo është një përshtatje e një reportazhi të autores, botuar fillimisht në agjencinë DPA e më pas në disa media të njohur në Gjermani, përfshi revistën Spiegel

21 komente në “Ku shkon rinia shqiptare”

  1. jimmy says:

    me vjen shume qejfe kur e shikoje tiranen time te lindjes qe perparon sot edhe une ndjh em sikur jam aty prane pavarsishte nga largesija JETE TE LUMTUR LE TE BEJE RINIJA TIRANSE large CIGARES DHELENDEVE NARKOTIKE

  2. stalinsali says:

    A c’ja keni fut kot. Keto jane ne greqi. Kjo eshte disco greke.

    1. revolucion says:

      shqiperi eshte, mumja

      1. stalinsali says:

        E di e di, po peshkova nje tjerer………

  3. Search38 says:

    Po me beni per te qeshur me kete artikullin, rinia Shqiptare ka marre fund, ata pine makiato, marrin diploma kot me leke ne universitete private, shtyhen si kafshe per te hipur ne autobus, peshtyjne ne rruge, femrat pispillosen shume, por ne te vertete nuk kane breke ne byth sic thote populli, mund te sjell dhe shume shembuj te tjere, por mund ti karakterizoje si te deshtuar totalisht 100%.

    1. tourkofagos says:

      hahahaha,,,,,mos,patrioti se e menderose fare,,!!!!!!!!!!
      si mund me pas ket pershtypje,per kryemissin e missit!!!!

      1. Search38 says:

        tourkofagos, patrioti cfare po ndodh ne Greqi Revolucion i madh me sa shoh, urime, mbasi ta mbaroni ju revolucionin atje, do filloje ketu me sa duket, nuk e di do vish ti ketu te ndihmosh ne rrezimin e Berishes, suksese te metejshme per te dy shtetet Greqia ne prag te falimentimit, dhe Shqiperia ne prag te Luftes.

        1. tourkofagos says:

          Po te jap nje pasqyr rreale,se si zhvillohen keto demostrata,nqs do ti quanim te tilla!!
          Shumica e demostruesve jane popull i thjeshte,te revoltuar apo te prekur nga masat ekonomike qe merr qeverria greke,e imponuar ne nje fare mase dhe nga BE!Keta njerez qe mblidhen perpara,parrlamentit,demostrojne ne menyre paqesore dhe me vone shperndahen qetesisht!Sot,por edhe shume here te tjera,[sidomos,ngjarjet e dhjetorit te 2viteve me pare,kur u dogj athina]ne mes ketyre demostruesve,filtroje dhe element,destabilizues,qe paguhen per kete,jane extremist,keta te maskuar dhe me kokore ne koke i gjuajne policise me molotov,[shishe benzine]duke ndryshuar komplet rrjedha e demostrimit,policia rreagon,me gaz lotsjelles,keshtu qe jo te gjithe ata qe dalin ne demostrate,kane te njejtin qellim!Te gjitha forcat politike,denojne keta extrem ,por te njohurit e panjohur[oi gnostoi,agnostoi]keshtu i quajne,bejne te njejten gje,si puna e ujkut qe kerkon mjergull!Me kujtohet,para dy vjetesh,kur vrasja e Grigoropoulos 15vjecar,irritoi nje popull te tere,keta vandaliste[por jo me stilolapsa me helm]shkaterronin e digjnin vitrinat dhe si per cudi,nje turme shqiptaresh dhe pakistaneze,grabitnin dyqanet e thyera!!![e faktuar kjo ,me arrestimin e tyre]!Pra, jo te gjithe ata,qe demostrojne kane te njejtin synim,megjithate revolta popullore eshte per tu adhuruar!Kjo tek ne ne shqiperi,mund te ndodh mbas 50vjetesh!thx.

    2. Zigur Qarri says:

      Search38,jo te gjith kan marre fund.Ka pa fund ne numer studente shqiptare ne USA ne Europen perendimore si edhe ne ballkan qe studjojn e nuk bredhin rrugeve.80% jan si rezultat i interesit familjar,pjesa tjeter fale vullnetit te tyre.

      Gjatë vitit shkollor 2002-2003, në Itali studionin gjithsej 6.531 shqiptarë. Zinin vendin e dytë pas studentëve grekë (7.745). Këto dy grupe përbënin 45% të të gjithë studentëve të huaj që kishin zgjedhur universitetet italiane. Të tjerat paraqiteshin të copëzuara dhe, veç e veç, nuk arrinin as 4%-shin e numrit të përgjithshëm. Për t’u shënuar fakti që atë vit shkollor rezultonin më shumë vajza se sa djem. Këta të fundit ishin vetëm 2.721 vetë. Studentët grekë, përkundrazi, kishin më shumë djem se sa vajza (vetëm 3.676).

      Tre vjet më vonë, situata paraqitet krejtësisht ndryshe. Gjatë vitit shkollor 2005-2006, studentët shqiptarë të regjistruar në universitet italiane, me shifrën 10.543, jo vetëm janë në vend të parë, por përbëjnë më shumë se dyfishin e studentëve grekë. Këto dy shtetësi, për nga sasia, krijojnë një hendek statistikor me të tjerat. Në fakt, studentët rumunë, gjermanë, polakë, etj. nuk arrijnë tek 4%-shi i numrit të përgjithshëm. Lidhur me përbërjen gjinore të grupit shqiptar nuk duken shumë ndryshime. Femrat përbëjnë shumicën: pothuajse 59%; pa lëvizje të mëdha në këtë pikë paraqiten edhe grekët (rreth 46% femra).

      Të dhënat për regjistrimet e reja, pra të vitit të parë, janë gjithnjë domethënëse, sepse tregojnë pulsin e ecurisë së ardhshme. Po gjatë viteve 2005-2006, rezultojnë regjistruar rishtas 2.284 shqiptarë, 56% e të cilëve kanë qenë vajza. Me këto shifra, grupi shqiptar formon 25,1% të të gjitha regjistrimeve të reja mes studentëve të huaj. Grekët, në këtë kategori, kalojnë në vend të shtatë, me 262 studentë (2,9%).

      Në vitin 2006 në Itali marrin diplomën universitare 4.438 studentë. Prej këtyre 14,9% janë shqiptarë, të cilët rreshtohen të dytët pas grekëve me 17% të të diplomuarve.

      Sipas të dhënave të Ministrisë së Universitetit dhe të Kërkimit shkencor të Italisë, viti shkollor 2007-2008, i gjen shqiptarët në krye të listës të studentëve të huaj, me 11.415 studentë, prej të cilëve 4.659 djem dhe 6.756 vajza. Rritja nga viti i mëparshëm duket e vogël në vlera absolute, porse me përqindje rezulton pothuajse 8,3%. Degët më të parapëlqyera nga shqiptarët vijojnë si më poshtë: Ekonomia, Jurisprudenca, Mjekësia, Shkencat politike, Letërsi-Filozofia, Inxhinieria e kështu me radhë

  4. tourkofagos says:

    o mre,stalinsali,shif icik Tironen,si u ka bo,si Shthur gardhi jot mo lal,me musik evropione,,,,,,!
    po marmida a ka, mer plak,m’ato lokalet e notes,,,,,,?????

    1. Taulant says:

      po pra ashtu e ka bere ai Edi Rama jot

  5. stalinsali says:

    Ho mer jahu. Po t thash i her qi esht ne Elenika, ne shqypni nuk ka ksisoj gjonash

  6. bazarhesap says:

    Demokraci=Hypokraci

    1. PAL says:

      Hajt hajt, mos u merzit, se tesh po i çon Allahu we tehala te tan ne xhehenemet.

  7. enorr says:

    rina sot eshte henger fare neper internete……………popull kot jemi edhe mire ne i bejn………..

  8. 1984 says:

    Në Shqipëri janë atë klube. Problemi është që ato janë pjesë e jetës së nja 1000 snobëve në Bllok, dhe autori/ja i ka rënë për shkurt. Të dalësh në pub e të pish birrë që i lëviz çmimi, as nuk është simbol i ndonjë gjëje, e as më duket aq përfaqësuese sa të mbushka deri dhe Spiegelin. Ndoshta kujtojnë që jemi me bisht e u duket çudi që në Tiranë ka club-e house!

    P.S. Radio nuk luan Edit Piaf, se snobëve nuk knaë atë gusto..

  9. Populli. says:

    Jashte nje kut,brenda nje mut, popullore

  10. çami says:

    Rinia ne te gjithe boten ka enderrat e saja te moshes si ne Shqiperi,Greqi Itali ne tere Evropen ne çdo kohe apo sistem ,poshtersite jane te brezit me te rritur qe nuk mendojne si duhet per te rinjte sepse shoqeria e sotme eshte e semure nga egoizmi i shfrenuar per pasuri te pa merituar.Rinia te gezoje jeten brenda mundesive ekonomike dhe shoqerore sepse ajo vjen vetem nje here ne jete, eshte periudha me e bukur e jetes .PARIS

  11. Epirioti says:

    Fshatare, katundare dhe maloke harxhojne nje hale me leke per tu veshur, per tu zbukuruar dhe me leke borxh dynden ne bllok si hordhi barbaresh. Dhe kur arrijne aty gjejne katunare, fshatare dhe maloke qe harxhojne nje hale me leke per tu veshur, per tu zbukuruar dhe me pare borxh per tu hapur by..sh. Pse mer fshatunaresk te te gjitha racave dhe krahinave harxhoni aq shume per t’ju mburur njeri-tjetrit sikur nuk jeni ata qe jeni. Rrini aty ku jeni dhe gezojuni nj-tj pa harxhuar kaq shume.

  12. Fan Noli says:

    A ka mundesi, ju brezat e djegur, me probleme te ish sistemit, komplekse kete teme t’ia u leni te rinjve… se fundja edhe katundari ka te drejten e tij te gezoje e te enderroje.

    Mua me vjen keq per tiransit qe kane nostalgjite e tyre per qytetin… por tashme ky eshte fati i qyteteve te medha. Athina, Roma, Berlini, Parisi, Londra, Madriti, jane populluar gjithnje nga njerez te ardhur nga zonat rurale.

    Tiranen le ta ruajme te gjithe se bashku… ne gjithe ate shkretetire shqiptare eshte i vetmi vend ku edhe mund te ikesh nje nate me idene se do argetohesh.

  13. Ardi says:

    vetem katunaret qe kane ardhur ne Tirane frekuentojne baret e bllokut,..aty eshte qendra e krimit te malokve te berishes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje