Gjermanët zbardhin enigmën: Bakteri vdekjeprurës në bishtaja

10 Qershor 2011, 11:55Sociale TEMA

“Çlirohet” nga faji kastraveci, domatja dhe sallata jeshile. Fajin për bakterin vdekjeprurës E- Coli e kanë bishtajat. Tashmë është zyrtare. Në një konferencë për shtyp, ekspertët e institutit Robert Koch në Gjermani kanë bërë të ditur se bishtajat e prodhuara në Gjermani janë shkaktare të sëmundjes së rëndë.

Shefi i qendrës për kontrollin e sëmundjeve Rajnhard Burger tha se njerëzit që kanë ngrënë bishtaja kanë qenë nëntë herë më shumë të ekspozuar ndaj diarresë së gjakut se ata që nuk kanë ngrënë.

Fillimisht zyrtarët fajësuan për këtë bakter kastravecat e importuar, e më pas thanë se ishin pikërisht bishtajat. Por sërish gjithçka u mbulua me mjegull derisa u konfirmua nga ekspertët.

Bishtajat që kanë shkaktuar sëmundjen rriteshin në Saksoninë e Poshtme, në Gjermani.

Tashmë është hequr ndalimi i konsumit të kastravecëve, domateve dhe sallatës jeshile dhe ka mbetur në fuqi vendimi për të mos konsumuar bishtaja.

Rreth 3 mijë njerëz janë sëmurë në Gjermani pas shpërthimit të kësaj sëmundje.

6 komente në “Gjermanët zbardhin enigmën: Bakteri vdekjeprurës në bishtaja”

  1. tourkofagos says:

    po saliu .a ka ngren nga keto bishtaja,se ndryshe nuk shpeton shqiperia prej tij,,,,,,!!!!!!

  2. Ton says:

    Kaq shume i hane bishtajat gjermanet?

  3. shoferi kaminit says:

    saliu ka gren karrota rrogozhine

  4. shkelqim says:

    ESHTE VESHTIRE NE KETO MOMENTE QE TE MBASH NJE QENDRIM NDAJ KONSUMIT TE BARISHTEVE.bISHTAJAT SI RREGULL KONSUMOHEN MBAS PERPUNIMIT NE MBI 100 GRAD CELSIUS? ATEHERE NE KETE TEMPERATURE EDHE KJO BAKTERIE DUHET QE TE MOS KETE EFEKTE VDEKJEPRURESE? SEPSE ASGJESOHET.ME DUKET SE PO BEHET NJE LOJE E MADHE DHE NUK JEPEN MASAT QE DUHET TE MERREN.MUNGON BESIMI POPULLORE PER SA ESHTE SERVIRURE DERI TANI DHE CFARE DUHET BERE?………

  5. Mirela Jubani says:

    Pershendetje!!Komplimente perkthyesit!!Mesa kam lexuar une flitet per filizat e sapo dale te fasules “mung” te cilet perdoren per sallate .. te gjalle,ashtu si edhe ata te sojes!!Nuk ka asnje lloj rreziku per bishtajat te cilat ne shqiptaret i perdorim shume te gatuara.Problemi qendron ne zarzavatet e gjalla, jo te lara mire,gatimi i tyre heq cdo rrezik.. sidoqofte une skam pare asnje shqiptar qe ha bishtaja te gjalla!!Ju pershendes!

  6. antoni says:

    Aman te shkoj Sala delegacjon ne gjermani te rij te pakte dy tre muaj deri nsa te mbarojn bishtajat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje